zgjodhem nga Ismail Kadare

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 09:58

    Vallja shqiptare

    Tri here opinga rrahu dheun
    sikur kerkoi leje prej tij;
    pastaj shamia palet ndehu
    me qetesi dhe madheshti.


    Keshtu mes qiellit dhe tokes
    vallja u lind, vallja u shpall;
    kemba sinjale i con tokes
    dhe dora qiellit i jep lajm.


    Dhe vallja rrokulliset tutje
    mbi kohra hedhur si hobe;
    prilli persiper i hedh lule,
    dhjetori boren shkund atje.


    Valle shqiptare, shenja ne ere
    ylbere tirqesh tej-e-tehu;
    kush ju kerceu ju njehere
    dhe kembet rob s'i mbene tek ju?


    Kush ra midis vorbulles suaj
    dhe s'u pershit dhe s'u perflak,
    ju bubullima me opinga
    qe neper shekuj brodhet varg?
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 09:58

    E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

    Ne memorje te demonstratave studentore
    ne Prishtine ne vitin 1981

    E hidhur vjeshte e ketij viti
    Kosoven gjeti nen terror
    Korba te zes mbi te ja mbriten
    Hetues,gjykates,prokurore.


    Me 5 vjet burg,me 8,me 7
    Me 12 denojne diku
    Keshtu mes jush shekullin ndani
    Dhe mijevjecarin ndani ju.


    Keshtu e preket historine
    Mbi supe e bartet JU serish
    Prangat ne shkolle qe i mesuat
    Ne duar i ndjete befasisht.


    Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
    S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
    Dh'u kthye nata e Prishtines
    Ne naten Shen Bartoleme


    U ngritet Ju vigane,fisnike
    Me korektese e madheshti
    Ngaqe kerkuat *Republike*
    Ju shtypen si ne Monarki.


    Por koha kurre s'vjen pergjysem
    Nat e masakres vetem s'mbrin
    Se pas Dushanit car te frikshem
    Rrufeshem Skenderbeu arin.


    S'kish deshmitare,TV nuk pati
    Zinxhir i tankut kur ju griu
    Por rete e globit vec ju pane
    Ndergjegje e botes tek ju mbriu.


    Keshtu ne vorbull te epokes
    U ngritet Ju si monument
    Ju qe e preket historine
    Dhe n'histori u kthyet vete.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 09:59

    DITE VJESHTE

    Autobuzet urbane nga periferite
    drejt qendres mbi xhama bien brymen
    vjeshta si luaneshe krifeverdhe
    ruan ditet e fundit nga dimri.


    Te vitrinat,tek xhamat e kafeve
    kalimtare te shumte ka

    Ne autobuzet urbane eja
    te kalojme periferive mebryme
    te shohim se si vjeshta krifeverdhe
    ruan ditet e fundit nga dimri.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 09:59

    Portreti i Skenderbeut

    Si dite e plote ai shtillej
    me re dhe ere mbi atdhe
    Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
    Tjetrin si henen, Skenderbe.

    Dy brire dhie kish mbi krye,
    Embleme e vjeter e cuditshme,
    Sikur ta dinte qe mes brinjve
    Dy perandore do te godiste.

    Njezet e kater luftera beri,
    NJezet e kater vdekje theu,
    Cka manget linte diten Gjergji,
    Plotesonte naten Skenderbu.

    Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
    Ne mijera varre ato u shkrine.
    Gjithcka te shumte ai pati,
    Te vetmen kish vec Shqiperine.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 09:59

    NĖ KOHĖN KUR TĖ DESHA

    Nė kohėn kur tė desha
    Mendimet pėr ty mė mbulonin natė e ditė,
    Ashtu si Vezuvi qė me hirin e tij
    Mbulonte Pompeun me periferitė.

    Por koha shkoi
    Tani lava e ftohur
    Plehėron tė gjatat rreshta tė tė mbjellave,
    Ndėrsa mendimet pėr ty
    Plehėrojnė
    Rreshta poezish tė kthjellėta.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:00

    Ne studion dimerore

    1.

    Befas dritaret u tranden, jashte po ndodhte D*cka,
    U afrova te shoh, gjemimet valle c'qene.
    Gjethe te rrezuara si krahe zogjsh ne nje hata,
    Dhe nje bresher si shtresa perlash mbulonte dhene.

    C'jane ato zonja, valle, qe shkundin qafat atje lart
    Qe si bresher shkundin perlat, stolite?
    Dicka ka ndodhur, pa dyshim D*cka
    Ne toke, ne qiell, ne shpirtera.

    Dicka ka ndodhur
    vec tek ti perhere
    Ne trurin tend e jashtezakonsheme ngjan gjithecka
    Kurse ne te vertete
    Dimri erdh ne dere
    Kjo vec ka ndodhur e gje tjeter ska.

    2.

    Floket gjysem te ngrire
    Te ftohur krejt
    Si nga qendra e dimrit
    Ti erdhe drejt.

    Ca kokerriza bresheri
    Solle me vete qe jashte
    Qe kishte D*cka nga qielli
    Kjo dukej haptas.

    Dicka nga drite e tij
    Opake, enigmatike
    Kokrrizat e bresherit
    Shkrinin pike pike

    3.

    Perskaj raftesh te bibliotekes se bardhe
    Pasi ike, une qendrova ne qoshe
    Hija e mbretit Hamlet u cfaq
    dhe u zhduk ngaqe s'ishte e nevojshme.

    Deliri shumegjuhesh i Xhojsit
    Me ofron sherbimin e tij
    E gjate eshte pasditja me thote
    Ne pune mund te te hyj.

    C'dialoge te dashuruarish, te ndaresh,
    C'letra, c'memuare te hap?
    Ja gjysmepercart murmurisin ne qoshe
    Zelda dhe Skot Fizxherald.

    Po une largohem me tutje
    Ne rafte te tjere ik
    Me fal, Volodja Majakovski
    Me fal, dhe ti Lili Brik.

    kaloj ngadalshem bri raftesh
    Ke do te doja te ngjallej serish?
    te pyesja per ferrin Danten,
    Gjithcka e ka thene imtesisht.

    Ti beja ndoshta Eskilit
    Nje naive, vulgare, pyetje
    Me te mira ishin dramat qe humben
    Nga ato qe kane mbetur?

    Iki me tutje, e pafundme
    prej tyre me ngjan kjo dhome
    Ja Pushkini, hapat i ndal
    Per Ana Kernen tregome

    ndonje dite pa dyshim ka ardhur
    Ne floke me kokrriza bresheri?
    me trego shkrirjen, denesen
    Dhe kthimin pasatj ne perla.

    Me trego atje thelle nen toke
    Poeti ditet si i ngrys,
    Atje ku nuk mberrin lavdia
    E as turpi, natyrisht, nuk mbrrin

    4.
    Porsi cifuti i kthyer ne fe tjeter
    Ia behu shiu i konvertuar ne bresher

    sa here shiu ne qelqe do trokase
    Ti do te vish ketu dhe ne mos ardhsh

    Qofsh si muzike, si pikellim apo si kryq
    Une do te njoh e do te cohem vrik.

    Dhe si ai qe guackes perlen ia merr
    Nga muzika, kryqi a vdekja do te te nxjerr...
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:01

    I KUSHTOHET V.

    Germėn e parė tė emrit tėnd
    E shkrova nė krye, nė tė djathtė tė vjershės.
    Kėshtu njė grumbull rosash tė egra,
    Nė formė V-je, ikin larg nė qiellin e bardhė tė vjeshtės.

    Ti vazhdimisht largohesh, largohesh,
    Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes.
    Kur ktheva kokėn prapė,
    Bosh ishte qielli
    Dhe hapėsirė e bardhė bosh ishte.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:01

    U ZUNĖ RRUGĖT

    U zunė rrugėt me dėborė,
    Afėr teje s’mund tė vi.
    Rri dritareve me orė,
    Nė mendime futur rri.

    Era zė tė ulėrijė ;
    Gjithė rrugėt mbenė shkret…
    Bora s’ka ndėr mend tė shkrijė.
    Ti siē duket nuk mė pret.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:01

    Motive me diell

    Mbi liqenjte e Lures po bie mbremja
    Muzgu rrjedh nga majat e pishave neper
    .....................................trungjet e kalbur
    Grumbullohet ne pellgje te vegjel
    Kullon pastaj neper furcen tende te dridhshme

    Shpejto
    U be vone

    Kap c'te kapesh nga ngjyrat qe dridhen
    .........................................e ferfellojne
    Duke ikur plot alarm nga mbremja qe i ndjek

    Kap motive me diell...
    Neper furcen tende kurre nata mos kullofte
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:06

    Pa ty

    Ti ike udhes se pafundme
    Ku zverdhin druret gjetherenes
    Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
    I arti medalion i henes.
    Lejleket iken.
    Fill pas teje
    Si stof i keq u zbeh blerimi
    Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
    Me negativin e nje filmi.
    Tani ne fusha shkoj menduar
    Ku nis te fryje ere e ftohte,
    Ku ca mullare te gjysmuar
    Duken qe larg si Don Kishote.
    C'te bej, po them me vehten time,
    Ne kete ore te vone te muzgut,
    Ku qerrja baltave ben shkrime.
    Te lashta sa te Gjon Buzukut?
    Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
    Te pi ne gjunje duke rene,
    Ne gryke e di qe do te me ngelet
    I ftohte medalioni i henes.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:06

    Malli i Shqiperise

    Me ka marre malli per Shqiperine tone.
    Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
    Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
    Dridhej kalteronte,bente spirale,
    Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
    Mua bashkatdhetarit.

    Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
    Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
    Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
    Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
    Inatin akoma do ma mbajne,
    Koken do ma tundin,
    Por une s'do ta marr per keq,
    Se malli me ka marre.
    Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
    Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
    Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

    Me ka marre malli per Shqiperine tone;
    Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
    Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
    Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
    Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
    Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
    Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
    shtegtojne

    Per lokomotivat dhe kuajt,
    Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
    Per qiparisat,kopete dhe varret
    Malli me ka marre.
    Malli me ka marre,
    Per shqipetaret.

    Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
    Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
    Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
    Aerodromi do te dridhet nga uturima,
    Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
    Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
    Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:06

    Kercenimi

    Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
    Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
    Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
    Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
    Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
    Sa ngadale ne epos mllefi del...
    Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
    Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:07

    Mall

    Ca pika shiu rane mbi qelq,
    per ty une befas ndjeva mall
    Jetojme te dy ne nje qytet
    Dhe rralle shihemi sa rralle


    Dhe mu duk pak e cuditshme
    Si erdhe kjo vjeshte, ky mengjes
    Qiejte e ngrysur pa lejleke
    Dhe shirat pa ylber ne mes


    Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
    Sec mu kujtua sot per dreq:
    ' Te zgjuarit jane bashke ne bote,
    Kurse te fjeturit jane vec"


    Ne c'ender kemi rene kaq keq,
    Qe dot s'po zgjohemi valle
    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Dhe une per ty ndjeva mall.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:07

    Ky Dimer

    C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
    E lodhur pudra mbi fytyren tende.
    I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
    Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
    S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

    C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
    Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
    Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
    Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
    Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
    Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o Zot.

    C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.
    Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
    Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
    Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
    Duke derguar ftohtesine e tyre
    Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

    Sa kohe valle do ti duhet
    Genit te races ate maske te shpelaje
    Apo ne luften e maskes me lekuren
    Maska do te fitoje me ne fund?
    ?'i gjate ish ky dimer, ?'i acarte ish,
    Mbi varrin e tiranit monoton
    Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

    ?'i gjate ish ky dimer, ?'i vrerosur ish.
    E lodhur pudra mbi fytyren tende.
    Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:08

    Llora

    -I-
    Llora
    Prape mu kujtove, Llora.
    Dashurine tone te shkuar
    Prape ripertyp
    Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
    Naten
    Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
    Po ripertyp
    Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
    Borite dhe katroret mizeri te taksive,
    Tabelat e kafeve plot drite,
    Afishe, stacjone metroshe
    Ku me ty brodha
    Nofullat e zemres
    Me dhembin
    Llora.


    -II-
    Tani shiu godet me shkelma xhamave.
    Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
    Llora,
    Me ka marre malli,
    Mall boje hiri.
    Tani nata si nje mbulese vigane
    qendisur me drita aneve
    Karrfosur me paralele dhe meridiane
    Nga lindja ne perendim,
    Na mbulon e shqetesuar.
    Ne shtrihemi nen te,
    Si ne ethe zbulohemi
    Te ndare,
    Te larget,
    Te vetmuar.
    Pati nete
    I qullur nga stuhia jote
    Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
    Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
    Si mbi nje kryq te madh
    Te bardhe.
    Ne fillim e mora kaq lehte.
    Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
    S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
    Do te kryqezohesha mbi ty.


    -III-
    Ja
    Vetetimat e bardha ne qiej
    Adresen tende shkarravisin.
    Sikur keto re
    Te perhimta
    Te ngarkuara
    Te ti dergoja si letra, Larisa.
    Letra ...
    Nga tere letrat qe shkrova
    Sdi pse te dergova ate me te marren
    Pas se ciles si personazh Dostojevski
    Te thashe njeqind here "me fal!"
    Me pas ate faj per ta shlyer
    Doja te te shkruaja por me kot.
    Lapsi me ngrinte mbi leter
    Dhe une ngrija si robot.
    Ti u ngryse kur ta shpjegova,
    Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
    Si syte e falltarit kur pikasin
    Midis fallit kumtin e zi.
    Dicka qe prishur ne bote
    Ne zemrek te saj, ne aks.
    Ikje e letrave si e zogjve
    S'parandillte vec dimrin plak.


    -IV-
    Keshtu pra te ti nisja keto re
    Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
    Ti ne mesnate e hutuar atje
    Do te coheshe nga gjumi
    Tek xhami t'afroheshe:
    C'ndodh keshtu?
    C'eshte kjo gjeme,
    Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
    Keto vetetima,
    Keto rrufe?
    Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
    Rete te deshifroje,
    Llora.


    -V-
    Zor se ne jete do te takohemi.
    Adresat humben,
    S'ka me letra.
    Ti mjegullat,
    Une rete
    Do ti dergojme njeri-tjetrit
    Gjersa dhe vete
    Te mjegullohemi.


    -VI-
    Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
    Si nje terbim, si nje shkulm ere,
    Shkronjat vallzonin si ne ethe:
    Prerje. Prerje. Prerje.
    Prerje mardheniesh diplomatike
    Kurre s'do te shoh ty.
    Ambasadat u mbyllen.
    Pasaportat,
    Vizat
    Rame ne zi.
    Mbi ijet e tua te bardha
    Ra pluhur.
    Mbi syte e tu.
    Larisa diplomaticeskaja
    C'ndodhi ne bote keshtu?


    -VII-
    Qendrova perpara globit.
    Ballin e nxehte mbeshteta
    Mbi rrudhat e meridjaneve
    Do te desha te pija me globin,
    T'endeshim te dy te dehur,
    Ai mes kozmosit,
    Une rrugicave te Tiranes.


    -VIII-
    Nga erdhi kjo dashuri
    Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
    Ishte me siguri si ndeshkimi
    I atij qe me tempullin tallet.
    Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
    Banale si rrallehere ish
    Numri i telefonit
    Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
    Me te kuq buzesh
    Barbarisht.
    Restorant Leningradi
    Shampanje
    Snobizem i dyanshem.
    Kotni.
    Perlat, secili, pse valle
    Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
    Nje te kollur si prej prostitute
    Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
    Ndersa une ngukembe se nga lirat,
    Merrja vesh me pak se nga futbolli.
    Vec te port e shtepise
    Nen ca jargavane
    Ajo psheretiu njerezisht
    Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
    E kthyer ne madone serisht.


    -IX-
    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Naten avjoni u ul n'aeroport.
    C'pati mes nesh,
    Llora,
    Harrese, ftohje, abort?
    Tek dera e avjonit era te priste.
    Zemra ime me debore u mbush
    Si nje vetmi e madhe zbrisja
    Po n'aeroport.
    Askush.
    askush.
    Hamej, merrini keto valixhe.
    Te renda?
    Jane mbushur me pritje.
    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.


    -X-
    Ne kafe artistike bashke jemi prape.
    Jashte debora ruse.
    Brenda ti.
    Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
    Prape me sllaven ben dashuri.
    Pusho, gen i vjeter i rraces,
    Ne thellesi, ne humnere hesht,
    Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
    Kryqi im ajo le te jete.


    -XI-
    Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
    I ngrysur, shpresepak, shteteror,
    Kemi flakur te dy mburojat,
    Si qelqi te thyeshem jemi prore.
    Ku jane ditet e shkudesshme.
    Te djelat mendjelehta, te martat,
    Kur ti me shthurjen une me njorancen
    Vertiteshim si me maska?
    Tani qe te tjeret rresht vune maskat
    Ne papritur i hoqem ato
    Fishkelle, uleri ere e marre,
    Oren e ndarjes kendo!


    -XII-
    Ndarja ...
    Nje fjale goje
    Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
    Te ndertosh nje ndarje per te qene
    Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
    Si yjet jane vertete dashurite,
    Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
    por jet e njeriut s'eshte galaktike
    Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
    Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
    Per dashuri,
    Per ndarje,
    Harrese.
    Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
    Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
    Era e nentorit
    Librin e trete te vjeshtes
    Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
    Te gjitha keto rikujtoj
    Ripertyp.
    Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
    Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
    Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
    Keshtu pra, Llora.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:09

    Varri

    Jashte ngrene, piramiden e turpit
    Me ulerima, brohoritje, thirra vaj.
    Dritaret une i mbylla trishtueshem,
    Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.
    Shkretetire grimcash, parullash.
    Sahare plenumesh. Te kercet
    Ne dhembe kuarci i frazave,
    Te vdekura qysh nga viti '40.

    Jashte ngrene piramiden e turpit
    Te murtajes, te Hoxhes se zi.
    Ndersa une prane oxhakut te studios
    i vetem mbi varrin e tij.

    I thelle ky varr duhet te jete
    Qe piramiden ta gelltise krejt
    Qe prej gropes se tij te mos dale
    As hoxha, as fantazma e vet.

    Mih e germo dite e nate
    Thellohu kon dantesk.
    Me emrin varrmihes do ta nderroja
    Prej kohesh emrin poet.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:09

    Unė pashė lulet e para

    Unė pashė lulet e para
    qė ēelen kudo pėrmbi dhe
    Pashė zogjtė e parė shtegtarė
    q'u kthyen sėrishmi tek ne

    Nė brigje, nė kopshte, nė ara
    gjithēka ėshtė e parė, gjithēka
    Ndėrmend dashuria e parė
    ato kur i pashė mė rą.

    Do vyshken tė gjitha tė parat
    dhe prap do kthehen ato
    pėrveē dashurisė sė parė
    as vyshket, as kthehet ajo...
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:09

    Nė Parkun qė e Mbuluan Fletėt


    Nė parkun q'e mbuluan fletėt
    Tė dy ne ecim qetėsisht,
    Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
    Qilim tė verdhė natyrisht.

    Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
    Ju fanit njė muzg i vonė
    Ky park q'e kan' mbuluar fletėt
    Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

    Nga vagabondėt me cigare
    Ti mos u tremb e dashur kot
    Imazhin tėnd as dinosaurėt
    Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

    Qė ti tė vije kaq e bukur
    Me kėta flokė, me kėtė hap
    Toka tė egrėn klimė e zbuti
    Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

    Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
    Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
    U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
    Qė te kjo botė tė vije ti...
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:10

    Njė Vajzė

    Duke tė puthur, pa tė dashur
    Nė shpirt ai ty tė plagoi
    Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
    si vrasės tinėz shkoi


    Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
    Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
    Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
    nė park, tė dielave ata.


    Dhe ti e vetme mbete, bosh
    mbenė sytė e ty nė net bilbilash
    Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
    Njė katastrofė automobilash.


    Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
    Ata me sy tė ndjekin pas
    Pataj me bėrryl i bien shokut
    "E sheh filanen? E ka pas..."


    Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
    T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
    Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
    "Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


    Tė dyja t'ulura pranė radios
    Do ndizni heshtur njė cigare
    tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
    njė ēast dremitja do tė t'marrė


    Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
    M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
    Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
    Nga kembėt s'do tė tė venė re.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:10

    Mesueset e fshatit


    Ne udehkryqe ndane xhadeve
    Ditet e shtuna dalin shpesh
    Dhe zgjatin doren nga makinat
    Here dy nga dy here vec e vec

    Po shpesh ata qe jane brenda
    me njeri-tjetrin shkembejne fraza
    Si shume pretendime kane
    Mor shoku Jani , keto vajza

    Dhe jane ata qe bejne zhurme
    Qe kane per vete dyzet goje
    Qe i shkruajne leter presidiumit
    Per nje guzhine po t'ju mungoje

    Dhe ato presin makinen tjeter
    Atje ne rruge atje ne shi
    Ato te urtat gjer ne dhembje
    Te thjeshtat gjer ne madheshti

    Tek presin , java qe kaloi
    U kujtohet si ne tym
    Klasa me nxenesit, gabimet
    Q'u perseritn ne hartim
    Ne mbremje radion degjon njera
    Tjetres ne medn i vjen serish
    Shikimi i fotoreporterit
    Q'andej kaloj rastesisht

    Koha e fejeses i ka ardhur
    Dikujt ndoshta i shkon cdo dite
    Pluhur i shkumesit, vello e bardhe
    U bioe mbi supe e i trondit

    Pos'ngrene ato boten ne kembe
    Ne komitet ne ministri
    Ato te urtat gjer ne dhembje
    Te thjeshtat gjer ne madheshti.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:11

    E vėrteta pėr Kadarenė : ‘Nobeli’, Akademia Suedeze

    E vėrteta e refuzimit tė ‘Nobelit’ pėr Ismail Kadarenė do tė mund tė mėsohet vetėm pas 35 vitesh! Historia e vitit 1994, kur shkrimtari i njohur nuk arriti tė merrte ēmimin prestigjioz nė letėrsi edhe pse ishte kandidat serioz pėr tė, ėshtė mbyllur tashmė nė arkivat e Akademisė dhe nuk do tė dalė prej andej deri sa tė pėrfundojė periudha e ruajtjes sė sekretit. Carola Hermelin, asistente e Komisionit tė Nobelit tė Akademisė Suedeze, deklaroi dje pėr “Gazetėn Shqiptare” se tė gjitha materialet e arkivės lidhur me kandidaturat pėr ēmimin nė letėrsi, pėrfshi kėtu edhe letrat qė mund tė jenė shkruar pro dhe kundėr kandidaturės, janė konfidenciale pėr njė periudhė 50-vjeēare. Hermelin shpjegon se e gjithė kjo ėshtė e pėrfshirė nė rregulloren e akademisė dhe se tė gjitha dokumentet do tė jenė tė vlefshme pėr publikun, por vetėm pas kėsaj kohe. Historia e refuzimit tė ‘Nobelit’ pėr shkrimtarin e njohur u rikthye nė vėmendje pak ditė mė parė, kur vetė Kadare deklaroi se ambasadori shqiptar nė Suedi nė kohėn kur ai ishte kandidat pėr ‘Nobelin’ kishte bėrė fushatė kundėr dhėnies sė ēmimit pėr tė, duke i shkruar njė sėrė letrash Akademisė Suedeze.
    Kadare nuk ka pranuar tė nxjerrė emrin e ish-ambasadorit nga goja e tij, ndėrkohė qė tė afėrmit e tij pohuan se ky ėshtė Bardhyl Kokalari, i cili ka qenė ambasador nė Suedi gjatė viteve 1992-1995. Deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare ka hapur shumė debate edhe midis shkrimtarėve tė tjerė. Disa thonė se nuk ka qenė Bardhyl Kokalari njeriu qė ka folur kundėr Kadaresė, ndėrsa shkrimtarja Natasha Lako pohon tė kundėrtėn, duke e quajtur veten dėshmitare e kėtij skandali. Ish-ambasadori Bardhyl Kokalari deklaroi pak ditė mė parė pėr “Gazetėn”, se “nuk ka shkruar asnjė letėr kundėr Kadaresė”. “As mė ka shkuar ndėr mend t’i shkruaj letėr Akademisė pėr tė kundėrshtuar nominimin e Kadaresė pėr ēmimin ‘Nobel’. Nė atė kohė unė kam qenė ambasador i Shqipėrisė nė Suedi, ēka do tė thotė kam qenė nė funksion e nė mbrojtje tė shqiptarėve e jo kundėr tyre, e mbi tė gjitha kundėr njė shkrimtari si Kadareja”.

    Ndėrkohė, Natasha Lako, shkrimtarja dėshmitare e humbjes sė ēmimit ‘Nobel’ nga Ismail Kadare nė 1994, i ka hedhur poshtė pretendimet e ish-ambasadorit Kokalari, se ai nuk ka ndikuar aspak te Akademia Suedeze pėr t’i hequr ēmimin nga duart Kadaresė. “Ai ėshtė njė mjeran, i mbėshtetur nga shumė tė tjerė”, - tha Lako, nė njė intervistė dhėnė “Gazetės”, duke dėshmuar se ambasadori dhe shumė tė tjerė tė nxitur prej tij i kanė dėrguar letra nė kėtė kohė Akademisė Suedezė pėr tė kundėrshtuar ēmimin ‘Nobel’ pėr shkrimtarin Ismail Kadare.
    _________________
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:12

    Ti dhe Hena

    Kėsaj nate me hėnė tė vjeshtės
    Dola fushės tė bredh kuturu
    Retė shtuhen me vrap pa reshtur
    Hėna duket aty-kėtu


    Porsi retė mendimet e mia
    Po mė shtyhen ndėr mend mė shpesh
    dhe pas tyre gjithnjė gjendesh ti
    si kjo hėnė qė duket mes resh.


    Hėna shpejt do tė zhduket dhe netėt
    do tė mbeten pa tė kurse ti
    nė ėndėrrimet e mia pėrjetė
    perėndim s’do tė kesh kurrsesi.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:12

    Ti qave

    Ti qave dhe me the me zė te ulet
    Se une te trajtoja si prostitute.
    Athere loteve te tu s’ua vura veshin
    Te desha, pa ditur se te desha.

    Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
    Athere kuptova c’kisha humbur,
    C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Me rrezellinte si smerald merzitja,
    Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
    Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
    Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.
    Se ish i tille ky koleksion bizhush
    Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
    Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
    Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:12

    Pa ty

    Ti ike udhes se pafundme
    Ku zverdhin druret gjetherenes
    Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
    I arti medalion i henes.
    Lejleket iken.
    Fill pas teje
    Si stof i keq u zbeh blerimi
    Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
    Me negativin e nje filmi.
    Tani ne fusha shkoj menduar
    Ku nis te fryje ere e ftohte,
    Ku ca mullare te gjysmuar
    Duken qe larg si Don Kishote.
    C’te bej, po them me vehten time,
    Ne kete ore te vone te muzgut,
    Ku qerrja baltave ben shkrime.
    Te lashta sa te Gjon Buzukut?
    Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
    Te pi ne gjunje duke rene,
    Ne gryke e di qe do te me ngelet
    I ftohte medalioni i henes.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga shaban cakolli prej 21/6/2009, 10:13

    -
    EDHE KUR KUJTESA


    Ismail Kadare
    Edhe kur kujtesa ime e lodhur
    Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
    Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
    Une ty s’do tė harroj.
    Do tė kujtoj
    Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
    Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
    Si njė dėborė e pashkundshme.
    Ndarja erdhi
    Po iki larg teje…
    Asgjė e jashtėzakonshme,
    Veē ndonjė nate
    Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
    Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė
    _________________

    Sponsored content

    default Re: zgjodhem nga Ismail Kadare

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 18/6/2018, 11:29