ėndrrat e njė pantere

    Share
    avatar
    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default ėndrrat e njė pantere

    Mesazh nga Klea prej 31/8/2009, 20:20

    Njė prej top-modeleve mė tė famshme flet pėr reklamėn e re pėr parfumin e "D&G", angazhimin e saj nė fushėn humanitare dhe njė ėndėrr ende tė parealizuar: "Tė bėhet nėnė"




    "Bukuria ėshtė brenda nesh dhe derivon nga ndershmėria dhe pėrulja". Duken fjalėt e Dalai La


    mės ose tė Nėnė Terezės sė Kalkutės, megjithatė ato qė e kanė thėnė janė buzėt sensuale tė top-modeles Naomi Kampbell. Pikėrisht ajo, pantera e zezė e pasarelave, nė pragun e tė 40-ave rrėfen se ajo qė ka rėndėsi ėshtė pastėrtia e shpirtit dhe besimi, edhe pse shfaqet tėrėsisht nudo nė fushatėn e fundit pėr fragrancat "D&G anthology". E dalė nė kopertinat e revistės "Vogue" qė nga mosha 15 vjeē, Naomi jeton prej 25 vjetėsh nėn dritat e prozhektorėve. Jo vetėm si top-modele. Ka debutuar edhe si shkrimtare, duke firmosur njė libėr qė mė vonė pranoi se nuk e kishte shkruar pėr mungesė kohe; si sipėrmarrėse duke prodhuar njė sėrė fragrancash pėr femra, si aktore duke debutuar nė disa filma, si kėngėtare, duke regjistruar njė disk me tė cilin ka shitur thuajse dy milionė kopje. Pastaj, nga njė avion te tjetri, mes angazhimeve tė shumta dhe pasarelave, janė edhe miqtė: "Janė gjėja mė e shtrenjtė nė botė". Por, ndonjėherė edhe bukuroshet si ajo kanė frikė tė shihen nė mėngjes nė pasqyrė. "Gjatė njė spoti publicitar nė Londėr, po e shihja veten nė pasqyrė dhe m‘u duk aq e plakur sa nisa tė qaja. Nėse mė parė menaxheri tė ofronte 100 punė nė ditė, ndėrsa tani njė me zor, atėherė fillon tė mendohesh mirė", tregon ajo pėr revistėn GQ dhe kufiri pėr tė dalė nė "pension" sado qė mund tė shtyhet, ngelet gjithmonė aty. Askush nuk ėshtė nė gjendje ta deklarojė hapur, por ėshtė e vėshtirė pėr njė ish-mbretėreshė pasarelash tė harrojė veten dhe bukurinė qė dikur rrezatonte nėpėr kopertinat e revistave tė modės dhe shėrbimeve fotografike. Kėshtu ka treguar pėr "Fashion TV" edhe modelja Linda Evanxhelista: "Dikur thosha se nuk mund tė ngrihem nga krevati pa mė ofruar dhjetė mijė dollarė. Por, kur njė rrudhė duket nė fytyrėn e njė modeleje, nuk ėshtė thjesht shenjė plakjeje, ėshtė njėlloj sikur njė monument rrėzohet, thyhet, copėtohet. Ėshtė njė katastrofė". Nė fakt, as sajtet e internetit nuk tregohen tė rezervuara. Shumė prej tyre nuk harrojnė tė krahasojnė bukurinė e vajzave 17 - 20-vjeēare me ish-mbretėreshat e dikurshme tė pasarelave. Naomi ėshtė mjaft e njohur pėr karakterin e saj tė tmerrshėm, tė shfaqur shpesh kundėr mikeve, tė fejuarve dhe kameriereve. Po kush janė modelet mė tė mira tė momentit qė kanė eklipsuar Naomin? E para ėshtė Xhema Uard, 20 vjeēe, me origjinė australiane. Uard ka qenė shpesh protagoniste e faqeve rozė tė gazetave pėr shkak tė lidhjes sė saj me aktorin Heath Ledger, qė humbi jetėn pėr shkak tė njė overdoze. Revista e miliarderėve "Forbes", e rendit atė mes modeleve mė tė paguara tė botės, domethėnė mes atyre qė fitojnė mė shumė se 13 milionė dollarė nė njė vit nga sfilatat dhe shėrbimet fotografike. Pėlqehet sidomos nė Japoni. Por tė ardhurat e Xhemės vijnė kryesisht nga Lindja e Largėt dhe nga gjiganti i kozmetikės japoneze, i quajtur "Kose". Ajo qė vlerėsohet mė shumė ėshtė pamja e saj si kukull, ndaj ėshtė shpesh edhe e preferuara e gjigantėve tė modės, si "Valentino", "Dior", "Dolēe&Gabana", "Karl Lagerfeld", "Swarovski" dhe "Luis Vuiton". Xhema zėvendėsoi Kate Mosin nė reklamėn e parfumit tė "Calvin Klein", "Obsesion Night" pėr meshkuj. Thuhet se pas pasarelave e ka tė siguruar vendin edhe nė kinema. E dyta nė listė ėshtė Anja Rubik, 22-vjeēarja me origjinė polake. Pėr fansat e shumtė ėshtė modelja mė e bukur qė ka kapėrcyer ndonjėherė kufijtė polakė. Anja ka shėtitur gjithė botėn pėr tė qenė gjithmonė pranė prindėrve tė saj. Ka jetuar nė Greqi, Kanada, Afrikėn e Jugut dhe Francė. Pikėrisht nė Paris lindėn edhe kontaktet e para me botėn e modės, fillimisht si njė punė qejfi gjatė pushimeve verore e mė pas si njė profesion, tė cilit i dedikon shpirtin dhe mbi tė gjitha trupin. Sot ėshtė imazhi i pazėvendėsueshėm i markės sė famshme "Belstaff". Shumė persona mendojnė se Anja do tė jetė superylli i ardhshėm qė do tė zėvendėsojė Naomin. Pasioni i saj ėshtė letėrsia, arti dhe zhytja nėn ujė. Nuk ngelet pas edhe Kim Norda, 21 vjeēe, me origjinė holandeze. Por, sidoqoftė, Naomi mbetet Naomi, mbetet mbretėresha me ngjyrė e pasarelave. Jeta private e panterės sė zezė gjithmonė ka ngjallur interes nė botėn e thashethemeve, pasi thuhet se ajo gjithmonė ka pasur dėshirė tė ketė nė krah burra tė pushtetshėm dhe me famė, mes tė cilėve Mike Tajson, Puff Dedi, Flavio Briatore, Robert De Niro, Leonardo di Kaprio, Eric Klapton, Alberto II i Monakos, Kevin Spacey, Luis Hemilton. Megjithatė, ja se ēfarė tregon pantera me ngjyrė qė sapo ka hyrė nė ditėlindjen e saj tė 40-tė

    Ju jeni mikeshė e Domenico Dolce e Stefano Gabbana prej shumė vitesh. A u ka ndodhur ndonjėherė t‘u jepni kėshilla mbi punėn?

    Janė miq shumė tė mirė dhe njė burim i madh frymėzimi pėr mua. Adhuroj tė punoj me ta, mė pėlqen kreativiteti i tyre dhe luku tėrėsisht sicilian pėr tė cilin janė tė famshėm.

    Cili ėshtė vendi juaj i preferuar?

    Nuk ka ndonjė vend qė mė pėlqen mė shumė nė krahasim me ndonjė tjetėr. Jam njė shpirt i lirė. Ka shumė qytete qė janė me bukuri tė jashtėzakonshme qė pėr arsye nga mė tė ndryshmet nuk mund tė zgjedh asnjė.

    Pėr revistėn GQ ju keni intervistuar Hugo Chavezin dhe Kristina Kirshnerin. Ka ndonjė figurė tjetėr politike pėr tė cilėn ju pėlqen tė flisni?

    Intervistat kanė qenė tė pabesueshme. Nuk mund ta besoja se do tė pranonin tė uleshin me mua dhe tė flisnin hapur dhe nė mėnyrė tė ndershme mbi atė ēka bėnin. Ishte njė surprizė tė shihje qė edhe personazhet e mėdha politike thellė-thellė janė njerėz normalė si tė tjerėt, vetėm se kanė njė profesion tjetėr.


    Kohėt e fundit gazetat kanė folur shumė pėr miqėsinė tuaj me zonjėn e parė britanike, Sarah Brown. Ēfarė ju bashkon, ēfarė keni tė pėrbashkėt?

    Kam punuar me Sarah Brown pėr shoqatėn "White ribbon alliance", ku kam qenė ambasadore, nė mėnyrė qė askush tė mos e harrojė rėndėsinė pėr tė dhuruar. Nuk kam asnjė ambicie politike, objektivi im ėshtė tė ndihmoj miliona nėna dhe tė gjitha gratė qė punojnė nė fshatrat e Azisė dhe Afrikės.

    Ēfarė mendoni pėr karrierėn e modeleve tė reja me ngjyrė si Chanel Iman dhe Jourdan Dunn? Mendoni akoma se ekziston diskriminimi nė fushėn e modės?

    Kam luftuar shumė qė modelet me ngjyrė tė pranoheshin nė industrinė e modės, kėshtu qė mė bėhet shumė qejfi tė shoh vajza si ato nė kopertinat e revistave tė modės. Megjithatė, ashtu siē shumė kanė konfirmuar dhe shkruar njė lloj diskriminimi duket sikur po pėrsėritet nė kėtė periudhė, duke qenė se nuk shihen shumė modele tė racave tė ndryshme nė fushatat publicitare.

    Si dėshiron ta kujtosh Mjakėll Xheksonin?

    Ishte njė mik i mirė dhe njeriu i spektaklit mė eksitues dhe inovator qė ka ekzistuar ndonjėherė. U ka dhėnė shumė njerėzve me angazhimin e tij humanitar. Po ashtu, u ka dhuruar shumė njerėzve me angazhimin e tij humanitar dhe ishte njė baba dhe njė qenie njerėzore fantastike.

    Pėrkrah tė fejuarit tuaj, rusit Vladimir Doronin, dukesh sikur ke gjetur mė nė fund qetėsinė..

    Jam njė grua dhe njė ditė do tė doja tė isha nėnė. Nė punė kam dhėnė vėrtet shumė.

      Ora ėshtė 18/6/2018, 11:30