CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:20

    KRYEMĖSIMI
    (ose ninulla e jetės)

    Ah
    historia, historia
    (phu ai horr qė e shkroi!)
    ē’ėshtė kjo pėrrallė kaq e pacipė
    ti biri im, qėndro sa mė larg saj
    nuk tė vė dot nė gjumė
    se pastaj gdhihesh
    mbrapsht

    bares ta gjej
    historinė, historinė
    (qė s’u shkrua kurrė!)
    ėshtė pėrrallė e padėgjuar
    ti biri im, qėndro sa mė afėr saj
    ta bėsh gjumin e qetė
    qė tė marrėsh
    mbroth
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:20

    DUKE MĖSUAR VETEN
    (ose zgjimi i hershėm)

    Kujdes,
    i them vetes,
    pse t’ia mėsysh kot
    rrugės bredh gjithkush
    para se tė hedhėsh hapin
    mblidhe mendjen njėherė
    paēka se bėre gjėra tė mira
    s’e di qė i ziu s’ka tjetėr punė
    tė qėllon atėherė kur s’e pret
    eh sa keq mund tė plandosesh
    ta pėsosh si Shtjefėn Gjeēovi
    pse tė biesh nė kurth kaq i ri
    tani ka rėndėsi tė jetosh
    jo tė vdesėsh qenēe
    ato qė s’i bėre sot
    mund t’i bėsh nesėr
    mos i beso frikės
    por ec me kujdes
    mėsohu tė jetosh
    gjithnjė syēelė
    tė ligun lėre
    le tė plasė
    nė pusi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:21

    STINĖ E HUAJ
    (ose gjumi i jetėvdekjes)

    Pse mė thua tė jetoj
    kjo nuk ėshtė stina ime
    a nuk sheh sa i huaj dukem
    jam i vockėl edhe para mizės
    unė kam lindur pėr tjetėr stinė
    ndaj do bie nė kllapi si arusha
    ta shtyj kohėn i gjallėvdekur
    gjersa tė vijė ora ime fatlume
    atėherė tė zgjohem ngadalė
    e t’ia nis tė jetoj
    ballėlart
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:21

    ENGJĖJT E ZI
    (ose ora e vrasjes)

    M’u tha goja
    duke pėshtyrė mbi engjėjt e zi
    do t’i ndjek si djall me njė kėmbė
    do t’i vras me helmin e dhembjes sime
    sa mė ka marrė malli tė bėhem vrasės
    e di qė pastaj do tregojnė me gisht
    o sa gjė e bukur kur do thonė:
    ja, sa krenar po bredh
    vrasėsi i engjėjve tė zi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:21

    FLUTURA NĖ gjo***
    (ose thikat e engjėjve)

    Engjėjt
    mė gjuajnė me thika
    mbi gjoksin me plagė
    ndalet njė flutur e bardhė
    ik i them gjithė psherėtimė
    pse t’i hash ti thikat e mia
    ata janė bėrė tė marrė
    i ka zėnė gjaku i zi
    s’pyesin kush je
    as ē’kėrkon
    ku shkon
    ke
    apo s’ke
    faj

    jo
    s’largohem
    mė thotė flutura
    s’ndiej pėr engjėj tė tillė
    as pėr thikat e tyre tė helmta
    kam ardhur pas luleve tė njoma
    sa bukur tė kanė mbirė nė gjo***
    dua t’i lag buzėt e mia tė thata
    e t’ua thith pjalmin e ėmbėl
    aherė nėpėr trupin tėnd
    do ēelin aq mė shumė
    do dukesh mė i madh
    engjėjt do thyhen keqas
    tė gjithė do pėlcasin
    pranė thikave
    tė tyre
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:22

    ORA E SHPĖTIMIT
    (ose ėndėrr ikanaku)

    Nuk dua
    tė lodrojnė mbi mua
    gjakun tė ma thėthijnė
    trupin tė ma shkrumbojnė
    do t’u shkas nga duart e zeza
    e t’i flak si qenie tė ngordhura
    dhe ashtu tė rravgoj pa bėzajtur
    tė degdisem larg syve tė botės
    kurrsesi nuk dua tė dukem
    si krijesė e mjerė
    veten nuk
    e shes

    do iki
    nga sykėqinjtė
    e tė vithisem nė hon
    tė thėrrmohem si dhé i thatė
    mandej le tė ēirren sa tė duan
    punė e madhe se do mė ndjekin pas
    madje as dy gurė tė mos i lėnė tokthi
    le t’i pyesin edhe engjėjt edhe djajtė
    unė njėmend do iki nga kjo ligėsi
    s’dua ta shoh kopenė e babėzitur
    ehehehehehehehehehehehej
    tani erdhi ora e shpėtimit
    vdekja ėshtė mė e bukur
    se jeta
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:22

    DĖSHPĖRIM I ZOTIT
    (ose kėngė pendimi)

    Njeriu
    ah njeriu
    seē iu vėrsul edhe zotit
    ia rrėmbeu parajsėn dhe ferrin
    nė emėr tė tij vepron lirshėm
    s’e gjen asnjė
    e keqe

    njeriu
    ah njeriu
    flet i pėrēartur
    tė gjithė i bėn tė dridhen
    paēka nėse ndokush e mallkon
    ai di tė ndėshkojė
    dhe tė shpėrblejė

    njeriu
    ah njeriu
    rend turravrap nė jetė
    me ferrin e parajsėn nė duar
    fuqiepėrmi ka rėnė nė hall
    dergjet si skllav nė qiell
    ndaj pyet i dėshpėruar:
    ē’mu desh qė bėra
    kėtė pjellė
    tė mbrapshtė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:22

    NEVERIA E SKLLAVIT
    (ose thirrja e fundit)

    Ditėt
    po m’i ha nata
    i vjell mbi mue
    e unė ende kujtoj
    se po m’lag shiu
    heu ku je vdekje
    qė m’paske
    harrue
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:23

    CONTRA
    (ose hija e vdekjes)

    Mė kot
    i flakni ato koka
    njė nga njė i mbledh
    i ringjall si Shėn Donati
    qė sėrish t’ju dalin pėrpara
    pastaj asnjėherė tė mos i rrėzoni
    se hijet e tyre ju ndjekin si shpatė
    e s’ju lėnė tė qetė as nė ėndrra
    ju tmerrojnė edhe nė kthina
    kokat mė pėrkasin mua
    juve ju mbetet turpi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:23

    PAKĖSIMI I SHQIPONJAVE
    (ose kėnga e zhbėrjes)

    Ky dhé
    gjaknxehtė
    derėn e mba tė hapur
    tė pret me bukė kripė e zemėr
    po shqiponjat prapė e hanė njėra-tjetrėn
    pa fije turpi bėhen mish e gjak nga zilia
    tryezėn e pėrmbysin para syve tė zotit
    s’ka kush ua prish lojėn hijerėndė
    tė mbyt vaji tek i numėron tė gjorat
    sa tė duash mund tė llahtarisesh
    ato gjithnjė po pakėsohen
    po pakėsohen
    pakėsohen
    …!?
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 18/5/2009, 11:24

    ABEJA E AKULLT
    (ose zgjimi i Faik Konicės)

    1.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    ju kėrkova dy metra vend
    edhe harxhet ua lashė tė gjitha
    pse mė mbyllėt nė vetmi tė ftohtė
    jam duke plasur nga ngushtėsia
    sa keq po tkurrem e kėrcėlloj
    ē’ėshtė ky mot kaq i egėr
    mos vallė atdheu
    qenka bėrė
    akullnik

    2.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    nuk mė habit ky ndėshkim
    mė habit ferri qė e shoh
    e kam ditur tė zjarrtė
    po ky qenka i akullt
    seē vuaj njė dėnim
    tė mbrapshtė
    pėr punė
    tė mbarė


    3.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    sa e sa herė ju kam thėnė
    njeriu godet mė keq se djalli
    pse nuk mė besuat asnjėherė
    se jemi armiq pėr njėri-tjetrin
    tani qani si murgj tė mėrzitur
    kush na ka faj qė s’afrohemi
    ndodhemi nė stinė tė ligė
    duart na ngrijnė
    nga fėrtyma

    4.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    kam frikė do plasni nga mėrzia
    fundja besoni qė ashtu qenka shkruar
    mos u lemerisni nga kjo gjuhė e shprishur
    ndryshe s’bėzaj nė mbretėrinė e vdekjes
    mė mirė do ishte tė mos isha fare
    se ua plasa shpirtin
    edhe juve

    5.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    kaq shumė jam mėrzitur
    mė thoni sa mote i bėra kėtu
    apo ndoshta s’ka fund kjo hata
    pse nuk bėni asgjė prej gjėje
    ju ka dėnuar perėndia
    apo s’ju lėnė njerėzit

    6.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    si s’mė sollėt asnjė lajm
    sa shumė u bė qė s’jemi parė
    s’besoj qė s’ju ka marrė malli
    mua mė treti gjer nė palcė
    po si ta shuaj tė shkretin
    jam bėrė vetėm borimė
    zjarrit ia kam harruar
    hijen

    7.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    seē mė griu kjo thėllimė
    trupin ma bėri trohallė
    kur tė takohemi njė ditė
    a thua do mė njihni
    apo do dukem
    tmerr i gjallė

    8.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    mos mė lini tė ngrirė
    mė hidhni pakėz prush
    tė tretem mu para syve tuaj
    se mund tė humbas pa gjurmė
    tė mos pėshpėritet mė asnjė fjalė
    tė mos mbetet asnjė copė ashti
    pastaj si do t’u thoni breznive
    se patėt njė mik

    9.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    po shkrihem pak nga pak
    fund e krye kulloj si gur i lėvarur
    ju pėrulem qė mė nxorėt nga ferri
    e mė shpėtuat nė fund tė stinės
    po pse s’mė kthyet nė atdhe
    nuk gjetėt njė copėz vend
    apo kaq i tepėrt
    paskam qenė

    10.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    vallė pse s’ju shoh askund
    jeni tretur nga faqja e dheut
    dikur qemė shumė tė afėrt
    po tani si ka mundėsi
    tė jemi kaq tė largėt
    edhe sa kohė
    do tė jemi
    tė huaj

    11.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    ē’kėrkoni nė botėn e Hadit
    edhe aty jeni pranė njėri-tjetrit
    veē prapė na tretė dheu i huaj
    pse na ndjek ky mallkim i zi
    ne nuk e deshėm atdheun
    apo ai s’na honeps
    fare

    12.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    ju neveriti bota e andejme
    ndaj morėt udhėn e kėndejme
    atje nuk gjetėt njė shtrojerė
    dhe klithėt me psherėtimė
    mė mirė nė duart e zotit
    se nė duart e atdheut

    13.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    mos e hani veten kotas
    me gjithė marrėzitė e mėdha
    bėmė edhe shumė gjėra tė mira
    po atdheu nuk na mori nė gji
    nėse vėrtet nuk iu deshėm
    do ta zėrė buka
    qė ia dhamė

    14.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    sėrish po flas me pikėllimin
    atdheu edhe kur na e kthen shpinėn
    s’kemi tė drejtė ta mallkojmė
    besoj qė me zemėr na do
    paēka se me gojė
    s’na flet

    15.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    nga anadeti fryn ojniku
    mė duket se na thėrret njė zė
    paska ardhur dėrgata e engjėjve
    do nisem krejt i shkėrmoqur
    dy metra vend do m’i japė
    tė prehem i qetė
    e shpirtin ta lė
    tė fluturojė

    16.
    Imzot Noli
    dhe ti Lamja im i vogėl
    shihni si po mė hapen dyert
    a thua nė ē’kohė kemi shkelur
    atdheut i flas me gjuhėn tonė
    ai mezi ma kthen njė fjalė
    unė shkrehem nga gėzimi
    ai ka turp tė afrohet
    sa i huaj qė i dukem
    o zot o zot o zot
    edhe sa do pres
    ta puth nė ballė
    ….?!

    Sponsored content

    default Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 18/6/2018, 11:34