SHQIPTARET "ZBULUES TE AMERIKES"!

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default SHQIPTARET "ZBULUES TE AMERIKES"!

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 2/6/2007, 20:14

    Sipas nje komenti te Astrit Lulushit, transmetuar nga "Zeri i Amerikes", ne Shtetet e Bashkuara ekzistojne rreth 200 komunitete etnike te te tri racave.

    Keto bashkesi filluan te krijoheshin me mberritjen e koloneve te pare evropiane, te cilet sollen me vete afrikane dhe gjeten atje banore autoktone qe Kolombi i quajti indiane. Gazetari i "Zeri te Amerikes" Lulushi, merr shkas pikerisht nga ky fakt duke zgjeruar pastaj idene e tij, se midis ketyre banoreve autoktone ka shume gjasa qe te kete pasur edhe shume shqiptare. Per shtjellimin e kesaj ideje ai shkruan keshtu ne komentin e tij: "Anetaret e njerit prej grupeve autoktone jane perfshire sot nga nje krize identiteti".

    Ky grup sot njihet me emrin Melungeon dhe ka kohe qe eshte hedhur ne kerkim te rrenjeve etnike. Disa prej tyre mendojne se mund te jene me prejardhje shqiptare. Melungeonet jetojne te perqendruar kryesisht ne Apalache, vargmale qe shtrihen ne nje sere shtetesh ne pjesen jugore te Shteteve te Bashkuara. Thuhet se mbreti i rokenrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Ava Gardner dhe presidenti i 16-te amerikan Abraham Linkoln, kane qene me prejardhje "melungeon!"

    Ne listat e regjistrimit te popullsise melungeonet nuk kualifikohen as si indiane, as si zezake dhe as si te bardhe. Ndoshta eshte ky status i papercaktuar etnik e racor, qe i ka bere melungeonet te perfshihen nga nje krize identiteti dhe duket se kjo krize eshte aq komplekse sa qe po te pyesesh 10 melungeone mbi prejardhjen e tyre etnike do te marresh 10 pergjigje te ndryshme. Ata thone se te paret e tyre kane qene nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugeze, ballkanas, shqiptare, greke, kroate, e te tjere, te ardhur ne Amerike nga mesi i viteve 1500.

    Por czthone burimet historike? Kur evropianet filluan kolonizimin e Amerikes ne shekullin e 17, u befasuan, kur duke hyre ne brendesi te kontinentit hasen grupe njerezish qe jetonin ne gjendje pothuajse primitive. Cuditerisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane, por me ngjyre lekure pak sa te zeshket. Disa historiane thone se melungeonet e sotem jane pasardhes te qindra roberve armene, greke, boshnjake, kroate e shqiptare.

    Kete perfundim ata e bazojne ne shenimet e admiralit britanik te shekullit 16, Fransis Drake. Ne vitet 1500, Britania ishte perfshire ne lufte me Spanjen, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar ne ujerat e Mesdheut u ndesh me nje anije turke, per te cilen britaniket menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan. Kur beteja perfundoi, ne hambarin e anijes turke britaniket gjeten qindra rober, kryesisht nga vendet e Ballkanit.

    Admirali Drake ne shenimet e tij thote se i mori keta rober ne bordin e anijes se tij dhe ne ndalesen me te pare qe qelloi ne brigjet e Virxhinias, i zbriti ne token e re.

    Fakti qe melungeonet shikohen tani si nje grup i perzier racor e etnik, studiuesit argumentojne se me kalimin e koh`s, keta ish-rober rane ne kotakt me fise vendese indiane dhe u perzien me ta. Historiani Brent Kennedy, profesor prane kolegjit Eise ne Virxhinia thote se te melungonet edhe sot mund te vihen re tiparet evropiane. Z. Kennedy vete eshte melungeon.

    Ne librin e tij, "melungeonet, rilindja e nje populli krenar", Brent Kennedy thote se lidhjet e tyre evropiane duken edhe ne nje numer fjalesh e toponimesh. Psh, eshte pranuar se vete emri "melungeon" rrjedh nga frengjishtja "Melange", qe do te thote: "i perzier".

    Por, B. Kennedi kembengul se melungeon rrjedh nga turqishtja "melunkam" - te mallkuar. Ky argument duket disi bindes po te mendohet gjendja pa asnje shprese e ish-roberve per t'u kthyer ne vendlindjet e tyre. Por ndonje studiues hedh tezen se melungeon mund te rrjedhe edhe nga shqipja mall-kam, ose kam-mall. Po te kihen parasysh shenimet e admiralit Drake aty thuhet se, mes roberve kishte qindra armene, greke, boshnjake, kroate, e shqiptare. Historiani Kennedi thote se edhe emri i fisit Indian Cheeroke vjen nga fjala "shiroke" - e shprishur, e perhapur. Por shiroke quhet edhe era qe sjell apo perhap rete e shiut; nje fjale kjo mbareballkanike. Gjithashtu, emrin e vendbanimit, Alabama, Brent Kennedi e shpjegon me turqishten Allah-Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i te shperngulurve, per atdheun e te pareve te tyre, perfundon komentin e tij analitik Astrit Lulushi te "Zeri i Amerikes", duke na cuditur dhe nderkohe duke pohuar, ne nje fare menyre, identitetin e hershem te shqiptareve, te quajtur po aq hershem me emrin Albani. _________________________


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 20/10/2017, 23:16