SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ

    Share
    avatar
    alinos
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    default SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ

    Mesazh nga alinos prej 14/8/2008, 18:48

    SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ
    Gazeta Bashkimi, Nr.20, 15 maj 1910


    Ndėr kohė tė moēme kur gjindja edhe s’kishin fillue me u qytetnue, bajshin enėt e sendet e tjera qi duhen nėpėr dorė, prej gurit e me kėto ēashin dru, goditshin teshat pėr me u mblue, mytshin bagtitė pėr me i hangėr mishin e tj. e tjerė: tė kėsaj kohe pra i thonė koha e gurit.
    Nė at kohė filluene me u njoftė tė parėt tonė n’faqe tė botės.Kėto i thirrshin Ilir pse pėrnjimėnd fisi jonė jetote gjithmonė i lirė, nė vedi, pa e urdhnue kurr njeri i huej; mashin ligjet e veta, gjygjin e vet pa ju perzie kurr i hueji.
    Ilirėt kien njerėz trima si nė tokė ashtu edhe nė det e trimėnija e tyne kie gjithkah e pėrmėndun.
    Ata gjindeshin nder brigje tė detit Adriatik e ishin ndame nė sa vllazni.Nė buzė tė siperme ishin Libert, ma tė pėrmėndunit e tanėve, ne mjedis gjindeshin ARDEIT, n’mbrame ishin DARDANĖT. Kėto vllazni nuk mujten me u ba bashkė n’nji shtet tė madh si kombet e tjera t’atyne kohve, pse ishin tė damė copa,copa, luftojshin nder vedi per me i marr njeni tjetrit ka i copė. Tė gjithė fēitė e tyne ja kishin frikėn, pse ishin si gjind tė egėr e shpesh ja njitshin doren edhe gjasė sė huej. Megjithė kėtė, te dijshmit e moēem i binin si njerz tė mirė qe shkonin punes drejte e gjithēa, e sidomos thonė qė mikun e kanė pritė gjithmonė mirė e i kan ba nder pa prites.Ata ishin burra tė mdhej e te lidhun, gjithmonė gadi me luftue, por edhe tinzinat e nenkamsat ja kishte anda; e kjo nuk asht nji ēudė pse ata ishin tė dhanun mas idhujve e s’kishin kurrfarė shtėrngim feje.
    Thonė se ata ishin ma tė shnoshtit e ma tė fuqishmit njierz te asaj kohe, aq sa kalzojne se nji regj ( mbret) i tyne Bardyli, tuej kenė 90 vjeē, ka dalė ne luftė kundra Filipit te Maēedonise.
    Kur ishin ata nė luftė tuj sjell shpatat e njyme e tė larueme si i bajshin atėherė, kur i shifte armiku t’veshun drrasen e zemres me lėkurė, por gadi gjithė shtatin cullak, kur jua vishkullojshin nder veshė thuprat e helmueme te xhgjetuna, u dukshin jo njerz po luaj.
    Ndonse Ilirt ishin te dame me sho shojn e luftojshin gjithesecili per vedi, ndonėse po thame se Ilirt s’kishin bashkim e pėrkundra armiqt ishin te bashkuem me shoqi shojnė, kurrkush nuk mundet me ja , brri trimenisė rreptė tė keti popull qi luftote deri sa mbete i mbrami djal, derisa u derdhte e mbramja pikė e gjakut.
    Siē thaē t’parėt tonė ishin tė permendun si nė tokė ashtu nė det, kshtu shifet se Filipi i Maēedonisė urdhnoj me goditė anije luftarake si i kishin Ilirt.
    * * *
    avatar
    alinos
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    default Re: SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ

    Mesazh nga alinos prej 14/8/2008, 18:48

    Me tė vertetė Ilirt gjithmonė me luftra ndermjet vedit, o me armiq ma te mdhaj se vedin, do tė kishin hupė, mos me pas pas grate e mira e trimėnesha.
    Gruaja e atėhershme si shqiptarja e mirė e soēme, ishte puntore e shpijake e dote me rrite femitė me nder. Burri shkote me gja tė gjallė nė mal o delte n’lufte e gruaja kqyrteshpine e punote token, millte e korrte, bate dru, ngarkohej vet tuj dhanė gji nji a shpesh dy fmive. Kur kto gra me shtatzanė e u avite koha me le fmija, delshin prej shpijet, merrshin pyllėn e mass a ditsh kthenin me fėmije ndryke e kallxojshin per marrshėm( turpshem) se e kam gjete ne pyll. Kjo grua ishte e mirė me gjith tė mirat, por ishte edhe trimneshė si, o me burrat me luftue.
    Kallxojshin letrat qi kur nji nder ma tė mdhajt perandorė tė Romės sė moēme Oktaviani, rrethoj qytetin e Solonės, dulne grate Ilire t’veshuna n’petka tė zeza naten pėr terr e si me kenė zana syne aq me hove ushtrinė e Romakėve, sa ktyne burrave ju hini mnera prej tyne e u drodhen nė tė ikun.
    Iliri i moēėm nderote e shtite nė dhe t’vdekunit me shumė madhėshti ndermjet tymit te kemit e tė gjakut tė bagtive qi pėr shpirt te ti pritshin, goditeshin vorre tė mdhaja qi me mija kanė qindrue e shifen sot ē’nė Bosnje e deri ne Epir.Nderojshin e kujtojshin se URTDUA eshte perendesha e urtisė, FROMBO e frymės, e ernave, e shtergatės; SHUTONA e shendetes e nė gjithė e cilin prrue kujtojshin se gjejshin te mshefuna e natyrės, ju dukte se prej tyne mujshin me diktue se shka ka per tub a vaki, prandaj besojshin ne nji mije marina si gjithė kombet e tjera t’atyne kohve.

    * * *
    avatar
    alinos
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    default Re: SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ

    Mesazh nga alinos prej 14/8/2008, 18:48

    Kta zakonet e t’parve tonė.
    Po ku asht ajo trimni qi kta fatosa patne n’vehte? Nji mkat tė madh kishte pas n’vehte rodi i Shqiptarit e ky asht pa bashkėnija.
    Pabashkėni shohim nder Ilir, e fiset e parė te kombit tonė. Pa bashkėni shohim nder nipa qi erdhen mbrapa.
    Arsyeja e kėsaj pune s’mund te kuptohet udobisht. Me kenė se fisi i Shqiptarit tė kishte pasė bashkėnim, oh sa i permendun e i fortė kishte kenė n’Evropė; kush s’ja kishte dalė.
    E kjo bashkėni a asht nder ditėt tona? Me tė plasun tė zemres duhet me thanė se jo. Pėr fat tė zi t’onin, zemrat e shqyptarve janė t’dame. Unė jam llatin, e ti turk, aj tjetri grek; unė jam gegė e ti toskė.
    E me kto mendime kemi mbet n’terr, kemi mbet ma tė harruemit e botės. Ku shifet veē nder ne vllau qi vret vllanė pėr nji punė kote pėr inad besimit.
    Oh, or vllazėn, pėr nė shkojshim nė kėtė rrugė, pėr tė saktė qi kemi pėr tė hupun, emni ynė ka me u harrue e shkaku kemi per te kenė na.
    Ti bimė mbrapa pra me vakt!!!!

    dashnori shkodran
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 62
    Data e rregjistrimit : 08/03/2008

    default Re: SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ

    Mesazh nga dashnori shkodran prej 31/8/2008, 20:14

    Brravo Klea se kenkan shum argtuse shkrimet tuja te masiperme

    Sponsored content

    default Re: SI JETONIN ILIRĖT TĖ PARĖT TONĖ

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 24/10/2017, 09:35