Tė kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare

    Share

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Tė kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare

    Mesazh nga Klea prej 29/10/2009, 16:14

    Pastėrtia dhe abdesi janė kushtet fillestare tė namazit. Ne mund ta marrim shpėrblimin e vėrtetė vetėm nėse i plotėsojmė kėto kushte para faljes sė namazit. Nė mėnyrė tė ngjashme dhe pėr tė kuptuar Kuranin ekzistojnė disa kushte fillestare. Ne mund tė arrijmė ta kuptojmė atė, vetėm pasi t'i kemi pėrmbushur kėto kushte. Mė poshtė do tė mundohemi t'i shpjegojmė ato.


    Pastėrtia e qėllimit

    Pastėrtia e qėllimit ėshtė kushti kryesor. Kjo do tė thotė qė duhet ta lexojmė Kuranin vetėm qė tė marrim udhėzim prej tij dhe jo pėr ndonjė qėllim tjetėr. Nėse dikush ka nė mendje ndonjė qėllim tjetėr, ai jo vetėm qė nuk do t'i marrė tė mirat e Kuranit, por do tė largohet prej tij mė shumė se mė parė. Nėse ai e studion Kuranin, nė mėnyrė qė tė bėhet interpretues i tij dhe kėshtu tė fitojė famė dhe tė plotėsojė interesat e tij tė kėsaj bote, ai mund ta arrijė kėtė qėllim, por nuk do tė arrijė kurrė ta kuptojė vėrtet Kuranin. Gjithashtu nėse dikush e lexon Kuranin pėr tė nxjerrė disa argumente pėr nocionet e tij tė formuara mė parė, ai mund tė arrijė tė marrė disa dėshmi tė shtrembėruara, por nuk mund tė arrijė ta kuptojė Kuranin.

    I Plotfuqishmi e shpalli Kuranin si libėr udhėzimi dhe nė tė njėjtėn kohė e kultivoi dėshirėn pėr udhėzim nė ēdo shpirt. Nėse njė njeri e lexon Kuranin prej kėsaj dėshire, ai i merr dobitė sipas pėrpjekjes qė ka bėrė dhe sipas ndihmės qė mori nga Allahu pėr ta kuptuar Kuranin. Dhe nėse ai ka si qėllim ta pėrdorė Kuranin pėr ndonjė motiv tjetėr, nė parim ai do tė marrė atė qė po kėrkon. Si rezultat i kėsaj karakteristike tė Kuranit, i Plotfuqishmi e pėrcakton atė nė kėtė mėnyrė: "Ai me tė humb shumė, e po me tė udhėzon nė rrugėn e drejtė shumė…" (2:26)


    Dhe pasi e pėrshkruan kėtė parim ai deklaron qartė: "… por me pėrjashtim tė atyre qė janė jashtė rrugės, Ai me tė nuk humb tjetėr". (2:26)

    Kjo do tė thotė se Zoti humb vetėm ata njerėz, tė cilėt nga vullneti i tyre i lirė, devijojnė nga rruga e drejtė.

    Nėse dikush adhuron idhujt madje edhe nė Qabe, atėherė ai nuk meriton tė njihet me sekretin e Teuhidit. Nėse dikush ėshtė i interesuar tė mbledhė gjemba edhe nga lulet, atėherė ai nuk meriton tė bekohet me aromėn e luleve. Nėse dikush, pėr shkak tė natyrės sė tij tė prishur, e konsideron kurimin si sėmundje, atėherė ai nuk meriton shėndet; por ai meriton tė sėmuret mė shumė. Kėtė thekson ajeti i mėposhtėm: "Tė tillėt janė qė e ndėrruan tė vėrtetėn (besimin) me tė pavėrtetėn (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenė tė vetėdijshėm (nė punėn e tyre)". (2:16)


    Epėrsia e Kuranit

    Kushti i dytė pėr ta kuptuar Kuranin ėshtė se duhet tė pranohet si fjalė tė lartė, para se tė duam ta kuptojmė. Nėse dikush nuk e ka idenė pėr vlerėsimin e lartė dhe rėndėsinė e Kuranit, ai nuk do tė punojė aq sa duhet pėr tė kapur thesarin sublim tė urtėsisė. Dikujt, kjo mund t'i duket absurde: qė tė kesh njė mendim kaq pozitiv para se tė fillosh ta studiosh atė. Por unė mendoj se nėse ke njė shikim paraprak pozitiv pėr Kuranin, para se ta lexosh atė, nuk ėshtė aspak absurditet. Nė fakt, ėshtė njė qėndrim i arsyeshėm dhe logjik. Nė fund tė fundit, Kurani ka njė histori tė mrekullueshme prapa tij. Ndikimi i saj ka qenė i lavdishėm. Mrekullia qė ka treguar nė ndryshimin e mendjeve dhe ideologjive njerėzore ėshtė e pakrahasueshme. Veē kėsaj, miliona njerėz nė botė, jo vetėm qė e pranojnė atė si Libėr, por e konsiderojnė si njė Libėr Hyjnor.

    Ata e pranojnė atė si njė fjalė tė paimitueshme, dhe nuk ka libėr tė barabartė me tė, qoftė nga njeriu qoftė nga xhinėt dhe ata nuk do tė jenė asnjėherė tė aftė tė krijojnė njė libėr tė ngjashėm. Njė Libėr, pėr tė cilin ka dėshmi tė lavdishme nga e kaluara dhe e tashmja, dhe qė vlerėsohet shumė nga njerėzit, pa dyshim qė ka shumė rėndėsi tė veēantė dhe ne mund ta kuptojmė atė siē duhet, nėse kemi parasysh madhėshtinė dhe rėndėsinė e tij. Nėse dikush nuk ka asnjė ide pėr rėndėsinė e Librit, ėshtė e pamundur qė ai tė mendojė pėr tė aq thellė sa nevojitet. Nėse dihet se njė pjesė e caktuar toke pėrmban flori dhe njė pjesė e madhe e floririt ėshtė nxjerrė prej tij mė parė, atėherė pritet me tė drejtė qė nga gėrmimi i mėtejshėm tė nxirret pėrsėri flori. Dhe ēfarėdolloj burimesh qė shpenzohen pėr tė pėrfituar nga njė copė e tillė toke, ato ekuilibrohen nga dobia e saj. Por nėse njė minierė konsiderohet vetėm si pirg dheu, qė do tė thotė se nėse gėrmohet, mund tė gjenden kryesisht vetėm qymyr dhe gurė gėlqerorė, atėherė mund tė ketė dy pėrfundime: ose askush nuk do tė dėshirojė tė humbasė kohė duke gėrmuar, ose nėse dikush bėn diēka, varet vetėm tek dobitė qė ai pret.

    Ky paralajmėrim ėshtė ndier, sepse ka shumė keqkuptime pėr Kuranin mes njerėzve, nė praninė e tė cilėve pėrpjekjet dhe shkalla e qėndrimit qė libri meriton nė tė vėrtetė, nuk mund tė arrihen. Kėto keqkuptime janė tė pranishme tek besimtarėt dhe mohuesit e Kuranit. Mohuesit e pranojnė se ky libėr solli disa ndryshime gjatė njė periudhe kohore. Por tani, sipas mendimit tė tyre, ajo kohė ka kaluar. Libri, thonė ata, mund tė ketė qenė i dobishėm pėr beduinėt arabė, pėr tė zgjidhur problemet e tyre tė thjeshta, por nuk ėshtė aq i dobishėm, qė tė trajtojė ēėshtjet e ndėrlikuara tė ditėve tė sotme.

    Nga ana tjetėr, besimtarėt e tij e konsiderojnė atė si njė kod doktrinar, qė shpjegon tė lejuarėn dhe tė palejuarėn dhe sipas pėrpilimit tė ndarė tė urdhrave tė jurisprudencės, nėse mbetet ndonjė rėndėsi e Librit, ėshtė vetėm nga kėndvėshtrimi i bekimit. Disa prej tyre e konsiderojnė vetėm si njė koleksion kėshillash. Pėr shumė njerėz ėshtė njė mjet pėr ta transferuar shpėrblimin e leximit tė tij tek tė dashurit e tyre qė janė larguar dhe pėr tė zbutur agoninė e vdekjes. Shumė njerėz e pėrdorin si njė ekzorcizėm pėr tė larguar fatkeqėsitė dhe mjerimin. Ashtu si tė krishterėt e mbajnė Ungjillin nė xhepin nga ana e zemrės, myslimanėt po mbajnė njė qėndrim tė ngjashėm. Kėta myslimanė qė kanė keqkuptime tė tilla pėr tė, nuk mund tė pėrfitojnė prej dobive tė vėrteta tė tij, pėr tė cilat nė fakt ėshtė shpallur. Ata janė po aq naivė sa njė person, tė cilit i ėshtė dhėnė njė top qė tė shkatėrrojė njė fortesė tė armikut, por ai e konsideron atė si njė makinė pėr tė vrarė mushkonjat dhe fillon tė vrasė mushkonjat me tė.


    Vendos tė jetosh nė pėrputhje me Kuranin

    Pėr tė pėrfituar me tė vėrtetė nga Kurani, kushti i tretė mė i rėndėsishėm ėshtė tė vendosėsh tė transformosh veten sipas urdhrave tė Kuranit. Kur dikush e lexon librin me kujdes, ndjen se ajo qė ai kėrkon nga njė njeri ėshtė krejt ndryshe nga dėshirat dhe nevojat e tij. Ai e kupton se jo vetėm qė idealet dhe mendimet e tij janė tė ndryshme nga ato tė Kuranit, por edhe ēėshtjet dhe punėt e tij sociale i tejkalojnė kufijtė qė janė vendosur nga Kurani. Ai zbulon se nuk vepron sipas Kuranit. Pasi e kupton kėtė ndryshim, njė kėrkues i vendosur dhe entuziast pėr tė vėrtetėn, vendos se nė ēdo lloj situate do tė veprojė sipas kėrkesave tė Kuranit. Duke sakrifikuar gjithēka dhe duke duruar vėshtirėsi tė ndryshme dhe duke kapėrcyer ēdo pengesė qė bllokon rrugėn e tij, ai pėrpiqet tė veprojė sipas jetės sė pėrshkruar nga Kurani. Por ai person qė nuk ka vullnet dhe fuqi, nuk ėshtė asnjėherė i aftė tė mbushė humnerėn e thellė ndėrmjet tij dhe Kuranit. Ai ndjen se nėse pėrpiqet tė ndryshojė parimet dhe idealėt e tij sipas Kuranit do tė pėsojė njė ndryshim tė pamasė mendor. Ai mendon se nėse ndryshon sjelljen sipas Kuranit, do t'i duhet tė izolohet nga shoqėria. Ai ka frikė se nėse zbaton objektivat e vendosura nga Kurani, nuk do t'i duhet tė braktisė vetėm interesat dhe kėnaqėsitė e tij tė kėsaj bote, por madje do t'i duhet tė durojė vėshtirėsi tė rėnda si dėnimin me burg, apo edhe tė ekzekutimin pėr shkak tė besimit tė tij. Ai ka frikė se nėse i shqyrton mjetet e tij financiare sipas kriterit tė Kuranit pėr tė lejuarėn dhe tė palejuarėn, atij do t'i duhet tė heqė dorė nga luksi dhe rehatia e jetės qė bėn, por madje dhe mund tė pėrfundojė duke u shqetėsuar pėr ndihmėn e tij minimale.

    Jo tė gjithė janė tė aftė ta pėrballojnė njė jetė tė tillė tė trazuar; vetėm ata qė kanė karakter tė lartė moral dhe vendosmėri tė fortė mund tė pėrballen me kėto vėshtirėsi. Ka disa njerėz tė pakujdesshėm qė gjithmonė ndjekin dėshirat e tyre seksuale, edhe pse ata mund tė thonė me modesti se rruga kuranore ėshtė rruga e vetme e saktė, por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė e vėshtirė tė ndiqet. Por ka edhe hipokritė, tė cilėt kanė dėshirė ta paraqesin frikėn e tyre si ambicie dhe hipokrizinė si besim dhe gjithmonė pėrpiqen ta shuajnė kėtė pasion me mėnyra tė ndryshme. Disa njerėz e bėjnė tė palejuarėn tė lejuar dhe tė paligjshmen tė ligjshme me pretekstin se janė pa pėrkrahje dhe detyrohen ta bėjnė kėtė pėr shkak tė rrethanave tė pafavorshme. Disa e mbulojnė tė vėrtetėn me gėnjeshtėr me ndihmėn e interpretimeve ēorientuese dhe tė shtrembėruara. Disa pėrpiqen tė shtrembėrojnė kuptimet e Librit tė Shenjtė, siē bėnė hebrenjtė me Tevratin. Disa mundohen tė gjejnė rrugėn e mesme ndėrmjet besimit dhe mosbesimit, domethėnė ata ndjekin vetėm atė pjesė tė Kuranit qė ėshtė nė pėrputhje me dėshirat e tyre dhe injorojnė ato pjesė qė janė kundėr dėshirave tė tyre.

    Tė gjitha kėto mėnyra janė mashtrime tė shejtanit dhe nėse praktikohet secila prej tyre, do ta ēojė njeriun nė humbje. Rruga e vetme drejt shpėtimit ėshtė qė njeriu tė veprojė sipas urdhrave tė Kuranit duke sakrifikuar gjithēka qė nevojitet nė kėtė drejtim. Kjo vendosmėri vihet nė provė nga Zoti pėr njė periudhė kohe. Nėse njeriu arrin ta kalojė kėtė sprovė, atė e pret njė pėrfundim i mirė. Nėse mbyllet njė derė pėr tė, Zoti do t'i hapė njė derė tjetėr. Nėse njė shoqėri e pėrjashton atė, njė shoqėri tjetėr do ta mirėpresė. Nėse njė vend refuzon ta strehojė atė, njė tjetėr do ta presė krahėhapur. Kėsaj tė vėrtete i referohet ajeti i mėposhtėm: "E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonė, Ne me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu ėshtė nė krahun e bamirėsve". (29:69)


    Reflektimi

    Reflektimi nė lidhje me Librin hynor ėshtė kushti i katėrt mė i rėndėsishėm pėr tė pėrfituar nga Kurani, i cili vetė e pėrmend vazhdimisht: "A nuk e studiojnė me vėmendje Kur'anin? Por jo, ata janė zemra qė kanė drynat e vet!" (47:24)

    Shokėt e profetit (a.s.) ishin marrėsit kryesorė tė Kuranit. Ata mendonin pėr Kuranin dhe mė tė dalluarit prej tyre nė leximin e Kuranit, ishin ata qė mendonin mė tepėr pėr Kuranin. Ata formuan grupe pėr tė studiuar Kuranin ku njohėsit e mirė mblidheshin bashkė pėr ta studiuar Kuranin. Kėto grupe ishin njė ēėshtje e rėndėsishme pėr profetin (a.s.). Edhe kalifėt pas tij, veēanėrisht Umeri, ishin tė interesuar pėr kėta grupe.

    Leximi i Kuranin pa e kuptuar atė, vetėm pėr tė fituar tė mirat e tij, nuk ishte mėnyra e ndjekur nga shokėt e profetit (a.s.). Ky stil i leximit tė Kuranit u shfaq shumė mė vonė kur njerėzit filluan ta konsideronin Kuranin thjesht si njė libėr tė mirė dhe jo si njė dokument tė udhėzimit tė vėrtetė. Si rrjedhim, Kurani filloi tė pėrdorej pėr tė zbutur agoninė e vdekjes dhe pėr ta transferuar shpėrblimin tek i vdekuri. Nė vend qė tė pėrdorej pėr t'u udhėzuar gjatė peripecive tė jetės, ai u bė mė shumė si hajmali. Njerėzit filluan ta pėrdorin si njė ekzorcizėm pėr t'i mbrojtur ata qė tė pėrmbushin qėllimet e tyre satanike.

    Kurani ėshtė ndoshta libri i vetėm nė botė, qė thekson kaq shumė faktin se mund tė jetė shumė dobiprurės nėse mendohet pėr atė qė ėshtė shkruar nė libėr. Gjithashtu ėshtė njė fakt i pamohueshėm se Kurani ėshtė libri i vetėm qė lexohet gjithmonė me sy mbyllur. Njerėzit lexojnė dhe gjėrat mė tė vogla me vėmendje dhe pėrqendrim nė mėnyrė qė t'i kuptojnė ato, por ata e trajtojnė Kuranin nė mėnyrė tjetėr. Kur ata fillojnė ta lexojnė atė, ata e mbyllin mendjen e tyre qė gjithēka tė depėrtojė nė mendjen e tyre.

    Mbėshtetja tek Zoti

    Nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė me tė vėrtetė nga Kurani, kushti i pestė ėshtė nėse nuk arrin tė kuptosh ndonjė fjalė apo ajet, t'i lutesh Zotit tė tė drejtojė. Tė qenėt kritik ndaj Kuranit kur ke vėshtirėsi gjatė leximit tė tij ėshtė qėndrim i pavend. Mėnyra e duhur gjatė situatave tė tilla ėshtė t'i lutemi Allahut qė tė na ndihmojė dhe tė jemi tė qėndrueshėm nė zbatimin e Kuranit. Nėse dikush mban mend pėrmendėsh pjesė tė kėtij mesazhi hyjnor, duhet t'i thotė ato ngadalė dhe gradualisht gjatė namazit tė natės. Me vullnetin e Zotit, vėshtirėsitė e tij do tė lehtėsohen dhe ai do tė bekohet me shkėlqimin e urtėsisė kuranore. Nė kėto raste lutja e mėposhtme ėshtė shumė e vlefshme:

    O Zot! Unė jam robi yt, djali i robit Tėnd, djali i shėrbėtores Tėnde. Unė jam nėn urdhrin Tėnd. Pėr mua gjykimi yt ėshtė i drejtė. Duke u mbėshtetur nė tė gjitha emrat e Tu qė tė pėrkasin vetėm Ty, me tė cilėt e ke quajtur veten nė librin Tėnd, ose qė ua ke mėsuar krijesave tė Tua, tė lutem ta bėsh Kuranin pranverė tė zemrės time, dritėn e shpirtit tim, njė qetėsim pėr hidhėrimin tim dhe kurim pėr shqetėsimin dhe dhimbjen time.

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:32