Hiqet Fishta e De Rada nga Letėrsia!!

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Hiqet Fishta e De Rada nga Letėrsia!!

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 24/5/2009, 20:31

    Matura, hiqet Fishta e De Rada nga Letėrsia

    Nga Esmeralda Keta

    Programet e reja orientuese tė Letėrsisė tė Maturės Shtetėrore kanė hapur debate nė rrethet letrare. Studiuesi Behar Gjoka, kritikon nė shumė pika programin orientues tė letėrsisė pėr gjimnazin e profilit tė pėrgjithshėm. Sipas tij, ėshtė e pajustifikueshme mungesa e De Radės dhe e Fishtės apo pėrjashtimi total i letėrsisė sė hershme shqipe. Pėr sa i pėrket letėrsisė bashkėkohore shqipe, pėr studiuesin Behar Gjoka nuk ka kuptim qė ajo tė vazhdojė tė pėrfaqėsohet vetėm me Agollin dhe Kadarenė, duke lėnė nė errėsirė njė kastė autorėsh po kaq tė mėdhenj. Ai shprehet se ky program orientues tregon mė sė miri se tekstet tona vazhdojnė tė jenė peng i modelit tė realizmit socialist.

    Pak ditė mė parė ėshtė publikuar programi orientues pėr letėrsinė i Maturės Shtetėrore. Ju, e keni parė kėtė listė, dhe ēfarė mendimi keni?

    Ia vlen tė bisedohet mbi listėn, vetėm pėr arsyen se ajo tregon qartėsisht nivelin e programit, tė teksteve, tė alterteksteve, tė cilat bien ndesh me konceptet bashkėkohore tė zhvillimit tė lėndės Gjuhė Shqipe dhe Letėrsi. Shkollat e nivelit tė mesėm nė botė, tashmė kanė nė qendėr tekstin, pavarėsisht kohės, pavarėsisht modelit, pavarėsisht alternativės dhe metodikave tė mėsimdhėnies. Teksti vėshtrohet si i vetmi mjet pėr tė sendėrtuar shprehi tek nxėnėsit dhe jo si mjet informues, jetėshkrimor apo mbi rrymat dhe metodat letrare. Pra, nė fakt kjo listė dėshmon nivelin se si perceptohet letėrsia nė nivel zyrtar dhe mėsimdhėnės. Kėtu unė i referohem programit tė letėrsisė pėr gjimnazet tė pėrgjithshme.

    Mendoni se kėta autorė qė janė zgjedhur plotėsojnė tė gjithė realitetin letrar tė vendit tonė?

    Brenda kėtij koncepti krejt tradicional, qė nxėnėsit i jep veprat rreth tė cilave do tė ndėrtohet teksti, duke shėnuar qysh nė paraqitjen e kėsaj liste disa momente tė debatueshme,

    Sė pari: kemi njė vėshtrim historicist tė letėrsisė, ēka buron pikėrisht prej konceptit mbizotėrues nė shkollėn shqiptare, se letėrsia ėshtė pasqyrė e rrethanave dhe e konteksteve shoqėrore e historike. Kjo mbyllje, “prangim”, i letėrsisė nė kėtė parim historicist, ėshtė ajo qė quhet mbingarkesė dhe dije qė duhet ta ketė njė student i letėrsisė, por jo njė gjimnazist, i cili nė programet bashkėkohore i duhet tė formojė shprehi tė leximit, tė shkrimit, tė tė folurės, etj.

    Sė dyti: gjithnjė brenda konceptit klasik tė shkollės vihet re, sidomos nė letėrsinė shqipe, kapėrcimi i disa momenteve historike. Kėshtu, letėrsia e hershme, e quajtur shpesh letėrsi e vjetėr, ku pėrfshihen Buzuku, Matrėnga, Budi, Bardhi, Bogdani, nė asnjė rast nga programet dhe testet e shkollės sė mesme nuk janė trajtuar si pjesė e vlerave shpirtėrore. Kjo nuk ndodh rastėsisht, sepse edhe Instituti i Gjuhės e Letėrsisė si dhe profesoratura e fakultetit kėtė moment mė sė shumti e kundron si fakt gjuhėsor dhe historik, dhe jo si periudhė qė ka vlera letrare.

    Sė treti: gjithmonė jemi te letėrsia shqipe, ku vihet re tek drejtimi i pėrgjithshėm, mungesa e Jeronim de Radės, si autor i dimensioneve mė tė gjėra letrare, e cila gati e vė nė dyshim ekzistencėn e letėrsisė arbėreshe si nivel letrar, po tė marrėsh nė konsideratė poemat e tij, trajtimet pėr letėrsinė dhe artin, trajtimet pėr fatin e shqiptarėve dhe tė kombit shqiptar. Mungon edhe Zef Skiroi, por ėshtė njė mungesė shekullore e tij, e cila, sipas verifikimit sociologjik ka ardhur prej faktit se ishte anėtar i partisė fashiste. Po me De Radėn ē’patėn?

    Po pėr sa i pėrket letėrsisė bashkėkohore, ju do tė donit qė nė kėtė listė, pėrveē Kadaresė dhe Agollit tė kishte edhe emra tė tjerė? Nėse po, cilėt do tė ishin ata?

    Problemi vjen e bėhet mė i mprehtė tek letėrsia bashkėkohore shqipe. Dhe me sa duket pėr programistėt, tekstebėrėsit, testimhartuesit, kjo periudhė fillon dhe mbaron me Dritėro Agollin dhe Kadarenė. Dy korifenj tė realizmit socialist, tė cilėt kanė hartuar edhe libra cilėsorė. Por, nėse do tė lexohej dhe shqyrtohej si vlera letrare qė e kanė shpėrfillur modelin e realizmit socialist, nuk ka kuptim mė tė flitet pėr letėrsinė bashkėkohore dhe tė mos pėrfshihet Martin Camaj, poeti, prozatori, dramaturgu dhe studiuesi i gjuhės e letėrsisė shqipe. Nuk ka kuptim tė mos jetė pjesė e shqyrtimeve letrare Anton Pashku, tregimtari, romancieri dhe dramaturgu mė modern i letėrsisė shqipe (mos vallė funksionon ende koncepti i letėrsisė jashtė kufijve qė mungon Anton Pashku, Ali Podrimja, Azem Shkreli, etj). Nuk ka kuptim tė flitet pėr letėrsi bashkėkohore dhe tė vijojė tė pėrjashtohet krijimtaria e Kasėm Trebeshinės, prozator, dramaturg, poet, eseist, jo fort i shpeshtė nė letrat shqipe. Po ashtu, sa e mjerė dhe e mangėt duket tabloja e vlerave qė ofron lista e programit orientues kur mungon Arshi Pipa, poeti, kritiku dhe studiuesi mė i dalluar i viteve ‘44 e kėtej nė letrat shqipe. Me sa duket hartuesit, pėrpunuesit dhe “shkoqitėsit” e programeve tė letėrsisė janė peng i modelit, qoftė shkrimor, qoftė verifikues tė realizmit socialist, qė njė pjesė shumė tė madhe tė autorėve i pėrjashtonte pėr arsye tė kleēkave biografike dhe pjesėn tjetėr, qė i shėrbenin ideologjisė sė kohės dhe modelit tė realizmit socialist, i emėronin si shkrimtarė “gjeni dhe tė jashtėzakonshėm”.

    Po pėr sa i pėrket mungesės sė Gjergj Fishtės nė kėtė program orientues?

    Prč e verifikimit biografik nė kėtė listė ka rėnė edhe Gjergj Fishta. Fishta u mėsua tashmė.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:34