Feja dhe nacionalizmi

    Share

    zapata
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve : 7
    Data e rregjistrimit : 04/02/2008

    ?? Feja dhe nacionalizmi

    Mesazh nga zapata prej 8/2/2008, 17:55

    Emiljano ALEKSI :al:

    =======

    Disa udhėheqės politikė tė shteteve tė mėdha kujtojnė se ėshtė merita e tyre qė janė nė pozicionin e drejtimit tė politikės botėrore. Pėr ta bėrė mė tė qartė kėtė po citojmė dialogun e zhvilluar ndėrmjet Pilatit dhe Jezusit nga ungjilli i Gjonit kapitulli 18-19 kur ky i fundit iu dorėzua nga farisenjtė pėr t’u gjykuar.

    -Dhe Pilati tha: Domethėnė ti je mbret? Jezusi u pėrgjigj:

    -Ti thua qė mbret jam unė. Unė pėr kėtė kam lindur dhe pėr kėtė erdha nė kėtė botė, pėr tė treguar tė vėrtetėn. Ēdo njeri qė ėshtė me tė vėrtetėn dėgjon zėrin tim.

    -I thotė Pilati: Kush ėshtė e vėrteta dhe mė tej.

    -Dhe hyri Pilati pėrsėri brenda dhe i thotė Jezusit: Nga je ti? Ndėrsa Jezusi nuk i dha asnjė pėrgjigje atij.

    -I thotė Pilati: Tek unė nuk pėrgjigjesh, nuk e di qė kam pushtet tė tė kryqėzoj dhe pushtet tė tė liroj?

    -U pėrgjigj Jezusi: Nuk do kishe asnjė pushtet mbi mua nė qoftė se nuk do tė tė ishte dhėnė nga lart (domethėnė nga Zoti), prandaj t’i qė do mė dorėzosh do tė kesh mėkatin mė tė madh.

    Nė kėtė dialog del e qartė qė asnjė njeri nė kėtė botė duke pėrfshirė dhe mė tė fuqishmin nuk ėshtė merita e tij qė ndodhet nė atė pozicion dhe asgjė nuk bėhet pa vullnetin e Zotit.

    Duke kaluar nė pikėpamjen fetare pėr nacionin (kombėsinė) del qė feja pranon identitetin kombėtar, domethėnė qė njė njeri ėshtė francez, tjetri italian, tjetri gjerman, tjetri kinez, tjetri shqiptar e kėshtu me radhė. Po kur vjen puna qė nė politikė luhet karta e nacionalizmit dhe kur dikush fillon tė postulojė superioritetin e njė kombi karshi njė kombi ose kombeve tė tjera, kėtu biem nė kundėrshtim me parimet fetare.

    Si nė dhiatėn e vjetėr, si nė ungjill ashtu edhe nė kuran njerėzit vlerėsohen nė bazė tė besimit dhe jo tė nacionalitetit.

    Eksperienca historike e dy shekujve tė fundit ka treguar se nė shumicėn e rasteve karta e nacionalizmit ėshtė luajtur nga disa udhėheqės shtetesh kryesisht ateistė pėr tė pėrqendruar pushtetin nė duart e veta dhe pėr tė kaluar nė diktaturė. Duke filluar me Napoleon Bonapartin nė fillim tė shekullit tė 19-tė dhe pastaj duke kaluar te Hitleri dhe Stalini rreth mesit tė shekullit tė 20-tė, Mao Ce Dunin nė Kinė dhe Enver Hoxhėn nė Shqipėri dhe Millosheviēin nė Serbi, Sadam Husseinin nė Irak etj, ėshtė luajtur nė fillim me kartėn e nacionalizmit dhe mė vonė pasi kanė pėrqendruar pushtetin nė duart e veta kanė kaluar nė diktaturė tė egėr, diku mė shumė e diku mė pak nė shumicėn e tyre qė tashmė dihet nga tė gjithė.

    Librat fetarė asnjėherė nuk kanė vlerėsuar njeriun nga kombėsia, por nga shkalla e besimit tek Zoti. Nė ungjill thuhet qė shkoni tek tė gjitha kombet (fjalėt e Jezusit), tė predikoni ungjillin po kėshtu edhe nė Kuran qė thuhet se kurani ėshtė shpallje pėr tė gjithė botėn. Bile nė njė hadith tė profetit Muhamed thuhet qė nuk ėshtė mė i mirė arabi nga jo arabi nė shkallėn e besimit (dhe jo si disa puritanė islamė tė grupit tė Bin Ladenit dhe ndonjė tjetri qė postulojnė superioritetin e kombeve arabe karshi kombeve tė tjera).

    Komunizmi qė ka dashur tė verė nė organizimin e jetės shoqėrore parimet e ungjillit duke hequr Zotin si rregullues absolut i kėsaj jete nė kėtė botė pėrfundoi nė njė diskreditim dhe disfatė tė turpshme.

    Nė mėnyrė tė veēantė nė bazė tė aktualitetit dėshiroj t’u drejtohem nacionalizmit dhe nacionalistėve serbė.

    Ju mendoni se po ju bėhet padrejtėsi historike pėr ngjarjet qė ju kanė ndodhur nė vitet e fundit. Por unė do tė pėrpiqem ta trajtoj nga ana fetare.

    Sė pari, ju keni qenė kombi brenda kuadrit tė ish-Jugosllavisė qė keni pėrhapur ideologjinė komuniste dhe ateiste nė vendet ballkanike, bile nė Greqi qė pėr fat tė keq ka mjaft ateistė akoma edhe sot ideologjia komuniste e pėrhapur nga Moska staliniste nėpėrmjet jush nė Ballkan shkaktoi njė luftė civile me shumė viktima.

    Sė dyti, nė raport me shqiptarėt paraardhėsit tuaj brenda kuadrit tė ish-Partisė Komuniste jugosllave si Miladin Popoviēi, Velimir Stoiniēi, Stefan Mugosha etj, vendoset nė krye tė Partisė Komuniste shqiptare njė ateist tė tėrbuar Gjirokastre, Enver Hoxhėn, i cili shpėrfytyroi bazėn morale tė kombit shqiptar nė njė luftė tė egėr antifetare tė hapur qė nuk kishte ndodhur tek asnjė ndėr vendet ish-komuniste, dhe pastaj latė duart si Pilati edhe ikėt.

    Atėherė, ju nacionalistė serbė kujtoni se do tė ngeleni tė pandėshkuar nga Zoti pėr kėtė pėrgjegjėsi historike? Mos iu shkojė mendja, do tė pėrgjigjeni njė mė njė pėr hapjen e ideve ateiste dhe komuniste nė Ballkan me pasojat e tyre. Koha do ta tregojė atė.

    Ndėrsa ata qė e duartrokitėn Enver Hoxhėn pėr luftėn e tij tė paskrupullt antifetare bashkė me disa servilė qė e rrethonin dhe disa sekretarė partie injorantė u pagua me njė tranzicion shumė tė dhimbshėm qė e kemi parė tė gjithė gjatė 17 viteve.

    Nė kohėn tonė vihen re dy fenomene qė lidhen me tolerancėn. Nga ato vende qė kam parė unė deri mė sot se nė kohėn e Hoxhės kam qenė i izoluar nė majat e maleve pėr njė kohė tė gjatė, bile do tė ishte njė ėndėrr pėr tė dalė jashtė shtetit.

    E para ėshtė toleranca nacionale. Ndėr vendet mė tipike qė kanė aplikuar tolerancėn nacionale qė pėr mua ėshtė e admirueshme janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kėtė vend tė madh, qytetar i tė cilit jam edhe vetė nuk vlerėsohet njeriu as nga kombėsia dhe as nga raca, nuk bėhet dallim nėse je i bardhė apo i zi, a je evropian apo aziatik, por vlerėsohet nga aftėsia nė punė dhe nga bagazhi intelektual. Mendoj qė tė tjerėt duhet tė marrin eksperiencė nga Amerika nė kėtė fushė dhe tė mos merren me fraza nacionaliste si kohėt e fundit Ugo Ēaves nė Venezuelė qė nė shumicėn e rasteve kanė synim pėr tė grumbulluar pushtetin.

    E dyta, ėshtė toleranca fetare. Mendoj se ēdo njeri duhet tė shikojė me sytė e tij njė gjė dhe jo tė niset nga fjalėt e tė tjerėve. Kėtė tolerancė fetare e kam parė nė Turqi ku isha para disa ditėsh nė Stamboll dhe vura re njė dukuri befasuese pėr mua.

    Meqenėse me njė grup miqsh tė mi tė vjetėr vizituam disa spitale tė Stambollit si “Metropolitan” etj pėr ēudinė time, nė katin e parė tė kėtyre spitaleve pashė afėr njėra-tjetrės njė kishė ortodokse tė vogėl, njė kishė katolike tė vogėl, njė sinagogė izraelite dhe sigurisht edhe xhami dhe secili mund tė falej sipas besimit tė vet. Gjithashtu nė qytetin e Stambollit kishte rreth 270 kisha dhe mjaft sinagoga. Kėshtu qė faktet hedhin poshtė opinionet dhe pasionet personale qė nė shumicėn e rasteve nuk janė objektive, por subjektive. Dhe nė Shqipėri kemi njė tolerancė fetare ndėrmjet feve kryesore, por toleranca qė kam parė nė Stamboll ėshtė mbresėlėnėse.

    Mė nė fund janė disa klerikė kryesisht peshkopė, por edhe fetarė islamikė, ekstremistė qė u bėjnė iso politikanėve nacionalistė, duke shkelur nė mėnyrė flagrante librat e shpalljeve. Kėta nė mėnyrė tė sigurt janė tė ēregjistruar nga pozicioni fetar dhe ndėshkimi i tyre ditėn e gjykimit do tė jetė i madh. Jezusi ka thėnė se ai qė do tė jetė i pari duhet tė jetė shėrbėtor i tė gjithėve. Dhe nuk matet besimi dhe shenjtėria nga rrobat e stolisura dhe as nga limuzinat qė t’u mbajnė ēadrat disa vartės tuaj, gjė qė e bėjnė edhe disa politikanė pa bazament, mė tepėr pėr t’u dukur. Ndėshkimi juaj, klerikė tė nderuar, do tė jetė shumė i dhimbshėm, edhe ferri ose xhehenemi do jetė i hapur pėr ju.

    Materializmi i shfrenuar i ditėve tona qė pėr fat tė keq e kanė edhe disa klerikė po ēon shoqėrinė njerėzore nė njė polarizim agresiv dhe drejt tatėpjetės, por edhe kjo tatėpjetė morale do tė ketė fundin e saj dhe ndėshkimi i Zotit do tė jetė atėherė kur nuk e prisni.

    ====:al:

    dashnori shkodran
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 62
    Data e rregjistrimit : 08/03/2008

    ?? Re: Feja dhe nacionalizmi

    Mesazh nga dashnori shkodran prej 12/7/2008, 10:39

    Nacionalizmi asht mi gjithca e per gjithca, ai qe nuk asht nacionalist asht injorant, veturrys e tradhtar qe shet vedin per asgja

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:34