POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:51

    ANAKRONIZĖM

    Kuajt ende s’kanė sosur trokthin
    Zinxhirat e anijeve s’janė shkulur
    Muret shtatė pashė nėn dhe
    Strukur t’i dėshmojnė ecjes
    Sa shumė kjo Tokė ka vuajtur!

    Nėpėr faqet e historisė ecim
    Lexojmė dėshminė e kohėrave
    Flakim ēorbėn e gatuar gjetkė
    Flakim anakronizmin.

    “U sulėn nga deti
    rrėzė maleve kaluan
    tentuan tė shfarosin,
    djegin
    tė fshijnė njė Komb
    Tentuan!”

    Themelet tė parėt gatuan mė fortė
    Me gjakun e tyre
    Tė mbronin kėtė Tokė.

    Toka hapi gjoksin
    Struku nė gji themelet, gurėt
    Trokthin e kuajve e mbajti gjallė
    Zinxhirat e anijeve grasatuar
    Nė faqet e historisė.

    Nė stenda,
    Nėn ēukitje arkeologėsh
    Zhurma e kuajve zien
    Velat anijet tendosin
    Krenare skutat e kėsaj toke ndihen
    Qė bėnė edhe gurėt tė dėshmojnė
    Tė flakin tej anakronizmin.
    27
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:52

    LUMENJTĖ E ĖNDĖRRAVE

    Kapėrcej lumenj
    Nė mes tė natės
    Eci mes pėrmes tyre
    Pėrballem mes llucės, mes baltės
    Edhe pse s’u besoj syve.

    Lumenjtė e ėndrrave
    Kam nisur tė pushtoj
    Lodhur, kapluar mesnatave
    Notoj dhe vetėm notoj, papushim mes tyre.

    Ujra pafund nė ėndėrrat e mia
    Lumenj qė rrjedhin papushim
    Aty pastaj krihet vetmia
    Aty nis ēdo meditim.

    Lumenjtė e mi kurrė s’flejnė
    Tė tyren veti mė kanė dhuruar
    Edhe nė pusin e errėt tė natės mė gjejnė
    Rrugė tė reja pėr tė sfiduar.

    Lumenjtė ka kohė qė janė egėrsuar
    Ėndrrave tė mia tė netėve dimrore
    S’di ē’duhet pėr t’i qetėsuar
    Ndoshta, rikthim te ėndėrrat rinore.
    28
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:53

    BALADA E DIMRIT

    Malet tė thinjur
    Mbledhur grusht,
    njėsh me retė
    kėngės sė moēme gati pėr t’ia nisur
    era nxiton t’iu shfletojė fletėt e librit
    rrapat legjendarė bėjnė gati pianon
    nė korr kėndojnė,
    Baladėn e Dimrit.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:53

    “BURRAT E SHTETIT”

    Kulmi i vapės
    As erė,
    as re,
    qielli qelq
    Dritat si shkollat e natės
    Heshtje nate nė vend tė fjalės
    Jetė nė dreq!

    Sytė na mbetėn nga tavani
    Flasim me veten
    I kthejmė pastaj nga ekrani
    Ku hijet e “Burrave tė Shtetit” mbetėn.

    Dhe fap njė vegim
    Pastaj njė dritė
    Qindra, mijėra xixėllojnė qytetin
    S’ka mė natė
    S’ėshtė mė gėrmadhė,
    qyteti im.

    Nxitojmė tė ndezim ekranin
    Tė kapim lajmin e lėnė nė mes
    Po “Burrat e Shtetit” veē shanin
    Dhe prapė asgjė nė thes!

    30
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:54

    MALL

    Makina,
    qė ecin e ndalen nė semafor
    Njėrėz,
    qė mbajnė telefona, qese a fėmijė ndėr duar
    Shtylla,
    qė ngulen thellė nė tokė
    Qielli,
    qė u rri si shapkė mbi kokė
    Unė,
    qė dy sy kam ngulur mbi ta e s’i heq
    vetminė pėrplas nga dritarja nė qelq.

    Lotė,
    qė pėrzihen pastaj me shiun
    Asfalt,
    qė larmon nga ēimēakizėt
    Reklama,
    qė pėrballen me erėn, veriun
    Qielli,
    qė buēet e gati s’ndizet
    Unė,
    qė shtrėngoj laps e penė nė duar
    lėvizjen nė letėr tentoj tė shkruaj.

    Kaltėrsia,
    qė rikthehet pasi ikin retė
    Rrugėt,
    qė formojnė kryq nė ate kėnd
    Statuja,
    qė njėrėzit pret e pėrcjell
    Liria,
    qė zotėron nė kėtė vend
    Unė,
    qė ndodhem kėtu pėr hir tė saj
    mbytem padashje, pastaj nė vaj.

    Male,
    qė s’i shoh nė kėtė cep
    Lumenj,
    qė s’gurgullojnė si ato tė fėmijėrisė sime
    Dielli,
    qė kur s’tė djeg
    Shiu,
    qė mė ngriu ēadrėn nė ēantėn time
    Unė,
    qė vazhdoj tė pėrballem me vargun
    s’di vallė nga shiu apo lotėt jam lagur?!
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:55

    MĖRZITJA KA PASAPORTĖN E SAJ

    Shkėputem nga pena
    lė libra,
    blooqe,
    shėnime
    pėr njė ēast
    Humbas nė meditime,
    ndodhi,
    lajme.
    Mė duket e pazakontė ē’do gjė pastaj.
    I drejtohem Qiellit
    I falem Tokės
    I lutem Hapėsirės,
    Zotit, si I zėnė nė faj
    Dhe fap instiktivisht i rikthehem penės, lapsit
    Edhe mėrzitja paska pasaportėn e saj!

    32
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:55

    FUNDDIMĖR
    Nėn kėmbė akull
    Mbi kokė re
    Majtas dhe djathtas mjegull
    Para, si njė pasqyrė,
    Shtrihet njė Det
    Shtriqur gjerė e gjatė
    Ku krihen retė.
    33
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:56

    VARGU I POETIT

    Qielli. deti, oqeani
    Gjithė hapėsira ndalet
    Hyjnė brenda vargut pa trokitur
    Tek streha e tij “falen”.

    Ē’do lėvizje, ē’do ndryshim
    Rregjistrohet nė varg pa pretencė
    Vargu ėshtė gjithnjė nė kėrkim
    Vargu s’do liēencė.

    Peisazh i qiellit, tokės, detit
    Fle i qetė nė varg

    Dora e butė e poetit
    E pėrkėdhel me laps.
    :lule:
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:57

    DIKTATORI

    Ti merje ajėr
    Unė si ty
    Ti lėvizje
    Njėsoj tė dy.

    Sallave, banesave ndryshonim pėr ēudi
    Zyrave s’ishim njėsoj
    Edhe pse ishe thjesht si unė njė njeri
    Unė duhet tė tė pėrkulesha, tė tė respektoj.

    Ti pastaj ikje zhdukeshe
    Fluturoje kapje retė
    Unė prapė nė tė zakonshmen
    Durimtar dhe I qetė.

    Harrove o njeri
    Hapėsirrėn qė kishe pranė
    Flake tutje njeriun pėr inerci
    S’njihje mė nėnė e babė.

    Tani ajo kohė s’ėshtė mė
    Iku vapa bashkė me gushtin
    Ende mallkimi i nėnave nėn zė
    Ka mbetur aty ku ke edhe bustin.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:57

    E SHKUAR

    “Gardhe, tela, piramida
    gurė tė gdhendur
    pranė tyre tyta
    njėrėz tė ngjeshur
    bomba nė brez
    armė nė krahė.
    Kanė harruar tė qeshin.
    Kanė harruar tė qajnė.

    Kėngėt s’pushojnė
    Me tingull tė ēalė
    Vargjet diktohen
    Jeta tėrhiqet zvarė
    Tė parit i kėndojnė
    Ē’do gjė qė fluturon hahet!

    Nė rrjesht fitimtarė
    Zhveshur kacaviren
    Zorėt nė garė
    Ndėrtojnė Piramidėn.”

    Aty vėrtet pėrhumbesh
    Qosheve me Fill tė Kuq
    Qė thellė e thellė struken
    Diku nė muzeum.
    36
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 16:58

    ATA DY SY TĖ KALTĖR

    Skllav i dy syve tė kaltėr kam mbetur
    Hutohem, ēoroditem kur shoh tė kaltrėn
    Dheu kurrė s’ka pėr tė mė tretur
    Nėse ata dy sy s’do mė shohin nė sy, tė paktėn.

    Shkėlqimin e tyre atė ditė kur pashė
    Vegim i pėrēudshėm mė rrethoi
    Nė rrugė pėr turp gati s’rashė
    Mė iku qėnėsia, mė tradhtoi.

    Kaloj pranė detit nė Verė
    Pėrhumb nė tė kaltrėn e tij
    Shkėlqimin e atyre syve kėrkoj tė gjej
    Mbetur fiksim qė kur isha i ri.

    Vitet kalojnė, rrudhat shtohen
    Tė kaltrėn kam filluar tė ngatėrroj
    Por ato dy sy s’mė harrohen
    Edhe pse e di se kurrė s’do ti shikoj.

    37
    :syze:
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:04

    VĖSHTIRĖ

    Vėshtirė tė gjendesh me mua nė njė rrugė
    Vėshtirė tė ndodhesh nė njė hap me kėmbėn time
    Vėshtirė tė gjesh ngjashmėrinė qė na ndau
    Atė ditė kur ti kėrkoje pikėrisht atė
    Atė ēast kur zhurmimit i dhe ēmimin e ēmendur
    Vėshtirė tė trokasėsh nė portėn qė pėrplase
    Vėshtirė tė shohėsh nė dritaren ku pėshtyve
    Vėshtirė tė harrosh atė kohė kur jashtė binte shi
    Atė stinė qė s’ishte stinė e shirave
    Atė mot qė mori dhuratė prej teje rrufenė, bubullimėn
    Atė orė qė i fale dy zemrave akullin dimėror.
    Vėshtirė!
    Vėshtirė tė shkrish akullin qė na ndau
    Edhe pse njė amsh i zjarrtė ende mė djeg nė kraharor.
    38
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:05

    JETĖ LYPĖSISH

    Dielli rezet ka lėshuar thikė
    Mbi asfaltin qė pėrvėlon
    Kruspull nė trotuar njė lypės
    Askush pranė tij s’kalon.

    Kėmbanat mbi kokė tė tij ēahen
    Ulėrijnė makinat papushim
    Pėr vapėn ca njėrėz ankohen
    Afėr lypėsit, kthyer me shpinė.

    Nė sheshin e madh ndanė udhės
    Reklamat bėjnė natėn ditė
    Ku gdhihet e ngryset ky lypės
    Njė qindarkė pėr tė lypė.

    Gėrmoj pastaj astarin
    Qėllon qė t’i hedh njė dyshe
    Qė kurrė s’ia ndėrron fatin
    Aspak s’ia bėn jetėn ndryshe.

    Dhe iki i zhytur nė meditim
    Nga ai vend ku kėmbanat s’pushojnė
    Nė heshtje marr njė vendim
    Edhe pse e di se jetė lypėsish s’ndryshon.
    39
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:05

    ZAGARI ELEKTRONIK

    Ai lėviz,
    zvarritet,
    zgjatet,
    nuhat,
    thuajse njėsoj si njė origjinal.
    Ai ledhatohet,
    shtrėngohet,
    drejtohet,
    lėshohet mbi gjah
    nga tė njėjtit “ustallarė”.
    Ai s’lodhet,
    s’i turret grykave
    nuk zgjon gjahun nga fera
    por fap nėn komandėn e tė zotit
    e gjen “lepurin” tė gatshėm tek dera.
    Ai s’ka frikė
    s’e saēma e gjahtarit mund t’a pikasė
    gjahun zbulon pėrditė
    mjafton turirin tė zgjasė.

    Ka kohė qė ky zagar
    Zbret edhe nė anėt tona
    Pa lehur, pa u tėrhequr zvarė
    Mendjefyll, ziliqar
    Pret diēka qė tė zhvasė.

    Sa kohė ka qė anėt tona
    Zagarin kanė pikasė
    Mure ngrejnė, bedena
    Si moēėm ato tė Kalasė.

    Punė zagarėsh vėrtet
    Prej shekujsh kjo punė e tyre
    Por ky pėr besė s’ka frikė
    S’e u gatua elektronik.
    40
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:12

    DEVIZA ME SHIJE LOTI

    Shaminė kanė hedhur supeve rrethinat
    Tetova nėn kėmbė tė Sharit dremit.
    Rruga e moēme pushtuar nga makinat
    Njė qen aty ndanė udhės dhėmbėt skėrmit.

    Mbi mal tė Sharit
    ca rreze dielli ikin e vijnė
    lėshohen pastaj aty mes ugarit
    ku lotėt njė grua fshin.

    Dielli i mesditės zbret mbi ugar
    Ku dheu trazohet nėn plug
    Aty ku njė fėmijė fillon tė qaj
    Dhe nėna e ushqen me bukė.

    Dheu forcohet mė shumė
    Kazma, lopata s’e ēajnė
    Jo! Kjo s’ėshtė punė
    Nėna me vete ofshan.

    Pastaj nga gjoksi nxjerr ca deviza
    Lotėt i rrjedhin si ēurk
    Ikėn ugarit, kalon drizat
    Tė gjej tė paguaj njė bujk.

    Dielli shpinėn i ktheu ugarit
    Fėmija sėrish qan e qan
    Nėna i afron bukė tė pushojė sė qari
    Ai bukėn e shtyn, kėrkon babanė.

    Nė qiell njė avion fluturoi
    Kokėn kthyen tė dy atje lart
    Fėmija pėr ēudi pushoi
    Nata kish rėnė mbi ugar.
    41
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:12

    RRUGĖT E MENDIMIT

    Rrugėve tė mendimit bredh
    Nė heshtje, kėrkues me laps nė dorė
    Pastaj nė njė fletė tė bardhė hedh
    Ato qė lapsi im kor.

    Rrugėve tė mendimit
    Shemben kufijtė
    Nuk ekziston ndarje
    Nuk sheh asgjė me njė sy
    As nata, as dita s’rinė veēuar
    Aty ecėn e ecėn pafre
    Botėn ke nė duar.

    Rrugėt e mendimit janė tė gjata
    Moēėm ka nisur ecja e tyre
    Ato s’kanė ditėlindje, data
    Vėshtirė t’u dalėsh nė krye.

    Rrugėve tė mendimit qėndroj
    Natė e ditė, orar e pa orar
    Mbi libra veten harroj
    Nektarin qė t’u marė.
    42
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:13

    BINJAKĖT

    Lulet ēelėn vonė atė vit
    Natyra ende s’kish veshur fustanin e bardhė
    Unė mbeta ankimesh, prisha monotoninė
    Ngela rrugės pėr nė Park.

    S’ėshtė kollaj tė bėhesh baba
    Aq mė shumė tė thiresh “babush”
    Herė me tė qeshur, herė me tė qarė
    Njėherėsh, nga njė vogėlushe dhe njė vogėlush.

    Tani s’ankoj tė dal nė park
    Shoqėruar nga dy palė sy, dy palė duar
    Skuqem sė qeshuri bėhem flakė
    Kur ata grinden pėr tė mė pėrqafuar.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:14

    UNĖ DHE TI

    Kurrė s’u bėmė dy ėngjėj tė mirė
    Kurrė nuk pamė njėri tjetrin nė sy
    Ecėm tė ndarė
    Unė nė rrugė,
    Ti nė trotuar.
    Dy sekse tė kundėrt, qė vėrtetė
    Kurrė s’u bashkuan nė kėtė jetė.

    Blirėt qė doje
    Erėn kundėrmuese nė bulevard kur ēelnin
    Shėtitjet mes freskut qė kishe zili
    Njėrėzit qė u trembeshe se tė pėrflisnin
    Trėndafilėt qė ēelin kėtė muaj nė qytetin tim
    Ndoshta prapė I shijon Ti
    E unė?
    Unė nė Dhe tė huaj, tė vuaj!

    Shoh shėmbėlltyrėn tėnde nė qelq
    Nga kolltuku, shikimin ngulur nė dritare
    Vėshtroj se si Qielli pėrkėdhel
    Re, Diell, Yje si dele manare
    Unė jam aty prapė tė shoh
    Derisa qepallat mė mbyllen fare.

    44
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:15

    FJALA

    Fjalėn e nxorėn nė rrugė lakuriq
    Flokėngjyer, ngritur lart si iriq
    S’lanė pa kopjuar pastaj modė
    Kudo nė Europė, nė Botė.

    Pastaj shėtitėn tė trullosur
    U mbushėn revista, gazeta
    Fjala iu turr pėr t’i damkosur
    Me fjalėn s’bėhej shaka!

    Fjala ėshtė fjalė vėrtet
    S’do intrigė, krenohet kur e mbron
    O njeri i mirė, o poet
    Fjala, ka kostumin e vet.

    45
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:15

    PIRAMIDĖ

    Ritėm ēoroditės
    Bujė
    Tufa kartmonellash
    Pasuri
    Fjalė qė parfumosin
    Rrėmujė
    Korr rrėnqethės
    Ēmenduri
    Fjalė tė zjarrta
    Mallkim
    Fytyra tė zverdhura
    Premtim
    Dhėmbė qė kėrcasin
    Sharje
    Armė qė pėlcasin
    Vrasje
    Zyra qė vlojnė
    Kolltuk
    Rrugė qė nxihen
    Vrull
    E gjitha Piramidė
    Prodhuar nė pak orė, nė pak ditė.
    46
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:16

    KALARASI

    Shijoj peshkun e Danubit
    Nė njė restorant nė Kalarasi
    Pėrdor thikė e pirunė
    Modern,
    “Perėndimor”,
    Duart ruaj mos bėj pis
    Zyrtar i kollarisur, me kostum,
    Veshur spic!
    Gotėn me verė kthej pak e nga pak
    Dhe prapė fap e fup me peshkun nė pjatė.
    Pėrballė njė plak mė vėshtron
    Kokėn kthej nga ai, ai shikimin s’largon
    Pastaj shoh si i shpėrqėnduar
    Peshkun qė plaku shkrafanjit me duar
    Unė pėrsėri tė njėjtin avaz
    Derisa pjatėn me peshk e zbraz.

    Unė Ballkanasi nė Kalarasi
    Me kamera kam shkuar tė prezantoj
    Festivalin e kėngės njė javė qė do zgjasi
    Kėngėn qė popujt e Ballkanit
    Kanė shekuj qė e kėndojnė.

    Pastaj, prapė nė shesh e ndesh plakun
    Bėn me shenjė e me duar mė pėrshėndet
    Kthehet andej nga lumi zgjaton
    Diēka mė thotė, diēka mė tregon.

    Ballkanas tė dy, s’meremi vesh
    Ai tund kokėn, lėviz duart, vazhdon flet
    Unė ngre supet dhe i buzėqesh
    Ē’kėrkon tė mė thotė ai nė tė vėrtet?

    I afrohem dikujt miqėsisht
    E pyes se plaku ē’mė thotė
    Flasim si miq, sqarohemi Anglisht
    Dhe fap pėrlotem, plakun pėrqafoj.

    Shekujt na ndanė them me vete, or vėlla
    Na degdisėn hallet, kusuret nėpėr botė
    Kush mundi doke, zakone, gjuhė tė mbaj
    Mallin tė largoj e ka mė tė lehtė.

    Plakun shtrėngoj pėr krahu, s’e lėshoj
    Ecim nė sheshin ku kėngėt kanė filluar
    Papritur unė nis lehtė tė kėndoj
    Kėngėn e Myzyrit, qė sheshin ka pushtuar.

    Ai lėviz buzėt, mbushet me lot
    Tenton tė imitojė, tė thotė shqip njė fjalė
    Zė lėshon, bėrtet si djalė, por fjalėt s’thotė dot
    Derisa Festivali ul siparin ngadalė.

    Kalarasi, Rumani 1997
    47
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:16

    E QELQTĖ

    E hollė,
    Latine,
    Empirike.

    Herė elegante,
    Herė delikate,

    Vallėzon mes gishtave tė mia

    sfidante,

    e heshtur, natyrale!

    Krendesh mes tujesh,

    Mes rrėmujės

    Ndjehesh jetike.

    Prapa qelqit a vitrinės
    Dy gishta tė ledhatojnė tinės
    Ti zbret qetė e qetė
    Tė lezatohesh mes tavolinės.

    S’le modė pa kopjuar
    Nė sfilatėn tėnde qelqore
    E kush s’tė ka shijuar?
    Kush s’tė ka lėpirė si akullore?

    Nė kėtė botė s’je mysafire
    U ndodhe pėr hir tė sė tėrės
    Kur s’tė quajtėn lavire
    Edhe pse buzėt ia fale dėshirės.

    48
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:17

    EMIGRIM

    Moēėm e patėn thėnė troē:
    “plakut veē pordhėn mos t’i dėgjosh".
    Larg dheut tėnd, sipas tė huajve
    Kur mos qėndro prapa kuajve!
    49
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:18

    BOSHLLĖK

    Pėrqėndrohu nė qetėsi
    Sheh veten nė njė botė tjetėr
    Dhe kėshtu provo tė bėsh mė gjatė
    Provo me ditė e me natė
    Boshllėk!
    Provo tė rrish nė qetėsi
    Vetja s’tė duket mė njeri.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/12/2008, 17:18

    VLERA E KOHĖS

    Kohėn konsumojnė ata qė punojnė
    Se kohės ia marrin minutat, orėt
    Kohės i mbesin borxhli gjithė jetės
    Njėrėzit e lapsit dhe penės.

    Koha flori ėshtė pėr tė gjithė
    Populli e ka thėnė moēėm
    Por vlerėn e kohės a e dinė
    Ata qė s’i kanė sekondė borxh kohės?

    Sponsored content

    default Re: POETI YNĖ FATMIR TERZIU

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 18/6/2018, 11:33