PortaliForumiRegjistrohuIdentifikohu
Shërbime

Forum
Chat. 
Forum
Prezantohu.
Media & Muzika
Tv online
Vidio Muziek
Vidio-klipe.
Album.
Adelina Ismaili.
atb_blog.gif image by wereldFjalor online
Fjalor interneti
Anglisht-Shqip
Shqip-Gjermanisht
Argetim

Humor te qeshim.
Humor shqip
Lojera

Tema Fundit
» Si ndiheni tani...
Yesterday at 12:08 nga shaban cakolli

» Zona e nxehte
Yesterday at 12:00 nga Qejfliu

» 1…2…3…4....5 dhe seks!
27/8/2008, 22:03 nga Qejfliu

» Ejani
27/8/2008, 18:47 nga stavri

» shfryhuni njerez (18 years old only)
27/8/2008, 18:37 nga stavri

» Fantazi seksuale
25/8/2008, 21:48 nga Qejfliu

» Pershendetje per..........
25/8/2008, 15:44 nga stavri

» Lojrat olimpike
24/8/2008, 19:16 nga **GISHTEZA**

» Barcoleta pikante. Nuk lejohen nen 18 vjec
24/8/2008, 14:15 nga stavri

» Mosha e duhur per marredhenien e pare seksuale
24/8/2008, 14:06 nga stavri

» VIDEO CLIPE
23/8/2008, 22:15 nga **GISHTEZA**

» Afrim Alia
23/8/2008, 21:28 nga **GISHTEZA**

» Sihana urime
23/8/2008, 14:19 nga MONDI

» Morena urime
22/8/2008, 21:24 nga stavri

» Introduce Yourself
22/8/2008, 17:25 nga **GISHTEZA**

» Tail te uroj jete te gjate
20/8/2008, 23:27 nga Qejfliu

» a do ishit dakort.........
20/8/2008, 15:28 nga shaban cakolli

» une te jap-----ti me jep....???
18/8/2008, 19:17 nga stavri

» Foto Poezi
17/8/2008, 01:18 nga Muza

» TEKSTE KËNGËSH
16/8/2008, 22:38 nga shaban cakolli

» Madonna
16/8/2008, 14:24 nga **GISHTEZA**

» KUSH E SHIJON ME SHUME SEKSIN?FEMRA APO MASHKULLI?
15/8/2008, 07:06 nga Erisel

» Klubi i forumit
15/8/2008, 07:03 nga Erisel

» SHPRESAT PËR TAKIMIN KRASNIQI-DIMITRENKO
14/8/2008, 23:51 nga shaban cakolli

» 31 vjetori i Elvis Presley – mbretit të “Roc and Rolit”
14/8/2008, 20:52 nga klea

» sa here laheni ne jave
14/8/2008, 19:51 nga stavri

» KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ
13/8/2008, 15:22 nga shaban cakolli

» SHKA"Abetarja" nga Hanoveri
12/8/2008, 16:03 nga shaban cakolli

» Rrefimet Erotike
11/8/2008, 16:15 nga Erisel

» Lisa Marie Presely
10/8/2008, 20:40 nga klea

» PER ANTARIN QE KA DITELINDJEN
10/8/2008, 19:40 nga shaban cakolli

» Cila eshte embelsira qe preferoni me shume????
10/8/2008, 16:32 nga MONDI

» Cfare do beni kur te dilni nga forumi?
10/8/2008, 14:58 nga MONDI

» NGA TRADITA JONË
9/8/2008, 23:52 nga shaban cakolli

» Erion auguri
9/8/2008, 15:09 nga klea

» Paris Hilton***
8/8/2008, 11:39 nga **GISHTEZA**

» Foto per te qeshur
8/8/2008, 10:36 nga klea

» vidio you tube
7/8/2008, 22:39 nga **GISHTEZA**

» FOTO Fantazi
5/8/2008, 23:23 nga ALEX

» TAKIMET E KËNGËVE NË GOLLAKUN E DARDANËS
5/8/2008, 00:21 nga shaban cakolli

Navigation
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 FAQ
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
August 2008
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Top posters
___
 
stavri
 
triniti
 
**GISHTEZA**
 
morena
 
kiss_today
 
NjOnA
 
shkodranja_yll
 
shaban cakolli
 
gurbetqarja
 
Posto temë të re   Përgjigju temës
 

ca behet andej nga shqiperia...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Goto down 
Shko tek faqja : 1, 2  Tjetri
AutoriMesazh
triniti
Admin
Admin



Anëtarësuar : 28 May 2007
Mesazhe : 3322
Localisation : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
Emploi : realiste :D:D:D
Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte

MesazhTitulli: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 01:38

Ca mora vesh une njer qe ka dale ligji per ndalimin e duhanit aty???
_________________
I dashur Cupid, thjesht doja te te thosha: - je yll bote
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 09:34

po eshte e vertete mi se dije ti
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 09:35

Ligji antiduhan hyn ne mesnate në fuqi dhe autoritetet shëndetesore shpallin aksionin antiduhan në të gjitha ambientet publike


Të gjitha kompanitë importuese apo tregëtuese të duhanit kanë më pak se 24 orë afat deri në 26 maj për të hequr nga cdo cep i vendit të gjitha reklamat edhe posterat e duhanit. Po kështu deri nesër nuk duhet të ekzistojë asnje postër ne autobuzë, apo cadrat me markat promocionale të duhanit. Ligji antiduhan hyn nesër në fuqi por ministria e shëndetësisë vetëm një ditë para nisjes zyrtare filloi fushatën promocionale.

Zbatimi zyrtar i ligjit i gjen kësisoj të papërgatitura kompanitë dhe lokaet apo ambientet publike në të cilat nuk gjendet asnjë poster informues.Ndërkaq që gjobat janë të majme. 3 milionë lek të rinj për firmat improtuese nëse vazhdojnë reklamën. 50 mijë lekë të rinj është gjoba per institcuionet publike ku kosntatohet se pihet duhan. Këtu përfhsihen Mjediset e punës,institucionet e shëndetit, baret, lokalet, aeroportet, qendrat tregëtare etj.

Të gjitha këto ambiente brenda ditës së sotme duhet të pajisen me poster dhe të heqin urgjentisht tavllat e duhanit. 100 mijë lekë të rinj është gjoba nëse kosntatohet shitja e produkteve të duhanit në institucionet publike.Aksioni antiduhan do të nisë që në orët e para të mëngjesit të nesërm dhe për moszbatim të fushatës promocionale nga institucionet qeveritarë gjobat do të kërcasin në kurriz të privatëve. News24

-----------------------------------------------------------------

si mendoni, a do funksionoje nje ligj i tille ne shqiperi apo do te sherbeje per te pasuruar nje grup punonjesish te administrates te cilet do "fryhen" nga bakshishet e marra nga pronaret e ambienteve publike?
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Jeta ne qytet më e mirë se në fshat?   1/6/2007, 11:04

Ju lutem ti jepni mendimet tuaja ne detaje pse jeta ne qytet është më e mirë se në fshat
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
SEXY
mesem/e
mesem/e



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 430
Localisation : andej ku shkoj

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 13:50

tani nuk po e vrasin mendjen per kete te dyja po i duan vec nje cop toke te kene
Mbrapsht në krye Goto down
triniti
Admin
Admin



Anëtarësuar : 28 May 2007
Mesazhe : 3322
Localisation : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
Emploi : realiste :D:D:D
Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 16:46

Atehere
jeta ne fshat thuhet se eshte me mire per shkak te ajrit te paster, qetesia shpirterore, largimi nga streset etj...
per sa i perket pjeses tjeter te botes keto, se jeta ne fshatrat e Shqiperise... o nene o nene, te asfikson era e bajgave qe... lere lere, keshtu qe ne Shqiperi parapreferoj jeten ne qytet.
nese flitet per per fshatrat ketej nga lagja ku jam une tani, do me pelqente te kisha nje shtepi te vogel, thjesht per ndonje fund jave, por qe te jetoja aty 365 dite ne vite jooooooo.
me pelqen shume kaosi ne qytete dhe stresi qe akumulon gjate dites, nuk do hiqja dore nga keto kaq lehte ;););)
_________________
I dashur Cupid, thjesht doja te te thosha: - je yll bote
Mbrapsht në krye Goto down
triniti
Admin
Admin



Anëtarësuar : 28 May 2007
Mesazhe : 3322
Localisation : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
Emploi : realiste :D:D:D
Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 16:49

hahahhahaa te tmerrshem jemi eeee ncncncnc

cdo rruge eshte e vlefshme per te mbushur xhepat
uuuuuaaaaaaaaauuuuuuuuu edhe kete se kisha menduar ndonjer uuuuuuuuuuaaaaaaaaauuuuuuuuu
_________________
I dashur Cupid, thjesht doja te te thosha: - je yll bote
Mbrapsht në krye Goto down
___
Super moderator
Super moderator



Anëtarësuar : 29 May 2007
Mesazhe : 3591

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 21:27

hahahhahahhahahahah ca dileme :pool:P ju ka zen
_________________
Mởš ὔđīŝ Рă®ä §э Тἕ ὐďėśëśΘ
Mbrapsht në krye Goto down
triniti
Admin
Admin



Anëtarësuar : 28 May 2007
Mesazhe : 3322
Localisation : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
Emploi : realiste :D:D:D
Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   1/6/2007, 23:27

Jo kinezo ne fakt nuk eshte dileme eshte zgjedhje Very HappyVery HappyVery Happy
_________________
I dashur Cupid, thjesht doja te te thosha: - je yll bote
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: DISA LIGJE TE ZAKONSHME NE SHQIPERI   5/6/2007, 13:21

DISA LIGJE TE ZAKONSHME NE SHQIPERI

1 - NUK ndalohen kuajt dhe karrocat me gomar ne kryeqytet

2 - NUK ndalohet hedhja e plehrave ku te te doje kokrra e qejfit

3 - NUK ndalohen permjerjet ke Lana
_________________
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Aeroporti i Rinasit ose “lendina e loteve”   20/6/2007, 10:02

“Lendina e Loteve” ndodhet ne Korce dhe kete e dine te gjithe. Nga ky qytet i bukur, intimisht thirrur si “Parisi i vogel”, te pakten dy gjera u jane ngulitur ne koke te gjithe shqiptareve: serenatat dhe “Lendina e Loteve”. Ne vitet tridhjete te shekullit te shkuar te dy keto monumente te historise se Korces ishin ne lulezim. Kendohej dhe qahej. Hidhej ne nota veglash muzikore dashuria e te rinjve, derdhej pastaj ne lote te nxehte tek ajo lendine, prej ku djemte percilleshin per ne kurbet. Pas lufte emigrimi u nderpre teresisht, me pas te arratisurit e pakte nuk kishin aq kohe dhe liri qe ne ndarjen e fshehte te derdhnin shume lote ne supet e njeri-tjetrit. Keshtu ndersa serenata, duke mos u rinovuar dot, u ruajt duke u kultivuar si trashegimi, “Lendina e Loteve” u mbyll. Mbeti vetem ne toponimi. Qe atehere kane kaluar dekada dhe kurbeti ka gjashtembedhjete vite qe ka perthithur nga Shqiperia nje nga cdo tre banoret e saj. Tani, edhe pse kohet e kushtet e emigrimit kane ndryshuar fort, “Lendina e Loteve” eshte rikrijuar. Nuk gjendet ne Korce, por ne aeroportin e Rinasit.

Kjo fushe uljeje dhe ngritjeje aeroplanesh punon dite e nate. Avionet mund te te sjellin ne Rinas edhe pasmesnate, edhe ne oren tre a kater, edhe ne prag te zbardhjes se dites. Ata mund te te largojne drejt kontinenteve te tjere po ashtu ne orare qe nuk e ndajne dot driten ne qiell nga erresira. Ne kete dallgezim te madh njerezish, sidomos rritur gjate pushimeve te veres apo ne prag festash tradicionale, gjen gjithcka nga “Lendina e Loteve” e Korces. Me e dhimbshmja nga te gjitha eshte ndarja e gjysherve me nipat dhe mbesat e tyre. Keta te fundit tashme flasin te gjitha gjuhet e botes, por gjuhen e lotit e kane njelloj. Njelloj u curgon mbi mollezat e faqeve dhe njelloj ngasherejne e mezi u ndahen nga krahet. Te ngushellohemi te pakten qe pas dhjete vitesh ne Rinas do te qahet me pak, sic akoma me pak do te lotohet edhe dy dekada me vone. Nje dite edhe “Lendina e Loteve” e Rinasit do te mbyllet. Lidhjet shpirterore mes ikesve dhe percjellesve te tyre, per shkaqe natyrore sic eshte vdekja e nje brezi e me pas edhe e brezit pasardhes, do te tehollohen. Shumica do te keputen. Po te mos kishim patur diktature emigrimi do te kishte qene nje proces me i natyrshem dhe nuk do te kishte patur ate shfrim qe ndodhi disa here pa pushim qe ne mes te vitit nentedhjete me “futjen ne ambasada”. Shfrimi i loteve eshte pjese i ketij shfrimi te vazhdueshem politik qe perjeton bashkesia jone. Shqiptaret jane ndare me te gjitha menyrat, sidomos shkeputja e tyre nga njeri-tjetri ka qene perhere shume e rende. Ai ka qene gati pergjysmim i kombit, i shtetit, i familjes. Psikologjikisht mezi e durueshme. Jo rralle fund e krye nje vuajtje ( Kush e ka krijuar kete gjendje me dashje apo pa e ditur?)

Mirepo kjo shkeputje masive mes shqiptareve ka mbartur mjaft probleme per fuqine ekonomike dhe politike te ketij kombi, per rigjenerimin e tij intelektual, per rolin e tij ndikues dhe konkurrues ne rajon e me tej. Ky pergjysmim i vazhdueshem qe ciklikisht e papushuar nisi qe me 1913-ten ka shkarkuar mbi psikiken tone ndjenjen e perhershme te largimit nga vendi, dyshimin gjer ne mosbesim te plote se nje Shqiperi si vend i zhvilluar nuk behet dot. Ndarja e madhe dhe e vazhdueshme e shqiptareve ka shkaktuar edhe shume probleme sociale, sidomos per dhjetera mijra prinder tashme pa asnje femije brenda mureve te shtepise. Ja perse, duke qene vend qe kthesat i marrim rrembimthi dhe ne cdo njeren prej tyre flakim jashte “makines” sone te shkaperdredhur nje pjese e bashkekombesve, ka ardhur koha qe kur te mblidhemi tek aeroporti i Rinasit te mos perlotemi as diten dhe as naten. Te pakten te “Lendina e Loteve” ne Korce kjo gje ndodhte vetem ne mengjez, sepse udhetohej me karvane dhe dita duhej te ishte perpara.

Ka riparim e ndreqje kjo gje, pra te perlotemi me pak? Patjeter qe ka po te kerkohet dhe kembengulet. Kurbetlliu i nje shekulli me pare shkonte drejt nje bote qe dukej e perbere nga copra te largeta nga njera-tjetra. Motivi kryesor i shume kengeve te vjetra te kurbetit e pershkruajne emigrantin qe kthehet pas shume kohe ne shtepine e tij dhe nuk njeh gruan e jo me femijen qe e pati lene akoma embrion. Atehere te beje apo merrje nje telegram apo leter ishte pune mjaft e nderlikuar dhe jo rralle e pamundur. Te kaloje detet njehere ne vit e paimagjinueshme. Kishte njehere ikje dhe njehere ardhje si kthim perfundimtar. Sic kishte vetem ikje. Kurse tani mund te flasesh ne telefon me te gjithe globin dhe “telegrami” i djeshem pothuaj i pamundur te vjen ne celular si mesazh. Me te mberrin edhe fotua e fundit e nipit apo e mbeses. Bota tani po ben me shpejtesi afrimin e atyre “coprave” qe njeqind vite te shkuara dukeshin pafundesisht te largeta. Po ndodh globalizimi. Duke qene se kete njerezit e thjeshte e kane kuptuar me shpejt, i takon shtetit te jete me i angazhuar per tua lehtesuar perfshirjen ne procesin e ri. Dhe nuk eshte fjala vetem per “mosikje truri” apo “kthim truri”. Patjeter kjo eshte pune e mire sepse ka te beje me mbajtjen gjalle dhe rritjen e efektshmerise se elites sone ne kete bote qe globalizohet dhe konkurron me parametra cilesore.

Problemi mbetet “masa”, njerezit e thjeshte. Ne pamje te pare duket se ajo nuk ka force aq sa te percaktoje fatin e ardhshem te Shqiperise, ndersa ne te vertete eshte e kunderta. Eshte “masa” dhe jo “truri” qe konturon imazhin tone dhe vendos ritmin e hapit perpara. Duket sikur emergjente eshte “truri”, nderkohe qe urgjente eshte “masa”. Ne fund te fundit 1.2 miliarde dollare ne vit atdheut ia kthejne ata. Ne kemi nevoje per “tru”, por me shume per para. Kujdesi per “masen” eshte kyci i zhvillimeve te neserme. Mbajtja e bashkuar e shqiptareve, edhe pse e shperndare copra-copra neper bote, eshte urgjenca kombetare. Gjithkush e ka vene re se ne keto pushime verore sherbimet policore shqiptare ne pikat kryesore te hyrjes nga toka apo deti kane qene shume me lehtesuese se me pare. Kjo shkaktoi jo njehere entuziazmin e bashkekombesve qe vinin dhe gjalleroi deshiren e tyre per t’u rikthyer here pas here. Nuk ishte ky humor per mijra te tjere ne kthim, sidomos ne portet detare. Nervozizmi i tyre ne radhe te gjata ishte sheshit. Mirepo detyra e administrates sone eshte qe emigranteve tua beje te kendshme hyrje-daljen ne Shqiperi si edhe gjithe sherbimet e tjera per sa do te rrine. “Shqiperia nje euro” me se pari eshte per ta qe te mos mendojne se vendi i tyre vlen vetem nje lek. Do te ishte me e dobishme te mos u llastohemi vetem shifrave te hyrje-daljeve, por treguesve te cilesise se mikpritjes dhe jeteses se vellezerve tane. Tani per tani bashkekombesit i sjell malli dhe lidhjet akoma te forta qe kane me njerezit e tyre. Neser edhe malli do te dobesohet pak nga pak, po ashtu edhe lidhjet e gjakut. Mirepo nuk jemi nje popull i madh numerikisht dhe ne boten e globalizuar qindramilioneshe na duhet te jemi shume te bashkuar per t’u ndjere komb. Ne kete bote te ardhshme shtetet lokale mund te sfumohen, porse kombi do te tejforcohet. Kjo do te thote se per t’i dale kohes perpara duhet te nxitojme qe kur te tehollohen e keputen njera pas tjetres lidhjet e gjakut, te na mbajne fort ato te interesit kombetar. Vec pas nje apo dy dekadash patriotizmi nuk do te jete folklorik dhe as thirrje “ejani investoni ne Shqiperi”. Ai do te jete nje solidaritet nacional qe e ben bashkekombesin tone te jetoje ne Melburn te Australise apo ne Micigan te Shteteve te Bashkuara dhe te ndihet si te jete ne Tirane. Kjo do te thote se ne kete bote te zhvilluar kemi me pak shans per te grumbulluar “trurin”, por me shume fat per te mbajtur te bashkuar “masen”.
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
bluu
anetar i/e re
anetar i/e re



Anëtarësuar : 20 Jun 2007
Mesazhe : 95
Localisation : mes ferrit dhe parajses

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   23/6/2007, 02:23

o gishteza nje vrejte desha te beja qe "parisi i voge"nuk eshte quajtur korca por Permeti Very Happy
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Shkon shefi i komisariatit për të marrë ujkun, e ha qeni   27/6/2007, 11:58

Pronari i egërsirës së zbutur që rri me komarin kundërshton urdhërin e ministrit të Mjedisit dhe policisë. Hoti: Nuk e liroj ujkun çfaëdo çmimi që të më japin


--------------------------------------
4 Qershor 2007 - Dështojnë negociatat për të bindur Rrok Hotin për të liruar ujkun tashmë të zbutur që bashkejton me gomarin në një banesë në periferi të qytetit të Mamurrasit. Këtë radhë i ka ardhur në ndihmë ujkut dhe pronarit të tij, një qen i cili jeton në rrethimin e avllisë së “kopshtit zoologjik” që Hoti ka filluar të ngrejë.

Policia e Kurbinit ka mbërritur në banesën ku Rrok Hoti ka ujkun së bashku me gomarin, për të detyruar nxjerrjen nga kafazi. Por ndërsa një nga titullarët e komisariatit të policisë së Kurbinit, ka hyrë brenda në oborrin e shtëpisë për të ekzektuar një urdhër të lëshuar nga titullarët e ministisë së Mjedisit, qeni e ka sulmuar atë duke i shqyer jo vetëm uniformën e policisë, por edhe duke i shkaktuar disa plagë në trup. Vetëm ndërhyrja e të zotit të shtëpisë ka qetësuar situatën, për të mos precipituar më tej.

Ndërkohë që unfirmat blu të policisë që kanë qenë me shumicë, nuk kanë mundur dot të hynë në avlli për rreth tre orë, pas “armiqësis” që kanë krijuar me kafshën besnike. Vetë shefi i komisariatit nuk ka mundur të bindë Rrok Hotin që të nxjerrë ujkun, ndërsa policia ka vijuar më pas kërkimet për gjetjen e një kafazi, për të marrë egërsirën e zbutur. “Ujkun do e mbroj edhe me jetën time”, - deklaroi Rroku.

Ai ka pohuar se nuk do ta shesë ujkun qoftë edhe me çmimin më të lartë që do të ofrojë ministria e mjedisit. “Unë i bëj thirrje ministrit Xhuveli, që të urdhërojë largimin e forcave të policisë nga banesa ime”, - tha pronari i ujkut të zbutur, duke shtuar se policia ka punë boll me krimin. “Të njëjtën ftesë i bëj edhe ministrit të Brendshëm Nishani, pasi mendoi se jeta e një njeriu vlen më shumë se një kafshe dhe unë nuk do e lejoj pa më vrarë mua që të me marrin ujkun”, - përfunondon Hoti.
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   27/6/2007, 11:59

Hoti: Kam zbutur ujkun, do të zbus edhe Qeverinë


Qveria kërkon lirimin e ujkut që bashkëjeton me një gomarë në Kurbin, ndërsa pronari i tyre ka theksuar se nuk do të lejoj një gjë të tillë edhe sukur jeta e tij të sakrifikohet.



Edhë përse ka mundur që të zbus ujkun duke bërë që ai të bashkëjetoi me një gomarë, duke bërë rastin e parë unik, në botë, ku dy kafshët historikisht në konflikt, të gjejnë “ gjuhën” e përbashkët dhe të bashkëjetojnë. Ndërkohë që Minsitria e Mjedisit, ka kundërshtur, sipas saj “burgosjen” e ujkut, duke kërkuar që pronari i saj të lirojë kafshën duke e hedhur në pyll. Dje ka qenë zëvëndësminitri i Mjedisit, Taulant Bino, i cili përmes një shkrese zyrtare i ka dërguar një letër zyrtare drejtorisë së pyjeve në Laç.

Sipas shkresës, “të gjithë personat që kanë kapur kafshë të egra dhe i mbajnë në kafaz, duhet të lirojnë ata, ose do të përballen me ligjin”. Ndërkohë që ka qenë vetë Naim Zotka, drejtor i Florës dhe Faunës në Ministrinë e Mjedisit ka kontaktuar drejtpërdejtë me Rrok Hotin, personi që ka zbutur ujkun dhe po e mbarështon. Atij i është komunikuar kërkesa se duhet të lironte ujkun ose do dërgonte policinë për të marrë kafshën mishëngrënse dhe do e dërgonin në pyllë. Kjo ka dërguar në irritimin e Rrok Hotit, i cili u shpreh “ unë kam në plan të ndërtoj një kopesht zoologjikë, ku do të grumbulloj kafshë të ndryshme, të llojeve të ndryshme.“Unë jam duke bërë dokumantacionin për këtë”,- ka pohuar Hoti. Më tej ai vazhdon se “unë do e mbroi me jetën time ujkun, nuk do të lejoj që askusht të ma marrë. Megjithatë jam i bindur që kur kam zbutur ujkun, do të zbus edhe Qeverinë dhe nuk do ta lejoj atë që të më heqë tkëtë të drejtë timen”. “Unë hargjoi çdo ditë të paktën 500 lekë në ditë vetëm mishë për
ujkun dhe punoi vazhdimishtë për zbutjen e tij”,
- përfundon Hoti.

Sipas tij që nga koha që ujku me gomari janë shfaqur në media, kanë qenë me dhjeta turistë nga Anglia, Gjermania, Greqia dhe Italia që kanë ardhur dhe e kanë parë me sytë e tyre këtë realitet për herë të parë. Madje ata kanë më kane thënë që duhet të mbajë ujkun me gomarin, pasi është i vetmi rast në botë. Po kështu kanë ardhur nxënës shkolle dhe qytetarë nga rrethe të ndryshme, për të se si qëndrojnë së bashku ujku dhe gomari” përfundon Hoti
_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down
**GISHTEZA**
webmaster



Anëtarësuar : 27 May 2007
Mesazhe : 2135
Localisation : andej ,kendej

MesazhTitulli: Re: ca behet andej nga shqiperia...   27/6/2007, 12:03

Kurbin, gomari bashkejeton me nje ujk


I vetmi rast ne bote. Nje konflikt historik, kthyer ne nje miqesi te cuditshme.



_________________
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T
Mbrapsht në krye Goto down

ca behet andej nga shqiperia...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Tjetri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bota juaj :: Diskutime Shoqërore :: Koktej Diskutimesh-
Posto temë të re   Përgjigju temës