TAFIL DURAKU

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:32

    LARASKAT


    MOS PYESNI MIQ

    pėr asnjė kohė
    mos pyesni
    miq

    korba dhe laraska
    kur vishen
    me pendla shqiponjash

    as kur orvaten tė m’i veshin
    me dhunė pendėt e tyre tė zeza
    mos mė pyesni

    korbat dhe laraskat
    dalin nė skenė vetė
    duarpėrgjakura gjer nė sy

    korbėtarolaraskėri
    del sheshit vetė me rrathė
    korbėtarolaraskorė

    andaj orvaten kot sė koti
    tė m’i veshin pendėt e tyre tė zeza
    ēdo kohe si kjo

    dhe mos mė pyesni
    pse Atdheu
    erret e terret hendeqeve

    dalin korba dhe laraska
    ruajnė ēdo fundorė
    diellin ta pėshtyjnė

    mė tej mos mė pyesni miq
    dhe ruana zot
    nga ligėsia e tyre shekull
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:32

    LARASKAT

    kohėve si kėto
    gjithmonė
    zi e mjerė

    tryezave kyēe
    kryesore
    korba mbi shtėpi

    nėpėr ēdo kohė
    vjetėrsi e tyre
    sy nxjerr

    heshtin dhe ēirren
    mjeshtėrisht brenda e jashtė
    kushedi ē‘ndjellin

    nga brendia e tyre
    natė del
    zėri nė ēdo kohė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:33

    PĖR ĒDO ORĖ LETRARE

    pėr ēdo orė tė tillė
    trembėdhjetė janarėve
    letrarė e jashtėletrarė

    datave tė shėnuara muajve tė vitit
    tė mos na pėrsėriten mė
    juritė e zeza

    as larvat e (para)caktuara
    qė shpėrblejnė
    korba laraska (sh)krimtarė

    pėr ēdo orė tė tillė
    nė pritė tė kurdisur
    ngrėnshin kokat e tyre

    mjaft
    pėrgjaken
    letėrsinė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:33

    NAMI

    e kotė ėshtė
    kėtu
    Maldelenė

    dhe kot
    flet
    me figura

    para laraskave tė shpėrblyera
    jurive tė (para)caktuara
    dhe korbave mbi ura

    zija e tyre shekull
    qė mbjellin pasardhėsve
    namin ua shoftė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:34

    SKENĖ STRUCE

    para publikut tė verbėr
    ndėrrojnė vetėm rolet
    emrat vijat e zeza udhėkryqeve

    laraskėri
    dhe kobtari
    njė janė

    i shihni edhe ju ndryshe
    u duartrokitni pėr shqiponja
    korbave dhe laraskave mashtruese

    nė kėtė kafaz tė rryer nga e zeza
    pėrherė lulėzon laraskėri e egėr
    korbėtari e zezė

    shpėrblehet para syve tė huaj
    qirret e krekoset trash
    njė vije tė zeze skėterrė

    (sh)krimtarėt nė udhėkryq
    terrojnė ardhmėrinė tonė
    netėve tė vetmuara vonė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:34

    NĖSE NUK JE

    kohėve si kėto
    heq
    tė zitė e ullirit

    nėse nuk je
    qen bushtėr
    langua

    korb
    laraskė dhe
    struc si ata

    pėrherė
    nė tel tė lahutės tė qeshin
    pėr tė keq

    nėse nuk je korb (sh)krimtar
    me pendla shqiponje veshur
    vėshtirė e ke

    nėse nuk je
    mė i zi se shkau pėr tėndin
    vėshtirė e ke kėtu

    miku im
    a bėn tė qeshet lahuta
    me kėta syverbėr tė krisur nė krye
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:35

    VESHJERREMĖ

    nė ēdo orė letrare
    ka korba tė ftuar
    letrat nxijnė

    me flatra pėllumbash
    me lėkura qengjash
    me pupla zogjėsh vishen

    mashtrojnė publikun
    korbat
    e korbave tė mėsuara

    nė emėr tė tė gjitha laraskave
    del njė laraskė-KORB
    pohon sojin e tij

    sėrish
    mashtrohet publiku
    veshjerremė

    kujdes
    miq

    korbave tė kėtij qielli
    hiqjuani puplat mashtruese
    dhe bindeni pėr sojin e tyre laraskorė

    nė tė dy anėt e Drinit
    ēerdhet e tyre
    zi ndjellin pėr ēdo kohė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:35

    NĖ KĖTĖ (NĖN)QIELL

    sot dhe kėtu
    si gjithmonė
    e nė ēdo kohė

    laraskat
    dhe korbat e mėsuara
    kanė arrogancė

    miq shumė tė dashur
    kujdes
    kur i thėrrisni me emra

    kush e di
    kush i ushqen ato
    degėve tona

    e syve u del tėrbimi
    mbi shtatė palė dorėza
    u del gjaku im qė pijnė

    tė dresuara siē janė
    nuk kuptojnė gjė
    kot i thėrret me emra

    laraskat dhe korbat
    kanė arrogancė
    nė tė dy anėt e Drinit

    nė kėtė (nėn)qiell kėtu
    ēerdhet e zeza i kanė po
    kush i mban

    sėrish
    nė kėtė katrorėsi rrethi
    vetėm vendet ndėrrojnė

    kėtij (nėn)qielli tė luhatshėm
    me erėra shumė
    tė papastėr kulmėrisht
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:36

    TRAGJEDI

    kot orvaten kohėve
    me flokė
    ta rrisin kokėn

    kapaciteti
    i trurit tė tyre
    ėshtė katastrofė

    shqetėsimi
    kurrė s’i le rehat
    gjerė nė tragjedi

    ndėrrojnė
    figurat e shahut fushės
    dhe kujtojnė qė kush s’i sheh

    kah rriten pleshtat
    nėnsqetullave tė tyre
    tė huaja

    gjithmonė tė ligjtė
    shajnė kohėt e liga
    qė bėjnė vet

    dhe ēuditen pastaj
    si ndodh
    tragjedia
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:39

    MJESHTRI SKENORE

    nė skenė arti vetė
    lėkundė
    tokėn dhe qiellin

    rrėzon
    vetėdijen e ndryshkur
    mykun kohėve ngjitur

    nė prapaskenė del
    njė laraskė korb
    fare pa e ftuar

    botėrisht
    pohon emrin
    e profesionit tė tij korborė

    andaj nuk kanė thėnė kot
    mos e pyet fare
    kur e ka mizėn pas veshi

    ai
    edhe nė skenė
    prekė veshin e vet
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:39

    NAKATOSJE E TRILLUAR

    kot mė nakatosin
    me sorra laraska e korba
    paci(t)fistėt

    kėtė e bėjnė tmerrėsisht
    pėr ta mbuluar sorrllėkun
    laraskėllėkun korbėllėkun e vet

    nuk nakatoset dielli
    as me sorra
    as me laraska e korba

    kot e kanė
    nė kėtė mjegull qė pėrhapin vetė
    korbat laraskat langonjtė

    kujdes mik pėr gjithēka
    qentė e egėr tė nakatosin
    pėr qėllime tė tyre e tė huaja

    kohėve ua rrėfe
    nakatosjen e trilluar
    qė bėjnė ata
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:39

    PRUSHTĖSI

    zakonisht ndjehem mirė
    para vrasėsve tė porositur
    kur i njoh e nuk i njoh

    e di se e shkruaj
    poezinė
    mė tė prushtėn

    e di saktėsisht
    ku u dhembė
    qenve

    ku u dhembė
    laraskave
    e korbave nė kohė

    pse nuk bėhem me ta
    e sikur ata
    qen laraskė korb

    prushtėsi
    ēdo kohe jam
    poezi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:40

    RRENACAKĖT

    ngėrdheshen
    ngėrdhucen ligėsisht
    (sh)krimtarėt

    rrenacakėt e pushteteve tė huaja
    nė kulm tė shtėpisė
    rrejnė tė gjitha kohėt tona

    e kohėve pėrherė si kėto
    priten mishngrėnėsit
    shtojnė oreksin

    i kanė skuqur sytė
    i kanė zverdhur fytyrat
    ngėrdheshen kuku

    sall t’i mashtrojnė burrat e shtėpisė
    njėherė qėllim kanė
    pastaj do t’i presin lisat e drejtė

    ngėrdheshen e ngėrdhucen
    deri nė mashtrim heshtin siē duan
    malin ta lėnė me lisa tė shtrembėr

    a durojnė kohėt mė
    laraskėri nė kulm shtėpie
    phu phu phu rrenacakė lirie
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:40

    RRENACAKĖT I

    kultura ēirren
    e politika thonė
    kanė fytyrėn e tyre

    po mjerisht
    fatkeqėsisht
    e kėtu pėrherė

    dhe njėra
    e tjetra
    mbesin pa fytyrė pėrherė

    kultura
    e politika
    nuk duan tjetėr pasqyrė

    kanė faqe tė lėmueme
    dorėza tė zeza nė duar
    e thika nė heshtje ruajnė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:41

    TRADITĖRISHT

    nuk marr pjesė
    nė varrim
    qensh

    as kur u bėjnė himne
    pėrjetėsishtfėlliqurve
    gazetave

    e kam nė traditė
    nė varrimet e atyre
    qė i ēojnė koordinuarisht qiellit

    mediat
    gojėpalarėt
    urrej traditėrisht
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:41

    PIKĖ FYTYRE S’U MBETET

    kur kalojnė fluturimthi
    ose nė ndejė degėve tė krisura
    kur janė dhe rrinė nėn hije tė huaja

    pikė fytyre s’u mbetet
    para syrit tim
    tė qiqėrr

    shikojnė pėrēudshėm
    shajnė hijen e tyre tė madhe
    se fėlliqur i ka lakmia

    andej laraskave
    e korbave nėn hije tė huaj
    pikė fytyre s’u mbetet

    para syrit tim qiqėrr
    Maldelenė
    tigreshė tė mė bėhesh
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:42

    STRUC ME DHĖMBĖ TĖ ZINJ

    (DHĖMBĖT E STRUCIT)

    horizontit fėmijėror
    luaja me dhėmbė qeni
    me dhėmbė ujku luaja

    nėna
    mė rrėfente
    ninulla

    dhe nuk dija atėherė
    se ēdo kohė i mbėshtillte me mjegull
    dhėmbėt e kėtij struci modern

    luan koha dhe luaj unė
    me dhėmbė strucėsh
    shpėrndarė horizontit me shi

    tėrheq dhėmbėt e ujkut strucit qenit
    krejt njėsoj
    tė shtrėmbėruar deri nė ēmendi

    shpjegojnė brendinė e trinisė
    qė lulėzon dhėmbėve tė tyre
    kėtuprore

    ujku struci qeni
    ngėrdhucen
    ēdo dielli tė rinj

    unė
    sėrish luaj
    me dhėmbėt e tyre tė ēartur

    ēaraveshur kohės
    gjak pijnė
    gjakun e vet prore

    mė thanė
    ata janė dhėmbė qengjash
    e nuk u besoj fare

    them mė vete
    dhėmbė ujqish strucėsh janė
    tėrbues tė ēartur tė palarė

    sikur gojė e tyre
    kafeneve
    ēdo horizonti tė ri

    kushedi ēfarė kėrkon mė shumė
    struci me dhėmbė s’ka mė ku
    fėlliq gojėn shpirtin e vet

    sėrish
    hedh valle
    preh syrin mendjen diturinė

    nė gojė tė tij
    luaj me dhėmbėt e strucit
    thiut qenit ujkut

    dhe shkrihem sė qeshuri
    me tėrbimin e tij
    miku im

    struci mbetėt struc
    pėr ty pėr mua
    pėr ēdo kohė

    strucemuc
    strucemuc
    strucemuc
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:42

    LEHJE PUBLIKE

    ēohet e leh publikisht
    kuc kuc kuci
    i hucėve

    gjedheria
    ēalon nė krye
    nuk don ta dijė

    e leh nė diell
    kuci i hucėve bythecė
    gjedh kėmbė e krye

    nxit strucėt laraskat
    tė m’i vė mbi kokė
    kuc kuci i hucėve

    publikisht leh
    gazetave tė veta
    dhe nė rrugė kuc huci i ri
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:43

    LOJĖ PA MASĖ

    ende s’e ke lėshuar
    kokrrėn
    kapuēave e endė dorėn

    mih pa pushim
    pa ditur ku do t’u dalė uji
    mihjeve tua

    pa ditur kurrė
    ku do t’i dalė tymi
    asnjė pune

    pse i mbulon
    pendlat e shpendkeqes
    jashtė dhe nė kafene

    s’e ke lėshuar prapė
    nėn kapuē
    kokrrėn

    mjerisht endė atė kokėrr
    po edhe pa e lėshuar mirė
    ta zė mendja ime

    fatkeqėsisht
    shpendkėqijve si ti qenve
    s’u hiqet copė fytyra

    lojė pa masė
    bėjnė kohėve
    kapreēėt e Serbisė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:43

    KOHĖ E HUAJ

    nė rreth
    tė kuajve tė mėsuar
    jam

    pesė dekada e mė shumė
    nė rreth tė caktuar
    gjedheri e mėsuar ēirret

    nė rreth tė kurdisur
    gjedheria
    me kėlyshėt e vet

    kohė e huaj
    mė sillet
    pas shpine
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2009, 17:43

    NĖ RRETH TĖ MĖSUAR

    askund nė botė si kėtu
    nuk gjen
    gjedheri tė mėsuar nė krye

    gjedheri
    bythec pas bytheci
    gjedheri e krisur nė krye

    horizontit tė zez nga mjegulla
    zonės sė gjedherisė sė mėsuar
    shpendkėqinjtė sytė duan tė m’i nxjerrin

    brenda dhe jashtė
    plot kafenetė
    gjedheri tė mėsuar nė rreth


    (Marrė nga pėrmbledhja “Njerėz thjeshtėr”, DRENISHTA - SHQIPĖRI, 2007)

    Sponsored content

    default Re: TAFIL DURAKU

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 18/6/2018, 11:35