Nr 7 miliardė banore nuk eshte larg

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Nr 7 miliardė banore nuk eshte larg

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/9/2009, 20:45

    Nė vitin 2012, numri i banorėve nė Tokė do tė arrijė nė 7 miliardė. Do tė jenė mė tė vjetėr, por do tė gėzojnė shėndet tė plotė.

    Fundi ėshtė afėr. Pas tre vjetėsh, nė Tokė do tė jetojnė plot 7 miliardė banorė. Ishte fundi i vitit 1999 kur festuam, me pak frikė, lindjen e "fėmijės sė fundshekullit", banorit numėr 6 miliardė. Nė vitin 1960
    kishte lindur babai i atij fėmije, banori numėr 3 miliardė. Nė mė pak se gjysmė shekulli, numri i banorėve tė Tokės ėshtė dyfishuar, pėr shkak tė lindjeve tė shumta (9 mijė lindje nė orė, 220 mijė ēdo ditė).
    Sipas raportit tė ri tė Institutit Kombėtar tė Studimeve Demografike, shumė prej ndryshimeve sociale me tė cilat duhet tė pėrballemi dhjetė vitet e ardhshme janė tė paparashikueshme, si pėr shembull qė do tė
    vazhdojmė tė plakemi mė shumė dhe do tė jemi mė tė shėndetshėm.
    Jetėgjatėsia do tė rritet edhe mė shumė falė pėrmirėsimit tė kushteve materiale dhe progresit tė mjekėsisė qė do tė pėrhapet edhe nė vendet mė tė varfra. Aksidentet do tė bėhen njė prej shkaqeve kryesore tė vdekjes, pas atakut kardiak dhe kancerit nė mushkėri. Por nė kėmbim do tė kemi njė botė ku, pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, tė moshuarit do tė jenė mė shumė nė numėr se tė rinjtė. Nė 1950-ėn, nė vendet e zhvilluara popullsia nėn moshėn 15-vjeēare ishte 16 pėr qind mė e lartė se 60-vjeēarėt. Sipas llogaritjeve tė Institutit Kombėtar tė Studimeve Demografike, brenda vitit 2019 kurba e fėmijėve nėn moshėn 5-vjeēare do tė zbresė nėn atė tė tė rriturve.

    Ndryshimi i "piramidės demografike" duket i pashmangshėm. Femrat e shekullit XX kanė filluar tė bėjnė mė pak fėmijė, fillimisht nė Perėndim, ndėrsa tani edhe nė Lindje, si nė Kinė, Indi apo disa shtete afrikane. "Nė ēdo vend tė botės numri i lindjeve ėshtė zvogėluar dhe plakja demografike procedon shumė shpejt", thotė Gilles Pison, autor i studimit francez. Ēdo muaj, 870 mijė persona mbushin 65 vjeē, pra hyjnė nė tė ashtuquajturėn "moshėn e tretė" dhe shpresojnė qė tė arrijnė edhe tė katėrtėn. Nė vitin 2040, numri i 65-vjeēarėve do tė dyfishohet, nga 7 pėr qind do tė arrijė nė 14 pėr qind. E dhėna mė in teresante ėshtė ajo e 80-vjeēarėve, qė gjatė 30 viteve tė ardhshme do tė rritet 233 pėr qind. Nė tė njėjtėn periudhė, numri i tė rinjve nėn moshėn 15-vjeēare do tė rritet 6%.

    Fėmijėt tanė do tė jetojnė nė njė botė pa vėllezėr dhe kushėrinj, vetėm me katėr gjyshėrit dhe ndonjė stėrgjysh. Nėse do tė vazhdojnė tė rrinė pa punė deri nė moshėn 30-vjeēare dhe tė dalin nė pension 60 vjeē, do tė jenė brezi i parė nė historinė e njerėzimit qė ka kaluar mė shumė kohė duke pushuar, sesa duke punuar. Ndoshta qytetet do tė kenė mė pak shkolla dhe mė shumė qendra kushtuar akomodimit tė tė moshuarve. Ky ndryshim social do tė ketė pasoja ekonomike pėr qeveritė. Nė vendet perėndimore, 45 pėr qind e burimeve publike, ku pėrfshihen pensionet, asistenca dhe ilaēet, shkojnė pėr mė tė moshuarit e popullsisė. Ky transferim ėshtė i destinuar tė rritet, duke vėnė nė njė provė tė fortė solidaritetin mes brezave.
    Nė mėnyrė tė pashmangshme, familja horizontale do tė zėvendėsohet nga ajo vertikale, ku tė moshuarit do tė shpenzojnė para dhe kohė tė lirė pėr t‘u kujdesur pėr nipėrit, dhe shpesh pėr tė ndihmuar fėmijėt nė punė.
    Por jo gjithēka mund tė parashikohet. Demografia nuk ėshtė njė shkencė ekzakte. Mjafton tė kujtosh njoftimin e bėrė nė vitet ‘80, qė numri i banorėve nė Tokė nė vitin 2050 do tė arrinte nė 15 miliardė, ndėrkohė qė sot parashikimet e instituteve tė mėdha thonė se numri do tė jetė 9 miliardė. "Revolucioni demografik qė ka ndryshuar pamjen e planetit, ka nisur nė fillim tė shekullit XX, thotė demografi francez Pison. Ndryshimi ka filluar gjatė viteve 1965-‘70, kur popullsia rritej 2 pėr qind nė vit. Sot kemi rėnė nė 1,33% dhe nė vitin 2050 rritja demografike botėrore do tė ndalė nė 0,3%, pikė, nga ku mund tė fillojė tė zbresė".
    Fakti qė popullsia do tė arrijė nė 9 miliardė nė vitin 2050, tė ngjall frikė. "Sigurisht qė janė tė dhėna tė cilat tė bėjnė pėrshtypje, por jo pėr faktin ekologjik, sepse Toka ėshtė njė planet i pasur dhe teknologjitė na ndihmojnė tė krijojmė mirėqenien. Ajo qė na shqetėson mė tepėr ėshtė shpėrndarja e burimeve, e cila duhet tė ndryshojė medoemos", thekson njė studiuese. Ajo qė do tė shohim ne, fėmijėt dhe me siguri nipėrit tanė, ėshtė njė botė e pėrmbysur edhe nga njė pikėpamje gjeopolitike. Nė fillim tė shekullit XXI, raporti europianė-afrikanė ishte dy me njė, ndėrsa nė vitin 2050 do tė jenė tre afrikanė me njė europian. Eritra do tė ketė mė shumė banorė se Rusia.
    Numri i amerikanėve do tė arrijė nė 440 milionė, por do tė jenė shumė pak para 1,74 miliardė banorėve tė Indisė, qė ndėrkaq do t‘ia ketė kaluar edhe Kinės (1,43 miliardė). Nga pikėpamja demografike, numri i
    europianėve do tė jetė gjithnjė e mė i vogėl. "Kemi vėnė re njė rritje tė numrit tė lindjeve. Kjo ėshtė njė surprizė e vėrtetė", thotė studiuesi. Gjatė dy viteve tė fundit, mesatarja e lindjeve nė Europė ėshtė rritur nga 1,5 nė 1,6 pėr qind dhe nė vende si Britania e Madhe, Spanja dhe Greqia, ka pasur njė rritje tė konsiderueshme tė numrit tė lindjeve.
    Mes viteve 2015-2020, demografėt parashikojnė njė rėnie tė vogėl tė numrit tė lindjeve nė vendet perėndimore. Nė fakt ky ėshtė momenti kur do tė vdesin pjesa mė e madhe e brezit qė ka lindur nė vitet 1946-1964.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 20/10/2017, 23:26