Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise

    Share

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise

    Mesazh nga Klea prej 5/12/2009, 23:43

    Ne anketen tone do keni mundesine te gjeni perplasjen e te gjithe fenomeneve... aktuale

    Shume shprehje jane thene per kete fenomen te rendesishem njerezor. Ne po ju rikujtojme nje thenie pikante qe thote: martesa eshte keshtjelle ku ata qe kane hyre brenda, e dine se sa e veshtire eshte te jetosh ne te. E ata qe jane jashte, duan te futen brenda...

    I martuar, i vetem, bashkejetese, apo i divorcuar⿦.

    Te menduarit si moderne, duket se eshte shume larg te vepruarit si te tille. Njohja e gjate perpara se te ndermerren hapa te rendesishem ne jete mbetet serish tabu per shqiptaret.

    Nese e do le ta marre, por duhet t'i drejtohet shtepise, e keshtu periudha e njohjes mbetet nje tension me vete. Gjate asaj periudhe te shkurter duket se dhe aktori me pak i talentuar te dije ta beje mire rolin e shtirjes, apo nje prezantim qe te le gojehapur, duke thene me vete: cFARe FATI!!!! dhe si rezultat nje zhgenjim pafund.

    Pamundesia per ta njohur personin me te cilin kerkon te lidhesh jeten, eshte nje nder te shumtat arsye te cilat cojne ne nje rrjedhe te gabuar te jetes.

    E si perfundim mbetet qe dashuria te konsiderohet si armiku i mijera cifteve.

    eshte e rendesishme te kuptohet qe dashuria eshte nje arterie qe te ben te ecesh perpara, por jo nje rruge drejt, se ciles duhet te ecesh gjithmone. Duket se lidhjet bazohen ne disa takime te fshehta, ku gjithcka eshte ideale dhe sapo perballen me realitetin, shihet se dashuria eshte aq e vogel per te mbijetuar. Martesa duhet te bazohet ne nje jete reale ne te cilen mund te mbijetojne dy njerez dhe jo nje moment endrre qe eshte me teper nje zhgenjim se nje enderr, te ciles ia vlen t'i kushtosh gjithe jeten tende.

    Citimet e mesiperme nuk jane thjesht thenie poetike qe jane rreshtuar nga ana jone, por inspirim konkret e te dala nga goja e 200 personave qe kemi intervistuar.

    Me anketen tone do keni mundesine te gjeni perplasjen e te gjithe fenomeneve... aktuale 85*ishin te martuar; 74 beqare; 20 bashkejetonin; 21 te divorcuar.

    I besoni nje lidhje me dashuri apo me mbleseri?

    Duket se te anketuarit e kane te veshtire te zgjedhin. Vetem 25% e tyre jane totalisht te bindur per nje perparesi e lidhjes me dashuri; 55% mendojne se lidhja me shkuesi eshte me e qendrueshme, por mund te jete me pak funksionale; 20% e te tjereve mendojne se eshte ceshtje fati

    Perse mendoni se ka me shume cifte te divorcuara?

    Arsyet qe ata japin, jane nga me te ndryshmet, por rreth 70% mendojne se jane veprimet e pa menduara, ato qe cojne ne te tilla perfundime, ndersa pjesa tjeter mendojne se eshte dyfytyresia qe vjen duke u shfaqur nga dita ne dite, ajo qe te con ne perfundime te tilla.

    Me mire i martuar apo ⿦

    Te gjitha alternativat kane anet pozitive dhe negative. Rreth 90% e te anketuarve e mendojne martesen si nje fenomen te domosdoshem, persa kohe familja eshte e shenjte edhe martesa e tille mbetet. Por nje martese e deshtuar eshte me keq se nje beqari e perhershme. Nje tjeter element shihet tek te martuarit dhe beqaret. 100% e te anketuarve shprehen se martesa eshte nje shtepize e bukur, themelet e te ciles nese nuk hidhen me baze do ishte mire te mos ndertoheshin fare muret e tyre.

    Martese apo bashkejetese...?

    Rreth 40% e te anketuarve jane per nje bashkejetese ne thonjeza, qe do te thote me mire nje njohje e gjate, se sa nje vendim i shkurter. Ndersa 45% jane per martese dhe totalisht kunder bashkejeteses, ndersa 15% jane indiferent dhe mbeshteten ne karakterin e personave per te zgjedhur midis bashkejeteses apo marteses.Ka me mijera cifte qe rrine bashke, sepse s'kane alternative tjeter.

    c'mendoni ju per kete fenomen?

    Pas zhgenjimeve te here pas hershme eshte e kote te vazhdosh te rrish bashke per force zakoni; nje shprehje e goditur popullore thote: "buka e thyer nuk ngjitet". Mendohet se edhe pse te thyer, shume cifte duke mos patur alternative tjeter si: ekonomike, apo per hir te femijeve te tyre, zgjedhin ate me te lehte, vuajtjen e vazhdueshme dhe pajtimin me zhgenjimin. Rreth 79% e personave thone qe nuk eshte mire edhe pse pranojne qe per te mbijetuar eshte zgjidhja me e mire e mundshme, ndersa 21% mohojne ne menyre kategorike qendrimin bashke per cfaredo lloj arsyeje. Por duket se pamundesia per te perballuar jeten; femijet; apo edhe "frika" ndaj nje familje te "forte", i mban te lidhur dy persona te cilet nuk jane lidhur kurre.

    Divorci duket nje zgjidhje per t'i dhene fund dhimbjes?

    Divorci eshte fundi i nje dhimbjeje dhe kalvari i qindra mundimeve

      Ora ėshtė 19/2/2017, 18:50