Sfida e ruajtjes sė trashėgimisė ēame

    Share

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Sfida e ruajtjes sė trashėgimisė ēame

    Mesazh nga Klea prej 18/11/2009, 22:19

    Mendoj se eshte mire te shkruhet mbi kulturen e kesaj treve shqiptare.

    Sfida e ruajtjes sė trashėgimisė ēame

    Njė nga pėrshtypjet mė tronditėse tė Epirit tė sotėm ėsh tė zbrazėtia e brendshme e kėsaj krahine tė Greqisė veriore, e cila nga shqiptarėt njihet si Ēamėri. Pyje tė pafundme tashmė mbulojnė tokat e dikurshme pjellore, duke lėnė vetėm disa vendbanime tė shpėrndara dhe tė braktisura si pasojė e njė historie mizore qė i ka pėrzėnė shqiptarėt, sllavėt dhe grekėt nga kjo krahinė pėr shkak tė etnicitetit apo besimeve tė tyre politike. Por mbi tė gjitha braktisja ka mbėshtjellė shumė fshatra dikur tė banuara nga shqiptarėt etnikė, ose camėt, tė cilėt u detyruan me forcė tė iknin nga trojet e tyre nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore. Ka megjithatė disa gjurmė tė pashlyeshme tė popullsisė sė dikurshme tė kėsaj treve nė trajtė shtėpish tė shkatėrruara, xhamish dhe ndėrtesash tė tjera, qė tė shfaqen pėrpara nga kodrat ose nė skuta tė mbuluara me gėmusha pėrbri vendbanimeve tė reja.
    Kėto ndėrtesa tė vjetra tė Epirit /Camėrisė pėrbėjnė njė nga zonat mė tė rėndėsishme gjeografike tė monumenteve historike tė periudhave venedikase dhe osmane nė Europėn juglindore. Ato ndodhen nė njė rajon qė shtrihet nė brendėsi tė kufirit greko-shqiptar tė vitit 1913 nė jug tė Janinės dhe Artės, dhe poshtė deri nė Vonicė e Prevezė nė bregdet.
    Pėrvec teatrit tė Dodonės, ka edhe disa monumente tė tjera nga lashtėsia. Rrėnojat e pakta tė famshme gjenden kryesisht nė fortesat ilire majė kodrave, tė cilat mė vonė u bėnė themele pėr kalatė venedikase dhe osmane, sikurse janė kėshtjellat e Rogojit dhe Karavostarit. Ka gjithashtue dhe shumė monumente tė rėndėsishme islamike tė zbuluara anembanė Epirit, qė pėrfshijnė xhaminė me bukuri magjepsėse nė liqenin e Janinės, ngrehinat ushtarake osmane nė Pende Bigada, si dhe shumė ura tė hijshme nė Artė dhe tjetėrkund. Mijėra nga pjesa mė e madhe e shtėpive tė zakonshme tė pabanuara, nė njė mėnyrė ose tjetrėn kanė arritur t’i mbijetojnė historisė sė dhunshme dhe tragjike tė rajonit gjatė fundit tė shekullit XIX dhe fillimshekullit XX.
    Gjendja e turpshme e ruajtjes sė pjesės mė tė madhe tė kėsaj trashėgimie nga qeveria greke duhet tė bėhet njė cėshtje e shqetėsimit ndėrkombėtar. Megjithėse vitet e fundit vėrehet njėfarė pėrparimi nė deklarimin e zonave tė mbrojtura nė qytetet greke, shumė ndėrtesa historike dikur tė banuara nga shqiptarėt, janė shkatėrruar pas vitit 1945. Nė fshatra kanė filluar disa punime restauruese me themeli, si nė kėshtjellėn e Rogoit, por pjesa mė e madhe e tė ardhurve tė disponueshme shkojnė nė zona si Dodona, e cila mund tė gjejė njė vend nė “kanunin” e miratuar tė historisė greke. Megjithatė krahas kėsaj pune, vėrehen shumė shtrembėrime tė historisė sė lashtė dhe asaj moderne nė informacionet qė u serviren vizitorėve. Periudha ilire nuk pėrmendet kurrė, ndėrsa pėrkatėsia etnike e sunduesve si mbreti Pirro, ose harrohet ose gjymtohet rėndshėm. Fakti qė fiset vendore nė lashtėsi ishin njė pėrzierje e grekėve dhe jo greqishtfolėsve nuk pėrmendet.
    Nė periudhėn moderne, natyra e deformimeve tė tilla bėhet edhe mė e keqe. Kjo dallohet sidomos nė rastin e periudhės sė sundimit tė Ali Pashė Tepelenės (1788-1823). Shumė monumente osmane nuk kanė fare informacion tė disponueshėm historik ose kulturor pėr vizitorėt. Njė numėr fare i vogėl xhamish tė mbijetuara janė kthyer nė ‘muze’, duke ndjekur modelin pararendės tė komunistėve jugosllavė, pavarėsisht nga ekzistenca e myslimanėve tė kujdesshėm nė shumė lokalitete. Varrezat e myslimanėve janė pėrdhosur shpesh nga grumbuj ndėrtimesh moderne, kryesisht nga ndėrtesat anash rrugėve. Nė tė njėjtėn kohė shumica e punimeve restauruese ėshtė financuar nga Bashkimi Europian, i cili ėshtė i pavetėdijshėm qė fondet e BE-sė po pėrdoren pėr tė vulosur projektet ideologjike tė historisė nacionaliste greke.
    Kriza mė e mprehtė pėr trashėgiminė arkitekturore came ka prekur pronat shtėpi private. Kjo nyje e koklavitur ėshtė natyrisht e lidhur me dėshtimin e qeverisė greke pėr tė rėnė dakord drejtėsisht me pronarėt origjinalė qė janė shqiptarėt camė. Praktikat ndryshojnė nė cdo lokalitet. Nė disa raste, shtėpitė historike qė u pėrkasin familjeve came tė munguara janė monumente tė respektuara nė qarqet pėrkatėse tė tyre, por nuk ka ndėrhyrė kush, edhe pse janė nė njė gjendje tė mjerueshme pėr riparim. Tė tjerat megjithatė, janė pėrdorur shpesh pėr qėllime tė ndryshme, si fjala vjen pėr strehimin e bagėtive tė fermave. Diku tjetėr shtėpi tė tilla janė pushtuar nga pronarė grekė jo tė ligjshėm ose nga banorė tė ardhur prej migrimeve tė brendshme nė Greqi. Nė vende tė tjera ka grumbullime tė rėndėsishme shtėpish-kulla tė vjetra shqiptare, me cilėsi tė jashtėzakonshme arkitekturore qė kanė mbijetuar nė mes tė pyjeve dhe vendeve me shkurre, ngaqė ndodhen nė zona tė vjetra ushtarake pranė kufirit shqiptar.
    Monumentet qytetėse mė tė rėndėsishme janė nė Paramithi dhe Margarit, si dhe nė qytete tė vogla si Perdika. Paramithia ka njė kullė tė madhe came qė pėrshkruhet gabimisht nga autoritetet vendore greke si ‘venedikase’ dhe njė fortesė tė mrekullueshme osmane qė ndodhet aty, por qė ėshtė bėrė shumė e vėshtirė tė vizitohet. Margariti ka njė numėr tė madh shtėpish shumė tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe rezidencėn e v jetėr tė pashait osman. Kjo e fundit ėshtė tėrėsisht e mbuluar nga bimėt dhe ėshtė e pamundur tė arrihet nga vizitorėt. Nė disa vende, shtėpitė came janė marrė nė mėnyrė tė paligjshme nga grekė vendas, madje edhe nga kisha ortodokse greke. Kjo ka cuar nė shkatėrrimin ose nė restaurime tjetėrsuese tė pronave came.
    Kėshtu ruajtja e pjesės mė tė madhe tė trashėgimisė shoqėrore dhe historike tė Camėrisė pėrballet me problemet politike dhe ligjore tė drejtėsisė pėr pronarėt camė, me kėrkesat pėr kompensim nga familjet e prekura prej gjenocidit tė Zervės mė 1943-44 dhe pėrpjekjet mė tė hershme tė spastrimit etnik. Strategjia nė Epir e qeverisė pasardhėse greke ka qenė lejimi i njė procesi tė ngadaltė, por masiv dhe tė rafinuar tė zhdukjes sė historisė dhe trashėgimisė came dhe zėvendėsimin e saj nga ‘moderniteti’ grek. Njė fat tė ngjashėm kanė patur mijėra prona nė Greqinė veriore tė zotėruar nga sllavo-maqedonasit, tė cilėt ishin detyruar tė linin Greqinė pas mbėshtetjes sė palės humbėse nė luftėn civile greke nė vitet 1944-49. Nė kėto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Europian dhe atė ndėrkombėtar tė pėrdorur pėr pagesėn e kompensimeve dhe kthimin e pronave pėr viktimat e luftės dhe tė spastrimit etnik. Arsyeja kryesore pėr vazhdimin e ‘gjendjes sė luftės’ nga parlamenti grek dhe shtrėngesat e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase ėshtė tė shmanget njė zgjidhje e drejtė e kėtyre cėshtjeve dhe tė mbrohet Greqia nga kėrkesat pėr dėmshpėrblimin financiar.
    Nuk ėshtė vetėm Greqia qė duhet ndėshkuar pėr shpėrfilljen e trashėgimisė artitekturore came. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar njė mospėrfillje tė konsiderueshme pėr problemet qė lidhen me cėshtjen e pronave came nė Greqi. Vetėm pas publikimit tė njė dokumenti britanik mbi gjendjen e pronave came nė Greqi nė prill 2002, Kuvendi i Shqipėrisė filloi tė merret me cėshtjen came. Pėrvec projekt-rezolutės mbi kompensimin dhe kthimin e pronave came tė miratuar nga grupi parlamentar i Partisė Socialiste nė pushtet nė mars 2004, nuk ka pasur pėrparim tė mėtejshėm nė kėtė cėshtje. Nė qoftė se Qeveria e Tiranės vazhdon tė shtyjė zgjidhjen e kėsaj cėshtjeje, ajo do tė bėhet pėrgjegjėse pėr ndėshkimin e mėtejshėm tė trashėgimisė kulturore dhe historike came dhe pėr harresėn e traditave nė Epir. Disa kritikė tė qeverisė socialiste nė Tiranė do tė shpallnin qė kjo shpėrfillje ka qenė paralele me indiferencėn e treguar nga qeveria pėr ruajtjen e zonave historike osmane sikurse ėshtė Pazari i Korcės nė Shqipėri. Eshtė nė interesin e pėrgjithshėm tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė cdokujt tjetėr tė shqetėsuar pėr ruajtjen e trashėgimisė arkitekturore tė Europės juglindore pėr tė ndalur kėtė proces tė shkatėrrimit arkitektonik. Shpėrfillja e trashėgimisė kulturore came si nga qeveria greke ashtu dhe nga ajo shqiptare, tregon nėnvleftėsimin dhe indiferencėn totale ndaj ligjit ndėrkombėtar dhe tė BE-sė, si dhe ndaj drejtėsisė natyrore. Greqia si njė anėtare e Bashkimit Europian ėshė ligjėrisht e detyruar tė respektojė tė drejtat e minoriteteve dhe tė drejtat kulturore tė minoriteteve.
    Nė lidhje me trashėgiminė e camėve, por edhe tė minoriteteve tė tjera nė Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt pėr kulturat e pakicave, e kombinuar kjo me politikėn e rafinuar dhe aktive tė qeverisė pėr gėrryerjen apo asimilimin tėrėsor tė tyre. Shumė ligje tė BE-sė nuk janė pėrshtatur kurrė si duhet nė legjislacionin kombėtar tė Athinės dhe ėshtė vėrtet njė skandal qė Greqia vazhdon tė marrė fonde pėr projektet e trashėgimisė qė, nė shumė raste, nė Greqinė veriperėndimore i kanė shėrbyer aktivisht shkatėrrimit tė elementėve thelbėsorė tė kėsaj trashėgimie.
    Eshtė koha qė cėshtja e trashėgimisė came nė Greqi me tė drejtė duhet ndėrkombėtarizuar. Njė rrugė e mundshme pėr ata qė kėrkojnė mbrojtjen e kėsaj trashėgimie ėshtė tė kėrkojnė pėrfshirjen e institucioneve ndėrkombėtare sikurse janė UNESCO dhe Monumentet nė Rrezik (Monuments in Danger) apo organizata britanike Shpėtoni Trashėgiminė e Europės (Save Europe’s Heritage), pėr ta detyruar Greqinė tė njohė problemin dhe tė ndėrmarrė hapat e duhur pėr ta zgjidhur atė. Rrėnimi i kėtyre ndėrtesave ėshtė pėrshpejtuar me njė ritėm alarmant dhe, po tė mos merren masa tė shpejta Europa do tė humbasė njė pamje magjepsėse tė sė kaluarės sė saj osmane. Trashėgimia kulturore ėshtė gjithashtu e rėndėsishme nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pėr shembull, shkatėrimi i statujave budiste nga talebanėt nė Afganistan nė 2001, ishte njė arsye ef ortė e mobilizimit tė opinionit ndėrkombėtar kundėr regjimit tė talebanėve dhe qė ndihmoi nė legjitimitetin e aksioneve ushtarake dhe humanitare nė atė vend. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nė Qipron veriore sulmet kundėr kishave ortodokse, vjedhja e ikanve si dhe vandalizmat qenė tė mjaftueshme pėr tė sqaruar dhe tėrhequr vėmendjen ndėrkombėtare mbi cėshtjen e tė drejtave tė njeriut atje.
    Politikat kulturore dhe orientimi ndaj tė drejtave tė minoritetit nė Greqinė moderne janė nė papajtueshmėri tė plotė me anėtarėsinė nė Bashkimin Europian dhe ligjet ndėrkombėtare, ndaj dhe Qeveria si dhe organizatat e shoqėrisė civile nė Shqipėri nuk duhet tė ngurrojnė tė kėrkojnė energjikisht tė drejtat came nė kėtė drejtim si dhe pėr tė tjerėt. Nėse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka mėnyra tė ndryshme pėr ta penalizuar Greqinė, si fjala vjen ato tė zbatuara pėr krizat e mjedisit pėr nxjerrjen nė breg tė cerdheve tė breshkave nė ishullin jonian tė Zakontos. Fondet e BE-sė u ndėrprenė derisa atje u zbatua ligji i BE-sė pėr ruajtjen e jetės spontane.
    Mbėshtejta pėr restaurimin e ndėrtesave came ėshtė gjithashtu pjesė e cėshtjes sė madhe pėr ruajtjen e trashėgimisė osmane si njė pjesė normale e historisė moderne greke dhe europiane. Eshtė theksuar gjithashtu problemi i madh i pėrmirėsimit tė tė drejtave tė njeriut dhe statusi ligjor i shqiptarėve etnikė qė jetojnė nė Greqi. Arritjet kulturore tė 500 vjetėve tė sundimit osman nuk kanė qenė kurrė temė e vlerėsimeve racionale nė Greqinė moderne. Njė autor tani sė fundi nė vėllimin me referenca tė besueshme ‘Guida Blu e Greqisė’ deklaronte se nuk ka patur ‘asnjė arkeologji osmane nė Greqi’.
    Me qėllim qė tė ndihmojmė lėvizjen pėr restaurimin e zonave mė tė rėndėsishme arkitekturore, ėshtė e nevojshme tė ndėrmerren disa hapa tė domosdoshėm. Duhet bėrė njė inventar i hollėsishėm i monumenteve came, kėshtu qė do tė jetė e qartė pėr komunitetin kulturor ndėrkombėtar se cfarė ndėrtesash kanė nevojė pėr ruajtje. Njė regjistėr kadastral qėndror mbi pronėsinė e shtėpive para masakrave tė vitit 1944 nevojitet gjtihashtu me urgjencė. Duhet prodhuar njė hartė e detajuar e Camėrisė, ku tgė tregohen emrat camė tė vendeve sid he emrat modernė grekė tė vendosur aty. Gjuha shqipe nė Greqi ėshtė thuajse e ndaluar dhe ka nevojė tė njihet drejtėsisht si njė gjuhė minoriteti, sikurse pėrdorimi i gjuhės turke nė Thrakė. Shpėrngulja greke e trashėgimisė fizike came ėshtė bėrė e mundur ngaqė deligjitimimi i tyre nė ligjėratat kulturore ndėrkombėtare ėshtė zėvendėsuar me versionin kanunor tė historisė nacionaliste greke pėr trashėgiminė.
    Mbi tė gjitha, Qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe universitetet nė komunitetet shqiptare anembanė Ballkanit dhe nė diasporė, duhet ta kuptojnė mirė se cėshtja e trashėgimisė came nuk ėshtė cėshtje qė i pėrket vetėm njė grupi.. Ligjshmėria e zotėrimeve came nė Greqinė veriperėndimore duhet konsideruar si thelbėsore pėr tė fituar njohjen ndėrkombėtare tė kulturės shqiptare, sikurse lufta pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėrmirėsimin e tė drejtave njerėzore tė shqiptarėve nė mbarė botėn.

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Re: Sfida e ruajtjes sė trashėgimisė ēame

    Mesazh nga Klea prej 18/11/2009, 22:20

    Kjo Europė qė na ndan


    Camėrinė e mori hasmi, i vu zjarr
    ēamėri kjo zemźr malli s'pushon vaj,
    djelt' e vajzat myslymanė turq t'i quan',
    ēamėri e bukur manė pėrse t'veēuan.

    Lot i gjakut kur kullon teshash prer,
    ēamėri qė mallkon kohėn djerr,
    nėn gėzhoja dhe rrėnoja shpirti plag'
    zemėr nėne gjithmon hapur ndriēon flak'

    Flak baruti t'energjis qė buēon
    rrembash gjaku t'krenaris kur vėrshon
    dor' e hekurt historin mbėrthyer, parzmore
    bijt'e tu trimėri blatuar, shekullore.

    Camėri si mėmėloke qė na pret,
    pranė vatrės ku vaj ullirit lugut rrėshqet
    Rrjedh nga shekujt e historis' arbėrore,
    perėndi Olimpi themelet e tu, pėrmendore.

    Ujėrave tė rivierės tėnde qielli i kaltėr
    vrerin pėr tė larė mes vrasjesh makabėr ,
    me mijėra fjalė e bebėzima foshnjesh therr',
    pėr drejtėsinė nė gjirin tėnd mbetur vrer.

    Vrer e gjak nė histori pa u shėruar,
    kur dikur ne sėrish pėr t'u takuar
    nė Europ' qė tė dyja ja ku jemi,
    por se grekun m'u nė mes ne e kemi
    dot s'takohemi as pėrqafohemi ne me mall
    jemi afėr por larg rrimė si gėrdall.

    Kur O Zot nga shekujt ti,do t'na shikosh
    pėr t'na falur pak liri, tė na bashkosh

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:34