Toleranca fetare nuk ėshtė konjukturale, por dogmatike

    Share

    zapata
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve : 7
    Data e rregjistrimit : 04/02/2008

    default Toleranca fetare nuk ėshtė konjukturale, por dogmatike

    Mesazh nga zapata prej 8/2/2008, 17:59

    Dihet tashmė qė Shqipėria pėrbėn njė ndėr vendet ku toleranca ndėrmjet besimeve fetare ėshtė e admirueshme dhe kėtė e pranon edhe faktori ndėrkombėtar. Merita nė kėtė rast u takon nė radhė tė parė njerėzve tė thjeshtė tė popullit dhe pastaj drejtuesve tė klerit si ortodoks, si katolik dhe si ai mysliman e bektashian.

    Nga data 20 deri mė 25 gusht ka qenė festa e imam Abaz Aliut nė malin e Tomorit. Ndėrmjet shumė vizituesve qė kanė ecur nė kėmbė pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė ka qenė Kryeministri dr. Sali Berisha, i pari Kryeministėr qė merr rrugėn me kėmbė pėr nė njė vend fetar. Po t’i referohemi historisė fetare thuhet qė imam Abaz Aliu ka ikur me gjithė kalė duke pėrshkuar distancėn nga Qerbelaja ku u zhvillua njė betejė e pabarabartė nė 10 tetor tė vitit 680 ndėrmjet padrejtėsisė, tradhtisė dhe intrigės tė pėrfaqėsuar nga famėkeqi Jezit dhe drejtėsisė, sinqeritetit dhe besimit tė pastėr tė pėrfaqėsuar nga nipi i profetit imam Hyseni. Nė kėtė betejė u masakruan disa dhjetėra njerėz, rreth 70 vetė shumė prej tė cilėve kanė qenė tė afėrm tė familjes sė profetit.

    Disa politikanė akuzojnė Sali Berishėn pėr diktator. Por le t’i referohemi argumenteve logjike. Njė njeri besimtar si Berisha duke pasur frikė dhe besim te Zoti kurrė nuk mund tė jetė diktator sepse feja nuk predikon dhunėn. Historia ka treguar se gjithė diktatorėt kanė qenė ateistė duke pėrfshirė edhe diktatorėt komunistė. Kėshtu duke filluar nga Neroni dhe duke kaluar pastaj nė kohėt mė tė reja, tek Napoleon Bonaparti, Hitleri, Lenini, Stalini, Enver Hoxha dhe tė tjerė qė janė diktatorė tipikė, dikush mė shumė e dikush mė pak kanė qenė tė gjithė ateistė, prandaj tė gjithė ata qė akuzojnė Berishėn hyjnė nė kampin e ateizmit dhe materializmit. Ėshtė e qartė qė asnjė njeri nuk ėshtė kartė e bardhė, duke filluar qė nga unė qė po shkruaj, por e rėndėsishme ėshtė nė beson apo nuk beson tek Zoti, je idealist apo materialist, tė tjerat janė sekondare.

    Nė kėtė rast dėshiroj tė tregoj njė histori tė vėrtetė rreth vitit 1968 kur unė isha 28 vjeē nė fshatin Mallagjesh tė Elbasanit, ka qenė njė Hoxhė me emrin Ramazan Alla, tė cilit i kishte dalė nami se kuronte shumė njerėz me mjete fetare edhe disa bimė mjekėsore. Nė kohėn qė Enver Hoxha zhvilloi sulmin donkishotesk kundra institucioneve fetare nė shkurt tė vitit 1967 nė fjalimin famėkeq nė Mat, Hoxhėn e futėn brenda nė burg. Nė atė kohė ish-kryeministri Mehmet Shehu qė kishte njė problem familjar mori vesh pėr Hoxhėn dhe dėrgoi disa njerėz tė besuar qė tė kontaktonin me tė pėr kėtė problem qė ishte punė sėmundjeje. Hoxhė Mallagjeshi (kėshtu e thėrrisnin) edhe me tė cilin unė mė vonė kam pasur miqėsi tė ngushtė i tha qė ta ēojė personin e sėmurė nė kishėn e Laēit, dhe Mehmeti e ēoi. Tė nesėrmen personi u shėrua dhe Mehmeti nė pamundėsi pėr tė dalė hapur nxori Hoxhėn nga burgu, la tė lirė vajtjen nė kishėn e Laēit edhe u mundua tė rikonstruktojė njė pjesė tė rrugės. Kėto janė tė dhėna direkt nga goja e Hoxhės, i cili fatkeqėsisht ndėrroi jetė nė vitin 1985. Po tė ishte pėr Enverin, do t’i kishte shkulur edhe gjurmėt e mureve tė kishės, por harroi qė Zoti shikon ēdo gjė dhe jep dėnimin pėr atė qė meriton. Dėshiroj tė shpreh dhe respektin tim pėr Ilir Metėn, i cili disa herė ka shkuar nė majė tė Tomorit.

    Duhet theksuar qartė qė toleranca edhe respekti i ndėrsjellė i tė gjitha besimeve fetare monoteiste nuk ėshtė njė marrėveshje konjukturale ose politike, por ėshtė dogmatike qė rrjedh nga vetė natyra e fesė.

    Kėshtu nė ungjillin e Mattheut kapitulli 5:17:18:19 Jezu Krishti thotė: ‘‘Mos mendoni se erdha pėr tė asgjėsuar ligjin e Moisiut dhe udhėzimet e profetėve. Nuk erdha pėr t’i asgjėsuar ato, po pėr t’i bėrė realitet. Unė Mėsia po ju them. Deri sa tė jetė qielli dhe toka asnjė shkronjė dhe asnjė presje nuk do t’i hiqet ligjit (tė Moisiut). Prandaj kushdo qė do tė shkelė, edhe mė tė voglin nga kėto urdhra dhe tė shtyjė njerėzit tė bėjnė ashtu, do tė jetė mė i vogli nė mbretėrinė e Zotit. Po kush i bindet njė urdhri tė tillė dhe i mėson tė tjerėt tė bėjnė ashtu do tė nderohet nga ata qė do tė ndodhen nė mbretėrinė e Zotit...’’

    Nė kėtė rast Krishti fare qartė tregon dhe predikon respektin dhe ruajtjen e vlerės tė shpallur nga tė gjithė profetėt para tij, pra vetė krishterimi si dogmė postulon unitetin e shpalljeve profetike.

    Tani kalojmė nė Kuran, librin themelor tė shpalljeve tė islamizmit. Nė suren El Bekare dhe versetin 285 thuhet:“I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė tij, edhe ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, engjėjve tė tij, shpalljeve tė tij, tė dėrguarve tė tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e tij dhe thanė: iu pėrgjigjem thirrjes dhe respektuam urdhrin, kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė, vetėm tek t’i ėshtė ardhmėria jonė... ”

    Pra njė besimtar i mirėfilltė, qoftė i krishterė dhe qoftė mysliman duhet tė respektojė tė gjithė ata qė pranojnė njė zot dhe nuk duhet t’i konsiderojė si armiq.

    Kryetarėt e besimeve fetare nė Shqipėri janė pėr t’u lavdėruar se janė munduar tė ruajnė deri diku harmoninė ndėrmjet besimeve fetare nė vend, ndėrsa ngjarjet e Bosnjės tregojnė qė nė radhė tė parė janė udhėheqėsit klerikalė qė janė marrė mė tepėr me politikė duke u larguar shumė nga rruga e zotit.

    Nė kohėn tonė kemi njė numėr tė madh ateistėsh dhe materialistėsh qė nuk besojnė tek zoti, madje disa nga kėta marrin pjesė nė organizata sataniste, kėshtu qė besimtarėt e feve monoteiste duhet tė shikojnė gjėrat qė i bashkojnė, dhe jo ato qė i ndajnė pėr t’u bėrė ballė rrebeshit tė ateizmit qė po vėrshon nė tė gjithė vendet, diku mė shumė e diku mė pak.

    Duhet theksuar qė tek asnjė fe si nė dhiatėn e vjetėr, si nė ungjill ashtu edhe nė Kuran nuk predikohet dhuna, por bindja dhe mirėkuptimi dhe respekti reciprok.

    Pėr ta bėrė mė tė qartė po citoj versetin 256 nė suren El Bekare ku thuhet: “Nė fe nuk ka dhunė, ėshtė e sqaruar e vėrteta nga e kota...”

    Nėse nė histori dhe nė kohėn tonė ka aspekte dhune si vetėvrasjet e kamikazėve dhe bomba tek faltoret e Zotit, kjo nuk ka tė bėjė fare me fenė kuranore islame, por pėrfaqėsuesit e saj pėrbėjnė njerėz ekstremistė tė majtė duke pėrfshirė dhe disa grupe komuniste si ushtria e kuqe japoneze dhe grupi Maoist ekstremist terrorist dhe kamikamizmi ėshtė karakteristikė e terroristėve ateistė dhe jo i shpalljeve kuranore ashtu siē ėshtė nė histori nata e Shėn Bartolemeut ku u vranė nė Paris me qindra gra e fėmijė nga pėrleshjet ndėrmjet katolikėve dhe protestantėve ose nė ditėt tona nė Irlandėn e Veriut ndėrmjet katolikėve dhe protestantėve. Tė gjithė terroristėt, vrasėsit, kriminelėt do ndėshkohen nga Zoti ditėn kur do tė japin llogari pėrpara tij. Si konkluzion duhet ritheksuar qė tė respektosh fenė e tjetrit ėshtė detyrė e shkruar nė librat e shpalljeve qė nė radhė tė parė duhet ta respektojnė klerikėt qė drejtojnė komunitetet fetare. Ata qė nuk e bėjnė do tė dėnohen pesėfish duke mbajtur nė shpatulla dhe mėkatet e tė tjerėve.

    Nė pėrfundim dėshiroj tė ritheksoj qė bashkėjetesa dhe toleranca fetare nė Shqipėri ėshtė meritė nė radhė tė parė e besimtarėve shqiptarė tė tė gjitha besimeve dhe pastaj tė drejtuesve tė komuniteteve fetare. Uroj qė kjo bashkėjetesė me ndihmėn e Zotit tė madhėrishėm tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.

    EMILJANO ALEKSI
    :al:

    ``Blerta``
    moderator
    moderator

    Numri i postimeve : 3352
    Mosha : 31
    Vendi : london
    Loisirs : ca esht kjo me?:D
    Data e rregjistrimit : 03/06/2007

    default Re: Toleranca fetare nuk ėshtė konjukturale, por dogmatike

    Mesazh nga ``Blerta`` prej 9/2/2008, 17:43

    :ups:

      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:20