Sondazhi italian nxjerr shqiptarėt “mė tė frikshėm”

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Sondazhi italian nxjerr shqiptarėt “mė tė frikshėm”

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 4/6/2007, 19:45

    Gati gjysma e italianeve ka frike nga shqiptaret. Kjo situate del ne pah nga nje sondazh i SWG per te perjavshmen ‘Donna Moderna’ bere me nje kampion prej 500 personash te moshes nga 18 deri ne 64 vjeē.
    [url=][/url]Pas shqiptareve (nga te cilet ka frike rreth 42 % e te intervistuarve) vine rumunet (37 % e te anketuarve i etiketojne si scansafatiche (term qe perdoret per te etiketuar nje person qe nuk ka deshire per pune). Nga marokinet dhe imigrantet arabe ne pergjithesi, kane frike rreth 10% e italianeve. Frika nga te huajt eshte e lidhur sipas ketij sondazhi nga te qenit klandestin i tyre. Mendojne se imigrantet jane hajdute (42 % e kampionit), shperndares droge (28 % e te anketuarve), 17% mendojne se te huajt vjedhin dhe 11% lidhin imazhin e te huajve ne Itali me dhunen seksuale (stupro).
    Ky sondazh vertetoi edhe njehere se si perceptimi qe italianet kane mbi te huajt imigrante eshte produkt i paragjykimeve, dhe i ‘dhunes’ sistematike qe mediat ushtrojne mbi opinionin publik dhe i impresioneve te gabuara, rezultat i te ashtuquajturve ‘luoghi comuni’. Pershembull perceptimi i numrit te imigranteve ne Itali nga publiku i intervistuar eshte 5 milion ndersa numri i pergjithshem i te huajve ketu, sipas te gjitha statistikave eshte 3.3 milion. Po keshtu edhe per sa i perket numrit te klandestineve qe perceptohet ne gjysmen e e imigranteve prezente, ndersa realiteti dhe statistiket flasin per rreth 20% te totalit (rreth 600.000 klandestine).
    Nje tjeter paragjykim mbi te huajt eshte ai i papunesise dhe per vete natyren e tij ēon ne lindjen e frikes dhe te mendimit sipas te cilit kush nuk punon jeton me ane te aktiviteteve te jashteligjshme. Ne fakt, me shume 60% e te intervistuarve mendojne se gjysma e imigranteve qendron ne Itali pa punuar rregullisht, por ky paragjykim hidhet poshte nga shifrat konkrete te punesimit sipas te cilave 72% e te huajve punon rregullisht.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 20/10/2017, 23:27