Frymėzim pėr shkrimin e kėsaj poezie kam marr nga letra e shkruar nga dora e vetė Gėzimit me gjakun e tij dhe me njė shkop druri tė thjeshtė.
Nė kėtė Korrik mė zi se korbi tė 1998-shit
Thėrras agonin mė tė ftohtė se akulli
Bėhu pika e shiut tek unė fluturim eja
Nė frymė marrjen e fundit tė lėkurės sime
Nuk shoh largėsinė nė mes dy qiejve
Nuk ndiej gjakun qė nga trupi rrjedh
Marr pendėn dhe me gjakun tim shkruaj
Letrėn e fundit pėr prindėrit dhe fėmijėt e mi
Nėnė e babė mė falni, ju lutem mė falni
Ju kam dashur shumė, por kohė nuk pata
Tju tregoj dashurinė time sa shumė ju dua
Vdekja mbi supet e saja mė merr pėrgjithmonė
Bilbilat e shpirtit tim Lenhard e Benjamin
Mė mungojnė fjalė tju tregoj sa shumė Ju dua
Ju lė nė kohėn kur jeni kalliri i papjekur
Vazhdoni rrugėn e babushit tuaj pėr Kosovėn
Mos ma turpėroni gjakun me tė cilin shkruaj
Rrebesh shiu mbi trupin tim le tė derdhet
Ta shpėrlaj gjakun nga plagėt e mia
Qė ngadalshėm rrjedhė e mė lėshon
Njė pėllumb me lot nė sy aty pranė mė shikon
Lamtumirė ti o pėllumb dhe familja ime e dashur
Vdekja me duar tė njoma ballin ma pėrkėdhelė
I mbylli sytė dhe bijė nė gjumė pėrgjithmonė!