PortaliForumiRegjistrohuIdentifikohu
Shėrbime

Forum
Chat
Forum
Prezantohu.
Media & Muzika
Tv online
Vidio Muziek
Vidio-klipe.
Album.
Adelina Ismaili.

atb_blog.gif image by wereldFjalor online
Fjalor interneti
Anglisht-Shqip
Shqip-Gjermanisht

Argetim

Humor te qeshim.
Humor shqip
Lojera

Navigation
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 FAQ
 Kėrko
Tema Fundit
» jeta juaj ne nje fjale te vetme ....
Yesterday at 23:34 nga Qejfliu

» Foto per te dashuruarit
Yesterday at 23:32 nga Qejfliu

» Cila eshte embelsira qe preferoni me shume????
Yesterday at 20:03 nga Annika

» Pershnetje e vecante per ju qe jeni ne linj (online)
Yesterday at 19:59 nga Annika

» Si ndiheni tani...
Yesterday at 19:57 nga Annika

» Kultura Ilire
Yesterday at 19:37 nga **GISHTEZA**

» Cila eshte kenga qe po degjon ne keto momente
Yesterday at 18:36 nga morena

» ZBULOHET NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE
Yesterday at 16:14 nga shaban cakolli

» nga thesari i folklorit tonė muzikor
Yesterday at 16:11 nga shaban cakolli

» pyetje ^pergjigje
5/10/2008, 17:21 nga fiona

» KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ
5/10/2008, 17:02 nga shaban cakolli

» Zona e nxehte
5/10/2008, 16:03 nga Qejfliu

» Ngjyra juaj e preferuar?
4/10/2008, 17:05 nga bukuroshja_dr

» Foto per te qeshur
4/10/2008, 13:25 nga Annika

» keto momente.....sapo..?
4/10/2008, 09:14 nga Mergimtarja1

» si don qe t'ju therrase patneri
4/10/2008, 09:10 nga Mergimtarja1

» Kush ka avatrin me te bukur ne forum.
3/10/2008, 23:20 nga ALEX

» Kuriozitete V.I.P ne pergjithsi
2/10/2008, 18:49 nga **GISHTEZA**

» parodi
2/10/2008, 11:10 nga shaban cakolli

» vidio you tube
1/10/2008, 11:26 nga morena

» Jeni per sex para apo pas martese
30/9/2008, 23:58 nga shaban cakolli

» gezuar Bajramin
30/9/2008, 23:48 nga shaban cakolli

» Mos ti harrojm krimet qe jan ber ne popullin ton?....
30/9/2008, 07:40 nga Mergimtarja1

» Seksi oral
28/9/2008, 22:53 nga Qejfliu

» Pse femrat pelqejne syte e djemeve?
20/9/2008, 23:39 nga camarokja_elbasan

» Fraza me e bukur qe ju kane thene sot....
20/9/2008, 23:35 nga camarokja_elbasan

» Pershnetje e vecante per femnat (mjalten) e forumit
20/9/2008, 01:14 nga ALEX

» GRAPHIC DESIGNERS CAN ADD THIER WORK HERE.
19/9/2008, 16:18 nga Eagle Eye

» Gjoksi.. .. femeror
18/9/2008, 21:18 nga stavri

» A' JENI VETVETJA NE FORUM
18/9/2008, 20:42 nga klea

» me ke do te donit te beni seks/dashuri???
18/9/2008, 20:17 nga stavri

» Seksi ne nje lidhje
18/9/2008, 08:38 nga dashnori shkodran

» Cfare do beni kur te dilni nga forumi?
17/9/2008, 12:43 nga ALEX

» Nje yll ka ditelindjen
17/9/2008, 10:03 nga camarokja_elbasan

» 5 sekrete per te arritur orgazmen
17/9/2008, 08:43 nga Qejfliu

» une te jap-----ti me jep....???
16/9/2008, 21:44 nga majorka

» Kush mendoni se eshte me "llafazan" ne forum ?
16/9/2008, 19:24 nga stavri

» Annika Happy
15/9/2008, 21:07 nga Annika

» Muaji i ramazanit 2008
13/9/2008, 20:26 nga **GISHTEZA**

» po ose jo
13/9/2008, 18:04 nga stavri

Kėrko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
October 2008
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Top posters
stavri
 
MiLaN
 
triniti
 
**GISHTEZA**
 
morena
 
kiss_today
 
``Blerta``
 
shkodranja_yll
 
Mergimtarja1
 
Annika
 
 

Qazim Mulleti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:17

Nga jeta e bashekshortes se Qazim Mulletit
************
Shume nena, gra vajza, pleq e femije , u internuan vetem e vetem pse djemte , burrat , vellezerit e baballaret e tyre ishin te pa desheruar nga regjimi komunist , ishin te burgosur politik dhe diktatura u mohonte atyre gjene me elementare-LIRINE!
Kjo ju mohua me vite te tera, ndersa per shume familje vazhdoi disa dekada Te dhemb shpirti e zemra kur mendon se shume zonja te nderuara , nena te cmuara , provuan vuajtjet neper kampet e perqendrimit si neTepelene, Gradisht , Saver etje.. U mbyllen neper to te reja me enderra te keputura ne mes , u plaken apo dhe vdiqen aty.
Ja disa prej tyre
Rukije Dine, Meleqe Dine, Sulltane Dine, Vesfie Dema, Mudi Dema, Mrika Gjon Markaj, Marta Markagjoni , Cuba Miraka , Caje Merlika Lice kaloshi Roza Marashi Ana Pervizi e Hajrie Mulleti.

Po ndalemi me jeten e njeres prej tyre dhe jo pa qellim po e fillojme me jeten e Zonje Hajrie Mulleti , sepse ajo pati nje jete me te vecante nga bashkevuajteset e tjera., Qe nga viti 1949 u be objekt humori e argetimi ne komedine "Prefekti" te Besim Levonjes Nje komedi qe nuk ju nda skenes per 40 vjet (edhe sot vazhdojne ta japin ne televizjon apo te shesin kasetat me kete komedi dhe aq me teper me EMRAT REAL TE PERSONAZHEVE Po cila ishte kjo grua ?
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:17

Hajrie Ismail Mulleti lindi ne Tirane ne vitin 1908 ne familjen e Ismail Kusit , familje me tradita nacionaliste Motrat dhe vellezerit e saj ishin te gjithe Universitar E fejuar me Qazim Mulletin, (Noliste , emigrant politike. ), martohet ne Vien me 1929. Jetoi ne Shqiperi me djalin e saj te vogel (datlindja 1930 E rriti dhe e edukoi te birin , i dhuroi gjithe dashurine e saj prej nene me shpresen e nje takimi se nje dite do te kthehej i shoqi nga Europa. Mbas 9 vjet pritje , nene e bir u mbushen me gaz e gjalleri kur u kthye Qazimi Per ta filloj nje jete e re , nje pranvere e rilindur
Po shpejt do te fryjne ererat e forta dhe gezimi i tyre u nderpre. Erdhen vitet e diktatures dhe perseri nena 36 vjecare , mbeti vetem me djalin e saj. Vellane e madh , Abdullan e pushkatuan se ishte antikomuniste. Nxirret me force nga shtepia dhe i grabitet cdo gje. , bile dhe dhuratat e prinderve te saj
E internojne bashke me te birin Reshitin 15 vjecar ne kampin e Tepelenes me shume bashkevuajtes te tjere Flinin ne kazerme bashke me 200 te tjere pa dallim moshe apo seksi. S'kishin drite , as ngrohje. Ushqimi ishte vetem nje cope buke e zeze Shtrengonte nena djalin e vetem I dhimbte zemra per te Ne kampin e Tepelenes i vinin te transpotonin dru , te ngarkura ne vend te karroces , per familjet e oficereve. Vitet kalonin ne internim Motrat e vellezerit i vdiqen , pa u pare kurre me ta. Punoi ne bujqesi dhe pse vuante nga hipertensioni Jetoi dhe punoi me nder pa u ndar kurre nga i biri. Nuk pranoi te bente ndarje nga i shoqi
Kjo grua me shtat te imte , nje figure fisnike e burim dashurie per familjen e saj u be objekt talljeje ne komedine "Prefekti" te Besim Levonjes. Komedia u shfaq per here te pare ne vitin 1949 neper skenat e teatrove. , u tansmetua ne radio Tirana , ne televizore e skece per 40 vjet pa nderpreje E vinin ne skene regjizoret e socializmit , me emra reale, ashtu si ja kishte vendosur shkrimtari ne liber . Interpretonin Hajrien ne menyrat me qesharake , e bene dhe te cale, e cfar se bene ! A menduan ndonjehere qe ajo grua qe vinin ne loje, jetonte e izoluar ne mjerim te plote dhe i sfidonte me jeten e saj te paster , te pa perlyer , pa u ankuar .
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:17

Vitet kalonin dhe nene Hajria u plak ne internim dhe tre vitet e fundit u be me skleroze Truri saj funksiononte vetem per dy gjera Kur e pyesnin -ku je? Ajo pergjigjej
Jam te shtepia e babajt tim ne oborrin me Diell e plot lule , ne dhomat e medha e me jorganet e bardhe..
Po cilen adrese mban mend? kujtonte nje kryeqytet dhe nje apartament te kohes se marteses se saj
Vdiq ne nje barak prej llamarine e derrase ne mes te baltes se Myzeqese Vdiq me 6 maj 1980 larg Tiranes se saj qe sju lejua ta shikonte per 35 vjet me rradhe Kur vdiq , djali vetem qante.. nje djal qe mbeti pa te ardhme, qe i iku njeriu i shtrenjte me zemren mbushur vetem me plage..
Pse vuajti ajo? se zgjodhi rrugen e drejte , ate te Shqiptares besnike e te ndershmerise . A ishte e drejte te talleshin me dy qenie njerzore , qe jetonin ne Gulakun e Shqiperise socialiste?Per cfar ROLI? Pse vetem interpretimi i nje roli vlen per tu quajtur artiste e pavdekshme ? Po vazhdojne mendesite komuniste, tek njerezit qe s'duan te njohin realitetin , te verten e shoqersise social-komuniste. Vazhdojne zoterinjte te qeshin me te vdekurit Deri kur do te vazhdoni te mohoni te drejtat elementare?Po te drejtat dhe lirite qe i mbron karta e helsinkit? Apo vetem ne teori.. ? Pale thoni dhe qe ne Shqiperi s'ka pasur genocid.
Reshiti u rrit vetem me dashurine e nenes mbasi i jati ishte jashte me status politik dhe skishte te drejte te ktheje ne Atdhe, e keshtu Reshitit i munguan perkedhelite apo dhe keshillat e babajt.
Me te jatin jetoi shume pak Ato vite , ishin me shume angazhime nga babaj tij si bashkiak dhe prefekt i Tiranes Ishte kohe lufte Ne shtator 1944 Reshiti mbeti vetem me nenen , po kesaj here ishte ndarja e perjeteshme nga i jati Jeta i kishte rezervuar shume te papritura Reshiti kujton dreken e fundit qe hengri me baba Qazimin Nje i ftuar , mik i familjes, i tha Qazimit, pse nuk e merr dhe djalin me vete? Ai ju pergjegj Nuk eshte nevoja , politikanet nuk merren me gra e femije. Mbas vitit 1944 nene dhe djal i kishin arrestuar disa here , duke i mbajtur ne biruca te vecanta .
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:19

Provoi presione te ndryshme Harija ne lidhje me te shoqin dhe per ti grabitur pronen , ndersa djalin e akuzonin se kishte shkruar disa parulla ne shkolle, kunder komunizmit Shpesh e keq-trajtonin shoket e shkolles dhe vinte i pergjakur ne shtepi ,por peripecite qe i ndoqen gjithe jeten ,do te fillonin ne vitin 1949 kur u shfaq per here te pare premiera e komedise "Prefekti" i Besim Levonjes.

Reshiti kujton nga ajo periudhe se nuk guxonte te dilte ne rruge nga ngacmimet e shokve
Kur e degjoi nena per here te pare ne radio, u revoltua shume
Une ne ate kohe(tregon Reshiti) vazhdoja gjimnazin Qemal Stafa Te gjithe me shikuan te nesermen si te habitur Me kujtohet ora e Rusishtes kur mesuesja beri apelin dhe kur lexoi emrin tim Reshit Qazim Mulleti ngriti koken dhe me pyeti
Emer i verte eshte ky?
Si ne korre ju pergjejg gjithe klasa Ky eshte Shiti i komedise "Prefekti": Mesusja me mori prane vetes e me foli me shume dashuri Nderkohe me tha se ju duk shume e padrejte se si mund te perdoreshin emrat real ne nje komedi
Te nesermen e asaj dite na erdhi kamioni te dera e shtepise e na mori per te na cuar ne internim ne kampin e Tepelenes . Aty na mbajten pes vjet ,deri ne mbylljen e tij
Autori i komedise aq te perfolur qe shfaqet turpesishte edhe sot, Pra Besim Levonja , ne kohen qe ishte Prefekt Qazim Mulleti, u lirua nga burgu me firmen dhe garancine e tij..
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:20

TIRANĖ – Tironsa me tė gjitha: tė folme, shtėpi tė vjetra, zakone dhe tapi.
Tapitė u kanė mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditė, ndėrsa shtėpitė
e vjetra si rrėnoja.Qysh prej 13 vjetėsh nė kėrkim tė rrėnjėve materiale
(shtėpive dhe pronave tė vjetra) pinjollėt e sotėm tė familjes Mulleti po i
ndėrtojnė themelet e tyre tė reja nė Tiranė duke varrosur tė vjetrat nėn pallate
shumėkatėshe.

Shtėpitė e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit,
janė nė agoni. Ndėrkohė qė shtėpia ku pati jetuar mė gjatė prefekti i Tiranės sė
viteve ‘40 ėshtė varrosur para njė viti nėn njė pallat qė vazhdon tė hedhė shtat
aty nė rrugėn “Qemal Stafa”. Si shtėpitė e vjetra, edhe pinjollėt e familjes
Mulleti nė Tiranė janė tė paktė. Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i
biri Reshit Mulleti, qė vazhdon tė jetojė nė Tiranė, prej familjes Mulleti,
trashėgimtarėt nuk kanė qenė tė shumtė, por kanė mbėrritur deri nė ditėt tona.
Ndryshe nga Tafajt qė kanė aktualisht nė Tiranė 900 pinjollė, Mulletėt kanė
shumė mė pak dhe vetėm tetė trashėgimtarė meshkuj. I gjen pothuajse tė gjithė nė
Tiranėn e vjetėr, nė rrugėn “Qemal Stafa”. Ajo ėshtė mėhalla e tyre, askush nuk
e vė nė dyshim. Por ndoshta edhe pėr pak kohė. Derisa gjeneratat e reja tė mos
gjejnė mė aty asnjė gjurmė tė tyre veē ndonjė pllakate, qė e varur nė njė pallat
tė ri nuk thotė mė asgjė sado impresionuese tė jetė pėrmbajtja e saj. Kur tė
jenė shembur edhe rrėnojat e fundit tė shtėpive 300 -vjeēare tė trashėgimtarėve
Mulleti. Kur lagjia nuk do tė ketė mė njė personazh tė gjallė si Reshit Mulleti
(djali i Qazim Mulletit) qė vjen vėrdallė si dinosaur i lodhur nė mėhallėn e
Mulletėve dhe nuk e qasin as nė shtėpinė ku ka lindur i ati. Kur nostalgjikėt do
ta kenė vėshtirė tė gjejnė nė gjithė Tiranėn njė shtėpi tė vjetėr muze si ajo e
Ali Mulletit, plot kontradikta: qė ka mbajtur brenda Qazim Mulletin, por edhe
Enver Hoxhėn, qė ka qenė konsullatė austriake por edhe Ministria e parė e
Bujqėsisė shqiptare, si edhe shtėpi e dhjetėra Mulletėve. Ivzi Mulleti, 67
-vjeēar, djali i Ali Mulletit, i cili nga ana tjetėr ka qenė djalė xhaxhai me
Qazim Mulletin, tregon historinė e kėsaj shtėpie muze, e cila tanimė i ka ditėt
e numėruara, pasi ēelėsat e saj i janė dorėzuar tashmė ndėrtuesve.
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:21

Reportazh nga rrėnojat

Portikut tė oborrit i ėshtė vėnė dryni. Nė prag
gjetėm njė lypės qė ngrohet nė diell me gjithė rraqet e veta nė qese plastmasi.
Kur tė shembet shtėpia ai do tė gjejė njė prag tjetėr pėr t’u shullyer nė diell,
ndėrsa aty do tė ketė zgjatur hijen e vet pallati i ri. Pllakati qė pėrkujton
vetėm njė pjesė tė historisė sė asaj shtėpie, atė komuniste, ndoshta do tė
zhvendoset nė murin e pallatit. Muret e qerpiēit me siguri do tė bien shumė
shpejt dhe ēatia gjithashtu. Nėn to do tė varroset edhe historia qė na rrėfen
Ivzi Mulleti dhe qė nis para rreth 300 vjetėsh. Bėhet fjalė pėr kohėn kur u
ndėrtua kjo shtėpi, e cila ka gjasa tė jetė njė nga mė tė vjetrat e Tiranės.
Ivzi Mulleti thotė se shtėpinė e ka ndėrtuar gjyshi i tij, Mahmut Mulleti. “Nė
kėtė shtėpi ka jetuar babai im, Ali Mulleti dhe shumė nga ne tė tjerėt”, -
tregon Ivziu. Nė vitin 1914 sipas tij, shtėpia ka qenė konsullatė austriake dhe
ėshtė dhėnė vazhdimisht me qira deri nė vitin 1944. Nė 1924 ajo ka qenė
Ministria e parė e Bujqėsisė. Ka banuar aty patrioti Dervish Hima si edhe Et’hem
Toto. Mė vonė ka qenė bėrthama e parė e shkollės femėrore, mandej shkolla “Avni
Rustemi”. Ka banuar aty vetė Bahri Omari dhe po aty ėshtė fshehur gjatė luftės
Enver Hoxha. Pikėrisht ky interval historik ia ka ndryshuar fatin shtėpisė dhe i
ka blatuar atė pllakatėn ku shėnohet se nė vitin 1943 shtėpia ka shėrbyer si
bazė ilegale pėr komunistėt dhe si e tillė i ka mbijetuar shembjes gjatė
regjimit komunist, kur nuk i ra plani. Plani i ka mbėrritur tani ndėrsa nė 1944
aty banuan familjarėt pėrkohėsisht. Deri nė vitin 1951 aty banoi (nė katin e
dytė) intelektuali Zyhdi Herri, i cili mė vonė u pushkatua. “Pastaj historia
ėshtė e njohur. Ne na nxorėn nga shtėpia dhe na morėn edhe bahēen e pasme ashtu
si edhe 12 dyqanet”, - tregon Ivziu. I vetmi rikonstruksion i shtėpisė ėshtė ai
i vitit 1987 kur Ivzi Mulleti tregon se u riparua vetėm ēatia. “Tani ēdo gjė ka
marrė fund. Shtėpia do tė shembet”, - pėrfundon pinjolli i familjes Mulleti.
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:21

Personazh - Shit Mulleti, pinjolli 74 -vjeēar i Mulletėve qė jeton ende nė
Tiranė - Djali i Qazim Mulletit
Ata qė
e njohin komedinė “Prefekti” e dinė edhe se ajo ėshtė njė karikaturė komuniste e
Qazim Mulletit, i cili nė tė vėrtetė nuk i ngjet aspak Qazos sė filmit qė
bėrtet: “pu pu pu, ku na jan mėshtjell i tuf budallejsh ne ktu qe do na haj
kalera nanji dit prej ktyne”! Por i biri i Qazim Mulletit, Reshiti 74–vjeēar,
thotė se “Qazimi nuk ėshtė as ashtu si e qisin kta t’sotmit”. “Ai ishte njeri i
thjeshtė. Unė e mbaj mend se ai u largua kur unė isha 14 vjeē. Ishte serioz, i
ditur. Nuk njihte nėntė gjuhė tė huaja siē e nxjerrin ca historianė por kishte
mbaruar shkollėn “Zosimea” nė Janinė dhe studimet e larta nė Gallatasaraj nė
Stamboll ku qe dekoruar me medalje ari ndėrsa dy vitet e fundit tė studimeve i
bėri nė Vjenė”, - tregon Shit Mulleti siē e thėrrasin tė gjithė nė mėhallėn e
vjetėr, ku ai ėshtė rikthyer tanimė tė jetojė. Shiti ėshtė 74 vjeē dhe tani ka
marrė njė apartament nė pallatin qė ėshtė ndėrtuar nė vend tė shtėpisė sė vjetėr
tė Qazim Mulletit. Ai ėshtė nostalgjik pėr tė shkuarėn aq sa mund tė jetė
ēdokush pėr fėmijėrinė e vet, aq mė tepėr kur ajo ka qenė e shkėlqyer.
Megjithatė 60 vjetėt e tjera tė Reshitit nuk rodhėn si 14 tė parat. Sė bashku me
nėnėn Hajrie Mulletin, ai ėshtė internuar nė Kavajė e Tepelenė dhe vetėm pas ‘90
u kthye nė Tiranė ku jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė shtėpinė e Tanush Mulletit.
Pėrveē disa fotografive nė sėndukun e tij nuk ka gjė tjetėr nga reliket e
familjes. Tė gjitha ia kanė marrė. Madje edhe koleksionet e armėve tė tė atit,
Qazim Mulletit si edhe koleksionet e filatelisė pas tė cilave Shiti thotė se
ishte i apasionuar i ati. Shitit, padyshim nuk i vjen keq thjesht pėr kėtė. Por
pėr tė gjithė jetėn e shkuar nė internim sė bashku me nėnėn e cila “shiti edhe
byzylyqet e bizhuteritė e pakta qė i kishin mbetur pėr tė mbijetuar” dhe qė vdiq
nė vitet ’80 nė Savėr. Ndėrkaq Qazimi kishte vdekur shumė mė pėrpara nė moshėn
62 -vjeēare nė Itali ku jetoi si emigrant politik. Ai nuk u rimartua mė atje, as
e shoqja nė Shqipėri dhe i biri Shiti nuk ėshtė martuar kurrė.

Rrėnjėt -
Ilir Mulleti: “Ne, pinjollėt e themeluesit tė Tiranės”


Ilir Mulleti, 37
vjeē, njė nga pinjollėt e tjerė tė Mulletėve tregon historinė e familjes, pėr tė
cilėn ėshtė interesuar duke shfletuar histori dhe gėrmuar nė arkivė. Ai
pretendon se sė bashku me pinjollė tė tjerė Mulleti ėshtė njė ndėr pasardhėsit e
themeluesit tė Tiranės, Sulejman Pashė Bargjini (Mulleti). Ruan njė pemė
historike prej njė degėzimi tė sė cilės dėshmojnė origjinėn e tyre nga Sulejman
Mulleti krahas familjes Tirana dhe Kėrēiku. “Flitet pėr tre degė tė dala nga
familja Bargjini qė janė Mulleti, Tirana dhe Kėrēiku. Kėto janė tė dokumentuara,
aq mė tepėr qė ne kemi edhe njė tapi tė vitit 1918 dhe qė na vėrteton prona tė
cilat i kemi trashėguar pikėrisht nga Sulejman Pasha”, - shprehet Ilir Mulleti,
i apasionuar pas historisė sė Tiranės dhe tė familjeve tė vjetra kryeqytetase,
sidomos atyre tė bejlerėve, ku bėn pjesė edhe familja e tij.
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:22

Qazim Mulleti ka drejtuar pėr njė vit radhazi institucionin qė qeveris Tiranėn,
pėrkatėsisht nė vitin 1939-1940, pėr tė marrė mė pas njė sėrė detyrash tė
rėndėsishme deri nė largimin e tij nga Shqipėria mė tetor 1944.

Pak
histori
Qazim Mulleti lindi nė vitin 1895 nė njė familje tiranase. Pasi
mbaroi Zosimenė nė Janinė, kreu studimet e larta ushtarake nė Gallatasaraj,
Stamboll (Turqi), ku u dekorua me medalje ari, pėr tė vijuar mė pas dy vitet e
fundit tė studimeve nė Vjenė. Fare i ri ai ka shoqėruar patriotėt e njohur nė
ngritjen e flamurit nė Tiranė mė 1912, ndėrsa pak kohė mė vonė u vu nė krye tė
rinisė fanoliste. Qazim Mulleti ka qenė njė ndėr katėr adjutantėt e Princ Vidit.
Mė 1919-1920 tiranasi u bė komandant i forcave vullnetare nė luftėn kundėr
serbėve. Si delegat i zgjedhur nė Kongresin e Lushnjės pėr 4 vjet ka qenė
deputet nė Parlament. Nė vitin 1924-1925 emėrohet si prefekt i Matit. Pas
Revolucionit tė Qershorit dhe rimarjes sė pushtetit nga Zogu bashkė me 500
vullnetarė Qazim Mulleti ikėn nė Vlorė, Bari, Zarė tė Kroacisė pėr t'u vendosur
nė Vjenė. Nė vitin 1931 bashkė me Ndokė Gjeloshin dhe Aziz Ēamin i bėjnė atentat
mbretit Zog nė Operėn e Vjenės. Dėnohet nga gjykata pėr kėtė vepėr me 6 muaj
burg, ndėrsa shokėt e tij me burg tė rėndė, duke u shpallur non grata nė Austri.
Qazimi shpėrngulet nė Francė ku bashkė me tė vėllain hapin njė hotel-restorant,
duke u bėrė njėkohėsisht kryetar i shoqatės sė emigrantėve jashtė shtetit. Nė
muajin korrik tė vitit 1939 disa muaj pas largimit tė mbretit Zog, Qazim Mulleti
kthehet nga emigrimi, ndėrsa nė Durrės e presin me dhjetėra njerėz tė njohur.
Menjėherė merr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Qazim Mulleti ka qenė
njohės i 9 gjuhėve tė huaja. Nė kohėn e qėndrimit nė Austri, Qazimit i pėlqente
ta kalonte kohėn duke bėrė patinazh nė akull, ndėrsa pasionet e tij mė tė mėdha
kanė qenė gjuetia dhe mbledhja e relikeve.

_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:23

Makina e shtetit
Gjatė qėndrimit nė Austri Qazim Mulleti u fejua me Hajrien,
martesė e cila solli lindjen e tė vetmit trashėgimtar tė tij, Reshidit. Me
ardhjen e regjimit komunist nė Tiranė, nė tetor tė vitit 1944 Qazim Mulleti
shkon nė Shkodėr nga ku arratiset pėr nė Austri. Vendndodhja e tij pas disa
muajsh qėndrimi nė kėtė vend u bė Italia deri nė 1956 ku edhe vdiq. Me njė grup
miqsh Qazim Mulleti merr makinėn qė ia kishin caktuar si prefekt, si dhe
automjetin e tij privat pėr t'i ēuar nė Shkodėr, ku tashmė ishte gati plani i
arratisjes. Njerėzit qė e pėrcollėn, si dhe shoferi i tij morėn njė amanet:
"Makina e prefekturės tė kthehej nė institucion". E kėshtu automjetin e tij
privat e la nė Shkodėr, ndėrsa atė tė punės e ktheu prapa. Gjatė arratisė Qazimi
nuk mundi tė marrė familjen e tij me vete me shpresė se do tė kthehet. Kėshtu,
pas forcimit tė diktaturės komuniste gruaja e tij, Hajria dhe i biri u internuan
nė Tepelenė. Hajrie Mulleti vdiq nė vitin nė 1980 nė Savėr nė internim, ndėrsa i
biri jeton nė Tiranė me idenė pėr ta varrosur tė ėmėn qė e rriti nė varrezat
publike tė kryeqytetit.

_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**GISHTEZA**
webmaster



Anėtarėsuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2387
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 16:23

Ja ēfarė ėshtė bėrė deri nė vitin '39 !?
Secili nga kryetarėt e bashkisė
deri nė vitin 1939 ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr ndėrtimin e
qytetit. Mė 1912 u ngrit streha e parė vorfnore nė Tiranė. Pas Luftės sė Parė
Botėrore kryeqyteti ndjehu nevojėn pėr njė organizim tė ri. Me ndrihmėn e
kryebashkiakut tė asaj kohe, Ismail Ndroqit, u ndėrtua spitali civil, si dhe u
sigurua prania e Kryqit tė Kuq, i cili furnizoi popullatėn me ndihma ushqimore.
Nė vitet '20 nė Tiranė nisėn hartimet e planeve tė para rregulluese, si dhe u
rrit numri i shkollave. Po kėshtu, njė hapėsirė e madhe iu dha ndėrtimit tė
punishteve tė zejtarisė, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė jetesės nė Tiranė.
Nė fillim tė viteve '30 kryeqyteti i vendit mori njė pamje mė tė plotė. Nisi
ndėrtimi i sheshit "Skėnderbej", Rruga e Kavajės, Zogu I, si dhe shumė rrugė
kryesore qė lidheshin me sheshin e parė modern.

Ku ka qenė Bashkia e
parė dhe themeluesi i saj ?
Mė 1912 kur nė Tiranė u ngrit flamuri i
pavarėsisė, u hodhėn edhe themelet e para tė institucionit tė bashkisė. Tė
gjitha godinat e institucioneve kanė qenė tė vendosura rreth ish-Bibliotekės sė
vjetėr kombėtare qė ndodhet pėrballė Parlamentit tė sotėm, ndėrsa godina e
bashkisė ndodhej pikėrisht nė lulishten e Namazgjasė. Por nga kjo godinė nuk ka
mbetur mė asnjė shenjė. Kryetari i parė i bashkisė u zgjodh njė prej drejtuesve
klerikė nė Tiranė, Zyber Hallulli, i cili njihet si themeluesi i shtėpisė sė
jetimėve, e cila sot mban emrin e tij. Gjatė kohės sė ndėrtimit tė ministrive
dhe sheshit "Skėnderbej" u ngrit edhe godina e re e Bashkisė sė Tiranės, e cila
ndodhej nė vendin ku sot ėshtė ngritur Muzeu Historik Kombėtar. Shumica e
drejtuesve tė bashkisė kanė qeverisur nga godina gjigante mbi tė cilėn ishte
shėnuar "Bashkija". Ka qenė viti 1981 kur institucionit kryesor iu vunė blloqe
tė mėdha dinamiti, duke e rrėzuar. Qė prej asaj kohe bashkia u shpėrngul nė
godinėn e sotme, pra nė vazhdėn e ministrive tė ndėrtuara nė kohėn e Zogut.

_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stavri
profesionist
profesionist



Anėtarėsuar : 24 Jun 2007
Mesazhe : 4083
Localisation : verdall anej kenej

MesazhTitulli: Re: Qazim Mulleti   27/7/2008, 17:30

burr zoteni ka qen ky qazimi se une vallai se kam njoft se skam pas kohe ateher kom qen jasht shtetit vec me te degjume e kam Very Happy
_________________
larguar nga anija
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Qazim Mulleti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bota juaj :: Politike,ekonomi,bisnes,histori. :: Arti dhe Kultura Shqiptare-