NGA TRADITA JONĖ

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default NGA TRADITA JONĖ

    Mesazh nga shaban cakolli prej 1/8/2009, 18:35


        MOTRAT MUSTAFA
        – KĖNGĖTARE ME TRADITĖ DHE KULTURĖ
        UNIVERSALE KOMBĖTARE




    Dasmat dhe ahengjet popullore sot


    Sezoni
    i pushimeve verore nė periudhėn prej datės 15 Korrik deri mė
    datėn 15 Gusht, ka shumė vite qė ėshtė shndėrruar
    nė sezon tė dasmave, fejesave, martesave, konagjeēeve , synetive
    dhe ahengjeve tjera familjare .


    Kėtė
    sezon e ka imponuar realiteti kohor mbi trojet shqiptare, nga se tė
    pakta janė ato familje tė cilat nuk i ka prekur virusi i
    kurbetit, apo mėrgimit. Por, edhe ato pak familje tė cilat nuk i ka
    prekur ky virus, nuk kanė shpėtuar pa u prekur nė rrethin e gjerė
    familjarė, nė rrethin miqėsor dhe nė rrethin e ngushtė shoqėror
    .


    Andaj,
    nė kushtet dhe rrethanat e krijuara nga virusi i kurbetit, nė
    ditėt e sotme ėshtė e pa mundur qė ndonjė familje ta organizojė
    ndonjė aheng familjarė, dasmė, fejesė , apo ndonjė ceremoni tjetėr
    tradicionale familjare dhe tė mund t’i tubojė tė gjithė rrethin
    familjarė, rrethin miqėsor, apo rrethin shoqėror, nga se shumica
    e njerėzve tanė janė tretur anė e kėnd rruzullit tokėsor, duke
    bredhur rrugėve tė kurbetit tė zi, duke kėrkuar punė dhe kushte
    mė tė mira pėr tė mbijetuar, duke u ndarė nga familja, vendlindja,
    atdheu, dasmat, vdekjet dhe nga gjithė bota e tė gjallėve me tė
    cilėt kanė lindur, janė rritur dhe e kanė ndarė sė bashku tė
    ėmblėn dhe tė hidhurėn !



    anėn tjetėr, nga rrethanat e rėnda ekonomike dhe papunėsia e madhe
    qė mbretėron nė Kosovė, por edhe nė mbarė
    trojet tjera etnike shqiptare, edhe ato familje qė kanė ngelur tė
    vetmuara pa njė pjesė mė vitale tė pjesėtarėve tė tyre, pėrkundėr
    dėshirės sė madhe tė tyre qė tė bėjnė ndonjė dasmė martese,
    fejese, apo ndonjė aheng tjetėr familjarė , kushtet e rėnda ekonomike
    dhe varfėria e skajshme nuk ua mundėson qė tė organizojnė kėso
    dasmash e ahengjesh, nga se kostoja e njė dasme, apo ahengu familjarė,
    sot ka njė ēmim shumė tė lartė .


    Duke
    u nisur nga kėto rrethana tė krijuara nga koha mė e re,
    sot familjet shqiptare janė tė shtrėnguara qė dasmat
    e martesave, fejesave dhe gazmendet tjera familjare, t’i organizojnė
    ekskluzivisht nė sezonin e pushimeve verore, gjatė gjysmės sė dytė
    tė muajit Korrik dhe gjysmės sė parė tė muajit Gusht, me shpresė
    se sado pak do tė krijohen kushtet mė tė volitshme pėr t’ u bashkuar
    sė paku njė herė nė vit, me mė tė dashurit dhe mė tė afėrmit
    e tyre, nga se dasmat , as gazmendet tjera familjare nuk do tė kishin
    kuptim, as gėzim pa praninė e tė gjithė njerėzve mė tė afėrm
    tė familjes.


    Pėr
    ta arritur sado pak kėtė qėllim, familjet shqiptare janė
    tė shtrėnguara qė terminet e dasmave tė tyre , t’ i caktojnė
    sė paku 6 muaj mė pėrpara, apo ndoshta edhe njė vit mė pėrpara
    dasmės ! Kėto termine caktohen kaq herėt me tė vetmin qėllim: qė
    tė kenė kohė tė mjaftueshme kurbetēinjtė pėr t’u pėrgatitur
    materialisht dhe me dokumentacione tė nevojshme pėr udhėtime nė
    vendlindjet, familjet dhe atdheun e tyre.


    Nga
    kėto shkaqe, janė krijuar krejtėsisht rrethana tė reja
    nė dasmat tona dhe mė nuk respektohet tradita e vjetėr,
    kur dasmat dhe ahengjet tjera familjare bėheshin ekskluzivisht ditėve
    tė Enjte, apo tė Dielave. Edhe kohėzgjatja e dasmave tona , mė nuk
    ėshtė sikur dikur , qė njė dasmė zgjaste hiq mė pak se tri ditė
    e tri netė , bile nė raste tė jashtėzakonshme , ndonjė dasmė zgjaste
    edhe me javė !


    Tani
    mė nuk shikohet se nė cilėn ditė tė javės do tė organizohen
    ceremonitė e dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme familjare, madje ato
    organizohen edhe nė termine tė para-ditės, por edhe nė kohėt e
    mbrėmjes , ku kohėzgjatja e ceremonive dhe ahengut zgjatė maksimalisht
    deri nė 6 orė .


    Ngarkesat
    kaq tė mėdha dhe tė dendura tė gazmendeve tė ndryshme familjare,
    kanė bėrė qė nė kėtė sezon veror, tė shtohet konkurrenca e sigurimeve
    tė lokaleve hoteliere dhe konkurrenca e sigurimeve tė kėngėtarėve
    dhe grupeve tė ndryshme muzikore pėr argėtimin dhe disponimin e mysafirėve
    dasmorė .


    Mu
    nga kėto rrethana, u janė krijuar kushte ideale hotelierėve
    dhe grupeve artistike , qė t’ i vjelin mirė organizatorėt
    e dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme familjare, duke akorduar ēmime
    astronomike si pėr shėrbime hoteliere, ashtu edhe pėr shėrbime muzikore
    dhe argėtim tė dasmorėve . Kėshtu qė , duke e respektuar sezonin
    veror qė nė fakt , kalon shumė shpejtė , organizatorėve tė dasmave
    dhe ahengjeve tjera familjare, shpeshherė nuk u mbetet hapėsirė pėr
    tė manipuluar me pėrcaktimin e ēmimeve, por pėr tė tillėt mė
    e rėndėsishmja mbetet sigurimi i lokaleve hoteliere dhe sigurimi i
    kėngėtarėve dhe grupeve artistike, pa i pyetur fare pėr ēmimin?!


    Nėse
    bėjmė njė analizė tė thukėt dhe njė
    matematikė tė thjeshtė rreth shpenzimeve globale tė njė
    dasme sot, na del se pėr to shpenzohen aq shumė para, sa mund tė
    ndėrtohet komplet njė shtėpi mesatare moderne dhe e mobiluar pėr
    banim tė njė familjeje.


    Merrni me mend
    kur njė dasmė ka tė ftuar 300- 500 mysafirė
    dasmorė dhe ata gjatė tėrė natės hanė e pinė nė hotel, apo restorant,
    ēka tė duan dhe pėr secilin person duhet paguar minimum nga 12 Euro,
    ku do tė na del llogaria pėrfundimtare?!


    Pėr
    disponimin dhe argėtimin e atyre dasmorėve, do tė paguhen kėngėtarė
    dhe orkestra me ēmime prej 2500 Euro deri nė 3500 Euro ! Ku janė
    shpenzimet tjera familjare rreth pėrgatitjes sė dasmės nė shtėpi,
    rrobat e nusėrisė, mobilet e dhomės dhe kur tė llogariten tė gjitha
    kėto tė dhėna, atėherė do ta kuptojmė se ēfarė shpenzimesh bėhen
    sot pėr finalizimin e njė dasme familjare?!


    Por,
    tė gjitha kėto shpenzime, mundime dhe pėrpjekje bėhen me tė
    vetmen arsye dhe qėllim:- Qė sė pakut njė herė
    nė vit , tė bashkohen familjet, miqtė dhe shokėt
    pėr t’u parė nė mes veti, pėr t’u ēmallė, pėr t’u argėtua
    sė bashku, pėr tė kėndua e vallėzua sė bashku, e pastaj sėrish
    do tė vazhdojė ndarja, malli , lotėt, dhembja dhe etja pėr t’
    u parė me njėri – tjetrin plot 11 muaj deri nė verėn tjetėr ,
    kur nuk do tė dihet se kush do tė lindė, kush do tė martohet, as
    kush do tė largohet nga kjo botė ?!
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: NGA TRADITA JONĖ

    Mesazh nga shaban cakolli prej 1/8/2009, 18:36

    Njė
    dasmė qė do tė mbahet mend pėr tė
    mirė dhe tė mbarė



    Mėrkurėn mbrėma, mė datėn 29 Korrik tė vitit 2009, miku
    im, poeti popullor dhe adhuruesi i flakėt i kėngės dhe folklorit
    tradicional popullor, zotėriu Vahid Nasufi nga Kėrēova , mėrgimtarė
    nė Zvicėr , kishte organizuar dasmėn e martesės sė djalit
    tė tij tė hasretit – Arlindit me Dėshirėn nga Kėrēova .


    Pėr
    kėtė dasmė tė madhe familjare , Vahidi qė herėt
    kishte rezervuar Restorantin ekskluziv “Dardania” nė Kėrēovė
    dhe krahas tij, kishte rezervuar qysh herėt yjet e Estradės kosovare
    – Motrat Mustafa me orkestrinėn e tyre , qė do tė kujdeseshin pėr
    ahengun , argėtimin dhe disponimin sa mė tė mirė tė mysafirėve
    tė tij dasmorė .


    Pronari
    i kėsaj dasme, z. Vahid Nasufi , i kishte ftuar mysafirėt e tij, plot
    6 muaj pėrpara ditės sė caktuar pėr kėtė dasmė . Kishte ftuar
    shumė familjarė, miq, shokė, dashamirė , jo vetėm nga Kėrēova
    , por gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare, po edhe shumė miq
    e dashamirė nga diaspora . Numri i mysafirėve pjesėmarrės tė kėsaj
    dasme ishte vėshtirė tė pėrcaktohej edhe pse salla e restorantit
    ishte mjaftė e madhe , dukej se po gumėzhinin mysafirėt mu sikur
    bletėt nė hojet e koshiqeve tė tyre .


    Zoti
    i dasmės , bashkė me familjarėt e tij, i mirėprisnin mysafirėt
    dasmorė tė rreshtuar para hyrjes sė restorantit, mu ashtu si qė
    ėshtė mikpritja tradicionale shqiptare dhe pėr secilin mysafir angazhoheshin
    qė t’ i vendosin nėpėr ulėset dhe tavolinat meritore.


    Ajo
    qė na ra nė sy qė nė hyrje tė restorantit
    e qė dallonte nga shabllonet e traditave tė vjetra , ishte fakti se
    nė kėtė dasmė askush nga mysafirėt dasmor nuk ishte i ngarkuar
    me dhurata tė shtrenjta e pompoze, sikur qė shihej dikur nė dasmat
    tjera , por tė gjithė i kishin duart e lira dhe tė zbrazura ?!



    Stop dhuratave ,
    “urimeve dhe pėrshėndetjeve” dasmore !



    Ajo
    qė na befasoi pėr tė mirė dhe tė mbarė
    nė kėtė dasmė, ishte thyerja e njė shablloni tė
    vjetėr tradicional, nga ana e Zotit tė dasmės – Vahid Nasufi ,
    i cili pėr herė tė parė nė historinė e dasmave tona popullore
    , nė ftesat e dėrguara pėr pjesėmarrje tė mysafirėve nė dasmėn
    e martesės sė djalit tė tij, pos fjalėve mė tė pėrzgjedhura qė
    i kishte shprehur nė ato ftesa, kishte bėrė edhe njė befasi tė
    kėndshme dhe tė pa parė deri mė sot , ku nė njė shtojcė speciale
    tė shkruar me ngjyrė tė kuqe, kishte shkruar kėshtu:


    “Ju
    lutemi, qė tė mos na sillni dhurata dhe tė
    mos dėrgoni “urime e pėrshėndetje” pėrmes ansamblit muzikor
    gjatė dasmės “!


    Kjo
    “vėrejtje” nga ana e Zotit tė dasmės, sikur ua lehtėsoi frymėmarrjen
    dhe pjesėmarrjen tė gjithė atyre dasmorėve dhe dashamirėve tė
    cilėt kishin marrė rrugė pėr nė dasmėn e tij nė Kėrēovė .
    Por, njėkohėsisht kjo “vėrejtje” u mirėprit nga tė gjithė
    dasmorėt , nga se blerja e dhuratave tė shtrenjta pėr t’i dėrguar
    nėpėr dasma dhe porosia e kėngėve nė formė tė “urimeve dhe
    pėrshėndetjeve” pėrmes mikrofonit dhe kėngėtarėve tė dasmės,
    shumė kėnd e vė para aktit tė kryer , nga se shumica prej tyre nuk
    posedojnė kushte tė mira materiale pėr tė blerė dhurata luksoze
    dhe pėr tė porositur nga disa herė kėngė nė formė tė “urimeve
    dhe pėrshėndetjeve tė veēanta”, andaj edhe bien nė pozita tė
    pa lakmueshme para dasmorėve tė tjerė , nga tė cilėt me siguri
    se do tė ndaheshin tė turpėruar dhe kokulur !


    Lidhur
    me eliminimin e kėtyre dy dukurive tė praktikuara kohė
    tė gjatė nėpėr dasmat dhe ahengjet tona popullore , Zoti
    i dasmės Vahid Nasufi, para dasmorėve tė vet e tha publikisht:


    “Unė,
    ju kam ftuar nė dasmėn e martesės sė djalit tim – Arlindit, pėr
    ta ndarė sė bashku gėzimin tim jetėsor familjar! Nuk ju kam ftuar
    pėr tė iu gjobitur me tė holla e dhurata tė ndryshme
    , nga se gjatė tėrė jetės sime kam punua pėr t’ ia siguruar jetėn,
    kushtet dhe ekzistencėn djalit tim. Kam punuar pėr t’ ia siguruar
    dasmėn, shpenzimet e ahengut dhe tė gjitha gjėrat e nevojshme, pa
    e ngushtuar askėnd tjetėr!


    Kam
    punua pėr t’ ia siguruar edhe grupin e kėngėtarėve dhe orkestrinėn
    pėr argėtimin sa mė tė mirė tė mysafirėve tonė dasmorė, andaj
    nuk e shoh tė arsyeshme qė ta bllokojmė muzikėn me tė ashtuquajturat
    “urime e pėrshėndetje tė dasmorėve tanė”, nga se jemi tė vetėdijshėm
    se secili prej jush , jeni nisur nga shtėpitė e juaja, me dėshirat
    dhe urimet mė tė pėrzemėrta pėr tė na e uruar dasmėn dhe martesėn
    e djalit tonė! Prandaj, nuk ka nevojė qė pėrmes mikrofonave tė
    bėhen “urime”, duke shpenzuar para mė kot dhe duke i vu nė pozita
    tė pa lakmueshme dasmorėt tė cilėt nuk e kanė xhepin aq tė rėndė,
    sa tė shpenzojnė edhe pėr kėso lloj urimesh”!


    Zoti
    i dasmės, Vahid Nasufi , kėsaj radhe i theu edhe dy shabllone tjera
    tė praktikuara nė traditat e dasmave tona popullore . Ai , nuk i lejoi
    mysafirėt dasmorė qė t’ i dhurojnė para nuses gjatė ceremonisė
    sė vallėzimit pėr krah bashkėshortit tė saj ! Po ashtu gjatė
    ahengut tė kėsaj dasme , nuk u lejua absolutisht as pėrdorimi dhe
    konsumimi i pijeve alkoolike !


    Kėto
    dy “ndalesa” konsiderojmė se janė shumė tė mirėseardhura dhe
    shumė tė dobishme pėr tė gjithė dasmorėt dhe organizatorėt e
    dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme popullore .


    Ndalesa
    e parė, qė kishte tė bėjė me mosdhėnien e dhuratave me para, nuses
    gjatė vallėzimit tė saj, ndikon shumė pozitivisht ndaj tė gjithė
    mysafirėve tė pranishėm dasmorė, nga se nė aktet e kėsaj ceremonie
    , shumė shpesh ka ndodhur qė dikush nga dasmorėt e pranishėm, tė
    prirė nga mendja e madhe, ua kanė dhuruar nuseve nga njė shumė tė
    madhe parash, tė cilat ia varnin nėpėr duar e shami, pėr t’u reklamuar
    para dasmorėve tjerė, se gjoja, ata janė njerėz shumė tė pasur
    dhe shumė tė dashur tė familjes sė dasmorit ! Nė rastet e kėtilla,
    dhurata nė para, tė cilat ia dhuronin nuseve njerėzit me xhep mė
    tė hollė, ngeleshin nėn hijen e atyre “mė tė pasurve”! Nė
    anėn tjetėr, njerėzit e shtresave tė varfra , dilnin nga sallat
    e dasmave, tė skuqur, tė turpėruar dhe kokulur para tė gjithė tė
    tjerėve !


    Ndalesa
    e dytė , qė kishte tė bėnte me mos-shėrbimin dhe
    mos-konsumimin e pijeve alkoolike, gjithashtu ėshtė shumė
    e mirėseardhur dhe shumė e dobishme , nga se nė njė
    ambient tė tillė ahengu familjarė, nė mesin e tė
    cilit gjenden vajza, gra, nuse, plaka, pleq, fėmijė, burra, beqarė...tė
    lloj-lloj mentaliteti, shpesh herė mund tė ndodhė qė dikush prej
    tyre ta humb kontrollin e mirėsjelljes dhe tė bėjė ndonjė sjellje,
    apo ekses tė pahijshėm , nga i cili do tė ketė pasoja tė pa parashikueshme
    dhe mund tė vije deri tek prishja e dasmės !


    Nga
    konsumimi i pa kontrolluar i pijeve alkoolike nėpėr dasmat dhe ahengjet
    e ndryshme popullore, jo rrallė herė, ka ndodhur qė tė
    vijnė deri tek rrahjet, kacafytjet dhe pėrleshjet ndėr mė
    tė ndryshme nė mes tė dasmorėve prezent . Po ashtu, nga pėrdorimi
    i tepruar i pijeve alkoolike nėpėr dasmat e ndryshme popullore, nė
    disa raste ka ardhur edhe deri tek sulmet e ndryshme nė zemėr tė
    ndonjė dasmori, i cili nuk ka ditur tė ndalet duke vallėzuar gjatė
    tėrė natės, madje nėn vapa tė mėdha vere, derisa tė tillėt kanė
    pėrfunduar jetėn tragjikisht nga sulmet nė zemėr, me ē’ rast
    edhe ua kanė prishur dasmat organizatorėve tė tyre !



      Stop
      muzikės dhe kėndimit “Tallava” !
      Stop “urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė
      dasmat dhe ahengjet familjare !



    Zoti
    i dasmės, Vahid Nasufi, krahas angazhimeve dhe shpenzimeve tjera rreth
    pėrgatitjes dhe organizimit sa mė tė mirė tė
    dasmės sė tij, rėndėsi tė posaēme i kishte kushtuar
    sigurimit dhe angazhimit me kohė tė kėngėtarėve dhe grupit
    muzikor , tė cilėt do tė pėrkujdeseshin pėr argėtimin dhe disponimin
    sa mė tė mirė tė mysafirėve tė tij dasmorė !


    Pėr
    kėtė qėllim, ai kishte angazhuar yjet e dėshmuara tė
    kėngės tradicionale popullore shqiptare, motrat: Sahide , Safete dhe
    Luljeta Mustafa, kėngėtare kėto qė janė tė njohura nė mbarė
    nėn-qiellin shqiptar me posedim tė njė tradite dhe kulture
    universale tė artit tė mirėfilltė tradicional shqiptar .


    Kėto
    motra artiste tė mirėnjohura pėr kultivimin besnik dhe ruajtjen
    e vlerave tė kėngės popullore shqiptare , nė koordinim
    me anėtarėt e orkestrinės sė tyre, me pėlqimin dhe pėrkrahjen
    e pa rezervė tė bashkėshortėve tė tyre , kishin marrė njė vendim
    tė formės sė prerė: qė njėherė e pėrgjithmonė t’iu thonė
    “STOP” fenomenit tė ashtuquajtur “Urimet dhe pėrshėndetjet
    e dasmorėve tanė”, si dhe njėherė e pėrgjithmonė t’i
    thonė “STOP” stilit tė muzikės dhe kėndimit me prejardhje rome,
    tė quajtur “TALLAVA”, stil ky, qė viteve tė fundit i ka ngulfatur
    kėngėt dhe vlerat e mirėfillta tė traditės muzikore shqiptare!


    Motrat
    MUSTAFA dhe anėtarėt e grupit tė tyre muzikor, qė me kohė
    e kishin bėrė traditė, qė gjatė negociatave me ofertuesit
    e tyre lidhur me marrėveshjen pėr muzikim nė dasmat dhe ahengjet
    e ndryshme popullore, kushti i parė i tyre ishte qė dasmorėt
    tė mos iu kėrkojnė kėngė dhe muzikė tė stilit “TALLAVA” dhe
    qė dasmorėt tė mos i bezdisin ato me kėrkesa tė “urimeve dhe
    pėrshėndetjeve”!


    Kėto
    kushte dhe kėrkesa tė motrave MUSTAFA, me kėnaqėsinė
    mė tė madhe i kishte mirėpritur dhe pėrqafuar edhe Zoti
    i dasmės, Vahid Nasufi nga Kėrēova .



    nė hapje tė programit muzikor tė dasmės, motrat Mustafa
    , po sa ia uruan pėrzemėrsisht dasmėn Zotit tė shtėpisė
    dhe iu uruan mirėseardhje tė gjithė mysafirėve dasmorė,
    menjėherė iu drejtuan mysafirėve publikisht se ato nė asnjė
    mėnyrė nuk do tė pranojnė kėrkesa pėr kėngėt “Tallava” e
    as “urime e pėrshėndetje tė dasmorėve tanė”!


    Dasmorėt
    e pranishėm pak si me habi, i mirėpritėn kėto kėrkesa tė
    kėtyre kėngėtareve tė spikatura, duke shprehur nė veti
    habinė se gjoja , kėto MOTRA, nuk po i duakanė paratė dhe “bakshishet”?!


    Motrat
    MUSTAFA, ia morėn kėngės duke shkėlqyer si yje tė vėrteta
    nė skenė, para dasmorėve. Ato gjatė tėrė mbrėmjes
    sa zgjati ahengu i kėsaj dasme, asnjėherė nuk dolėn nga binaret
    e kėngės dhe muzikės sė mirėfilltė tradicionale shqiptare .


    Bukurinė
    dhe shijen e vėrtetė tė kėngės, edhe mė tepėr
    ia shtonin qėndrimet e tyre modeste, buzėqeshjet dhe disponimi kulmor
    para dasmorėve tė pranishėm, tė cilėt ēdo kėngė
    tė tyre e mirėpriste me duartrokitje frenetike dhe me shoqėrim
    vallėzues .


    Kėndimit
    tė mrekullueshėm origjinal dhe artistik tė Motrave MUSTAFA,
    iu jepte ngjyrė, shije dhe ėmbėlsirė orkestrina e mrekullueshme
    profesionale nė pėrbėrje tė kėtyre instrumentistėve:
    Enver Ibrahimi- klaviatura sintetike , Sefė Kryeziu – saksofonist
    dhe surlė , Sadat Elashani – kitarist dhe tonist dhe Fadil Stublla
    – bateri .



    mrekullueshėm ishin edhe z. Fadil Mareci – bashkėshorti i Sahides
    dhe Bujar Hoti – bashkėshorti i Safetes, tė cilėt pėrkujdeseshin
    nė vazhdimėsi pėr teknikėn e zėrimit dhe atmosferėn sa mė tė
    mirė tė ahengut nė favor tė disponimit tė dasmorėve dhe familjarėve
    tė dasmorit .


    Vlen
    pėr t’u theksuar se Motrat MUSTAFA, vijnė prej njė ēerdheje tė
    bilbilave tė kėngės shqiptare dhe djepi i trimave legjendar shqiptar,
    pra nga Mushtishti legjendar . Ato vijnė nga njė familje pėrparimtare,
    arsimdashėse, artdashėse dhe atdhetare, tė cilėn e pėrbėjnė 8
    motra dhe 2 vėllezėr . Pra, gjithsejtė janė 10 fėmijė tė njė
    babe dhe tė njė nėne.


    Bashkėshorti
    i Sahides, zotėriu Fadil Mareci , i cili ka diplomuar kriminalistikėn,
    lidhur me eliminimin e “Urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė dasmat
    dhe ahengjet familjare, ai thotė:


    “Urimet
    dhe pėrshėndetjet e dasmorėve”, nuk e rrisin ahengun dhe nuk e
    shtojnė atmosferėn dasmore! Pėrkundrazi, ato e prishin atmosferėn,
    krijojnė nervozė nė mesin e shumė dasmorėve dhe mund tė sjellin
    edhe konflikte tė ndryshme nė mes tė dasmorėve, apo edhe nė raportet
    dasmorė- kėngėtarė! “Urimet dhe pėrshėndetjet e dasmorėve”
    i obligojnė kėngėtarėt qė tė shmangen nga kėngėt e mirėfillta
    tradicionale dhe t’ i fusin nė pėrdorim kėngėt me vlera tė dyshimta,
    madje edhe aso tė stilit “Tallava”!


    Unė,
    mendoj se aplikimi i formės sė “Urimeve dhe pėrshėndetjeve”
    nė dasmat dhe ahengjet popullore, nuk i kontribuon askujt, e aq mė
    tepėr dasmorėve, apo pronarėve tė dasmave, nga se forma e “urimeve”
    tė tilla i takon njė shtrese tė primitivizmit dhe tė stilit tė
    kafeneve klasike ! Unė, apeloj tek tė gjithė shqiptarėt kudo qė
    jetojnė dhe organizojnė dasma e ahengje tė ndryshme familjare, qė
    njėherė e pėrgjithmonė t’ i flakin nga pėrdorimi “urimet dhe
    pėrshėndetjet e dasmorėve” dhe pėrdorimin e kėngėve tė stilit
    “Tallava”, nga se ato nuk i pėrkasin kulturės dhe traditės muzikore
    shqiptare !”



    fund tė kėsaj dasme, tė gjithė mysafirėt e pranishėm
    dhe familjarėt e kėsaj dasme tė madhe, u ndanė me pėrqafime tė
    ngrohta vėllazėrore, duke bėrė fotografi e xhirime tė ndryshme
    me kėngėtaret dhe anėtarėt e kėtij grupi tė mrekullueshėm muzikor,
    nė mėnyrė qė t’ i ruajnė nė gji me xhelozi, kujtimet dhe pėrjetimet
    mė tė mira dhe tė paharrueshme nga kjo mbrėmje plot kėngė, vallėzim,
    aheng e gėzim!


    Le
    tė shpresojmė se shembulli i dasmorit Vahid Nasufi nga Kėrēova
    dhe shembulli i Grupit muzikor tė Motrave MUSTAFA, do tė
    iu shėrbejė edhe shumė e shumė dasmave e ahengjeve tjera
    familjare nė mbarė trojet etnike shqiptare !



    Kėrēovė
    – Gjilan, mė 29 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

      Ora ėshtė 25/5/2017, 16:11