Kur’ani, si e kuptojmė Atė dhe vlera e leximit tė Tij

    Share

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Kur’ani, si e kuptojmė Atė dhe vlera e leximit tė Tij

    Mesazh nga Klea prej 1/10/2009, 15:47



    Kur’ani, si e kuptojmė Atė dhe vlera e leximit tė Tij
    E premte, 18 Shtator 2009 16:46


    "Kur'ani Famėlartė transformoi krejtėsisht jetėn shoqėrore, ndriēoi horizontet dhe i mbushi ato me lumturi e vėrtetėsi; ai shkaktoi njė revlucion tė madhė nė shpirtrat dhe zemrat e njerėzve nė mendjet e tyre, nė personalitetin e tyre, nė jetėn sociale e politike, kėtė revolucion arriti tė shkaktonte dhe pėrjetėsonte nė njė mėnyrė tė tillė saqė pėr katėrmbėdhjetė shekuj, nė ēdo moment, gjashtė mijė e gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė versetet (ajetet) e tij tė lexohen me respekt dhe nderim, nga gjuhėt e mė shumė se njėqind milionė njerėzve. Duke i edukuar ata e njėkohėsisht duke ua pastruar shpirtėrat dhe zemrat e tyre. Sa u pėrket shpirtėrave, pėr ta Kur'ani gjithmonė ka qenė mjet i zhvillimit dhe pėrparimit tė tyre; pėr mendjet ka qenė njė orientim e dritė; pėr jetėn vetė jeta dhe lumutria. Njė libėr i tillė ėshtė i pakrahasueshėm dhe i pashoq, ėshtė njė ēudi, njė mahnitje e njė mrekulli." Said Nursi.



    Kur'ani Famėlartė ėshtė libri i shenjtė i fundit i muslimanėve, i zbritur nga ana e Allahut xh.sh. pejgamberit mė tė madh dhe tė fundit Muhammedit a.s.
    Kur'ani Famėlartė posedon shumė veēori tė cilat e dallojnė dhe e ngrisin mbi librat tjerė hyjnorė.
    Disa nga pikėnisjet e kėtyre veēorive janė kėto:
    a) Kur'ani Famėlartė ka ardhur deri tek ne ashtu sikur qė iu ka zbrit Pejgamberit a.s. nė frymėn origjinale duke mos pėsuar asnjė ndryshim. Origjinaliteti dhe pėrsosmėria e tij do tė vazhdojnė tė ruhen deri nė Ditėn e Kijametit.
    Asnjėri nga librat e shenjtė tė mėparshėm nuk e ka ruajtur formėn origjinale tė zbritur nga Allahu xh.sh., disa nga kėto libra janė humbur nė tėrėsi, ndėrsa disa tė tjerė janė deformuar me ndėrrime tė shumta.
    Se Kur'ani Famėlartė do tė ruhet i paprekur pėrsosmėrisht deri nė Ditėn e Kijametit, Allahu i Madhėruar na ka siguruar me kėtė ajet:
    "Ne ta zbritėm ty Kur'anin (o Muhammed) dhe Ne do ta ruajmė atė."
    [1]
    Prandaj ėshtė e vėrtetė se Allahu deri mė sot e ruajti Kur'anin nga ndryshimet dhe gjithashtu do ta ruaj deri nė Ditėn e Kijametit.
    b) Kur'ani i Shenjtė nuk u zbrit pėrnjėherė por nė pėrshtatmėri tė kohės dhe ngjarjeve qė e kėrkonin zbritėn ajetet nė mėnyrė graduale njė pas njė, madje herė pas here edhe njė sure e tėrė. Zbrita graduale e Kur'anit ka mundėsuar lehtėsim nė mėsimin pėrmendėsh tė Kur'anit dhe tė kuptuarit tė tij.
    c) Kur'ani- Kerimi ėshtė libri i fundit hyjnorė. Pas kėtij libri nuk do tė vijė mė libėr tjetėr hyjnorė. Dispozitat e Kur'anit do tė vazhdojnė dhe nuk do tė ndryshohen deri nė Ditėn e Kijametit, ndėrsa librat e mėparshėm ishin tė dėrguara pėr njė periudhė tė pėrcaktuar kohore dhe dispozitat e tyre vlenin vetėm pėr atė kohė dhe jo deri nė Ditėn e Kijametit.
    d) Kur'ani- Kerimi ėshtė libri i dėrguar pėr mbarė njerėzimin. Ai ėshtė i mbushur me tė vėrteta dhe urtėsi qė do t'i plotėsojnė nevojat e secilit shekull.


    Qė ta kuptojmė drejt dhe mirė domethėnien e fjalės kur'anore nevojitet qė sė pari tė lexojmė librat e kelamit[2], fikhut[3] dhe ahlakut[4]. Dihet shumė mirė se kėto libra janė tė pėrpiluara nga Kur'ani dhe Hadithi ose mė thjeshtė materiali i kėtyre lėndėve ėshtė nxjerrė nga dy burimet kryesore bazė Kur'ani dhe Hadithi. Pėrkthimi i Kur'anit nuk mund tė na japė njohuri tė plotė tė ajeteve Kur'anore por ndonjėherė ruana Zot bėhet edhe shkaktarė qė lexuesi tė hidhet nė mendime meqė nuk i di lėndėt e lartpėrmendura, nuk e di shkakun e zbritjeve dhe qėllimin e tė shprehurit tė tillė, kjo ndikon qė ai tė futet nėpėr labirinthe sa qė tė dalė nga feja.

    Prandaj mund tė themi me plot besim se Kur'ani Famėlartė nuk mund tė pėrkthehet nė asnjė gjuhė tė botės dhe ēdo pėrkthim nuk ėshtė origjinali i tij pos komentim kur'anor (tefsirė). Kėtė mund ta dimė edhe nga pėrvoja se edhe njė vjershė tė vetme bile nuk mund tė arrijmė tė pėrkthejmė rrėnjėsisht. Ndėrsa sa i pėrket Kur'anit vetėm na mbetet qė tė themi se e kemi spjeguar deri dikund, sepse kuptimi i plotė i Kur'anit nuk mund tė nxjerret nga pėrkthimet. Tė kuptojmė kuptimin e plotė tė njė ajeti dmth se arritėm tė kuptojmė se ēfarė deshi tė thoshte Allahu i Madhėruar nė kėtė ajet. Nėse ndokush e lexon njė pėrkthim tė njė ajeti, ai nuk ka arritur tė kuptojė dhe mėsojė dėshirėn e Allahut. Ai nė kėtė rast e ka kuptuar atė qė ėshtė e pėrkthyer. Feja nuk mund tė mėsohet vetėm nga pėrkthimi i Kur'anit. Nėse ia japim ndokujt pėrkthimin mė tė mirė tė Kur'anit qė ta mėsojė fenė e tij ėshtė mė keq se t'ia ofrojmė dikujt njė dėrrasė nė mes tė oqeanit, ngase me kėtė dėrrasė njeriu mund tė dalė gjer nė bregdet, nėse nuk ia del tė dalė vdes dhe nėse ėshtė me iman do tė shkojė nė Xhennet. Kurse ai qė mundohet ta mėsojė fenė nga pėrkthimi i Kur'anit mund ta humb imanin. Ose mė thjesht i sheh notuesit duke notuar nė det dhe thotė se tė notosh qenka lehtė, gjithkush mund tė notojė, kjo pra i ngjanė sikur ta hedhim nė oqean njė tė ri qė nuk di tė notojė, ai duke i parė tė tjerėt se qenka lehtė hedhet drejt nė ujė, i tillė ėshtė edhe tė mbėshteturit vetėm nė kuptimin e pėrkthimit tė Kur'anit, sepse duke menduar se ia del notitit ngulfatet nė tėrėsi, kjo ėshtė ēėshtje serioze qė tė kėrcėnohet me jobesim sepse t'ju japėsh kahje tė kundėrt kuptimit tė ajetve bie nė kufėr, ndėrsa kufri tė shpie nė Xhehennem.

    Madje tė mėsuarit e fesė nuk mundet as nga tė lexuarit direkt tė tefsirit dhe hadithit, sepse tė kuptosh Kur'anin dhe Hadithin gabim ose tė kesh dyshim nė to tė humbet imani. Hazreti Ebu Bekri meqė e dinte mirė kėtė urtėsi thoshte: "Po tė komentoj Kur'anin sipas mendimit tim, atėherė mua cili vend (nė tokė) mė bart dhe cili qiell mė strehon (mė qėndron sipėr).[5]

    Tė kuptosh librat burimorė tė tefsirit nevojitet tė arrish tė kuptosh njėzet shkenca kryesore, ose mė thjesht tė mėsosh njė periudhė. Tė lexosh hadith dhe tefsirė duke mos ia ditur rrėnjėt e shkencave fetare i pėrngjet sikur ai qė ėshtė i sėmurė nga lukthi dhe pėr t'u forcuar han bakllava dhe brumra. Porse ky i sėmurė sė pari duhet tė mbajė dijetė e mė pastaj tė konsumojė ushqime tė rėnda pėr t'u forcuar. Prandaj pa i mėsuar lėndėt kryesore nuk mėsohet feja drejt. Nė qoftė se njė njeri merr sipėr dhe menjėher futet nė leximin e pėrkthimit tė Kur'anit, tefisirit dhe hadithit, kėto sdo mend se i kupton gabim andaj e humbet edhe fenė edhe imanin. Edhe tefsiret burimore tė lexohen nga joprofesionalėt janė tė dėmshėm.
    Tė kuptosh Kur'anin nevojitet tė dish spjegimet se si i ka bėrė Resulullahu s.a.s. Ndėrsa qė tė kuptosh sunnetin nevojtet tė dish spjegimet e as'habėve dhe tė dijetarėve.


    Nė ditėt e sotme shohim se ka shumė pėrkthime, bile disa nga kėto pėrmbajnė edhe mendime personale. Armiqtė e Islamit dhe novatoristėt mezi presin tė shfrytėzojnė rastin dhe tė prishin kuptimin e Kur'anit, prandaj kjo lirisht mund tė themi se ėshtė njė helm sepse kur i lexojnė tė rinjtė dhe ata qė nuk kanė dituri tė thellė nė mendjet e tyre mund tė ngjallen dyshime dhe kontradikta.

    Komentimin e drejtė tė Kur'anit dhe dhėnien e kuptimit tė plotė ia dha vetėm ai qė i zbriti atij pra Muhammedi a.s. nė kohėn e tij, ndėrsa tek ne u pėrcjoll me anė tė haditheve. Kėto hadithe i kanė kuptuar vetėm as'habėt dhe imamėt muxhtehid, ndėrsa muslimanėt janė mbėshtetur sipas mėsimit tė kėtyre dijetarėve. Prandaj ėshtė e pamundur tė mėsohet feja nga pėrkthimi i Kur'anit dhe haditheve. Pra, secili musliman sė pari duhet ta mėsojė fenė e vet nga librat e (ilmihalit) tė cilat janė tė pėrpiluara nga dijetarėt e Ehli sunnetit.

    Disa nga tė humburit thonė se: "Nuk ka vlerė leximi i Kur'anit pa ia ditur kuptimin e tij, lexoni pėrkthimin nė gjuhėn amtare". Imam Gazaliu thotė se transmeton Imam Ahmedi nė hadithi kudsi se Allahu i Madhėruar thotė: "Ai qė lexon Kur'an qoftė duke e kuptuar atė qoftė duke mos e kuptuar e arrin kėnaqėsinė time"[6]



    Vlera e leximit tė Kur'anit famėlartė nė gjuhėn arabe ėshtė e shumė e madhe. Tani do tė paraqesim disa nga kėto vlera.

    1. Kush e lexon Kur'anin nė gjuhėn arabe, nė kėtė rast ai ka bėrė ibadet, ky lexim e ofron njeriun pranė Allahut, edhe nėse e lexon duke mos e kuptuar atė ka fituar sevab. Ndėrsa nė qoftė se e lexon dhe e kupton nė kėtė rast ai ka fituar shpėrblim mbi shpėrblim.
    Allahu i Madhėruar thotė:

    "Ata tė cilėt e lexojnė librin e Allahut, e falin namazin dhe japin nga begatitė qė Ne i kemi furnizuar japin fshehurazi dhe haptazi, ata e shpresojnė njė fitim qė kurrė nuk u humbet. Qė Ai (Allahu) do t'ju plotėsojė shpėrblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojė nga mirėsia e Tij, vėrtet Ai ėshtė mėkatfalės dhe shumė mirėnjohės.[7]". Nė ajetin e parė shihet se ata qė e lexojnė Librin e Allahut janė lavdėruar, madje ata qė lexojnė Kur'anin arrijnė njė shpėrblim tė ibadetit sikur kur e falin namazin, pra shkon deri nė atė masė saqė leximi i Kur'anit arrinė nė shkallėn sa tė krahasohet me njė ibadet tė rėndėsishėm sikur qė ėshtė falja e namazit duke u bazuar nė atė se pėrmendet pėrpara.

    Pejgamberi a.s. thotė: "Kush e lexon njė shkronjė nga libri Allahut pėr atė ka njė tė mirė. Pėr njė tė mirė jepen dhjetė sevabe. Unė nuk po them se Elif Lam Mim ėshtė njė shkronjė (harf), porse them se Elifi ėshtė njė shkronjė, Lami njė shkronjė dhe Mimi njė shkronjė"[8]. Nga kjo shihet se ai qė lexon Kur'an ka fituar sevabin e ibadetit dhe kjo ėshtė veēanti qė specifikohet Kur'ani dhe ėshtė dhuratė vetėm pėr ata qė lexojnė vazhdimisht ngaqė pasurojnė shpirtrat dhe pastrojnė zemrat e tyre.

    2.Leximi i Kur'anit nė gjuhėn arabe bėhet qė tė ruhet Libri i Allahut nga pėrshkrimet dhe zėvendėsimet ashtu siē ngjau me librat e mėparshėm hyjnorė. Edhe pėr ata qė nuk e kuptojnė kuptimin e fjalėve tė Allahut tė Madhėruar iu ėshtė premtuar shpėrblim i madh, kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė preferuara pėr ruajtjen dhe ardhmėrinė e origjinialitetit tė Librit tė Shenjtė.

    Prandaj shumica e njerėzve kanė shprehur dėshirė tė madhe pėr mėsimin e leximit tė Kur'anit, derisa njė pjesė e tyre kanė mėsuar pėrmendėsh Kur'anin duke u titulluar Hafėz. Shumimi i lexuesve tė Kur'anit (kiraet), specialstėve tė leximit tė tij dhe njohėsve tė thukėt tė rregullave tė tija (kurra) dhe i njerėzve qė e mėsuan pėrmendėsh (hafizave) ka ndikuar duke dhėnė rezultat qė Kur'ani tė pėrhapet nė ēdo anė, pra libri i Allahut tė jetė prezent dhe tė sillet, tė jetė prezent nė gjuhėt e njerėzve. Me njė fjalė kjo ka mundėsuar qė askush tė mos merr guxim nė ndėrrimin e fjalėve tė tij ngase njohėsit ekpertė tė tij (arif) i kėrcėnuan ashpėr se do tė jepnin llogari ata qė tentuan njė mėnyrė tė tillė. Por dihet se gjatė historisė nuk u pėrjashtuan raste kur njerėz injorantė zgjatėn gjuhėt e tyre tė dobėta nė librin e Allahut, nė kėtė rast kėta armiq tė Islamit morėn pėrgjigje duke ua mbyllur gojėn e tyre nga ekspertėt e Kur'anit dhe shkencave kur'anore, nga dijetarėt islam (alim), nga lexuesit e mirėfillėt tė Kur'anit (kurra) dhe nga njerėzit qė patėn nderin dhe e mėsuan pėrmendėsh kėtė libėr madhėshtor (hafizat).

    3. Tė sajuarit e njė gjuhe tė vetme nė mesin e muslimanėve, tė forcuarit e njėshmėrisė fetare, tė lehtėsaurit e marrėveshjes dhe ndihmės mes tyre pėr zbulimin e shkaqeve, shpie deri aty sa tė arrihet deri tek forca e rradhėve tė tyre, shtimi fuqisė dhe ngritja e fjalėve tė tyre. Kjo ėshtė njė politikė e lartė hyjnore dhe kjo politikė ka treguar sukses.

    4. Lexuesit e pėrhershėm tė Kur'anit, ata tė cilėt e lexojnė dalėngadalė duke mos u ngutur sigurisht se ky lexim iu hap rrugėn nė meditimin e tė kuptuarit e tij dhe i zgjeron edhe mė tej gjo**** e tyre nė mundėsinė e praktikimit tė tij gjatė jetės sė pėrditshme. Ai i cili e lexon Kur'anin vetėm duke e lexuar, nesėr mundohet dhe e lexon duke medituar kuptimin e tij dhe fillon tė veprojė sipas urdhėrave tė drejtė tė tij. Nga kjo mėnyrė lexuesi transformohet prej njė shkalle nė njė shkallė mė tė lartė.[9]

    Tani a mund ta parashtrojmė kėtė pyetje:"Ata tė cilėt nuk e dojnė origjinalin e Kur'anit ose e dėshirojnė nė gjuhėt e tyre, shembull shqiptarėt nė gjuhėn shqipe, turqit nė gjuhėn arabe ndėrsa boshnjakėt nė gjuhėn boshnjake, a mund t'i mohojnė pikat qė radhitėm mė parė ose a mund t'u kundėrvihen pikave tė mėparshme? Kur e themi kėtė kemi parasysh gjendjen e tyre se janė muslimanė: "A do tė mund tė thoshin se ne nuk e besojmė se leximi i Kur'anit nė gjuhėn arabe hyn nė radhėn e ibadeteve dhe nuk presim sevap nga kjo vepėr?

    Gjithashtu a mund tė thonė se: " Ne nuk kemi problem se njėshmėria e gjuhės kur'anore do tė mundėsojė qė Kur'ani ynė do tė ruhet original deri nė Ditėn e Kijametit, ėshtė larg nga pėrshkrimet dhe ndryshimet, dhe vazhdimisht e ruan unitetin e muslimanėve?"
    Ata qė janė muslimanė nuk mund tė tentonin nė gjė tė tillė. Duke u bazuar nė kėtė se nuk do tė mund tė thoshin njė gjė tė tillė, atėherė duhet tė pajtohen dhe tė jenė zotrues tė Kur'anit nė gjuhėn origjinale arabe sepse tė bėrit ibadet i secilit popull nė gjuhėn amtare tė tij, tė lexuarit e Kur'anit nė gjuhė amtare, tė kėnduari e kametit nė gjuhė amtare nuk ka asnjė vlerė shkencore dhe fetare, prandaj duhet tė ikin nga paragjykimet dhe iluzionet e tilla.


    Nuk ka mundėsi tė refuzosh arshin (fronin) e Librit tė Shenjtė. Ky fron (arsh) ėshtė origjinali nė gjuhėn arabe. Ndėrsa ai qė e uli dhe e shkroi Kur'anin nė atė fron (arsh) ėshtė Allahu i Madhėruar? Sikur mbreti tė lėshonte fronin e tij , ēka mbetet nga forca dhe krenaria mbretėrore? Ja pra kėtė Kur'an Allahu e ka bėrė qė fjalėt e tija tė jenė kurora, ia ka veshur atij kurorėn e mrekullisė, ndėrsa origjinalin e tij nė gjuhėn arabe e ka bėrė pasqyrė tė kėsaj mrekullie dhe krenarie.[10]

    "Ai ėshtė njė libėr ngadhėnjyes (i pashoq). Atij nuk mund t'i mvishet e pavėrteta nė asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit tė lavdishmit".[11]
    Ėshtė e padiskutueshme se secili nga popujt ėshtė pėrkrahės i gjuhės, traditės, kulturės dhe vlerave tė tija. Edhe ne e duam popullin tonė, atdheun dhe shtetin tonė, vlerat tona kombėtare dhe gjuhėn tonė tė pastėr shqipe. Por nė tė njejtėn kohė ne e duam edhe pasurinė tonė mė tė shenjtė, Fenė tonė, Kur'anin tonė dhe gjuhėn arabe nė tė cilėn ėshtė zbritur Kur'ani.


    Ata qė ngurrojnė tė shėndėrrojnė ibadetin e secilit popull nė gjuhėn e tij amtare shihet se kanė armiqėsi ndaj gjuhės arabe andaj edhe e paraqesin dhe dėshmojnė njė gjė tė tillė. Armiqėsia e tyre ndaj gjuhės arabe i shtyen qė tė shprehin armiqėsi edhe ndaj Kur'anit Famėlartė, por prapė themi se elhamdulillah edhe nėpėr kėto shtete ka musliman tė sinqertė tė cilėt e mbrojnė drejtėsinė dhe shenjtėrinė fetare duke e larguar armiqėsinė nė kėtė rast.
    Kohė pas kohe hasim edhe shumė thėnie dhe sjellje tė shėmtuara, e prej nga manifestohet burimi i tyre nuk dihet, o nga nacionalizmi i teprėt ose nga armiqėsia fetare, psh. thėniet e shpeshta: "Pėrse Kur'ani zbriti nė gjuhėn arabe, pėrse erdhi Pejgamberi a.s. nga mesi i arabėve?" Kjo na pėrkujton ajetin kur'anor ku Beni Israilėt i drejtohen Hz. Musaut duke i thėnė: "O Musa na e bėn edhe ne njė Zot (statujė) si zotėt qė i kanė ata sikur qė kanė ata (ai popull)." ndėrsa Hz. Musa a.s. iu tha: "Vėrtet ju jeni popull qė nuk dini (injorantė- xhahil). Vėretė, ai popull (qė po adhuron idhuj) ėshtė i shkatėrruar nė atė (adhurim) dhe ajo qė vepruan ėshtė e asgjėsuar (ska dobi)"[12]. Andaj shihet se sa e gabueshme ishte kjo sjellje dhe kjo vetėdije e ulėt e tyre.


    Shtrohet pyetja a kemi tė drejtė ne njė qenie e varfėr dhe e dobėt tė akuzojmė Krijuesin dhe Zotėruesin e dy botėve Allahun?

    Sikur Allahu tė mos ishte i lirė tė vepronte atė qė dėshiron dhe tė sundojė ashtu sikur qė dėshiron Ai, nuk do tė ishte Zot. Nėse Ai ka vepruar nė kėtė mėnyrė patjetėr duhet ta dijmė se kėtu ka njė urtėsi, pra muslimanit i ka hije qė tė ulė kokėn para kėsaj dhe tė pranojė urdhėrin dhe dispozitėn e Allahut.
    Nė Risalen e Imam Shafiiut hasim nė kėto shprehje: "Ata qė nuk i pėrkasin popujve arab, ėshtė e nevojshme t'i pėrshtaten gjuhės arabe, sepse ajo ėshtė gjuha e tė Dėrguarit tė mbarė njerėzimit, Muhammedit a.s. tė Dėrguarit tė Allahut. Ata qė e pranuan fenė e tij me plot dashuri duhet ta pranojnė edhe gjuhėn e tij.


    Secili musliman duhet tė pėrvetėsojė gjuhėn arabe aq sa ka mundėsi, deri nė atė masė sa tė ketė mundėsi tė dėshmojė dhe ta shprehė fjalėn e dėshmisė (shehadetin) se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij, ta lexojė Librin e Allahut, Kur'anin, ta pėrmend Allahun (dhikėr) me tekbire (lartėsim) dhe tesbih (lartėsim- pastrim).[13]

    Nga kjo kuptojmė se secili besimtarė ėshtė i obliguar qė lutjet e namazit, leximin e Kur'anit dhe dhikrin ta mėsojė nė gjuhėn arabe ngase vetėm kėshtu arrihet grada e sevabit dhe shenjtėria e ibadetit.

    Sepse po tė vazhdonte secili popull tė thoshte se: "Pėrse Allahu i Madhėruar nuk e dėrgoi Pejgamberin nga mesi jonė, pėrse nuk e zbriti Kur'anin nė gjuhėn tonė amtare?, atėherė kėto pyetje nuk do tė kishin tė ndalur njėra pas tjetrės.

    Prandaj neve na bie tė themi se Allahu ēfardo qė vepron, vepron drejtė. Ta pėrvetėsojmė fenė dhe ta pėrvetėsojmė deri diku gjuhėn e Pejgamberit tė tij tė fundit, ta kuptojmė atė dhe tė jetojmė sipas urdhėrave dhe porosive tė Tija. Pra e tėra qė na takon neve ėshtė vetėm kaq.
    Ata qė u munduan ta pėrkthejnė Kur'anin nė gjuhėn tonė amtare, duke filluar edhe nga hoxhallarėt e vjetėr tė cilėt i mėsuan nxėnėsit e tyre e deri tek ata qė hodhėn me penat e tyre nė fletė kuptimin e fjalės sė Allahut xh.sh. do t'u jemi gjithmonė mirėnjohės duke e lutur Allahun qė sa mė lartė tė shpėrblejė veprėn e tyre madhore. Ata u bėnė shkaktarė qė Kur'ani tė jetė i kuptuar edhe nė gjuhėn shqipe dhe tė futet nė mesin e gjuhėve internacionale. Andaj ata qė menduan tė ē'arabizonin Kur'anin nuk ishte qė tė largohen nga gjuha arabe porse ishin tė mendimit qė tė ē'rrėnjosnin dhe gėrryenin kulturėn dhe gjurmėn islame. [14]
    Pika nga e cila arritėn hulmtimet e shumta shkencore dėshmon: "Kur'ani nuk bėhet ndryshe pos nė gjuhėn arabe. Kur'ani i pėrkthyer nė ndonjė gjuhė tjetėr nuk zihet Kur'an pos tefsirė, komentim kur'anor. Prandaj origjinali i tij i pandryshuar deri nė Ditėn e Kijametit ėshtė nė gjuhėn arabe. Dijetari i famshėm Said Nursi thotė: "Asnjė gjuhė tjetėr nuk mund ta ruaj pastėrtinė, poezinė dhe rimėn e Kur'anit pos gjuhės sė pastėr letrare arabe".[15]




    Mėsimi i leximit dhe mėsimi pėrmendesh (hifzi) nė traditėn shqiptare



    Sa pėrket mėsimit tė leximit tė Kur'anit nė traditėn shqiptare, qysh me ardhjen e Osmanlinjėve dhe kontakteve tė popullit shqiptarė me kėtė popull janė marrė rregullat e tyre, bile nė shumė vise nė Maqedoni, Sėrbinė Jugore dhe pjesėrisht nė Kosovė, rregullat kryekėput thuhen nga kjo gjuhė. Nga vitet e 1950-ta nė trojet shqiptare pėrdorej libri abetare e cila ndėr popull njihej me emrin supare, tė cilėn e kishte shkruar autori Ali Hajdar. Kjo metodė nuk ishte e lehtė nė pėrvetėsim, por lente gjurmė shumė tė thella nė mendjet e njerėzve sa qė ata qė e mėsonin nuk do ta harronin mė kurrė edhe pse shumica e tyre e mbyllnin pas njė kohe. Nė vitet 1900 ishte traditė qė secili prind tė dėrgonte fėmijen e tij nė xhami pėr tė mėsuar Kur'anin dhe rregullat bazė tė akaidit, fikhut dhe ahlakut. Kėto rregulla mėsoheshin nė njė libėrth tė vogėl i cili quhej Shiriti Salat. Ishte libėr qė rrallėkush nga gjeneratat e vitit 1900 tė mos e dinte kėtė libėr. Ky mėsim dhe intersim shfaqej sepse interesi i prindėrve ishte i lartė. Madje shumica e tyre vazhdonin tė mėsonin Hifdhin. Mėsimi pėrmendėsh i Kur'anit zakonisht zgjaste 2 vjet. Ndėrsa nė fund demonstrohej nxėnia pėrmendėsh pranė kolegjiumit tė pėrbėrė nga shumė hoxhallarė eminent tė cilėt e dėgjonin me vėmendje mėsimin pėrmendėsh tė Kur'anit. Shumė, shumė rrallė tolerohej ndonjė gabim, pėrndryshe kur vinte dita e provimit mėsimi kishte arritur pikėn kulminante. Mėnyra e mėsimit tė hifzit ishte metoda turke, e cila gjithashtu me vitet tė tėra kishte treguar sukses nė kėto troje. Kjo metodė aplikohej duke e mėsuar ēdo tė njėzetėn faqe (nga fillimi i xhuzit), pastaj prapė riktheheshin dhe e mėsonin faqen qė pasonte dhe e pėrsėrisnin faqen e mėsuar mė parė, kėshtu qė nuk arrihej tė harronin atė qė kishin mėsuar por as tė lodheshin shumė nė pėrvetėsimin e Kur'anit. Nė tė kaluarėn gjindeshin pak familje nė mesin e tė cilave nuk gjendej ndonjė njeri qė e dintė pėrmendėsh Kur'anin. Me kalimin e kohės kjo traditė mjerisht u rrallua, kėtu ndikuan edhe shkaqet duke filluar nga periudha komuniste e cila la vrragė tė pashlyera nė traditėn islame. Lusim Allahun qė kjo traditė e mėsimit tė leximit tė Kur'anit dhe e mėsimit pėrmendėsht (hifzit) tė jetė prezente parpė nė mesin tonė, ku patjetėr do tė mbjellė frytet e saj tė cilat inshaallah do t'i korrim nė tė ardhmen, apo do t'i korrin gjeneratat tona tė ardhme ashtu sikur qė u pasuruam ne nga frytet qė na lanė trashėgim gjyshėrit tanė[16].

    Nuk na mbetet tjetėr pos t'i lutemi Allahut tė na zgjerojė njohuritė tona nė mėsimin e leximit tė Kur'anit dhe motoja jonė tė jetė: "O Zot ma bėn Kur'anin behar tė shpirtit dhe nur tė zemrės sime, mi largo dhimbjet dhe ma mėnjano dėshpėrimin me anė tė Tij."

      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:23