RRAPSODI HISTORIKE ARSIMORE

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default RRAPSODI HISTORIKE ARSIMORE

    Mesazh nga shaban cakolli prej 10/5/2009, 12:39

    PISHTARĖT E PARĖ TĖ SHKOLLAVE SHQIPE

    NĖ KOMUNĖN E KAMENICĖS

    Mė ndihmo, moj ēifteli,

    Ta kėndoj njė rapsodi,

    Do t’ kėndoj pėr do pishtarė –

    Yje drite – mėsues tė parė,

    Qė ia hapen shkollat shqipes

    Nė komunė tė Kamenicės.

    Nė vitin dyzet e njė,

    Erdh n’ Hogosh njė djalė i ri,

    Hapi shkollė e solli shkronja –

    Ishte mėsuesi Fadil Hoxha .

    Nė vitin dyzet e dy ,

    Rreze drite solli pėr sy,

    Vigjilent , syrin si pisha,

    Mėsues i parė , Ferid Berisha.

    N’ Koretin, shkollėn fillore,

    Ku s’ kish libra, as fletore ,

    I pa epur, s’ kishte shoq ,

    Hapi shkollėn nė Strezoc .

    Nė vitin dyzet e pesė

    N’ Rogoēicė , njė djalė me besė,

    Hapi shkollė , solli ideja

    Tė shkollohen t’ rinj e t’ reja .

    Tė lulėzojė dituria –

    Mėsues i parė Xhevat Alia.

    Shumė armiqve zemra u kupi –

    Kur erdh mėsuesi Tefik Jakupi ,

    N’ Desivojcė, n’ atė grykė malore

    Hapi shkollė tė parė fillore .

    Ndue Zef Markaj, pishtar me sedėr ,

    Mėsues i parė n’ Karaēevė t’ Epėr ,

    N’ dyzet e pestėn , n’ atė kohė mizore,

    Ai e hapi shkollėn fillore.

    Mėsues i dashur, Babush Tali –

    Diturisė , rininė ia fali,

    N’ Hodonoc, mėsues i parė,

    Solli dritė pėr fėmijėt shqiptarė.


    Ishte viti dyzet e gjashtė ,

    Topanica, shkollė kanė dashtė !

    Kėtė ide shumė e pėrkrahu -

    Mėsuesi Shaib Avdullahu;

    Hapi shkollė tė parė fillore,

    Libra, lapsa e fletore .

    Nė vitin dyzet e shtatė –

    U hap shkolla n’ Busavatė,

    U gėzua nėna, u gėzua baba ,

    Mėsues i parė Tefik Kallaba .

    N’ Kopėrnicė , nėn ato kodra –

    Mėsues i parė, qe Murat Shkodra,

    Ishte viti dyzet e shtatė –

    Shkolla shqipe lėshoi shtat .

    Dyzet e shtatėshi , vit i lulėzimit,

    Pėr shumė ēerdhe tė arsimit,

    U hap shkolla n’ Kranidell –

    Fazli Mavriqi , mėsues me themel .

    Po atė vit, si nė shumė treva –

    Me shkollė shqipe, u bė Krileva !

    Ėndrrėn – zhgandėrr kush e bani ,

    Mėsues i parė Rrahman Sinani.

    Ngjitej maleve rreth njė pėrroskės ,

    Nė luginėn e Lisockės ,

    Fehmi Jakupi, ai pishtar ,

    N’ shkollė t’ Lisockės , mėsues i parė.

    N’ Muēivėrc, Shaban Zylfiu ,

    Shkollės shqipe, i pari i priu .

    Nė Poliēkė, Bejtullah Muja,

    Nuk e thyente stuhia , as rrėmuja !

    N’ shkollėn shqipe nė Sedllar -

    Bajram Spahiu mėsuesi i parė .

    Shkolla e parė, n’ Shipashnicė t’ Epėr -

    Metush Krasniqi, mėsues me vepėr .




    Po nė vitin dyzet e shtatė,

    Shkollat shqipe shpat me shpat,

    Shkrepnin dritė e lėshonin shtat,

    Sillnin dije, sillnin fat!

    N’ atė Malėsi tė Kamenicės ,

    Erdhi mėsuesi prej Drenicės,

    Nė Tugjec, pėr shumė shkollarė,

    Ukė Plakiqi , mėsues i parė.

    Shkolla e parė n’ Karaēevė t’ Ulet ,

    Para sfidave nuk pėrulet ,

    U hap n’ vitin dyzet e tetė –

    Ahmet Kqiku, mėsues i vėrtetė .

    Mehmet Masurica, me gjithė urtinė,

    Mėsues i parė shkon nė Meshinė ,

    N’ shkollė tė Gėmicės, n’ atė faqe shpati –

    Mėsues i parė Hazir Kastrati .

    N’ Velegllavė, fėmijėt kush i kėnaqi –

    Mėsuesi i parė ai Rexhep Thaēi .

    Shkollės s’ Sfircės, kush i priu –

    Mėsuesi i parė Ismail Musliu .

    N’ Gjyrishec, n’ atė djep kreshniku,

    Mėsues i parė Hajdin Sadiku .

    Nė vitin dyzet e nėntė –

    Varfėri, gjendje e rėndė...

    Nė Dazhnicė, dije kush shfaqi –

    Mėsues i parė Muharrem Thaēi .

    Nė vitin pesėdhjetė e njė –

    Vazhdon lufta pėr dituri ...

    Nė Zajēec, n’ atė maje shpati –

    Mėsues i parė Rexhep Kastrati.

    Ishte viti pesėdhjetė e katėr -

    Me vullnet e me shumė hatėr ,

    Ahmet Kqiku nė shkollė t’ Laēiqit,

    N’ Kremenatė, Musli Maliqi .

    Nė vitin pesėdhjetė e pesė ,

    U hap shkolla me plotė shpresė,

    Nė Dajkoc, dituri shkriu

    Mėsues i parė Musa Spahiu.

    Gjashtėdhjetė e njėshi kur ia mbėrriu ,

    Shkolla shqipe krahėt i shtriu ,

    N’ Gragjenik, n’ ato bokėrrina -

    Mėsues i parė Remzi Morina .

    Nė vitin gjashtėdhjetė e tre –

    N’ Kamenicė, njė frymė e re ...

    U hap shkolla pėr shqiptarė -

    Muharrem Kallaba, mėsues i parė !

    Por kur erdhi gjashtėdhjetė e teta –

    Ndodhėn ngjarje tė vėrteta ...

    N’ shkollė t’ Tėrrstenės , n’ ato kodra,

    Mėsues i parė qe Halil Shkodra .

    Nė Petrit erdh dijemiri -

    Mėsues i parė Vehbi Demiri.

    Nė vitin gjashtėdhjetė e nėntė,

    Hapen shkolla nė ēdo anė .

    N’ Feriēevė , shkollės i priu -

    Mėsuesi Bajram Kryeziu .

    Kur erdh viti shtatėdhjetė e nėntė –

    Shkolla kishte nė ēdo vend .

    Mėsues i parė, n’ Shpashnicė t’ Ulėt -

    Nuhi Leka, kurrė s’ pėrulet !

    Gjilan, mė 06.05.2009. Demir KRASNIQI

    Bazuar nga tė dhėnat e Xhavit Kryeziut.

      Ora ėshtė 18/8/2017, 14:42