Fati i dialogut ndėrfetar

    Share

    zapata
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve : 7
    Data e rregjistrimit : 04/02/2008

    default Fati i dialogut ndėrfetar

    Mesazh nga zapata prej 8/2/2008, 18:10

    EMILJANO ALEKSI


    Shqipėria, sikurse dihet, ėshtė vend multifetar pėr shkak tė ekzistencės sė katėr komuniteteve kryesore, qė pėrmbledhin besimtarė tė moshave dhe krahinave tė ndryshme, por edhe pėr faktin se ekzistojnė variante besimi qė kanė hyrė rishtazi te ne dhe kanė, edhe ato, disa komunitete numerikisht tė vogla besimtarėsh, por gjithėsesi tė pranishme.

    Nė filozofinė bashkėkohore perėndimore ka njė preokupim tė madh lidhur me kushtet dhe rrethanat e dialogut midis individėve dhe grupeve shoqėrore qė iu pėrkasin feve, kulturave, gjuhėve, traditave morale, racave, kombėsive tė ndryshme. Sidomos nė botėn e sotme tė globalizuar ky aspekt merr njė rėndėsi tė veēantė pėr shkak tė faktit se si rezultat i pėrzjerjes sė popullsive qė mė parė jetonin disi tė veēuara, pėr shkak tė emigracionit tė brendshem qė vjen si pasojė e eksodeve tė forta rurale, por edhe si rezultat i flukseve migratore tė jashtme, brenda tė njejtit qytet, zonė urbane, apo krahinė, tanimė ndodh qė jetojnė individe dhe raca tė perzjera, individė me besime, pėrkatesi etnike, gjuhe krejt tė ndryshme prej njeri tjetrit.

    Nė kushtet e shoqėrive demokratike, sikurse aspiron te behet edhe shoqeria shqiptare, nuk duhet harruar se lidhur me dialogun nderfetar ka lindur nje avantazh i madh, por edhe njė vėshtirėsi e madhe. Avantazhi i madh ka tė bėjė pikėrisht me faktin se tė gjitha komunitetet dhe individėt kanė tanimė mundėsinė e madhe dhe tė lumtur per tė shprehur lirisht dhe pa asnjė kufizim idetė e tyre, bindjet e tyre fetare, kulturat e tyre specifike. Por, nga ana tjetėr, lind rreziku i krijimit tė ndarjeve tė mėdha socio-kulturore dhe komunitariste brenda tė njejtės shoqėri, lind rreziku i krijimit tė moskuptimeve, keqkuptimeve, i tėhuazimeve tė ndryshme tė banorėve tė tė njejtit qytet, midis shtetasve tė tė njejtit komb, midis fqinjėve, dhe pėrse jo, edhe brenda familjeve kulturalisht mikste.

    Shoqėritė multifetare sikurse ėshtė edhe jona, kanė brenda edhe bukurinė mahnitėse tė njė larushie kulturash, besimesh, ritesh, qė vijnė nga thellėsitė e historisė, por pėrmbajnė edhe rrezikun e pėrēarjeve apo ndarjeve komunitariste qė mund tė marrin forma dhe shkallė tė ndryshme mprehtėsie.

    Autorė tė njohur nė shkencat humane dhe nė filozofi janė marrė prej kohėsh me kėtė problem, mendim tė cilin ne na duhet t’a lexojmė pa rreshtur nėse duam qė tė njohim sfidat qė qendrojnė pėrpara dialogut tonė ndėrfetar dhe nėse kemi synimin qė tė evitojmė qė ky dialog apo specifikat e besimeve tė ndryshme tė kthehen nė vija ndarėse konfliktuale midis grupeve tė besimit qė ekzistojnė nė Shqipėri.

    + + +

    Qysh prej disa dekadash, Pol Lazarsfeld, njė nga pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė « Shkollės sė Kolumbias », arrinte tė bėnte zbulimin e madh se individi nė shoqėritė e sotme moderne nuk reagon ndaj fakteve tė ditės, ndaj ngjarjeve politike, ndaj mediave, thjesht dhe vetėm nė rrugė individuale. Qendrimi individual ėshtė njė e dhėnė qė vjen prej statusit demokratik tė gjithėseicilit qė gėzon tė drejta dhe liri individuale, por kjo nuk do tė thotė se edhe realisht, nga pikėpamja e rrafshit sociologjik, individėt kanė qendrime, besime, reagime, qė janė thjesht individuale dhe mund tė injorojnė krejtėsisht vlerat e bashkėsive profesionale, familjare, krahinore, apo edhe fetare tė grupit tė cilit ata i pėrkasin.

    Lazarsfeld duke studjuar sjelljen e kėtyre grupeve primare, ku bėjnė pjesė edhe komunitetet fetare, shprehet se individi ka prirjen psikologjike tė njehsohet me bashkėsinė e vlerave tė komunitetit ku ai jeton pėr shkak se ka nevojė t’i largohet ankthit individualist, pra shpesh ka prirjen t’i largohet njė gjykimi tė pavarur, duke fituar siguri kolektive brenda grupit tė vet tė pėrkatėsisė qoftė, sikurse shprehej ai, edhe duke paguar faturėn e konfomizmit. Lazarsfeld nuk mungonte pra tė fliste pėr « beneficitin e konformizmit ».

    Nga kjo pikėpamje, gjykoj se duhet mbajtur parasysh se pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, me ndėrtimin e lidhjeve tė reja shoqėrore dhe me praninė e prirjeve tė reja politike, ekonomike dhe demografike, u shpėrbėnė shumė grupe tė mėparshme socio-profesionale dhe krahinore, ndėrkohė qė individi nisi tė njohė njė shkėputje nga grupi i vet primar sikurse ėshtė familja dhe kolektivi i punės apo edhe vetė opinioni publik i zonės sė ngushtė ku ai jetonte mė parė. Ndėrkohė lindėn ose mė mė mirė tė themi rilindėn komunitetet fetare dhe nisėn tė marrin tė drejtėn qytetarisė shprehjet e lira tė lidhjeve tė besimit.

    Nė kėtė plan, sikurse thekson Lazarsfeld, individi nė shoqėrinė demokratike ndodhet brenda njė situate disi tė dyzuar, apo edhe kontradiktore. Nga njera anė ai ėshtė qė qenie qytetare me tė drejta individuale, dhe njė shtet demokratik e kėrkon diēka tė tillė, por nga ana tjetėr, pikėrisht pėr shkak tė njė mjedisi shoqėror demokratik, individi njehsohet dhe reagon gjithnjė e mė fort nė bazė tė vlerave tė tij grupale, duke pėrfshirė, nė rastin e besimtarėve, edhe pėrkatėsitė apo traditat e tij fetare.

    Kėshtu ka vend tė mbahet parasysh njė farė tensioni qė krijohet midis statusit juridik dhe politik individual tė qytetarit dhe statusit tė tij kolektiv, pra si qenie brenda komuniteteve tė ndryshme. Ekzagjerimi i pėrmasės individuale ēon drejt njė individualizmi qė bjerr vlerat morale tė gjithkujt dhe e atomizon shoqėrinė, ndėrsa ekzagjerimi i pėrmasės komunitariste, ciladoqoftė ajo, pėrmban rrezikun e komunitarizmit, pra tė pėrmbylljes sė individit brenda rrethit tė ngushtė tė grupit nė tė cilin ai bėn pjesė.

    Nga tė dhėnat sociologjike qė janė mbledhur, gjykoj se ndėr ne pėrkatėsitė fetare tė besimtarėve tė ndryshėm nuk i kanė mbyllur ata brenda njė ndėrgjegjeje dhe lidhjeje tė ngushtė ekskluzive tė pėrcaktuar nga feja e tyre.

    Pėr arėsye nga mė tė ndryshmet, tė cilat mund tė debatohen, fatmirėsisht konstatohet se lidhja shoqėrore e pėrgjithshme ndėrindividuale sot te ne nuk mbetet e fragmentuar brenda afiniteteve tė caktuara shpirtėrore dhe fetare qė individė tė ndryshėm kanė me njeri tjetrin. Nga pėrsonat e anketuar, rezulton se vetėm 13,76 % e tyre me banim nė periferitė urbane dhe 08,72 % e atyre me banim nė qendrat qytetare tė marra nė konsideratė, pohojnė se kanė marrėdhėnie tė dobėta ose tė rralla me individė qė iu takojnė besimeve tė tjera fetare. Tė tjerėt gjykojnė se pavarėsisht besimeve qė kanė, bashkėpunimi i tyre profesional, miqėsor, fqinjėsor, etj, nuk mbyllet brenda njė rrethi tė ngushtė komunitarist.

    Parė nga ky plan, mund tė thuhet se megjithėse shoqėria e sotme shqiptare nuk i njeh enklavat me bazė fetare, pėrsėri nuk ėshtė se s’vihen re edhe qendrime tė ndryshme komunitariste qė kanė tė bėjnė me prirje qė tentojnė t’a mbyllin individin ekzkluzivisht vetėm brenda rrethit tė ngushtė tė grupit fetar, t’a shtyjnė atė qė veē reagimit tė pėrbashkėt nė planin e vlerave shpirtėrore fetare, tė mbajė disi nėn presion edhe qendrime pėr ēėshtje tė botės profane sikurse ėshtė politika, lidhjet miqėsore, dashurore apo martesore, mėnyrat e veshjeve, si edhe tė kėrkojnė tė mbivendosen mbi tė drejta dhe liri qė kushtetuta demokratike ia njeh ekskluzivisht individit dhe vetėm atij.

    Sa pėr tė marrė njė shembull, dėshėroj tė pėrmend tė dhėnėn sociologjike sipas sė cilės nga tė anketuarit qė shprehen se shkojnė pėr ditė nė njė institucion fetar, 40,35 % e tyre na kanė pohuar se nėse ndonjė i afėrm apo mik i tyre do tė kishte idenė dhe dėshirėn pėr tė ndėrruar besim fetar, atėhere ata do t’a kishin quajtur kėtė njė turp, njė mosrespektim nga ana tij tė traditave tė tė parėve, dhe do tė ushtronin tė gjithė ndikimin e tyre qė kjo gjė tė mos ndodhte. Raporti midis besimeve fetare kėtu shndėrrohet nė njė raport midis turpit dhe nderit, pra kthehet nga njė dialog nė njė marrėdhėnie morale qė i vendos tjetrit etiketa morale denigruese. Etiketimi moral denigrues jo vetėm e bllokon dialogun ndėrfetar nė rrafsh ndėrindividual dhe mė gjerė, por e zėvendėson debatin me argumente me njė proēes stigmatizimi tė tjetrit nė planin moral, psikologjik dhe social, duke krijuar kushtet qė dialogu ndėrfetar tė kthehet nė njė marrėdhėnie tė ngrirė, tė forcojė disi me anė tė presionit psikologjik kufijtė e komunitetit shpirtėror, duke i hapur rrugė prirjeve komunitariste, e mė sė fundi, duke shėnuar ato vija mbi tė cilat mund tė ngrihet njė konflikt social i caktuar.

    Tė gjitha kėto janė shkallė dhe nuancime graduale qė nisin me diferencėn kulturore dhe fetare, ēka ėshtė njė pasuri shoqėrore e paimagjinueshme pėr shoqėrinė, dhe nėse nuk kuptohen si duhet, fatkeqėsisht, mund tė ēojnė shkallė shkallė drejt njė fragmentarizimi voluntarist qė jo vetėm mund tė pėrgatisė parakushte pėr konflikt shoqėror, por nis edhe tė tregojė shenja tė rėnies nė kundėrshtim edhe me tė drejtat individuale brenda njė shteti ligjor.

    + + +
    Fatmirėsisht, feja, filozofia, shkenca i kanė tė gjitha kėto potencialitete. Mjafton tė kthejmė sytė nga trashėgimia e shkencėtarve tė tillė si Anjashtajni, Haizenbergu, Nils Bori, etj. pėr tė kuptuar se nė letrat, ditaret, librat apo tekstet filozofike qė ata na kanė lėnė insistojnė fort te ideja se shpjegimi vetėshkaksor i botės nuk mund tė jetė i tillė, aq i hekurt, aq i sigurt, aq i plotė, aq pretendues saqė tė japė shpjegime tė ngurta dhe tė mjaftueshme pėr tė mos i lėnė hapėsira besimit te mistikja.

    Nė filozofinė bashkėkohore mbizotėron ideja se shkaku dhe pasoja nuk janė veēse mėnyra njerėzore, tė kufizuara, tė kuptimit tė botės sė menduar prej njeriut. Kategoritė racionale nuk janė veēse forma interpretative tė botės.

    Filozofi i sotėm gjerman Habermas lidhur mesa mė sipėr theson : « Shumėsia e perspektivave interpretative pėrbėn arsyen qė na bėn tė themi se pėrse njė refleksion monologjik, cilido qoftė ai dhe qė ēon nė formulimin e maksimave tė pranueshme si ligje tė pėrgjithėshme, nuk e shteron parimin e universalitetit. Vetėm si pjesmarrės nė nė dialog pėrfshirės qė synon mbėrritjen e konsensusit ne mundemi tė ushtrojmė virtytin e empatisė ndaj diferencave tona reciproke, tė cilat dalin nė pah gjatė perceptimit tė njė situate tė njejtė tė pėrbashkėt.»

    Filozofi Habermas ka pra njė kuptim krejt novator mbi konceptin e universales dhe tė universalitetit. Ky koncept nuk qendron te njė ide apo maksimė e vetme qė pėrjashton tė tjerat. Pėrkundrazi, ai formohet nga shumėsia e tezave interprative tė ndryshme.

    Pėrtej idealiteteve qė krijojnė kategoritė logjike ndodhet qenia, e cila nuk mund tė jetė veēse e interpretuar nga simbolikat logjike tė shkencės dhe tė filozofisė, fatmirėsisht nė tė mirė tė njeriut, tė teknikės dhe tė pėrparimit, por qė, nė ēdo rast, nuk mund tė barazohen kurrėsesi me vetė qenien si tė tillė.

    Shoqėria shqiptare, sidomos sistemi i saj masiv i tė nxėnit shkollor, ka shumė pėr tė bėrė nė mėnyrė qė tė shkėputet nga materializmi i keqkuptuar dhe i vulgarizuar tej mase nė vitet e shkuara.

    Ka njė fushė tė gjerė bashkėpunimi edhe midis feve tė ndryshme pėr hir tė shėndoshjes morale tė shoqėrisė sonė. Debatet nga njė herė edhe tė eksituara pėr numurin e besimtarėve tė ēdo feje, pėr hamendjet subjektive lidhur me pyetje disi « luksoze » se tė cilės fe kanė qenė patriotėt tanė tė mėdhenj, qoftė edhe pėr ēėshtje principiale sikurse janė ato lidhur me unicitetin apo trinitetin e qenies hyjnore fuqiplotė etj. nuk duhet tė mbulojnė kurrėsesi mundėsinė e dialogut konstruktiv, pra nė shėrbim tė njė kauze tė pėrbashkėt.

    Le tė mbajmė nė konsideratė kėtu se tė anketuarit tanė, ndonėse pohojnė me gojė plotė faktin se marrėdhėniet ndėrfetare nė vend janė pėrgjithėsisht tolerante dhe nė respekt tė bashkėjetesės sė plotė, ata shprehin edhe njė farė qendrimi kritik mbi shkallėn e bashkėpunimit tė komuniteteve tė ndryshme fetare qė funkionojnė nė shoqėrinė e sotme shqiptare. Vetėm 23,41 % e tė anketuarve, pra afėrsisht njė ndėr katėr tė anketuar, shprehen se ka njė farė bashkėpunimi ndėrfetar nė Shqipėri. Pjesa tjetėr e tyre ėshtė shumė skeptike pėrsa mė sipėr.

    Dialogu ndėrfetar sikurse cilado formė tjetėr dialogu shoqėror dėmtohet nėse dialoguesit janė tė mbyllur krejtėsisht brenda sistemit tė vlerave dhe tė botėkuptimit tė tyre. Mendimtarė tė shquar nė fushėn e filozofisė, antropologjisė dhe tė komunikimit, sikurse ėshtė edhe Gregory Bateson, i shkollės sė Paolo Altos nė Kaliforni, shpjegojnė sot se ēdo individ apo komunitet i mbyllur vetėm brenda sferės sė vlerave tė veta bėhet i paaftė qė tė kuptojė tjetrin, biles, mė shumė se kaq, humbet pra edhe aftėsinė pėr tė kuptuar veten sepse e « gjykon veten sipas vetes ».

    Nė kėtė mėnyrė, sikurse e ka shprehur edhe filozofi francez Zhak Derrida, tjetri, hapja ndaj tjetrit, pėrpjekja pėr t’a pranuar tjetrin, pėr t’a kuptuar tjetrin, ėshtė njė kusht i mundėsisė pėr tė kuptuar veten. Vetja kuptohet nėpėrmjet tjetrit. Respektimi dhe mbajtja e njė dialogu me tjetrin, nė kuptimin e njė individi apo grupi qė iu pėrmbahet besimeve dhe vlerave tė tjera fetare dhe kulturore ėshtė mjeti kryesor pėr tė mos u mbyllur brenda obsesioneve kulturore brendapėrfshirėse, e cila do tė shkaktonte pastaj edhe njė ērregullim tėrėsor tė kujtdo nė marrėdhėniet e tij me botėn dhe me veten.

    Fatmirėsisht te ne nuk konstatohet nė pėrgjithėsi njė mbyllje e besimtarėve tė feve tė ndryshme brenda universit tė vlerave dhe besimeve qė ata ushqejnė. Shkaqet lidhur me kėtė gjendje janė tė shumta lidhur me kėtė gjendje hapjeje ndaj tjetrit. Ato vijnė pėr rrethana edhe nga mė paradoksalet. Nganjėherė kėtu ndikon EDHE cektėsia e besimeve fetare ndėr shqiptarėt, qė jo rrallė paraqiten skeptikė ndaj ēdo forme argumentimi shkencor, filozofik, ideologjik apo fetar. Nga tė anketuarit tanė, pėrshembull, na rezulton se shumė prej tyre qė shprehen si besimtarė jo gjithėmonė besojnė nė pavdeksinė e shpirtit. Pyetjes « A besoni te pavdekėsia e shpirtit ? » i janė pėrgjigjur pozitivisht 52,62 % e tė anketuarve. Po kėshtu pėrmend faktin se diskutimet me temė fetare zėnė njė vend boll tė ekuilibruar mes debateve tė tjera midis shqiptarėve tė sotėm, tė cilėt me thėnė tė drejtėn kanė shumė halle dhe shqetėsime pėr t’iu bėrė ballė. 16,43 % e tė anketuarve tanė pėrgjigjen se tema e dialogut tė pėrditshėm kur hasin besimtarė tė tjerė tė sė njetės fe ėshtė ajo me natyrė kyesisht fetare. Tė tjerėt pohojnė se rrahin njė tematike larushe ēėshtjesh.

    Parė nė kėtė prizėm gjykoj se ėshtė me rėndėsi fakti qė individė tė besimeve tė ndryshme jetojnė pėrgjithėsisht nė hapėsira sociale, profesionale, fqinjėsore tė pėrzjera, ēka ėshtė edhe produkt i tė gjithė historisė sonė kombėtare. Pra, fakti qė Shqipėria nuk pėrbėn njė model enklavimi territorial tė komuniteteve tė ndryshme fetare ka njė domethėnie tė rėndėsishme nė nxitjen e marrėdhėnieve kryesisht tė hapura midis njerėzve me besime fetare tė ndryshme. Por, nga ana tjetėr, nė disa zona periferike me qendrat e mėdha urbane, pėr shkak tė eksodeve masive dhe disi tė pėrshpejtuara konstatohen grumbullime njerėzish, familjesh, individėsh me pėrkatėsi rajonale, fisnore tė pėrbashkėt, e pėr, rrjedhojė, si njė fakt kolateral, edhe me identitet tė pėrbashkėt besimesh fetare. Nga anketa del se pėrgjigjedhėnės tė ndryshėm pohojnė se tani, si rezultat i ndryshimeve tė fundit demografike, jetojnė mė afėr se mė parė me besimtarė tė sė njejtės fe. Nga tė anketuarit nė periferitė urbane tė tillė janė 23,85 % e tyre, kurse nga tė anketuarit nė brendėsi tė qendrave qytetare, kėtė pėrgjigje e japin 19,05 % e tyre.

    Ėshtė e udhės qė pėr tė mos i mbyllur qytetarėt brenda hapėsirave simbolike disi homegjene dhe pėr t’a lehtėsuar dialogun horizontal midis tyre, qoftė edhe me natyrė dhe tematikė fetare, koha ka ardhur qė edhe organet e specializuara t’a mbajnė parasysh kėtė tė dhėnė shumė parėsore nė kuadrin e politikave tė tyre pėr administrimin dhe rregullimin e territorit.


    dashnori shkodran
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 62
    Data e rregjistrimit : 08/03/2008

    default Re: Fati i dialogut ndėrfetar

    Mesazh nga dashnori shkodran prej 12/7/2008, 10:40

    Feja 1 e padiskutushme e shqiptarit duhet me kene shqiptaria si ka than Pashko Vasa

      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:24