PECIADA KOSOVARE

    Share

    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default PECIADA KOSOVARE

    Mesazh nga shaban cakolli prej 4/9/2008, 12:59

    PECIADA KOSOVARE!

    Shkruan:
    Mr. Femi Cakolli, pastor
    Ēka ėshtė peciada kosovare?
    Nuk tė duhet shumė kohė sa tė dalėsh kėto ditė kudo nėpėr rrugėt e qyteteve tė Kosovės dhe syri do ta kapė me dhjetra vetura, me bori tė zhurmshme, me muzikė nga kasetofonat, me bėrtima, dhe ti kujton se po martohet dikush, ashtu qysh ėshtė bėrė modė kėto vitet e fundit nė Kosovė, qė shumėkush tė martohet me piskama e bėrtima tė shumta mu qendrave tė Kosovės, dhe tė duket sikur je nė ndonjė katund tė para 100 vjete nė Kosovė, dhe jo nė shekullin XXI, dhe jo nė kohėn e globalizimit, dhe pra pėrveē veturave tė darsmorve qė hipin nė dritaret e veturave, ti do tė shohėsh njerėz qė janė ēue nė kėmbė pėr t’i bėrė synet fėmijėt. Pra me ua pre pecin siē thuhet me gjuhėn e fėmijėve. E more Zot i madh, sa tollovi po shkon kėto tri javėt e fundit nė Prishtinė, Prizren, Vushtrri, Mitrovicė etj. Duke ua prerė atė haletin (pecin) fėmijėve. Gjithė ky rit aq i vjetėr patriarkal dhe oriental, si duket burrat kosovarė janė besatue me e ringjallė kėtė adet primitivisht. Dhe kur shikohet kjo lloj fryme dhe vetėdije nė nivel tė Kosovės, s’kam qysh ta thėrras ndryshe veē peciada kosovare!

    A e dini si urohet kur i prehet fėmijės?
    Familja qė ka vendosė tė bėjė syneti, apo rrethprerje (kjo ėshtė fjalė shqipe, kurse syneti ėshtė fjalė turke), fėmijėt i dekorojnė me relikte tė ndryshme sa tė krijohet pėrshtypja se a je nė Anadoll apo nė Prishtinė. Nė kokė mbajnė lloj kapelash kardinale me tekstin e praruem “Mashallah”, dhe nė disa raste tė tjera sheh se dikush e merre dhe flamurin tonė kombėtar, dhe pasi qė do tė ēalldisen nėpėr rrugėt e qyteteve tona ata qė bėhen synet, familjarėt, akrabaja etj. Pastaj shkohet nė shtėpi dhe vjen “xharrahu” (mjeku qė e bėn synetinė) dhe pastaj ka kėngė, pije, dhe njerėzit fillojnė tė urojnė: o pėrhajr-pėrhajr, ishalla rritet e bahet i madh, shyqyr-shyqyr, gėzim ma tė madh s’kena pasė, eh e ke hjek njė punė tė madhe etj.

    A jemi ngejali e sevdali apo jemi pak tė luejtėn!
    Vėrej se prej vitit 1999 ne shqiptarėt, nuk e di nėn cilat lloj afeksionesh, jemi shumė mė tė dhėnė pas qejfeve, gazmendeve, ahengjeve, gostive e ndejave tė ndryshme si kurrė mė parė. Eh, dikush do tė thotė, po jena lirue, prandaj! Zoti thotė nė fjalėn e tij se populli qė ka festa ėshtė i gėzuar. Dhe kuptohet se duhet pasur raste edhe pėr kremte dhe ngazėllime, por sa punohet, dhe a duhet krijuar ēdolloj rasti vetėm sa pėr ta shfaqur qejfin tėnd. Kjo lloj tendence e manifestuar tek ne tash sė voni pėr mua ėshtė njė dalldisje qė buron nga zbrastėsia dhe plagėt e njerėzve. I shikoni njerėzit si kėrcejnė, si flasin dhe si qeshin, dhe ti do tė kuptosh se ēfarė ėshtė pėrbrenda tyre. Pra, traumat e brendshme tė rishtresuara, ndoshta tė fjetura pėr njė kohė tė gjatė mund tė manifestohen edhe pėrmes kėtyre gazmendeve, dhe njeriu sikur tė ndjehet pak i liruar, megjithėse kam edhe njė shpjegim tjetėr!

    Njeriu do tė vallėzojė qoftė ajo edhe syneti sepse pėrjeton shėrim shpirtėror!
    Se ne si shoqėri kosovare kemi probleme me inferioritetin dhe boshllėkun shpirtėror kėtė e kanė edhe tė tjerėt. Organizimi i jetės qoftė shoqėrore apo familjare ėshtė pothuajse monotoni, rutinė. Punė s’ka. Para s’ka. Organizim dhe pėrgjejgėsi s’ka. Solidaritet dhe sinqeritet s’ka. Atėherė njeriu, i prirė nga dhuntia e tij natyrore instikticionale qė tė mbiekzistojė gjithmonė do tė kete indikatorė qė do tė shtyjnė personalitetin qė dalė nga kriza pėrjetuese, pra gjithmonė prirja e tillė synon qė sė paku ta mjegullojė realitetin dhe tė krijojė pseodorealitetin, improvizimin dhe standarde tė dyfishta jetėsore, qė ta krijojė atmosferė tė papėrgjegjshme dhe dehėse. Njeriu kur kėndon ndjehet mirė, sepse ky ėshtė njė akt i jashtėzakonshėm i tonit tonė. Njeriu ndjehet mirė kur vallėzon, apo kur kėrcen, sepse ėshtė akt i jashtėzakonshėm i lėvizjeve normale tė trupit tonė. Dhe tani, sikur kėnga dhe vallja, qė pėrfitohen vetėm nė gazmende, kėto sė bashku stimulojnė emocionet, mirėpo nuk arrihet zeniti qė synohet, po nuk u ambientizua edhe mendja pėrmes pijeve dehėse.

    Synetia ka filluar me Abrahamin, para 4000 vjetve
    Vėreni sa herėt ka filluar synetia. Ēka ėshtė synetia? Jo mė shumė se prerja rrethore e lafshės sė gjenitalit mashkullor. I pari njeri nė botė qė ėshtė synetuar ėshtė Abraham Hebreu, plot para 4000 vjetėve. Sipas tri religjioneve monoteiste (judaizmi, krishterimi dhe islami) synetia ėshtė e praktikueshme dhe ka vazhdimėsi edhe sot.

    Bazat teologjike tė synetisė
    Kur Zoti e thirri Abrahimin qė tė bėhej njė profet, ai ishte i vjetėr, dhe Zoti e urdhėroi pėr njė vepėr tepėr intime dhe tepėr tė jashtėzakonshme prej tij. Ai duhej qė tė bėhej synet, si njė shenjė e lidhjes sė besėlidhjes mes Zotit dhe Abrahamit, si shenjė qė njeriu nė fakt duhet ta rrethprejė (synetojė) zemrėn nga ligėsitė e tij, dhe tė ecė nė perėndishmėri me Zotin. Perėndia asnjėherė s’kishte thėnė se nėse bėhesh i rrethprerė ti do t’i takosh kėtij apo atij religjioni. Zoti shikon zemrėn dhe jo “pecin”, o njerėz.

    Qysh u ba synet njeriu i parė Abrahami dhe simbolika e saj biblike?
    Njeriu me vetėdije tė plotė ēfarė lloj turpi mė tė madh mund tė ketė? Shpresoj se kjo ėshtė ruajtja e organeve gjinitale, qoftė femėr apo mashkull. Kėtė e shohim madje edhe tek fėmijėt shumė tė vegjėl qė vetvetiu pa i mėsuar askush fillojnė tė turpėrohen kur mund tė gjenden lakuriq. Tek njeriu nuk ka ndonjė intimitet personal ma tė madh dhe ma domethėnės sesa organet e tij gjenitale. Kur Zoti kėrkoi nga Abrahami syneti, gjithė simbolika e kėsaj ishte se ai s’mund tė kishte tė fshehur ndonjė gjė nga Zoti, se Zotit do t’i takojnė tė gjitha intimitetet njerėzore, dhe megjithėse njeriu si personalitet ėshtė aq i lidhur me organet e tij, atėherė kjo ėshtė arsyeja pse Zoti kėrkoi nga Abrahami qė pikėrisht nė gjenitalin e tij, me gjakderdhje, tė lidhej besėlidhja pėrkujtuese me Zotin, qė ka gjithmonė kuptimin se kjo besėlidhje ėshtė vetėm e imja, mė takon mua, tepėr intimisht, sikur gjymtyra ime gjenitale. Nuk besoj se ka ndonjė njeri nė botė qė ka ecė me Zotin ka mund ta bėj njė akt mė bindės dhe mė tė vėshtirė sesa Abrahami. Pse? Ky profet ishte nė moshėn 90 vjeēare kur u bė synet. Kėtė njeri askush nuk e bėri synet, por vetė dora e tij. Ky njeri nuk pati ndonjė mjet tė mprehtė pėr prerje tė prepucit, por Bibla thotė se ai pėrdori guri prej stralli, dhe kėshtu u bė i rrethprerė.
    Synetia duhet kryer qysh ditėn e tetė tė foshnjės
    Pastaj Zoti e urdhėroi profetin e tij, se tė gjithė ata qė lindin nė ēadrėn e tij, dhe tė gjithė pasardhėsit e tij, apo njerėzit tjerė qė do tė pranojnė kėtėt gjė, duhet bėrė synet qysh ditėn e tetė tė lindjes sė foshnjės. Edhe sot kjo ėshtė praktikė hebraike. +shtė shumė interesant pse atje thuhej pikėrisht nė ditėn e tetė, pasi qė shkencėrisht organizmi i njeriut vetėm pas shtatė ditėsh jetė fiton llojin e serumit qė do ta mbrojė organizmin e tij nga ndėrprerja e gjakderdhjes sė plotė.

    Sot kur bėhet synetia?
    Megjithėse hebrenjtė vazhdojnė ta mbajnė traditėn judaike lidhur me synetinė, kurse myslimanėt, qė kanė filluar tė bėhen synet prej kohės sė Muhamedit, fėmijėt e tyre i bėjnė synet zakonisht prej moshės 4-12 vjet. Tė krishterėt hebrenj fillimisht vazhdonin me kėtė traditė, por tė krishterėt johebre nuk vazhduan traditėn biblike tė synetisė, pasi ata ishin liruar nga kjo gjė nė bazė tė predikimeve tė apostujve tė Krishtit. Mirėpo me shfaqjen e kishės protestante nė Evropė dhe Amerikė, kėta besimtarė nė mėnyrė personale, pa ndonjė prapavijė pretenduese fetare bėjnė synetinė e fėmijėve tė tyre. Madje nė Amerikė, shumė tė krishterė fėmijėt i bėjnė synet po atė ditė qė lindin.

    Edhe Krishti u bė synet
    Ashtu si ēdo hebre qė ishte bėrė synet, edhe Krishti, qysh ditėn e tetė u bė synet, dhe kjo ndodhi sė pari nga njė kontekst kulturor, por Jezusi erdhi nė botė qė tė jepte shembullin mė tė mirė dhe tė gjallė tė bindjes ndaj Perėndisė.

    Keqkuptimi hebraik mbi synetinė
    Synetia nė botė ėshtė shumė e vjetėr, sipas Shkrimit tė Perėndisė, Biblės, kjo filloi me hebrenjtė, dhe edhe sot ky popull pas 4000 vjetėve bėhet synet. Dhe gjatė kohės sė Jezusit, madje edhe mė herėt, judaizmi i kishte dhėnė frymė fariseizmi synetisė. Ata ēėshtjen e rrethprerjes e reduktuan vetėm nė njė qėllim dhe dimenzion, nė fakt kėtė ēėshtje qė ishte eskluzivisht marrėdhėnie bindjeje, ata e nacionalizuan, dhe nė politikėn e tyre ai hebre qė nuk bėhej synet shpallej pagan, mėkatar, i pafe, profan, i botės etj. Pra ēdonjėri qė nuk ishte bėrė synet sipas atyre ishte pagan, johebre. Sipas hebrenjve bota ndahej nė hebre dhe nė pagan, ashtu si dikur pėr grekėt qė bota ndahej nė grekė dhe nė barbarė.

    Keqkuptimi ndaj tė krishterėve
    Qysh me kohė u ishte predikuar ungjilli i Krishtit kombeve tė tjera dhe qysh nė shekullin e parė pas Krishtit kishte me dhjetėra mijėra tė krishterė, madje edhe nė Iliri. Atyre nuk u ishte kėrkuar qė tė bėheshin synet si obligim, por u ishte lėnė mundėsia qė tė zgjedhnin, por vetėm sa tė dinin se synetia dhe mosynetia tė nuk tė bėn mė shumė apo mė pak besimtar. Andaj tė krishterėt nuk deshėn qė t’i imitonin hebrenjtė nė asnjė lloj rituali, por ata u bėn imitues tė zjarrtė tė besimit, mėsimit dhe doktrinės biblike.

    Keqkuptimet islame mbi synetinė
    Myslimanėt prej kohės sė Muhamedit kanė filluar tė bėhen synet, dhe kėta morėn apo kopjuan nė pėrgjithėsi shumė rituale judaike, por u shmangen sė besuari doktrinės biblike. Dhe gabimet qė bėnin hebrenjtė, mė vonė gjatė historisė, dhe sidomos prej mesjetės e kėtej, myslimanėt filluan qė tė predikojnė se kush nuk bėhet synet nuk ėshtė mysliman, dhe kush nuk ėshtė mysliman ėshtė i pafe, andaj kjo ėshtė edhe shtytja kryesore pse nė vendet myslimane i jepet kaq shumė rėndėsi fetare dhe nacionale synetisė

    Inkurajimet mjekėsore pėr syneti
    Zbulimet e fundit mjekėsore kanė bėrė me dije se rrethprerja ėshtė njė gjė shumė e dobishme pėr meshkujt. E para ajo lehtėson njė mbajtje shumė mė tė mirė tė higjienesė personale, pastaj ajo nėse bėhet sa mė herėt tek fėmijėt do t’i ndihmohet qė mos tė pėrmirret nė gjumė, dhe arsyeja e tretė ėshtė mbrojtja nga disa infektime si pasojė e marrėdhėnieve seksuale.

    Kush bėn synet nė Kosovė dhe sa kushton?
    Nė gjithė Kosovėn, sidomos gjatė gushtit, do tė hasėsh nė ekipe “xharrahėsh” qė kanė ardhur nga vende tė ndryshme arabe, ka edhe turq. Ata kėtė punė vėrtet e bėjnė me shumė gėzim, duke marrė foto, inēizime, duke u ofruar para si dhuratė fėmijėve dhe familjarėve, por bashkė me kėtė ata “shesin” edhe diēka mė shumė, fjala ėshtė pėr pėrforcimin e traditave dhe manireve arabe pėr synetinė. Ekipet e huaja qė punojnė nė Kosovė bėjnė raporte shpeshherė tė ēuditshme, dhe nganjėherė tė rrejshme. Kam hasur nė informacione tė kėtilla, qė e kanė sajuar kėta “xharrahė” se gjoja shqiptarėt e Kosovės gjatė gjithė kohės sė komunizmit nuk janė bėrė synet, dhe kjo gjendje ėshtė propaganduar nė qarqet e tyre pėr tėrheqje parash pėr Kosovė, qė kuptohet se pėrfundojnė nė drejtime tė gabuara. Prej kėtyre ekipeve ka raste kur marrin edhe para, por janė tė rralla, kurse “xharrahėt” shqiptarė pėr njė syneti marrin, prej 20-60 €. Synetia mund tė bėhet edhe nėpėr spitalet e Kosovės, dhe pėr njė person kushton 50 €, por nėse i fton mjekėt nga spitalet nė shtėpi, atėherė ky ēmim ėshtė mė i lirė, deri nė 30 €. Kjo ėshtė peciada kosovare.

    Ne jemi evropianė
    Mendoj se kurrfarė kulture nuk paraqesim me kėto zhurma qė po i shohim nėpėr rrugėt tona lidhur me rastet e synetive, dhe po ashtu e ndajmė mendimin se edhe dasmat shqiptare qė po i shohim nėpėr rrugė duhet ndryshuar urgjentisht nė skenar, sepse ne jemi evropianė, jemi njė komb, dhe jo njė fis, qė t’i teket kujtdo tė sillet dhe tė bėjė ēkado madje edhe rrugėve kryesore tė kryeqytetit. Kėshtu qė synetitė e ardhshme tė bėhen nėpėr spitale, nėpėr shtėpi, pa ēalldisje tė madhe, sepse nuk ka nevojė me e marrė vesh gjithė Kosova.

    Tė folurit negativ rreth organeve gjenitale dhe finesa tjera pedagogjike
    Nė popullin tonė, po pėrdoren aq shumė tė shara dhe fjalė banale pikėrisht tė lidhura me organet gjenitale, dhe kudo dėgjon kėshtu. Kjo frymė e tillė e tė folurit dhe e trajtimit tė kėtij problemi sjellė njė edukatė tė ultė mes nesh, njė pėrbuzje, njė ofendim, njė botėkuptim tė gabuar mbi organet gjenitale dhe mbi seksin. Ne dimė pėr funksionet e organeve gjenitale: fiziologjiteti, seksualiteti, dhe personaliteti. Fillimisht, atėherė kur lind njė foshnjė, organet e tij shėrbejnė pėr identifikim tė gjinisė. Pėrdorimi i parė i organeve gjenitale na shėrbejnė pėr identifikim, se kush jemi, ēka jemi. Kjo nuk humb as edhe kur ne rritemi, por tash me baza mė tepėr karakterologjike (etike, sociale, psikologjike, medicionale etj), si: i shenjtė, kurvar, burrė, zonjushė, zonjė, dhėndėrr, nuse, grua, zonjė, prostitutė, unuk, impotent, homoseksual, lesbike, biseksual, sterile, steril etj. Gjenitalet prej rolit pėr identifikim gjinor, pastaj pėrmes rolit “tė fizioligjitetit” tė tyre, “tė religjionizimit” tė tyre, tė “nacionalizimit” tė tyre, tė erotizimit, arrijnė deri te identifikimi karaktereologjik i individit. Prandaj, kur bisedojmė pėr organet gjenitale, qoftė nė shkollė, nė familje apo kudo tjetėr, duhet folur me respekt dhe me shenjtėri, me njohje dhe hulumtim, sepse kėto organe janė tė ēmueshme, nga cilado pikėpamje, ashtu si koka, ose syri, goja, dora etj. Dhe synetinė dua me e kuptue si njė respect ndaj gjenitaleve. Megjithėse kėto organe konisederohen pėr mė tė turpshmet nė trupin njerėzor, dhe ato ēdoherė janė tė mbuluara nga ana fizike pėrmes veshjes sonė, prapėseprapė, me anė tė tė folurit tonė, shpeshherė tė ēoroditur, ato karikaturizohen tej mase, nxirren mė sė shpeshti nė dukje, madje edhe mė shumė se sa fytyrat tona. Zoti dėshiron bukuri dhe unitet seksual, dhe jo anarki seksuale, jo banalitete, jo egėrsi.

      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:21