Saimir Strati

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 19:21

    Kush ėshtė
    Saimir Strati ėshtė 40 vjeē. Ėshtė diplomuar pėr pikturė nė Akademinė e
    Arteve tė Bukura nė 1989. Po kėtė vit fiton Ēmimin e Parė nė Konkursin
    Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve
    nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hap tė
    parėn ekspozitė personale. Dy vjet mė pas njė tjetėr ekspozitė ku
    prezanton bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 19:22

    Jam i pėrgatitur pėr tė qenė nė librin Guinness

    Mozaiku mė i madh me gozhdė ėshtė njė rekord botėror i cili do tė
    vij nė Shqipėri nga piktori Saimir Strati. Vepra puna pėr tė cilėn
    filloi dje, konsiston nė njė mozaik gozhdėsh tė ngulura nė njė
    platformė druri me pėrmasa 4m x 2m, i cili do tė paraqesė autoportretin
    e Leonardo da Vinēit. Pėr realizimin e saj, ėshtė parashikuar tė
    pėrdoren 400 deri nė 500 mijė gozhdė industriale tė disa llojeve dhe
    tipeve tė ndryshme. Si rezultat i njė komunikimi gati gjashtė mujor me
    Organizatėn Botėrore tė Rekordeve Guinness ėshtė siguruar qė vepra tė
    kandidojė pėr rekordin botėror Mozaiku mė i madh me gozhdė.Saimir
    Strati aderon pranė kėsaj organizate me numrin e anėtarėsisė
    155731ndėrsa vepra konkuron me numrin e pretendimit 171723. Me
    nėnshkrimin nga ana e Saimir Stratit tė Marrėveshjes pėr Tentativėn pėr
    Rekord me Organizatėn Guinness ėshtė dėrguar nga kjo e fundit udhėzuesi
    me kėrkesat specifike pėr rekordin, i cili, sė bashku me e-mailin
    shoqėrues, pėrbėjnė autorizimin pėr fillimin e punės. Sipas
    konsultimeve me regjistrin e rekordeve tė Organizatės Guinness ėshtė
    hera e parė qė punohet pėr njė rekord tė tillė. Krijimi i veprės ėshtė
    parashikuar tė zgjasė rreth 25 ditė. Puna pėr krijimin e saj do tė
    kryhet nga Saimir Strati i vetėm nė Odeonin e Qendrės Ndėrkombėtare tė
    Kulturės “Arbnori” si dhe personelin e saj pėr ndihmėn dhe
    dashamirėsinė qė kanė treguar duke vėnė nė dispozicion ambientet e
    zhvillimit tė punės si dhe zotėrinjtė: Fatmir Memaj, Gentian Tabaku,
    Florian Nepravishta, Mina Koxhaku, Alban Qafa, Klodian Seferaj, si dhe
    Nasi Bisha i cili do tė jetė reporteri i kėtij evenimenti tė
    rendėsishėm.


    -Si ju lindi ideja pėr tė bėrė kėtė intervistė?

    Unė kam 15 vjet qė merrem me mozaikė dhe kryesisht me teknikat e reja.
    Mė pėlqen qė tė jap njė gjė tė re ndryshe nga ata mozaikėt klasik. Njė
    nga kėto ide tė reja ėshtė edhe ky mozaik me gozhdė. Kam aplikuar diēka
    mė parė dhe mė pas mė lindi ideja qė tė thyej njė rekord botėror ose tė
    vendos mė saktė njė rekord botėror sepse nuk ėshtė vendosur akoma.

    -Kush ju ka bėrė ftesėn apo me kė keni bashkėpunuar pėr tu bėrė njė nga kandidatėt pėr rekord Guinness?

    Anėtarėsimi nė kėtė organizatė tė rekordeve botėrore ishte njė ide dhe
    iniciativė personale. Ky institucion ka njė sekretari me tė cilėt mund
    tė kontaktosh dhe mė pas operon dhe nėse pranohesh ngjitesh nė statuse
    tė ndryshme. Unė i kam kaluar tė gjitha statuset dhe tani mė ngelet
    vetėm tė marr statusin pėrfundimtar.

    -Pse zgjodhėt njė pikturė tė Leonardo do Vinēit pėr kėtė mozaik?

    Leonardo do Vinēi ka qenė gjeni edhe pėr kohėn e vet dhe vazhdon tė
    jetė akoma edhe sot. Ai ėshtė njė njeri dimensional e meriton njė vepėr
    dimensionale. Rekordi nė vetvete vlerėsohet nga dimensionet. Ai ka njė
    madhėsi prej katėr metėr me dy metėr dhe mozaiku mė i madh ėshtė pesė
    metėr katror. Dhe pėr kėtė vendoset rekordi Guinness pėr dimensionin e
    madh tė tij. Meqėnėse ky mozaik ka njė dimension tė madh atėherė
    meriton njė njeri tė madh si ėshtė Leonardo da Vinēi.

    -Ky ėshtė mozaiku i parė qė vendos njė rekord tė kėsaj gjinie?

    Po. Ky ėshtė i pari mozaik rekord. Unė e vendos i pari kėtė rekord nė
    “Librin Gines”. Ky mozaik ėshtė njė ide e veēantė dhe kjo pėrbėn njė
    nga pikat mė tė rėndėsishme tė kėsaj organizate.

    -Ju jeni edhe piktor pėrveē se keni shumė vite qė punoni mozaik. Kush ėshtė mė e dashur pėr ju piktura apo mozaiku?

    Unė kam filluar me pikturėn dhe nuk mund t’a braktis por vazhdoj tė
    pikturoj gjithmonė dhe mė pak. Mė duhet tė bėj pikturat pėr mozaike.

    -Ju keni bėrė disa ekspozita. Kur do tė vini me njė ekspozitė tė re pėr publikun?

    Mendoj se do tė bėj njė ekspozitė vetėm me mozaik menjėherė pas vendosjes sė rekordit Guinness.

    -Pas vendosjes sė rekordit Guinness cilat janė projektet tuaja?

    Pas vendosjes sė rekordit kam menduar qė tė bėj pak pushim pasi puna
    pėr kėtė vepėr ka qenė shumė e lodhshme dhe kam nevojė pėr pushim. Qė
    tė futesh nė atė libėr tė madh i cili ėshtė i treti nė botė pėr nga
    shitjet ėshtė pak e vėshtirė. Mė vjen keq qė nuk ka asnjė kopje nė
    shitje tė librit Guinness nė Shqipėri. Mė pas qėndron plani im pėr
    ekspozitėn me mozaik.

    -Si e ndieni veten si personi i parė qė vendos njė rekord tė tillė nė tė gjithė botėn?

    Kėnaqėsia ėshtė e shumėfishtė sepse unė jam i pėrgatitur qė tė futem nė atė libėr gjigand tė rekordeve botėrore.

    -Ėshtė e vėshtirė qė tė realizosh njė vepėr me pėrmasa tė tilla dhe
    pėr mė tepėr me gozhdė. Kush ėshtė mė e madhe pėr ju kėnaqėsia apo
    lodhja?


    Pėr deri sa ėshtė edhe rekord edhe vepėr arti kėnaqėsia mbizotėron. Po
    tė vendosnin njė rekord pėr tė numėruar gozhdėt unė nuk do tė merrja
    pjesė, sepse nuk ėshtė e lehtė dhe jo mė t’i ngulėsh ato qindra gozhdė
    nė njė mozaik.

    -Sa ėshtė numri i gozhdėve qė do tė pėrdoren pėr kėtė mozaik?

    Atė do e zbulojmė bashkė nė fund, Pasi unė t’a kem pėrfunduar atė.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 19:22

    Saimir Strati thyen rekordin Guiness

    Pėr herė tė parė Shqipėria pranohet nė librin e rekordeve Guinnes.
    Certifikatėn e parė pėr vendin tonė e ka rrėmbyer piktori Saimir Strati, i cili u pranua nė rekordet botėrore me portretin e Leonardo da Vinēit tė formuar me gozhdė. Pėrfaqėsuesi i rekordeve Guinnes, Kristinan Skot, pas matjes sė portretit, i cili kishte pėrmasat 4 x 2 (m), vendosi t'i japė piktorit shqiptar rekordin e ri. Strati ka punuar prej 25 ditėsh pėr portretin qė pėrmban 5 000 gozhdė. Ēdo ditė ai punonte nga ora 8 e mėngjesit deri nė 4 tė pasdites dhe 5:30 deri nė 10 tė mbrėmjes. Piktori u shpreh se ndjehej shumė i kėnaqur qė u regjistrua nė rekordet botėrore, qė, sipas tij, nuk ishte e pamundur dhe mund tė arrihej me punė. Vepra tė tjera tė Stratit janė edhe njė portret i Elvis Pristlit me CD dhe njė pikturė e formuar me lėvozhga veze. Strati kishte aplikuar edhe mė parė nė Guinnes me njė bisht cigareje tė formuar me kokrriza rėre. Gjatė marrjes sė certifikatės,portreti i Da Vinēit shoqėrohej edhe me njė ekspozitė mozaikėsh tė tjerė.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 19:26

    Saimir Strati, historia e mozaikėve tė Guinnes

    Me tė paktėn 1 milion kunja dhėmbėsh dhe me 13 orė punė intensive nė ditė, nė verėn e vitit tė kaluar, Saimir Strati realizoi nė Tiranė mozaikun mė tė madh nė botė, me shkopinjtė e hollė qė pėrdoren rėndom nga gjithkush, por pa i shkuar ndėr mend se ato mund tė pėrbėjnė lėndėn e parė pėr njė vepėr arti. Saimir Strati, 44 vjeē, shqiptari qė u regjistrua nė librin Guinnes, dy vite mė parė caktoi datėn 4 shtator, si ditė tė pėrfundimit tė veprės sė tij, qė e quante pa mėdyshje “njė tentativė tė re pėr Gu-innes” dhe qė u mirėprit pa mėdy-shje edhe kėtė herė nga Libri i Rekordeve Guinnes. Kėto ditė ai ka hapur njė ekspozitė personale nė galerinė “Ibrahim Kodra” tė Ministrisė sė Kulturės, pjesė e sė cilės janė dhe veprat e njohura. Nga portreti i Leonardo Da Vinēit, 8 metra katrorė, tė cilin e realizoi njė vit mė parė me 500 mijė gozhdė tringjyrėshe, me njė peshė rreth 700 kilogram dhe me tė cilin theu rekordin Guinnes, fantazia e tij “kapricioze” e nxiti tė ndėrtojė njė kalė nė vrapim, me pėrmasa 4x 2, tė vendosur mbi njė platformė prej polisteroli dhe gomė tė bardhė. 40 ditė punė, si pėr t’iu referuar Jezu Krishtit dhe ringjalljes sė tij, ai prezantoi mozaikun e tij mė 4 shtator ‘07, pėrpara gjyqtarėve tė Guinnes, tė cilėt njė vit mė parė e vlerėsuan pa mėdyshje veprėn e tij tė quajtur “ēudia e gozhdėve”. Puna e tij ėshtė filmuar nė ēdo detaj, ndėrkohė qė njė komision i pėrbėrė nga njerėz tė fushave tė ndryshme, e kanė ndjekur hap pas hapi punėn e tij. Dy vite mė parė, Scott Christie, anėtar i jurisė sė ēmimit Guiness, i ardhur posaēėrisht nga Londra nė Tiranė, u shpreh se vepra e tij ėshtė diēka krejt unikale dhe spektakolare. “Nuk ka pasur asnjėherė mė parė njė mozaik tė bėrė me gozhdė”, ishte shprehur atėherė Christie pėr shtypin. Nė fakt ideja e njė mozaiku tė punuar me lėndė tė papėrdorura mė parė ishte e vetė piktorit, qė gjithmonė pati ėndėrruar tė kishte emrin nė Librin e Rekordeve Guiness. Edhe zgjedhja e autoportretit tė Leonardo da Vinēit nuk ishte e rastėsishme pėr piktorin, i cili e konsideron Da Vinēin si ”njeriun qė e arrinte atė qė pėr tė tjerėt ishte e paarritshme”. Strati, prej 17 vitesh krijon mozaikė, jo vetėm nė dy, por edhe nė tredimensional. Ai ėshtė kėrkues i lėndės, i “gurit” tė mozaikut qė nga lėvozhgat e vezės, qelqi, e deri tek disqet. Dy vjet mė parė realizoi me 400 disqe nė pėrmasat pak mė shumė se natyralja portretin-mozaik tė Adriano Ēelentanos. Pas Agim Agushit, shqiptari qė hyri nė Librin Guinnes pėr rekordin e mbajtjes sė topit me kokė ulur, Strati ishte i dyti shqiptar qė hyri nė librin e ēudirave botėrore, por i vetmi nė fushėn qė ka zgjedhur. Ai ėshtė diplomuar nė pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989 dhe po kėtė vit fitoi Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hapi ekspozitėn e parė personale. Tre vjet mė pas ēeli njė ekspozitė, ku prezantoi bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik. Libri i rekordeve Guinnes, qė botohet ēdo fillimviti, ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1951 falė anglezit Hufh Beaver. Dhe tashmė kanė kaluar 56 vjet qė libri botohet nė 100 vende tė botės, nė mė shumė se 20 gjuhė tė planetit


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 19:42

    Petrika GROSI

    Rekordi i katėrt “Gines” pėr artistin shqiptar Saimir Strati ėshtė afėr dhe i sigurtė. Deri nė muajin nėntor, Strati tregon nė njė intervistė ekskluzive tė dhėnė dje pėr gazetėn “Albania” se, do tė arrijė qė ta pėrfundojė mozaikun e radhės. Njė tjetėr rast unikal nė librin e rekordeve gines qė i bėn jehonė Shqipėrisė. Kėsaj here, vepra do tė jetė njė mozaik kushtuar “Mbretit tė Popit”, tė ndjerit Majkėll Xhekson, imazhi i tė cilit do tė ndėrtohet sajė instalimit me mjeshtėri tė 300 mijė penelave nga artisti. E veēanta tjetėr ėshtė se puna do tė bėhet duke udhėtuar pėrgjatė 35 ditėve nga njė qytet nė tjetrin, nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Sipas Stratit, jo vetėm njerėzit e thjeshtė mund tė ndihmojnė nė realizimin e kėtij projekti qė kushton jo pak por 80 mijė euro; interesi ėshtė i madh edhe pėr bizneset e ndryshme, pushtetin lokal dhe Ministrinė e Turizmit e tė Kulturės, tė cilat mund ta mbėshtesin realizimin e mozaikut qė do tė shėnojė njė tjetėr gines pėr shqiptarėt, duke tėrhequr vėmendjen e medieve vendėse, rajonale e mė gjerė.

    Saimir, kemi marrė vesh se po merreni me njė punė tė re, e cila pritet tė sjellė edhe ginesin e katėrt. Pėr ēfarė bėhet fjalė?

    Ėshtė njė mozaik unikal, mė i madhi nė botė, i bėrė me penela. Kėtė vit kam zgjedhur mėnyrėn e veēantė tė tė punuarit duke udhėtuar. Nė muajin tetor do tė nis punėn nė Sarandė pėr tė vijuar mė tej nė qytete tė tjera si Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati, Korēa, Elbasani, Durrėsi, Shkodra, Kukėsi, Prizreni, Prishtina dhe Tirana. Sipas parashikimeve, mozaikun duhet ta pėrfundoj nė muajin nėntor. Kjo gjetje ėshtė parė me shumė interes edhe nga Komiteti i Ginesit.

    Mė konkretisht, ēfarė subjekti do tė ketė kjo vepėr?


    Kam pėrzgjedhur Majkėll Xheksonin, duke bėrė njėherėsh edhe njė homazh artistik pėr tė. Ndėrsa sa i pėrket teknikės, mendoj se sėrish e gjitha kjo ka lidhje me Majkėll Xheksonin pasi ai ka qenė njė performues i mrekullueshėm.

    Po sa i takon teknikės qė do tė pėrdorėsh pėr mozaikun e ri, ē’mund tė zbulojmė?

    I kam mbajtur tė gjitha elementet dhe strukturėn qė ėshtė pėrdorur nė Ilirinė e para 3 mijė vjetėve. Jam njė pasardhės i ilirėve dhe si i tillė dua qė ta ēoj mė tutje teknikėn e tyre, kuptohet, duke e pasuruar me pjesėn bashkėkohore. Ėshtė njė pasardhje qė ka njė taban kulturor dhe pikėrisht ky fakt, do tė jetė shkaku qė do tė udhėtoj gjatė punės me mozaikun nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. Materiali qė do tė pėrdor nė kėtė rast janė penelat, tė cilat piktorėt i kanė pėrditė nėpėr duar.

    Si do tė instalohen kėto penela nė mozaik dhe sa mendon se do tė arrijė numri i tyre?

    Pėr kėtė punė do tė mė duhen rreth 300 mijė penela qė do tė instalohen nė njė platformė druri, mbi tė cilėn do tė jetė njė shtresė tape, e cila do t’i mbajė pėr momentin dhe mė pas ato do tė ngjiten. Kjo vepėr do tė jetė e shikueshme dhe e prekshme pėr shumė e shumė dekada.

    Sa do tė kushtojė ky projekt kaq ambicioz?

    Vlera e pėrgjithshme shkon rreth 80 mijė euro. Ėshtė rasti qė tė bėj diēka tjetėr pėr Shqipėrinė dhe do tė isha i motivuar nėse edhe shqiptarėt do tė mė pėrkrahnin, ashtu siē unė po e regjistroj nė emėr tė tyre kėtė rekord tė ri gines.

    Nė ē’kuptim kėrkon pėrkrahjen e shqiptarėve?

    Duke u nisur qė nga njerėzit e thjeshtė, e deri te bizneset, tė cilat mund ta gjejnė veten shumė mirė nė kėtė projekt, i cili do tė pėrshkojė 2500 km nė Shqipėri dhe nė Kosovė; mbi bordin e njė kamioni, mozaiku gjigand i Majkėll Xheksonit do tė udhėtojė nė qytetet qė pėrmenda mė parė, ndėrkohė qė unė do tė punoj 16 orė nė ditė, nė mėnyrė qė ta realizoj veprėn brenda 35 ditėve. Kėto kohė ka nisur dhe fushata e sensibilizimit tė shqiptarėve pėr tė ndihmuar nė vendosjen e kėtij rekordi tė ri. Numri im i llogarisė ėshtė: Raiffeisen Bank, 2102144079 ALL dhe 2100144079 Euro. Thirrja ime u drejtohet tė gjithė atyre qė e ndiejnė veten shqiptarė. Nėse ēdo shqiptar, do tė arrinte tė mė jepte pesė penela, e gjitha kjo do tė realizohej pa asnjė problem.

    Aktualisht je mbajtės i tre rekordeve gines, si tė bėn tė ndihesh njė fakt i tillė?

    Jam krenar dhe kėtė krenari e ndaj me tė gjithė shqiptarėt. Gjithė media botėrore ka folur mbi rekordet e mia dhe sė fundi, nė faqen zyrtare tė Kėshillit Europian jam zgjedhur si pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė pėr rekordin e fundit botėror me mozaikun tim.

    A ke pasur pėrfitime nga kėto rekorde qė keni vendosur?


    Nė faqen zyrtare tė Rekordeve Gines thuhet qartė se ata vetėm njohin atribute dhe certifikojnė me kompetencė tė plotė fenomene qė ndodhin rrallė nė botė dhe nuk japin shpėrblime financiare.

    Nė pjesėn tjetėr tė botės ekziston njė komunitet qė i pėrkrah njerėzit e kėtyre rekordeve, pasi ditėn qė certifikohet njė rekord i ri, qyteti pėrkatės bėn festė dhe kthehet nė qendrėn e vėmendjes mediatike ndėrkombėtare.

    Le tė rikthehemi te tematika e kėsaj radhe. Pse zgjodhe pikėrisht Majkėll Xheksonin?

    Besoj se jo vetėm artistėt ose bashkėmoshatarėt e mi e adhurojnė figurėn e tij pasi tė shumtė janė edhe tė rinjtė, fansa tė Xheksonit. Nuk jam pjesė e kritikės muzikore, por personalisht, do ta veēoja figurėn e tij nga shumė intepretues tė tjerė.

    Do tė vazhdosh gjatė tė vendosėsh rekorde tė tjera pėrveē kėtij tė katėrtit qė tė gjithė e presim?

    Pėrgjithėsisht, jam mėsuar qė shumė nga njerėzit qė takoj, tė mė pyesin se cila do tė jetė vepra ime nė vijim. E them me krenari artistike si krijues, se tė trija rekordet e mia nuk kanė mundur tė thyen nga askush dhe nuk kanė pėr t’u thyer pėr njė kohė tė gjatė. Tė treja veprat paraardhėse janė themeltare dhe unikale nė historinė e rekordeve gines, qoftė nga kategoria, apo dhe nga dimensionet, ato nuk ekzistojnė nė asnjė vend tjetėr tė botės.

    Sė fundi, sa rekorde gines mendon se do tė vendosėsh nė jetėn tėnde?

    Do tė mė pėlqente qė nė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje tė mos isha modest, pasi do tė vazhdoj tė vendos rekorde aq sa tė mundem.

    Botuar ne gazetėn “Albania”, 17 Shtator 2009


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga Klea prej 14/11/2009, 20:29


    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 21:06



    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 14/11/2009, 21:08



    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    stavri
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi

    Numri i postimeve : 5787
    Vendi : verdall anej kenej
    Data e rregjistrimit : 24/06/2007

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga stavri prej 15/11/2009, 18:26

    e ka ndertuar te djelen qe kaloi te skenderbeu....hallall ja beft zoti qen ka kto aftesi

    Sponsored content

    default Re: Saimir Strati

    Mesazh nga Sponsored content Today at 22:22


      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:22