Kanuni i leke Dukagjinit

    Share

    Vizitor
    Vizitor

    default Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga Vizitor prej 26/5/2008, 17:27

    Prej veriut e deri nė jug tė Shqipėrisė u praktikua kanuni duke njohur disa ndryshime edhe pse kishin tė njėjtėn bazė ato ishin evidente.
    Lidhur me kėtė paraqesim njė pjesė tė tekstit nga vepra:
    "Iljaz Gogaj,Mirash Ivanaj personalitet i shquar i universit shqiptar,Tiranė,2004.,ku nė faqėn 80 shkruan:
    "Teza e laurės sė Martinit ishte zgjedhur nga e drejta doksore shqiptare,pra nga Kanuni i Maleve.
    Si banorė i atyre anėve ku,kishte lindur kanuni dhe ku ai kishte gjetur zbatim,falė edhe kulturės solide qė kishte fituar si student i dalluar,nė drejtėsi,shtjellimin e lėndės sė kėsaj teme,Martini e ks bėrė me nivel qė ruan vlera tė mirėfillta shkencore.Nė disa dokumente tė fondit dokumentar tė trashigimisė sė tij,ai e korigjon me guxim shkencor Shtjefėn Gjeēovin pėr pasaktėsi tė vrejtura te"Kanuni i Lekė Dukagjinit",tė botuar prej tij me 1914 nė revistėn"Hylli i Dritės".Duke lėnė menjanė intrasigjencėn e stilit tė rreptė kritik tė Ivanajt,puna e tij pėr kanunin,pėr vlerėn shkencore e historike meriton vėmendjen e specialitėve".
    Nė lidhje me tekstin nė fjalė duhet tė mendojmė dhe tė ndalemi e ta citojmė nga Kanuni i Lekės nga faqja 25"Njatė herė kur ti teket djalit asht i lirė me e lshue vajzėn e xanun..."dmth. tė fejuarėn,por duhet ta dimė se kėtu nė Malėsinė e Madhe ndėr shekuj reagimi ishte i ashpėr dhe pėr raste tė tilla shpreheshin"-Kushė asht ai ēi ma lshon vajzėn,motrėn,hallėn kur ti teket atij..."etj.Ishin tė caktuara dy punė apo dy tė kėqija tė bame nga ana e fejuemes pėr tė cilat ndahej automatikisht,pėrndryshe ndodhte tjetra.Ata tė cilėt e lexojnė kėtė do tė ishte mirė tė sqarojnė se si u praktukua dhe trajtua problemi nė fjalė.
    Martin Ivanaj vėllai i Mirash Ivanaj,tė cilėt pėrveē tė tjerash shkruan edhe 24 poezi tė emruara me titull kuptim plotė"Epopeja e Njeriut".Ja disa vargje nga poezia"Kalimtare":




    dhe ne vazhdojmė me ngutje e hov
    tė bindur se bota me ne fillon,
    koha e vdekur maje shpirtit vajton
    dhe varri i lagėsht e quan veten hyjnor,
    pa e ditur se fillimi i fundit troket nė derė
    dhe amshimi n gajasje shpėrthyesa na pėrqesh...
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Jeta e njė 17-vjeēari nė lakun Kanunor

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 20/7/2008, 19:36

    Jeta e njė 17-vjeēari nė lakun Kanunor
    .
    Nga Fatime Kulli



    Ka 17-18 vjet qė nė Shqipėri,
    jeta e njerėzve tė pafajshėm ėshtė kthyer nė njė makth tė
    vėrtetė, ata jetojnė ēdo ditė, ēdo orė tė kėrcėnuar nėn tundimin e fenomenit
    vrastar tė gjakmarrjes. Ky fenomen kanunor ne shqiptarėve na kthen nė kohė tė
    mesjetės (para 600 viteve, kur tek ne s'ekzistonte shtet, s'ekzistonte ligj, u
    formulua ligji i Kanunit tė Lek Dukagjinit, i cili vazhdoi gjatė pėr tė
    disiplinuar "sedrėn e burrave"). Dhe nė atė kohė, Kanuni e kreu misionin e tij
    mjaft mirė. Por sot vazhdon tė aplikohet hija e Kanunit, edhe pse jemi nė
    shekullin e XXI, Kanuni i Lek Dukagjinit ėshtė degraduar, "fanatikėt" e Kanunit
    kanė shtjer me pushkė edhe mbi gratė dhe mbi fėmijėt. Nuk dua tė bėj njė listė
    me statistikė pėr vrasjet e turpshme tė burrave qė ngrenė tytėn e pushkės dhe
    qėllojnė mbi gratė dhe tė miturit, por dua tė them se shoqėria jonė vuan, vuan,
    ne nuk kemi njė shtet ligjor pėr tė mbrojtur jetėn e njerėzve tė pafajshėm, qė
    s'kanė kryer asnjė krim, s'kanė bėrė asnjė shkelje ligjore, por i vetmi "faj" i
    kėtyre njerėzve ėshtė se janė pjesėtarė tė gjenezės tė fisit tė atyre qė kanė
    bėrė njė vrasje dhe sot vuajnė dėnimin sipas ligjeve tė shtetit nė fuqi.


    Pikėrisht, pėr kėtė fenomen vrastar kanunor, po pasqyroj njė rast
    konkret:

    Njė 17 vjeēar nga Bushati i Shkodrės, i quajtur Dritan Martin
    Marku (i ditėlindjes 19.11.1991), nxėnės nė vitin e dytė tė Shkollės sė Mesme e
    Bashkuar, nuk shkon nė shkollė i lirė si tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij.
    Dritan Marku shkon i shoqėruar nėn masa tė rrepta sigurie, pasi djaloshin 17
    vjeēar e ndjek nga pas hija e frikės sė gjakmarrjes, nga hasmi i fisit tė tij.
    Njė kushėriri i tij, Ndoc Marash Marku nė vitin 1998 (para 10 jetėsh) ka kryer
    njė vrasje, pėr tė cilėn po kryen dėnimin me 20 dhe 25 vjet heqje
    lirie.

    Pėr kėtė ėshtė angazhuar e gjithė trupa pedagogjike e shkollės sė
    mesme ku studion Dritani.



    Ja vendimi i Gjykatės sė Rrethit
    Gjyqėsor Shkodėr qė ka dhėnė ndėshkimin ligjor pėr krimin e bėrė nga kushėriri i
    babait tė Dritanit, Ndoc Marash Marku.






    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 20/7/2008, 19:38


    2- Kėrcėnim pėr vrasje Dritanit, djalit tė Martin Markut me dt.17.05.2006

    Para dy vjetėsh, nė mediat lokale ėshtė pasqyruar njė lajm i frikshėm, ngjarje kjo qė
    tronditi opinionin e gjithė veriut shqiptar. Kur Martin Marku, po udhėtonte nė
    punėn e tij, nė rrugė i bėnė pritė me armė, (nga njė njeri i pa identifikuar)
    duke qėlluar mbi automjetin e tij, atentat ky qė paralajmėronte kėrcėnim serioz
    pėr jetėn e tij dhe familjes sė tij, nė emėr tė gjakmarrjes. Pikėrisht, ngjarja
    ka ndodhur me dt.17.05.2006 nė orėn 19.00 nė rrugėn Lezhė-Shkodėr, vendi afėr
    guroreve Torrovicė, ku Martin Marku po udhėtonte me automjetin e tij Benc me
    targa: SH 4768 L.

    Sipas kronikės sė lajme tė asaj kohe, (2006-ėn)
    Martini nė vend tė parė ka pas djalin e tij Dritanin 14-15 vjeē rreth 200 m. nga
    rruga, kur nga mali ėshtė ēuar nga prita njė person qė i ka drejtuar armėn tek
    kėmbėt e djalit. Kėto skena tė llahtarshme ku qytetarėt e botės i shohin vetėm
    nėpėr filma horror, Martin Marku dhe djali i tij Dritani i kanė pėrjetuar
    realisht me ankthin e frikės sė vdekjes, qė vetėm Zoti i ka shpėtuar. Martini, i
    ati i Dritanit 14 vjeē-15, e ka ulur djalin tek kėmbėt e tij dhe e ka mbuluar me
    trupin e tij, me dorėn e majtė ka mbajtur timonin drejt pa e parė rrugėn prej
    200 metrash (rrėfente atėherė Martin Marku nė kronikėn e lajmeve). Tek njė vend
    i quajtur Bend ka takuar policin rrugor tė shėrbimit, i cili lajmėroi ekspertėt
    ku u bėnė procedurat rreth ngjarjes terrorizuese. Martini e mori djalin e vogėl
    dhe e strehoi tek daja i tij, tė traumatizuar i cili vazhdon nė kėtė gjendje
    edhe nė sot, qė po shkruajmė. Pėr momentin, rrėfente Martini (nė atė kohė),
    mendonte se mund tė ishin grabitės, por ai s'kishte qenė grabitės, pasi ai
    qėlloni me breshėri drejt automjetit tė tij, duke e biruar nga plumbat. Ai ishte
    kėrcėnim i hapur pėr tė paguar "haraēin" e krimit tė kryer nga kushėriri i tyre
    (qė po vuan dominim me burg). Megjithėse Martini, atėherė u shpreh se nuk njoha
    njeri, fakti i kėrcėnimit me armė ndaj djalit tė tij, ishte dhe ėshtė evident
    pėr njė hakmarrje tė mundshme, pasi shteti ėshtė i pafuqishėm ndaj fenomenit
    kanunor.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 20/7/2008, 19:39

    3-Gjakmarrje, ky fenomen vdekje
    prurės


    Si do t'i vijmė nė ndihmė Dritanit 17 vjeēar, tė jetojė i lirė, pa
    pasur frikėn e "lakut" vdekjeprurės kanunor?


    Gjakmarrje, ky fenomen vdekje prurės i shoqėrisė sonė, nuk tregon aspak qytetari, zhvillim, por tregon
    fytyrėn e njė shteti tė paralizuar, inkopetent pėr tė zbatuar ligjet e
    Kushtetutės. Dhe ky fenomen mesjetar ka njė origjinėn tė hershme, qė s'i
    shkėputen vargonjtė e hijes sė zezė tė gjakmarrjes, qė nė kushtet e mos marrjes
    sė pėrgjegjėsisė nga shtetarėt, politikanėt qė krekosen nė tribunėn e
    parlamentit, me kostume tė modės sė fundit, nė fshatrat tona, nė rrugė e bare
    njerėzit vrasin njėri tjetrin, sikur tė ishin nė fushėbetejė me armiqtė dhe kėta
    njerėz pretendojnė se i kryejnė kėto vrasje se marrin "hak" pėr
    gjakmarrje...


    Kėtė gjendje po e pėrjeton edhe 17 vjeēari Dritan Marku, nė Bushat. Ai nė vend qė tė jetojė jetėn ashtu si bashkėmoshatarėt e tij, vuan frikėn se dikush do tė shtjerė pushkėn e gjakmarrjes mbi tė, pa bėrė asnjė mėkat nė jetėn e tij, e jo mė ndonjė krim. Gjakmarrja, kjo shtyllė kurrizore e kodit penal tė Lekė Dukagjinit, i quajtur Kanun vazhdon tė funksionojė krejt lirshėm edhe sot. Sipas shifrave zyrtare, nė emėr tė Kanunit kėtė vit janė tė ngujuara mbi 1500 familje, (fakte kėto tė bėra prezent edhe nga gazeta prestigjioze "New York Times". Kjo lloj "vetė-drejtėsie" nuk gjen asnjė lloj
    pengesė nė ēdo skaj tė vendit. Por zėri i politikės ėshtė i asfiksuar pėrballė
    kėtyre ngjarjeve, shteti ėshtė gjunjėzuar, s'ka mė autoritet ligjor, s'ka mė
    forcė ligjore e politika humane..


    Nė komunėn e Bushatit dhe nė disa fshatra tė Nėnshkodrės numėrohen mbi 1500 familje qė me lidhje fisnore nuk komunikojnė me njėri-tjetrin e as shkėmbejnė vizita pėr shkak tė
    mosmarrėveshjeve, mbi 200 familje qė janė tė mbyllura ,brenda mureve ferr tė
    ngujimit. Pėr hir tė sė vėrtetės, policia i ėshtė gjendur pranė familjeve tė
    ngujuara, por nuk mjafton kjo, kur shteti nuk ka njė strategji pėr tė ndaluar
    kėtė fenomen tė kobshėm. Mos serioziteti dhe pėrkushtimi i shumė qeverive nė
    kėto 17-18 vjet, nuk ka arritur t'i rikthejė autoritetin e ligjit pėr t'i thėnė
    ndal vrasjeve hakmarrėse, ndal vetėgjyqėsisė! Dhe kjo gjendje e amullt, kaotike
    e shtetit, e politikės shqiptare dhe e pafuqisė pėrballė fenomenit tė
    gjakmarrjes ka ngjallur panik dhe pasiguri pėr jetėn e njerėzve tė pafajshėm.



    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 20/7/2008, 19:43

    4-Misioni i Pajtimit Mbarėkombėtar, i pamundur tė pajtojė dy
    familjet nė hasmėri




    Pėr rastin e familjes Martin Marku, i cili mė
    parė ėshtė kėrcėnuar me armė, dhe jeta e djalit tė tij nė Bushat, Shkodėr ėshtė
    e pasigurt, ka qenė i pranishėm Misioni i Pajtimit Mbarėkombėtar "Nėnė Tereza",
    i cili ka ndėrhyrė disa herė qė kėto dy familje tė pajtohen, (Pra familja e tė
    ndjerit, viktimė e kushėririt tė Martin Markut), ku familja e atij qė ka bėrė
    krimin janė larguar nga Shqipėria, mbetet i pranishėm gjithnjė rreziku pėr jetėn
    e djaloshit 17 vjeēar, Dritan Marku, pasi ai ėshtė i vetmi "BURRĖ", sipas
    KANUNIT i fisit Marku qė jeton nė Bushat. Madje i ati i viktimės ėshtė shprehur
    para Misionarėve tė Pajtimit: "Unė kisha vetėm njė djalė qė ma vranė edhe unė do
    tė gjej njė baba qė ta lė pa djalė". Dhe pėr tė qetėsuar shpirtin e lėnduar tė
    tė atit tė viktimės, i vetmi baba qė ka njė djalė tė vetėm nė Shqipėri, ėshtė
    Martin Marku.

    Por djali 17 vjeēar, Dritan Martin Marku kėrkon tė jetojė i lirė, pa ankthe, pa frikė se dikush mund t'i bėjė pritė nė derė tė shtėpisė, a nė rrugė, pasi ai s'ka bėrė asnjė faj, asnjė krim. Pėrse shteti nuk i siguron atij tė drejtėn mė elementare sipas Konventės tė Drejtave tė Njeriut, atė tė
    lirisė, duke e mbrojtur sipas ligjeve nė fuqi. E kur shteti ligjor nuk ėshtė i aftė tė mbrojė jetėn e njė minoreni siē ėshtė Dritan Marku, ku jeta e tij ėshtė nė shėnjestėr tė kėtij fenomeni mesjetar e vrastar.


    Fatime Kulli

    Gazetare



    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    alinos
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga alinos prej 21/7/2008, 14:18

    Vrasin per nder te motres dhe te dashurin
    Dibėr, tre vėllezėrit Buci kanė vrarė motrėn 17 vjeē dhe tė dashurin e saj teksa ndodheshin nė shtrat. Ngjarja e paramenduar kohė mė parė.

    Ekzekutojnė motrėn dhe tė dashurin sepse po bėnin seks

    DIBĖR- Vėllezėrit ekzekutojnė motrėn e tyre adoleshente dhe tė dashurin e saj pasi i gjetėn duke bėrė seks. Ngjarja tragjike ka ndodhur paraditen e djeshme nė banesėn e familjes Buci nė fshatin Lurė tė rrethit tė Dibrės. Dy tė rinjtė, Nazife Buci dhe Granit Gjosi, respektivisht 17 dhe 18 vjeē janė ekzekutuar teksa ndodheshin sė bashku nė shtrat nga vėllezėrit e vajzės, Selman Buci, Urim Buci dhe Ylli Buci. Ata kishin kohė qė kishin planifikuar vrasjen dhe po prisnin vetėm momentin qė tė kapnin tė dashurin e motrės nė shtėpinė e tyre.

    Tre vėllezėrit Buci kishin kohė qė dyshonin pėr njė lidhje tė motrės sė tyre 17- vjeēare Nazifes. Madje ata kishin dėgjuar se shpesh herė i dashuri i motrės sė tyre, i cili banonte si ata nė fshatin Lurė tė Dibrės, shkonte nė shtėpinė e tyre kur Nazifja ishte vetėm. Fillimisht ata kanė pyetur motrėn pėr vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje dhe kur ajo ia ka mohuar janė pėrgatitur pėr tė kapur tė dashurin e saj nė flagrancė. Selman, Urim dhe Ylli Buci kanė pritur pėr njė muaj qė tė shikonin motrėn me tė dashurin e saj 18- vjeēar, Granit Gjosi. Por ēifti i tė rinjve e kishte mėsuar kėtė gjė dhe gjithmonė i fshihej vėllezėrve. Madje qė nga ajo kohė ata nuk ishin takuar fare. Por paraditen e djeshme vajza i ka dėrguar fjalė tė dashurit se ajo mund ta takonte atė ditė sepse do tė ishte e vetme nė shtėpi. Vėllezėrit i kishin thėnė Nazifes se do tė shkonin nė mal pėr tė prerė dru pėr dimrin dhe se ajo duhet tė rrinte e vetme nė shtėpi. Gjatė kėsaj kohe ata i kishin kėrkuar tė motrės qė tė gatuante nė mėnyrė qė kur tė ktheheshin, pas disa orėsh, tė gjenin gjithēka gati.Me tė mėsuar kėtė lajm 18- vjeēari Granit Gjosi ka shkuar nė shtėpinė e tė dashurės sė tij dhe ėshtė fshehur nė pritje qė tė dalin prindėrit dhe njerėzit e tjerė tė familjes sė saj. Rreth orės 11.00 djali 18- vjeēar ka parė qė tre vėllezėrit Selman, Urim dhe Ylli Buci tė dalin nga shtėpia.Ai i ka ndjekur ata deri sa janė larguar pėrmes njė shtegu tė hapur nė dėborė dhe mė pas ėshtė kthyer nė oborrin e shtėpisė tė sė dashurės. Nė atė moment ajo ia ka bėrė me shenjė se gjithēka ishte gati dhe se ai mund tė shkonte brenda.

    Djali ka hyrė me nxitim nė shtėpi duke qenė tepėr i sigurtė se nuk e kishte parė askush. Por largimi i vėllezėrve tė vajzės ishte i gjithi njė kurth i sajuar prej tyre. Ata ishin fshehur disa metra larg shtėpisė duke pritur qė i dashuri i motrės tė hynte brenda. Menjėherė tre vėllezėrit kanė marrė armėt qė i kishin fshehur jashtė shtėpisė dhe kanė rrethuar banesėn. Ata nuk i kanė lėnė asnjė shteg tė dashurit tė motrės dhe vetė asaj qė tė shpėtonte. Nė orėn 11 e 30 minuta ata kanė hyrė brenda nė banesė duke gjetur tė motrėn dhe tė dashurin e saj tė shtrirė nė shtrat nė dhomėn e gjumit. Dy tė rinjtė nuk kanė pasur asnjė mundėsi qė tė reagojnė apo tė mbrohen pasi njė breshėri e gjatė automatiku i ka lėnė tė vdekur nė vend. Nga rindėrtimi i ngjarjes qė ka bėrė policia ėshtė zbuluar se ēifti ėshtė qėlluar fillimisht nga jashtė shtėpisė. Plumbat e parė janė qėlluar nga dritarja dhe mė pas ėshtė qėlluar sėrish nga njė distancė e afėrt. Dyshohet se ai qė ka qėlluar ėshtė 32- vjeēari Urim Buci. Pasi kanė kryer krimin, tre vėllezėrit nuk janė menduar aspak dhe kanė dalė tepėr qetėsisht nga shtėpia. Sipas banorėve tė fshatit, ata kanė vazhduar rrugėn tė qetė nė drejtim tė Mirditės.

    Krismat e armėve kanė alarmuar banorėt e fshatit tė cilėt kanė dalė tė shohin se ēfarė kishte ndodhur. Pak minuta pasi kanė parė tre vėllerzėrit qė tė largohen nga shtėpia ata kanė hyrė atje dhe janė tmerruar nga ajo qė i ka dalė pėrpara syve. Menjėherė ata kanė njoftuar policinė lokale dhe kanė denoncuar ngjarjen e ndodhur. Por edhe pas kėtij njoftimi policisė i janė dashur orė qė tė shkojė nė vendin e ngjarjes dhe tė shikojė se ēfarė kishte ndodhur.
    avatar
    alinos
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga alinos prej 21/7/2008, 14:18

    Graniti e Nazifja ishin njohur qė tė vegjėl dhe tėrė kohėn rrinin bashkė por askush nė fshat nuk kishte besuar se duheshin



    DIBĖR- Historia e dashurisė mes dy tė rinjve kishte nisur qė nė moshė tė mitur, kur ata ishin ende nė shkollėn 8- vjeēare por askush nuk kishte besuar seriozisht nė tė. Pas marrjes nė pyetje tė tė dy familjeve dhe banorėve tė fshatit, hetuesit kanė zbuluar edhe fillesėn e kėsaj lidhjeje qė pėrfundoi dje nė mėnyrėn mė tragjike tė mundshme. Sipas tyre, zakonet kanunore, tė cilat vazhdojnė qė tė ekzistojnė ende nė kėto zona tė thella malore, kanė bėrė qė lidhja ndėrmjet dy tė rinjve tė pėrfundonte nė kėtė mėnyrė makabre. Sipas tyre, familja e vajzės nuk mund ta pranonte nė asnjė mėnyrė qė kjo histori tė vazhdonte mė gjatė.

    Hetuesit e policisė sė Dibrės kanė nisur hetimet pėr tė zbuluar mė shumė nė lidhje me dy tė rinjtė, jeta e tė cilėve pėrfundoi tragjikisht dje. Burimet e policisė pohuan se banorėt e fshatit e dinin qė nė fillim pėr kėtė lidhje por askush nuk e ka besuar shumė. "Ata janė njohur nė shkollėn tetėvjeēare. Djali ishte njė vit mė i madh por ata rrinin tėrė kohėn bashkė. Duke banuar nė njė fshat, tė gjithė i shikonim qė rrinin bashkė. Edhe pas shkollės fillore i kemi vėnė re se rrinin shumė me njėri- tjetrin por askush nuk mendonte se ata kishin krijuar njė lidhje dashurie mes tyre. Kėtu nė fshat ėshtė e pamundur qė tė krijosh njė lidhje dashurie. Mė parė duhet tė pyesėsh familjet dhe tė respektosh zakonet qė ka edhe kanuni",- kanė thėnė pėr policinė banorėt e fshatit. Sipas tyre, pėr kėtė shkak askush nuk i ka kushtuar shumė rėndėsi kėsaj lidhjeje por pak muaj mė parė kanė nisur qė tė dalin edhe fjalėt e para. Njerėzit kanė folur nė fshat se kėta tė dy mund tė ishin tė lidhur me njėri- tjetrin dhe kjo i ka shkuar nė vesh tė dyja familjeve. Vėllezėrit e vajzės e kishin pyetur Nazifen se si ishte e vėrteta e lidhjes sė saj me Granitin por ajo e kishte mohuar atė. Pas disa ditėsh debate dhe pyetjesh vėllezėrit ia kishin ndaluar tė motrės qė tė fliste me Granit Gjosin, e jo mė tė rrinte me tė. Kjo gjė e ka mėrzitur tej mase vajzėn, e cila ka kėrkuar nė tė gjitha mėnyrat pėr tė takuar tė dashurin e saj 18- vjeēar.

    Ndėrkohė djali i ka dhėnė njė tjetėr pėrgjigje familjes sė tij. Ai ka pranuar se kishte njė lidhje me 17- vjeēaren Nazife Gjuzi dhe se donte tė lidhte jetėn me tė. Madje ai i ka pohuar prindėrve se lidhja kishte nisur prej kohėsh dhe se vajza ishte dakord qė tė vazhdonte mė tej. "Ata janė njohur qė tė vegjėl dhe me kalimin e viteve kishin vendosur qė ta lidhnin jetėn me njėri- tjetrin", kanė pohuar fqinjėt e tyre pėr policinė. Sipas tyre, familja e vajzės njihej si njė nga mė tė mirat nė fshat dhe brenda pak kohėsh njerėzit e djalit do tė kėrkonin dorėn e saj.

    Njohja

    anit Gjosi dhe Nazife Buci ishin njohur qė tė vegjėl bashkė. Ata kishin shkuar nė tė njėjtėn shkollė, ishin rritur nė tė njėjtin fshat dhe gjithmonė rrinin bashkė. Kjo ka nisur qė kur ata ishin nė shkollėn tetėvjeēare nė fshatin Lurė tė Dibrės

    Dashuria

    Me kalimin e viteve dy fėmijėt u rritėn dhe ata filluan tė mendonin seriozisht pėr njėri- tjetrin. Mes tyre lindi njė histori dashurie, e cila u mbajt e fshehtė ndaj tė tjerėve. Kur nė fshat dolėn fjalėt vajza e mohoi ndėrsa djali u pėrgatit pėr fejesė

    Sherri

    Tre vėllezėrit e vajzės, Selman, Urim dhe Ylli Buci, nuk e kanė besuar atė kur i ka thėnė se nuk kishte asnjė lidhje dashurie me 18- vjeēarin Granit Gjosi. Ata kanė nisur ta ngacmojnė dhe disa herė kanė arritur deri sa janė zėnė pėr kėtė ēėshtje

    Vrasja

    Tre vėllezėrit kishin kohė qė po ruanin motrėn e tyre dhe dje ata kanė parė Granit Gjosin qė tė hyjė nė shtėpinė e tyre. Disa minuta mė pas ata kanė shkuar nė shtėpi tė armatosur dhe i kanė gjetur tė dy nė shtrat duke i qėlluar pa paralajmėrim

    "E dinim pėr lidhjen dhe po mendonim qė tė dėrgonim njerėz tek familja Buci. Ajo vajzė na pėlqente shumė"


    Edituar pėr herė tė fundit nga klea nė 21/7/2008, 14:20, edituar 1 herė gjithsej
    avatar
    alinos
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga alinos prej 21/7/2008, 14:19

    DIBĖR- Burimet zyrtare tė policisė sė Dibrės pohuan dje se ngjarja ka ndodhur rreth orės 11. 30 tė paradites dhe ata kanė shkuar nė vendngjarje disa orė mė vonė. Nė momentin qė policia ka hyrė nė banesėn e familjes Buci, ku kishte ndodhur edhe krimi, kanė gjetur dy tė rinjtė gjysmė lakuriq tė shtrirė nė shtrat. "Ata ishin tė mbuluar nga gjaku dhe nuk kishin asnjė shenjė jete. I gjithė shtrati ishte mbuluar nga gjaku dhe muret mbanin predhat e plumbave",- thanė dje hetuesit qė mbėrritėn tė parėt nė vendin e ngjarjes. Ata kanė marrė nė pyetje personat qė kanė njoftuar policinė dhe mė pas kanė shkuar nė familjen e vajzės. Ata kishin mėsuar pėr krimin e ndodhur dhe ishin kthyer me urgjencė nė shtėpi. Burimet e policisė nuk kanė dhėnė shumė detaje nga dėshmia e familjarėve tė vajzės. Ndėrkohė hetuesit kanė shkuar edhe nė shtėpinė e Granit Gjosit, tė cilėt kanė pohuar se e dinin qė djali i tyre kishte njė lidhje me 17- vjeēaren Nazife Buci. "Ne e dinim pėr lidhjen e djalit me Nazifen. Ne na pėlqente ajo vajzė dhe donim qė ata tė kishin njė lidhje serioze. Donim qė atė vajzė ta kishim nuse nė shtėpinė tonė. Pak kohė mė parė ishim bėrė gati qė tė dėrgonim edhe njerėz nė shtėpinė e familjes sė 17- vjeēares qė t'i kėrkonim zyrtarisht dorėn e vajzės por tashmė ēdo gjė mbaroi",- kanė thėnė pėr policinė prindėrit e 18- vjeēarit Granit Gjosi.

    avatar
    Erisel
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 689
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga Erisel prej 30/7/2008, 06:05

    Me vjen keq per dy viktimat. Nuk e ka fajin Kanuni i Leke Dukagjinit, e ka fajin Injoranca Totale dhe mungesa e tolerances, sidomos mungesa respektit per jeten e tjetrit.

    Sponsored content

    default Re: Kanuni i leke Dukagjinit

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 20/8/2017, 19:07