DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Te tjera :: Diellza

Faqja 1 e 2 1, 2  Tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down

ENGJĖLLUSHKĖS DJELLZĖ

Mesazh nga shaban cakolli prej 26/6/2007, 00:20

shaban Cakolli
---------------

ĖNGJĖLLUSHKĖ
Serafin engjull i zgjedhur
per ty lot,shume kisha derdhur
por nuk duhet te qajme,jo
As Zoti t“dobetit sķ do.



Ti jeton o yll i drites
ne qdo varg tĮdem Berishes
vargjeve ndjehesh si mbretereshe
kur shkruan gjyshi per mbese.

Sikur qele lulja n“agim
erdhe hyre,ne vargun tim
vjen plot drite e plot shkendije
hjeshon vargjet ne poezi.
Hijeshon kopshtet lule t“njoma
si vyshke vapa,as si thane bora
sahere shkruaj per lule t“njoma
Me teret fyti,me dridhet dora.

Zot i madh,ty te bekofte
ne per ty do t“mbahem t“forte
dikush neser,dikush sot
qe tegjithe,do vijme ne ate porte

Njomez e xhaxhit,plot gjallerim
do te mbetesh ne vargun tim
dej sa te shihemi,ne amshim.

Lexues i nderuar.
Nese e kam pasur rende ndonjehere te shkruaj,kete e perjetova kur fillova disa vargje per"ĖNGJĖLLUSHKĖN DJELLZĖ",e ndjeva nje shembje ne kraheror,dhe ne brendi sikur me digjte nje prush zjarri!Megjithate,e ndjeva obligim qeedhe une te radhis disa vargje,per ketelule te bukur.
"Serafin",keshtu e quajta kete njomez,sepse serafinet jane engjuj qe i zgjodhi perendia per fronin e vet.Ata jane engjuj qe jane vigjelent,me shume pale krah dhe sydhe nuk u shpeton asgje nga veshtrimi.Djelleza na veshtron ne,jeton me ne,ne shpiertin tone,ne poezine tone.Baca Adem duhet te krenohet qe i takoj te ishtegjysh i saj,kurse ju qka gjetet kohe e vullnet te thurni vargje per Djellezen,zotu u bekofte me gjitha te mirat.

Per ne fund lexues te nderuar,neaparatin tim kompjuterik nuk po me funksionon shkronja-e-pa ze,e di qe do hasni veshtersi ne lexim,por ju lus per mirekuptim.

shaban cakolli
V.I.P.
V.I.P.

Mesazhe : 730
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

DIELLZA - SERAFINA E PERENDISĖ

Mesazh nga Xha Ademi prej 26/6/2007, 10:55

shaban Cakolli
---------------

DIELLZĖ 0J ENGJĖLLUSHKĖ

Serafin engjull i zgjedhur
pėr ty lot, shumė kisha derdhur
por nuk duhet tė qajmė,jo-
as Zoti tė dobėtit nuk i do.

Ti jeton o yll i dritės
nė ēdo varg tė Adem Berishės,
vajza ndjehet si mbretėreshė
kur shkruan gjyshi pėr mbesė.

Porsi lulja kur qelė nė agim
erdhe hyre, nė vargun tim,
vjen plot dritė porsi shkėndi
hjeshon vargjet nė poezi.

Hijeshon kopshtet me lule t“njoma
si vyshkė vapa as si thanė bora,
sa herė shkruaj pėr lule tė njoma
mė tthahet goja, mė dridhet dora.

Zoti i madh, ty tė bekoftė
ne pėr ty do mbahem tė fortė,
dikush neser, dikush sot
qe tė gjithė, do vijmė nė atė portė.

Njomzė e xhaxhit, plot gjallerim
do tė mbetesh ne vargun tim
gjerė sa tė shihemi nė amshim.

Lexues tė nderuar,
nėse ndonjėherė e kam pasur rėndė tė shkruaj, atė peshė e perjetova kur fillova tė shkruaj kėto vargje pėr "ENGJĖLLUSHKEN DIELLZĖ". E ndjeva njė shėmbje nė krahnor dhe nga brendia dukej sikur gufonte njė llavė vullkani.!
Megjithate, ndjeva obligim dhe vendosa qė edhe unė tė thur disa vargje pėr kėtė lule tė bukur, lulen mė tė bukur tė pėrjetėsisė ku siē thot edhe vetė baca Adem nė njė strofė tė poezisė sė tij "Premia"
"Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
pėr njė ēast driten do e ndalte,
obligim kish ndaj kėtij ylli
njė minut dhe ai t’ia falte".
Kėtė shpirt tė njomė qėllimisht e quajta "Serafin" sepse serafinet janė engjuj qė perendia i zgjodhi tė jenė nė fronin e tij. Ata janė engjuj qė janė vigjelentė dhe me shumė palė krah e sy kėshtuqė nuk iu shpeton asgjė nga vėshtrimi.

Dielleza na vėshtron ne, jeton me ne, jeton nė shpirtėrat tonė , nė poezitė tona tė cilat nuk do vdesin kurrė.
Baca Adem duhet tė krenohet qė kishte fatin tė ishte gjysh i kėtij engjėlli ,kurse juve tė cilėt/cilat gjetet kohė dhe vullnet tė thurni vargje pėr Diellezen, zoti ju bekoftė dhe stolistė me gjithė tė mirat qė ai ka.

I juaji Shaban Cakolli, gyrbetēar nė Gjermani.

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

DIELLZA = KERUBIMI E SERAFINA E PERENDISĖ

Mesazh nga Xha Ademi prej 27/6/2007, 14:29

Adem Berisha :

DIELLZA = KERUBIMI E SERAFINA E PERENDISĖ -
NĖ KRAH TĖ PERENDISĖ ME ENGJUJT MĖ TĖ DASHUR TĖ TIJ

"Zoti e solli nė kėtė botė
si njė mrekulli,
por prap e muar pranė vetės
si engjėll tė tij."
Nga : "Lulja e pėrjetėsisė"

Ajo ėshtė fėmi, e pastėr nė tėrė qenien e saj mu ashtu siē janė edhe gjithė voglushėt e tjerė. Ėshtė si ari i kulluar, e pamėkate dhe e padjallėzuar. Nuk ka asnjė fije dyshimi se nga i Madhi Zot ėshtė e shperblyer dhe bekuar. Shi pėr kėtė, ajo tash ėshtė vetė Kerubimi qė rri nė krahėt e tė Madhit Zot. Tek Ai gėzon tėrė dashurinė dhe besimin e Tij kėshtuqė ai e vendosi si Serafin - engjėll me shumė palė krah dhe sy, nė vetė fronin e tij.
Prandaj,
"Duani pra kėta engjuj
se janė tė padjallėzuar,
duani se janė si pllumba
tė shėndoshė e tė padroguar".
Nga : "Fėmijėt e vendit tim"

Mirėpo, poashtu nuk ka as tė vetmin dyshim se gjithė ata tė cilėt janė tė stolisur me shpirtmadhėsinė e tyre qe nė zemrat dhe shpirtėrat e tyre pėrherė tė mbajnė kėta engjuj tė perendisė, tė jenė tė bekuarit, tė shperblyerit dhe stafi mė i dashur i Tij.

Unė desha tė uroj kėta shpirtmėdhenj por nuk kam se ēka tė uroj mė shumė nga ajo qė ata vetė janė tė uruar dhe bekuar nga i Madhi Zot.
. . .
Por sot ėshtė e vėshtirė tė ndalim lotet qe tė mos rrjedhin si krua. Ata sot do tė rrjedhin dhe do tė ujisin tėrė fshatin Gjyrgjevik i Madh ku Diellza prehet e qetė dhe pret qė sa mė shpejt pranė saj t'i shkojė edhe babushi Adem.

"Mori shqipja e malev’ tona
fluturo sot mbi Tiranė,
mė nxirr ti, mua nga spitali
e mė transporto, ti sot m’at anė.

Mė dėrgo, n’Gjyrgjevik tė Madh
por mos mė thuaj qe tė mos qaj,
se mbi varr tė DIELLZĖS sime –
dita ėshtė tė shkrihem nė vaj".
Nga : "Fluturo shqipe"

Edhe JU o shfletues dhe lexues tė faqeve shqiptare ti internetit, bashkėpunėtorė, operatorė, moderatorė dhe administratorė tė kėtyre faqeve, sot jeni tė arsyetuar qė nė vend tė djersės nga vapa perclluese
tė jeni tė larė nė lotė pėr tė cilėt uroj qė pas tashit tė Ju jenė vetėm lotė gėzimi e mua mos mė zėni pėr tė madhe nė asnjė ēast pse pėrherė do tė jem i pikėlluar.

"Kėshtu, nė fund tė muajit qershor –
mė daten njėzetetetė,
jeta ma mori jeten
fare pa u pėrshėndetė.

Kėtė ditė kaq tė hidhur
me forcė do ta mallkoj,
se Kerubimi* nė kėtė ditė mė iku
e mua, pėr jetė mė la tė vajtoj.

Ate do ta kujtoj me dhėmbje,
me vaje dhe me lot,
edhepse tashmė ndodhet
nė krah te tė Madhit Zot".
Nga : "Ika e Kerubimit"

Qoftė i lehtė dheu i kėsaj toke tė shenjtė arbėrore pėr DIELLZEN dhe gjithė diellzat tjera tė cilat tė qeta prehen nė te.
Qoftė i pėrmotshėm kujtimi pėr qenien dhe jetėrat e tyre.

Shpirtėrish falenderoj gjithė ata qė mė ngushlluan dhe do tė mė ngushllojnė ne tė ardhmen ndersa sot edhe unė ju pėrcjell ngushllimet e mia mė tė sinēerta gjithė atyre qė iu mungojnė tė dashurit e tyre. Zoti i forcoftė dhe i ndihmoftė qė mė lehtė dhėmbjen ta perballojnė. I juaji Adem Berisha (ademgjurgjeviku@hotmail.com).

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga Xha Ademi prej 27/6/2007, 15:02

Adem Berisha :
I nderuari Shaban, jam i sigurtė se para se unė tė lexoj poezinė dhe shkrimin Tuaj tė mrekullueshėm dhe me ndjenjat mė tė fuqishme vllezėrore e prindore, Diellza kėtė e ka ndie nė amshim ngase ajo panderprerė nga atje na veshtron meqė siē thua edhe vetė, ajo ėshtė Kerubimi dhe Serafina e Perendisė.
Shaban, po e shfrytėzoj rastin qe tė kerkoj falje pėr njė lloj redaktimi tė cilin unė i bėra shkrimit tuaj nga se pėr shkaqe teknike tė PC-sė tuaj shkrimi kishte dalur jo siē vetė ke deshiruar. Prandaj, nuk e di, nėse ėshtė e mundur e mendoj se po, hyn tek shkrimi i juaj nė origjinal dhe me edit fshije nė tėrėsi ndersa pastaj kopjoe kėte tė dytin dhe postoje pėrsėsri. Kur unė e shoh suksesin, atėherė timin poashtu do ta fshi.

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga shaban cakolli prej 27/6/2007, 17:58

Baca Adem,ti ke bere ate qeune vete do te kerkoja nga ti,nga se pershkak nje defekti teknik,kohen e fundit nuk po kam frymezim as me shkruar.pO UNE TE FALEMNDEROJ PER NDERHYREJEN;NDRYSHE DO TE DUHEJ TE KERKOJA NGA NDOKUSH TJETER TE NDERHYJE.

UNĖ MENDOJ SE NUK DUHET SHLYAR ASNJERI-DO TE MBESIN QE TE DY:Kurse nese ke deshire ,po tepelqeu poezia fute edhe ne faqen tende.
gjitha te mirat baca i nderuar.

shaban cakolli
V.I.P.
V.I.P.

Mesazhe : 730
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga Xha Ademi prej 7/9/2007, 13:41

IKA PA PARDON

Tė gjata mė janė netet
e ditėt mė shkojnė kot,
dhėmbja sa vie e shtohet
humbjen, nuk e imagjinoja dot.

Pse dallgėt e jetės mi shove,
pse driten e jetės ma fike,
rrugėve tė jetės kahet ua ndėrrove
nė drejtim tė kundėrt, pėrse mė ike.

Dy trupa e njė shpirtė ishim,
njėri pa tjetrin nuk rronim,
shumė tė veēanta ne kishim
tė gjithė pėr rreth na lakmonin.

Se mund tė vinte kjo ditė
e tė ikje pa pardon,
unė kurrė kėtė s’e kam pritė
kėsaj, vėrtetė nuk dij ēka i tham.

Tash shpirtin e kam tė vrarė
e tė bėrė shkrumė,
qė kur e kur nuk tė kam parė
pėr mua, nuk dije ē’tė bėje mė shumė.
"Jeta nuk matet me vitet e shkuara por me veprat e bėra gjatė sajė"

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga SEXY prej 8/9/2007, 19:32

poerzi prekese baca adem por dhe e bukur
Ekzistojnė dy gjėra qė tė mundojnė nė jetė: e para tė fitosh atė qė dėshiron dhe, e dyta, tė kėnaqesh me tė.

SEXY
profesionist
profesionist

Mesazhe : 430
Anėtarėsuar : 27 May 2007
Localisation : andej ku shkoj

Mbrapsht nė krye Goto down

Ndarja e padeshirueshme

Mesazh nga Xha Ademi prej 8/9/2007, 20:00

lona tė falem nderit pėr vlerėsimin tuaj lidhur me poezinė time "Ika pa pardon". Inspirimi pėr kėtė poezi ishte i gatshėm, fillimi i vitit tė ri shkollor pa Diellzen e bekuar por nė raste tė veēanta kjo ka tė bėj edhe me ndarjet tjera tė padeshirueshme si tė dy tė dashuruarėve qė shpesh ndodhin e nuk do tė dėshiroja tė ndodhnin sepse kur tė dashurohet le tė dashurohet etj etj.
"Jeta nuk matet me vitet e shkuara por me veprat e bėra gjatė sajė"

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga Arlind prej 10/9/2007, 10:46

Motra ime Diellzė

Motra ime Diellzė
O engjulli i Perendisė
Babushi Adem
Na dhuroi "Lahuten e Malėcisė"


Ndihmo Zot si mė ke ndihmue
Edhe 500 vjet kanė me kalue,
Qė nė tė bukuren Kosove e Shqipėri
Nuk do te harrojmė oj moter ty.

O moj motėr ku mė je largue
A hiq ste bjen ndermend pėr mue,
Pėrse zi babush po na shkon kjo jetė
Ku ne le oj motėr keshtu tė shkretė.

O i lumi e i madhi Zot
Pse nė vaj gjithė ky mot,
Gjithė ky mot e kjo vetimė,
Gjithė kjo dhimbje e bubullimė.

Letėr engjullit i kam que
Se babushi me tha mue,
Dergoja Diellzės "Lahuten e Malėcisė"
Shumė te dua o engjulli i Perendisė

Arlind
V.I.P.
V.I.P.

Mesazhe : 10
Anėtarėsuar : 20 Jun 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/9/2007, 17:16

bravo arlind o poet i vogel puc
█║▌│█│║▌║││█║▌║█
E S.H.T.R.E.J.N.T

█║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

**GISHTEZA**
webmaster
webmaster

Mesazhe : 2033
Anėtarėsuar : 27 May 2007
Localisation : andej ,kendej

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga xheladin prej 11/9/2007, 10:40

shkruan: xheladin hamza

AROMA E DIELLZĖS

Njė trėndafil i kuq
I kėputur nė rrėnjė
Me petale tė lagura
Me lotėt e nxėnėsve
Ri nė bankėn e zbrazėt
Bash aty ku dikur Diellėza ulej...

Aromėn e ndjejnė
Nxėnėsit dhe mėsuesit
Tė shkollės sė Diellzės...

Gjatė orarit tė mėsimeve
Nė klasėn e saj me lot nė sy
Shpirti i saj vije ēdo ditė
Shoqeve dhe shokėve u thotė
“JA EDHE UNĖ JAM KĖTU, ME JU!”

11. 09. 2007.

xheladin
V.I.P.
V.I.P.

Mesazhe : 142
Anėtarėsuar : 13 Jun 2007
Localisation : rahovec

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga Xha Ademi prej 12/9/2007, 16:35

lona, Lindi, GISHTĖZA, Xheladin, ēka tė ju them? mė leni pa tekst. Unė nuk dij tjetėr ēka tė Ju drejtoj pos njė FALEM NDERIT TĖ MAAAAADHE. Rrofshi e pėr jetė qofshi tė nderuar. Unė e dij se Ju jeni tė mėdhenj.
"Jeta nuk matet me vitet e shkuara por me veprat e bėra gjatė sajė"

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

DIELLZA JETON NĖ ZEMRAT TONA

Mesazh nga Xha Ademi prej 16/9/2007, 22:43

[img]http://storage.msn.com/y1pnMzIJzJ7h005a3rTFrbyFJY5k6ws3_fI-M7GtEgkZd_cZ8-rjKycefDJrn8NHuQaCV9r02lfhMFf14K0q7aEbA[/img]
PREMIA

Reth njėmbėdhjėtė vjet me rradhė
qė shkuan si tė ishin njė,
e kisha ‘i pėllumbeshė tė bardhė
tė gjithė mė kishin lakmi.

Kjo qenie e pėrkryer
qė s’imagjinohej dot,
ish engjėll i shkėlqyer
e vetmja nė kėtė botė.

Gjithėnjė i thoja vetės
mė i lumturi jam n’kėtė botė,
se ate e kisha kėnaqėsi tė jėtės-
njė premi nga i Madhi Zot.

Por mė 29 tė muajit qershor
nė zemren time si njė shigjetė,
vie njė lajm mė shumė se i hidhur
se AJO, s’ėshtė mė nė jetė !

Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
pėr njė ēast driten do e ndalte,
obligim kish ndaj kėtij ylli
njė minut dhe ai t’ia falte.

Sikur lumi tė kuptonte
se ka ndodhė kjo fatkeqėsi,
ujt e Drinit do ndalonte
nuk do ecte rrjedhės sė tij.

Tė gjithė zogjėt kėngen do e ndalnin
sė kėnduari do tė pushonin,
njė ditė zi pėr te do tė mbanin,
nė vend tė kėngės do tė vajtonin.

Tė gjitha lulet kėsaj pranvere-vere
rrėke lotėsh do tė derdhin nė tokė,
edhe ato do tė qajnė kėsaj here,
edhe ato do tė mbajnė zi sot.

E unė s’do tė qaj vetem nė ditė sodit
por do tė vuaj gjerėsa tė jem gjallė,
sepse mbytja e Diellzės sime
shpirtė e zemėr mi ka kallė.

Se unė si gjysh t’shkruaj pėrkujtimin
pėr kėtė shpirtė tė shpirtit tim,
ėshtė mė shumė se thikė nė zemer
vėrtetė kjo s’ka, asnjė kuptim.
"Jeta nuk matet me vitet e shkuara por me veprat e bėra gjatė sajė"

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

Mesazh nga Xha Ademi prej 16/9/2007, 22:59

[
"Jeta nuk matet me vitet e shkuara por me veprat e bėra gjatė sajė"

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

NJERIU JETON PĖR AQ SA JETON VEPRA E TIJ

Mesazh nga Xha Ademi prej 18/9/2007, 19:07

Mr. Asllan Krasniqi :
KLINA ME RRETHINĖ NĖ VALĖT E HISTORISĖ
SADIK RAMA DHE UKĖ SADIKU
Gjurgjevikasit u dogjen dhe u poqen disa herė, por mbijetuan e dolen mė tė fortė. Ata dikur dinin pak shkrim e kėndim, por pėr urti e shkollė e kishin besen dhe oden.
Nga ky mjedis revolucionar e patriotik doli edhe Sadik Rama, ashtu si shumė luftetarė tė Lidhjės Shqiptare tė Prizrenit. Gjurgjeviku dha shumė trima. Sadik Ramen, Zeqir e Rexhė Isufin, Metė Ymerin, Bali Fazlinė, Ukė e Shaban Sadikun, profesorin e luftetarn Ymer Berisha, Smajl Hajdarin, Hali Sadrinė, Nezir Balinė etj. Sadik Rama ishte nga tė parėt qė mori pjesė nė Kuvendin e Madh tė Pejės nė janar tė vitit 1899, kryesuar nga patrioti i shquar Haxhi Zeka. Sadiku nė kėtė kuvend foli pėr zgjėrimin e luftės kundėr Perandorisė Osmanedhe pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ai u njoh me atdhetarėt siē ishin Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj., me tė cilėt edhe ishte vėlazėruar. Mė vonė u njoh edhe me luftetarin e madh Azem Bejta dhe me te mbeti bashkėluftetar dhe i afėrt gjithė jeten.
Sadik Rama ishte pjesmarrės aktiv nė luftė kunder pushtuesėve osmanė gjatė viteve 1903-1906 dhe 1908-1912, kur dhe qe plagosur rėndė.
Mė 1903 shqiptarėt u ngriten nė kryengritje kundėr reformave osmane, tė cilat ngarkonin tatimin ndaj shqiptarėve dhe vėshtirėsonin gjendjen e tyre nėn pushtim. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė vitit 1903, mbahet njė tubim i shqiptarėve afėr manastirit tė Deviēit, ndėrsa nė muajin mars mbahet njė tubim tjetėr i madh te Ura e Llukės. Nė kėto tubime Sadik Rama ishte gjithėnjė aktiv me njerėzit e tij. Tek Ura e Llukės merrnin pjesė edhe Tahir Sadiku dhe Tafil Uka nga Kijeva. Kėtu u kundershtuan reformat osmane nė luftė pėr mbrojtjen e interesave jetėsore kombtare dhe mė 1902-1904 e mė tutje kėto kundėrshtime u rriten nė kryengritje shqiptare, tė cilat kishin karakter tė plotė politik e nacional, tė drejtuara kundėr pushtetit osman dhe synimeve tė shteteve tė mėdha, si dhe tė atyre ballkanike ndaj tėrėsisė teritoriale shqiptare.
Nė fund tė vitit 1910 Turqia i kėrcnonte kryengritėsit pėr dorėzim. Nė kėtė kohė nė Mal tė Zi kishin emigruar 50 krerė shqiptarė, nė mesin e tė cilėve gjėndeshin edhe Isa Boletini, Sadik Rama etj. Me gjithė shpalljen e amnistisė, ata nuk pranuan tė kėtheheshin.
Nė fillim tė muajit shkurt 1912 konsuli i Prishtinės Milojeviq vuri kontakte edhe me Sadik Ramen e Ramadan Shabanin . Sipas udhėzimeve tė ministrit tė jashtėm Millanoviq, Milojeviqi i njohtonte ata se qeveria serbe do tė ishte e gatshme tė plotėsonte kėrkesat e tyre pėr armė, municion e tė holla por me kusht qė ne tė ardhmen tė vepronin vetėm sipas instrukcioneve tė konsulit tė Prishtinės. Si kusht i parė dhe themelor pėr marrjen e ndihmės ishte heqja dorė nga ēdo synim pėr autonominė administrative.
Gjatė pregatitjės sė kryengritjės u paraqit problem serioz sigurimi i armėve dhe i municionit, prandaj shqiptarėt pėr kėtė u shtėrnguan tė drejtohen nga Mali i Zi e Serbia. Kėtė qėllim e kishte edhe udhėtimi i Sadik Ramės, Bali Fazlisė e Metė Ymerit pėr nė Beograd. Nė fund tė muajit prill 1912 kur Sadik Rama, Qerim Begolli i Pejės dhe disa krerė tė tjerė ishin mbledhur nė shtėpinė e Xhemajl Agushit nė Prishtinė pėr tė pleqnuar ēėshtjen rreth kryengritjės, konsuli serb Milojeviq vazhdonte orvatjet pėr shtyerjen e fillimit tė kryengritjės. Ai pati disa takime edhe me Sadik Ramen tė cilit i dha disa pushkė, por vetėm atėherė kur ky i dha fjalen se do tė fillonte luften nė anen e Llapushės nė marrėveshje me te. Kėtu qendron shkaku qe u shkoi nė ndihmė kryengritėsve nė Istog me pak vonesė nė maj tė vitit 1912. Megjithate, qėllimi i kryengritėsve ishte tė siguroheshin armėt pėr t’u hedhur pastaj nė kryengritje, ndėrsa grumbullimi i tyre u bė nė Istog. Mu pėr kėtė nga Peja pėr nė Istog u nis njė taborr nizamėsh me dy topa dhe njė repart xhandarėsh, por kryengritėsve, edhepse me pak vonesė, u erdhen nė ndihmė 500 burra nga Llapusha, luftetarė tė Sadik Ramės, tė udhėhequr nga mixha i tij, Bali Fazlija. Pas njė lufte 24 orėshe ushtria turke pėsoi disfatė tė plotė dhe nuk guxoi tė vazhdonte aksioni derisa nuk erdhen pėrforcime tė reja nga Ferizaji. Rreth Istogut vazhduan luftėra tė rrepta deri nė muzgun e 11 majit 1912, kur fshati me predha topash u rrėnua tėrėsisht. Forcat kryengritėse u tėrhoqen nė mal, por nuk e ndėrprenė luften.
Sadik Ramen e gjejmė jo vetėm nė luftėra por edhe npėr kuvende burrash. Nga 17 deri 20 maj 1912 u bėnė besėlidhjet shqiptare tė anės sė Llapushės nė prani tė Hasan Prishtinės. Nė Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) u dėgjua me vemendje fjala e Sadik Ramės, i cili i udhėhiqte trimat e anės sė vetė dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėr kėtė kėnga popullore kujton :
“Po pėvet Hasan Prishtina,
Sadik Rama ku rri me trima?
Sadik Rama i Gjurgjevikut
burr i menēėm i odės s’ Junikut
shqipe malit, zemer trime
prijės i Rrafshi tė Dukagjinit”.
Nė verė tė vitit 1912 e gjithė Kosova ishte pėrfshirė nė kryengritje. Nė to, si gjithėherė, nder tė parėt ishte Sadik Rama. Pas kryengritjes, ai me shokė hyn nė Shkup mė 14 gusht, tė prirė nga Bajram Curri, me flamuj e muzikė, ku u priten si ēlirimtarė.
Edhe gjatė kohės sė luftėrave 1912-1918 luftetari Sadik Rama me shokė vazhdoi luften kundėr pushtuesėve tė rinj.

Sadik Rama nuk mashtrohet

Nė pranverė tė vitit 1919 Sadik Rama kishte krijuar njė rreth tė gjėrė e tė fortė me njerėz tė armatosur.. Pas luftės nė Radishevė edhe Azem e Shotė Galica kaluan nė Llapushė te patrioti Sadik Rama.. Tė dy kėta, si edhe tė afėrmit e Sadik Ramės, Metė Ymeri, Bali Fazlija, e Ramadan Shabani i Kijevės, deri nė maj 1919 vizitonin fshatrat e Llapushės, ku mbanin kuvende burrash dhe pėrgatitnin terenin e mobilizonin njerėzit pėr kryengritjen e madhe tė Llapushės kundėr Serbisė. Qeveria e Beogradit, krahas dhunės, nuk la pa perdorur edhe dredhinė, rrugen e lajkave e tė bisedimeve me Sadik Ramen e tė tjerė. Nė bisedime me Sadik Ramen heren e dytė qenė tė pranishėm edhe Njerėzit e Esad Pashės: Hasan bej Shijaku dhe Et hem Efendiu nga Durrėsi. Pėrpjekje tė tilla bėri edhe njė delegacion qė erdhi pėr kėtė qėllim nga Beogradi me nė krye me Aleksa Zhujoviqin, duke i afruar Sadik Ramės, pos tjerash, edhe 15 mijė napolona, por tė gjitha kėto ai i hodhi poshtė. Me gjith premtimin e gradave, rrogave e shumės sė madhe te tė hollave nga qeveria dhe njerėzit e Beogradit, pėrgjigjėja e Sadik Ramės, Azem Galicės etj, ishte se Kosova ėshtė shqiptare dhe do tė luftojė deri sa tė fitojė lirinė. Kėshtu patrioti Sadik Rama i hodhi poshtė me pėrbuzje prpozimet serbe dhe e ruajti tė paster nė thellėsi tė shpirtit ndjenjen e atdhedashurisė. Nuk kaluan shumė ditė e Sadik Rama me tė tjerė u dhanė urdhėr ēetave tė tyre t’ua drejtonin pushken serbėve. Nė kėto kryengritje grupin e ēetave tė anės sė Rahovecit e udhėhiqnin Sadik Rama, Ramadan Shabani, Metė Ymeri, Bali Fazlija etj. Populli shkonte pas tyre.
Naten e 5 majit 1919 kryengritėsit rrethuan qendren administrative tė Drenicės, Deviēin dhe tė gėdhirė tė ditės sė 6 majit filluan sulmin. Kryengritja u zgjėrua nė Llapushė, Drenicė e Rrafsh tė Dukagjinit. Patriotet nė kėtė rast kerkonin qė pushtuesit serbė tė tėrhiqeshin dhe i gjithė pushteti tė kalonte nė duar tė forcave kryengritėse. Nga Deviēi, Azem e Shotė Galica u kėthyen nė Gjurgjevik tė vogel ku ishte pėrqendruar edhe forca kryesore kryengritėse me Sadik Ramen. Kėtu forcat e Sadik Ramės u hetuan. Forcat serbe u nisen kinse pėr bisedime me Sadik Ramen, por kishin pėr qėllim ta kapnin e ta internonin. Nė Gjurgjevik tė Vogel Sadik Rama gjendej i rrethuar duke luftuar si dragua. Nė atė ēaste Bali Fazlija e Metė Ymeri ishin njohtuar pėr rrethimin e Sadikut.
Duke parė rrezikun se Sadik Rama mund tė binte nė duat tė serbėve, Baliu u nis me 200 trima dhe ēau rrethimin. Kėtė veprim e pėrshkruan edhe kėnga popullore :
“Sadik Rama trim drangue,
Nė Gjurgjevik ka mbetė rrethue
nė Gjurgjevik ka mbetė rrethue
si asllanat tuj luftue
fyt pėr fyt me serbijak
e tanė kulla u la me gjak”.
Lufta nė Gjurgjevik tė Vogel ne tė vėrtetė ishte zgjėrim i kryengritjės sė vitit 1919. Kjo kryengritje u zgjėrua sidomos nė Llapushė, prandaj quhet kryengritja e Llapushės. Me tė filluar luften Bali Fazlija ndihmohet menjėherė nga Zef Gjidoda, ktryetar ēete nė Lugun e Drinit..:
“Bash si llava tue shkue pas tij
Lugu i Drinit 300 shpi
Zef Gjidoda tue iu pri ... “.
Gjatė Lėvizjės Kombtare dhe luftėrave ēlirimtare uniteti ndėrmjet komuniteteve fetare ka qenė gjithėherė nė nivelin mė tė lartė. Nė krahina e Dukagjinit vepronte ēeta luftarake e Pjeter Arangjit, grupet e Gjeli Lugos, Zef Gjidodės dhe vėllait tė tij Pjeter Gjidodės. Poashtu, Isa Boletini kishte tubuar rreth vetės 400 veta (tė gjithė shqiptarė katolikė) kundėr ushtrisė turke dhe tė huajve tė tjerė. Kryengritėsit pėrparuan deri nė Zallē tė Pejės dhe Gjurakoc tė Istogut. Gjatė luftės zmbrapsen edhe fotrcat serbe tė ardhura nga Peja. Armiku pėsoi mjaft humbje. Vetėm gjatė njė sulmi. Forcat kryengritėse lanė 40 armiq tė mbytur nė Drinin e Bardhė. Sadik Rama ishte udhėheqės edhe i anės sė Rahovecit. Ai me kryengritėsit, sė bashku me Azem Galicen, depertoi fitimtar deri nė Rahovec. Ata thyen batalonet serbe qė erdhen nga Prizreni me nė krye kolonelin Kataniq dhe i detyruan tė nderprisnin luften.
Shkrimi ėshtė mjaft i gjatė nė librin e cekur por pėr kėtė herė unė po shkruaj vetėm kaq ndersa shpresoj se do tė vazhdoj me pjesėt tjera ditėve tė ardhėshme.
Si ilustrim kėtu unė po e postoj edhe poezinė time “Gjurgjeviku si kala” tė cilen ia kam kushtuar fshatit tė Sadik Ramė Gjurgjevikut dhe shumė trimave e heronjėve tė kėtij fshati i cili njėherit ėshtė edhe vendlindja ime.

GJURGJEVIKU SI KALA

Kur kėtij dheu iu sul armiku
pėr tė vrarė e djegė nė zjarr,
gjithėēka nis nga Gjurgjeviku
dhe Sadik Rama nė plis tė bardhė.

Nė gjithė etapat e historisė
ndoq traditen qė ia la i pari -
gjithėmonė ishte nė ballė tė trimėrisė
si zakon qė e ka shqiptari.

Qe nga koh' e osmanlisė
pėr kėtė tokė prore luftoi,
bijtė mė tė mirė – vigaj tė lirisė
kėtij vatanit ai ia dhuroi.

Dha Isuf Dushin me 20 anėtarė,
dha shumė burra, gra e fėmijė,
shumė Serbia i pat djegė nė zjarr
qė rrallė ndodh nė histori.

Bijt e tij s'e kursyen gjakun,
atdheut tė vet iu perkushtuan,
bashkė me motren Marie Shllakun-
kurr nga lufta s'u larguan.

Ymer Berisha bėn platformen
pėr ēlirim – bashkim kombėtar,
promotor qe i gjithė levizjės
vdiq e shkoi me faqe tė bardhė.

'I ēerek shekulli pas tė atit
Ukė Sadiku me shokė tė vet,
prap ia kėthu pushken armikut
qysh, baba Dikė i la amanet.

Kurdoherė qė thėrret vatani,
kur tė bijt i thėrret Shqipėria,
nder tė parėt me pushkė nė dorė
shkėlqen trimi Halil Sadrija.

Pa iu tremb kurr drita e syrit
e pėr tė mbrojtė truallin e tė parit -
si rrufe qė shkrepė prej qiellit
kėrcet pushka e Smajl Hajdarit.

Kėtu Azem Bejta me shumė shokė
e pas tij shumė trima tjerė,
solemnisht para flamurit
janė betuar tė vdesin me nderė.

Porsi uji qė rrjedh nder gurra
qė nuk shterrė e s'ka tė ndalė,
Gjurgjeviku dha shumė burra -
si Demė Rexhen – mendimtar.

Gjithė kėta trima tė Shqipėrisė
porsi yjet n'qiell, do tė shkėlqejnė,
pėr tė gjithė brezat qė do vijnė
udhėrrėfyes pėr ta do tė jenė.

Kėta ranė me nderė n'altar tė lirisė,
me faqe tė bardhė shkuan nė pėrjetėsi,
rruajten nderin e shqiptarisė -
zoti i madh i past shperbly.

Dhe, si kala qė i pershkon shekujt,
nga stuhitė qė s'mund tė shkatrrohet
Gjurgjeviku i fortė si hekur,
ka pse mburret dhe krenohet.

Adem Berisha
"Jeta nuk matet me vitet e shkuara por me veprat e bėra gjatė sajė"

Xha Ademi
V.I.P.
V.I.P.

TaurusRat
Mesazhe : 115
Anėtarėsuar : 01 Jun 2007
Age : 60
Localisation : Republika e Kosovės
Emploi : poet i vockėl

Mbrapsht nė krye Goto down

Faqja 1 e 2 1, 2  Tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Te tjera :: Diellza

Drejtat e ktij Forumit:

Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi