KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

    Mesazh nga shaban cakolli prej 9/5/2009, 08:54

    1. VRASJA E QAMILE SALIQIT



    Nė Zajēec, afėr kufini ,

    Kur me OZNĖN , luftoi Shahini,

    Bash nė “Natėn e Bozhiqit” –

    Ja vranė gruen , Adem Saliqit !

    Vranė Qamilėn , atė malėsore ,

    Te nji pėrrue ra dėshmore .

    Plumbi i shkaut pėr tokė e shtrini –

    Kish nji djalė t’ vogėl pėr gjini...

    Djali e kish emnin Hysen ,

    Ishte i vogėl, s’ dinte sen ,

    Kujton se nana po flen’ !...

    Tue ikė nana, prej dhunimit –

    Mori rrugėn e amshimit !...

    Qamilėn e Adem Saliqit ,

    E vranė plumbat e dorėflliqtit .

    Porsi lule u shtri pėr toke –

    Mbet Hyseni, pa nanėloke !

    Bashkėluftėtarėt e Liman trimit –

    Donė me i shkue nė ndihmė Shahinit !

    Ngat Shahinit, kur janė afrue –

    Atė Qamilėn , e gjetėn n’ pėrrue ?!

    Mezi f’tyrėn ia kanė njohtė –

    E kanė vra nė ujė e n’ skllotė !

    N’ ujė e n’ skllotė e kishin mlue –

    Kush ta shohė , ka me u trishtue !...

    Mbi kufomė , n’ atė trup tė shkretė –

    Nji za i tmerrshėm po pisket !

    Nji za i tmerrshėm , nji za fėmije –

    Nanės s’ vet, po i bante thirrje !...

    Nanės s’ vet , i kish mbetė n’ gji –

    Nė atė pėrrue, ku ishte shtri !

    N’ ujė e n’ skllotė, ku ishte mlue –

    Krejt me gjak ishte ckurrue !...

    “Trimni t’ madhe” kishte ba OZNA –

    Kish lanė n’ borė , kėto dy kufoma !

    I la n’ borė , nė ujė e n’ skllotė –

    Nji sabi , tue kajtė me lotė !...

    Nji sabi, qė s’ dinte hile –

    Mbet mbi trup t’ Nanės Qamile !...

    Kėto janė veprat e sllavizmit –

    Qė ja dinė rendin sadizmit !

    Kėto janė veprat e mizorit ,

    Dhe argatėve t’ okupatorit ,

    Qė s’ kanė f’tyrė, as nuk kanė shpirt –

    Veē me mbėrri ndonji pozitė !...
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

    Mesazh nga shaban cakolli prej 9/5/2009, 08:54

    2. RABĖ DHE AJETE PISHTARI



    N’ vatėr t’ shpisė , ku ndizej zjarri –

    Po lufton nji Rabė Pishtari .

    N’ prag tė shpisė, ku mėsynė bullgari –

    Lufton Raba – nji bijė shqiptari .

    Sulm po banė si shqiponjė mali ,

    Pėr t’ u mbrojtė nderi e morali !

    Kjo trimneshė , bijė e shqiptarit –

    Ja ēau kryet nė dysh bullgarit .

    Gjeraēina e Malėsisė –

    Mirė ia dinė mananė kacisė !

    Mirė ia ēau bullgarit kokėn –

    Me gjak t’ tij e uli tokėn !

    Mitralozi n’ dorė t’ bullgarit –

    Zbrazi plumba tė rafalit ,

    Ia shoi jetėn Rabė Pishtarit ,

    Qė luftoi si zanė e malit .

    Tue mbrojtė nderin, plang e votėr ,

    Luftoi Raba me nji motėr .

    Tue mbrojtė nderin dhe oborrin –

    N’ prag tė shpisė e gjeti vorrin !

    II.

    Duel Ajetja, n’ ēosh tė votrės –

    Me ia marrė hakun e motrės !

    -Gajret banė , moj motra Rabė ,

    S’ ta len motra, gjakun falė !

    Me sakicė , sa rreptė po sjell –

    N’ vend e preu nji oficer !

    Oficer dhe nji ushtar ,

    Qė tė dy ishin bullgar .

    Mirė, Ajetja, e luen sakicėn –

    Krejt bullgarėt desh u shashtrisėn !

    Pėrmbi krye iu rrinė sakica –

    S’ po i ndalė mali, as Jabllanica !...

    Fort qėndruen Raba e Ajetja ,

    S’ i frikėsoi pushka, as vdekja !

    Nuk ju dhimtė gjaku , as jeta ,

    Pėr me vdekė pėr troje t’ veta !

    Kėto dy motra – dy kunata ,

    Nuk iu trembėn pushkėve t’ gjata !

    Para tytave t’ barbarisė –

    Ranė dėshmore n’ prag t’ shtėpisė !

    Tue mbrojtė rritėn e fėmisė ,

    Tue mbrojtė pragun e shtėpisė ,

    Kėto trimnesha tė Malėsisė ,

    Rritėn famėn e shqiptarisė !

    Ku dhanė jetė, tue mbrojtė oborrin –

    Aty, djali ua bani vorrin ,

    Te nji lis pėrskaj shtėpisė ,

    Me i ba hije gjithė Shqipėrisė !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

    Mesazh nga shaban cakolli prej 9/5/2009, 08:56

    4. SULLTANA E QAFĖS

    N’ Qafė t’ Ujmirit, ka dalė Mikajli –

    Aty ishte njė shqiponjė mali !

    Njė trimėreshė , qė i thonė Sulltanė ,

    Qė i pret hasmit me gėrshanė !

    Refreni:

    Eu, Sulltanė – bija e Mazllamit,

    Mirė ia bane , ti, kapedanit !

    Eu, Sulltanė, ty, tė lumtė dora –

    Pret ēetnikė – si me pre molla !

    Eu, Sulltanė , ta lumsha djepin –

    Pret komitė – si me e pre pjepnin !

    Trėndafile me bojė gjaku –

    Mirė ia more, ti, babės hakun !

    Mbrojte nderin dhe lirinė ,

    Me gjak shkrove historinė !

    Refreni:

    Eu, Sulltanė – bija e Mazllamit,

    Mirė ia bane , ti, kapedanit !

    Eu, Sulltanė, ty, tė lumtė dora –

    Pret ēetnikė – si me pre molla !

    Eu, Sulltanė , ta lumsha djepin –

    Pret komitė – si me e pre pjepnin !

    DEMIR KRASNIQI
    avatar
    skifter
    Yjet
    Yjet

    Numri i postimeve : 1081
    Data e rregjistrimit : 03/11/2008

    default Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

    Mesazh nga skifter prej 9/5/2009, 11:39

    vetum bravo dhe ty lumt shaban :al:

    Sponsored content

    default Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/3/2017, 06:37