Format e shkaqet e dhunes ndaj gruas .

    Share

    Morena
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 36
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    default Format e shkaqet e dhunes ndaj gruas .

    Mesazh nga Morena prej 11/12/2009, 07:32

    Ne lidhje me artikullin e meposhtem, a konsiderohet dhune sharja, ofendimi, marrja neper goje e nenave, motrave, bijave te kujtdo njeriu apo qytetari?

    Ne kete kontekst, Shqiperia ka nje kryeminister si "berete e kuqe" guineze ...



    Shekulli

    Fund Dhunės Ndaj Gruas
    John L. Withers

    Mė 28 shtator bota u zgjua me lajmet e sapoardhura pėr dhunė tė parrėfyeshme ushtruar ndaj grave.

    Nė Guine, "beretat e kuqe," garda e republikės, kishte pėrdhunuar, nėn kėrcėnimin e armėve - nė grup, gra tė moshave tė ndryshme, me njė mizori tė atillė saqė ato qė nuk vdiqėn menjėherė, ndėrruan jetė mė pas pėr shkak tė plagėve.

    As niveli apo as qėllimi i kėsaj dhune nuk janė diēka e re.

    Gjatė dhjetė viteve tė fundit, nė Republikėn Demokratike tė Kongos, ushtarėt kanė dhunuar dhe gjymtuar gratė si pjesė e njė strategjie tė qėllimshme dhe tė bashkėrenduar pėr tė shkatėrruar bashkėsi civile. Dhe, dhuna me bazė gjinore nuk pėrfundon nė zonat e luftės apo nė rajonet nė konflikt.

    Gratė dhe vajzat sulmohen pėr shkak tė gjinisė nė ēdo pikė tė jetės sė tyre, qė nga vrasja e fetuseve femra, nė ofrimin e kujdesit shėndetėsor dhe ushqyerjes sė pamjaftueshme ofruar vajzave, nė martesat qė fėmijė, nė trafikimin, nė tė ashtuquajturat vrasje "pėr nder," nė vrasjet e lidhura me pajėn dhe nė neglizhimin e dėbimin e vejushave - dhe kjo listė nuk ėshtė shteruese.

    Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet njė problem serioz edhe nė Shqipėri, njė problem qė prek dhe shkakton vuajtje pėr gratė e tė gjitha moshave, profesioneve dhe prejardhjeve sociale.

    Dhuna kundėr grave dhe vajzave shqiptare manifestohet nė abuzimin fizik, psikologjik, ekonomik dhe seksual. Tė paktėn njė e treta e grave nė Shqipėri pėrllogariten tė kenė pėrjetuar dhunė fizike brenda familjes. Ato rrihen dhe, nė disa raste, edhe vriten.

    Shumė pėrballen me sulme verbale dhe poshtėrim tė vazhdueshėm, mbikėqyrje dhe izolim nė shtėpi, kėrcėnim se do tė ndahen prej fėmijėve tė tyre, mohim tė ushqimit dhe tė nevojave bazė, si dhe refuzim punėsimi. Nė bazė tė studimeve tė dhunės nė familje nė Shqipėri, ky fenomen, si nė shumė pjesė tė botės, konsiderohet tė jetė njė ēėshtje private, e megjithatė ndikon njė pėrqindje tė madhe tė popullsisė sė njė vendi.

    Ligji kundėr dhunės brenda familjes ka ndihmuar nė rritjen e ndėrgjegjėsimit mbi kėto ēėshtje dhe vėnien nė dispozicion tė ndihmės pėr viktimat pėrmes sistemit ligjor dhe organizatave jofitimprurėse.

    Megjithėkėtė, zbatimi i ligjit mbetet i mangėt.
    Kjo dhunė ėshtė njė pandemi botėrore. Ajo kapėrcen pėrkatėsinė etnike, racėn, klasėn, fenė, nivelin arsimor dhe kufijtė ndėrkombėtarė: i vetmi element i pėrbashkėt ėshtė qė viktimat pėrzgjidhen pėr shkak se janė gra.

    Qė prej vitit 1991, bota ka veēuar 16 ditė qė e lidhin 25 nėntorin, Ditėn Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e Dhunės ndaj Gruas, me 10 dhjetorin, Ditėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut, pėr tė nėnvizuar idenė qė dhuna e kryer kundėr grave pėr shkak tė gjinisė sė tyre ėshtė njė dhunim thelbėsor i tė drejtave tė njeriut. Kjo dhunė nuk ėshtė "kulturore", ėshtė kriminale. Ky ėshtė problem i ēdo kombi dhe ka nevojė pėr njė pėrgjigje tė tillė nė pėrpjesėtim me seriozitetin e kėtyre krimeve.

    Sulmi mbi gratė nuk mund tė fajėsohet mbi disa shkelės anormalė. Por, kėto forma tė ndryshme tė dhunės burojnė prej statusit tė ulėt, tė rrėnjosur prej kohėsh, tė grave dhe vajzave nė mbarė botėn. Dhėnia fund dhunės - trajtimi i shkaqeve, por edhe simptomave - kėrkon qė ne jo vetėm tė rrisim ndjekjen penale tė shkelėsve, por edhe tė punojmė drejt barazisė sė plotė tė grave nė ēdo sferė tė jetės.

    Dhuna gjinore nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje e grave, por ėshtė njė sfidė botėrore pėr tė drejtat dhe sigurinė e njeriut. Si njė problem ndėrkombėtar, ajo kėrkon zgjidhje ndėrkombėtare.

    Dhe qeveria e ShBA ėshtė e pėrkushtuar tė punojė me qeveritė, institucionet shumėpalėshe dhe me njė spektėr tė gjerė partnerėsh privatė - duke nisur qė nga aktivistėt dhe mbėshtetėsit, deri te tė mbijetuarit dhe drejtuesit e shoqėrisė civile - pėr t'i dhėnė fund pandėshkueshmėrisė sė autorėve tė kėtyre krimeve dhe pėr t'u siguruar qė ligjet, tė cilat njohin barazinė dhe tė drejtat e grave qė tė jenė ēliruara prej dhunės, tė zbatohen plotėsisht. Ne po u kėrkojmė drejtuesve fetarė tė pėrfshijnė kėto mesazhe, tė cilat janė kaq nė harmoni me tė gjitha besimet, nė aktivitetet dhe nė marrėdhėnien e tyre me publikun.

    Po ndihmojmė qė tė sigurohemi qė djemtė dhe vajzat nė tė gjitha vendet tė kenė mundėsi tė sigurt dhe tė barabartė pėr arsimin cilėsor, i cili u mėson atyre vlerėn e brendshme tė ēdo personi.

    Sekretarja Klinton e ka shndėrruar kėtė ēėshtje nė njė pėrparėsi kryesore pėr politikėn e jashtme amerikane. Administrata Obama ėshtė gjithashtu e pėrkushtuar qė t'i japė fund dhunės kundėr grave nė Shtetet e Bashkuara, vend nė tė cilin shumė gra ende keqtrajtohen dhe abuzohen.

    Organizata joqeveritare shqiptare dhe aktorė tė tjerė tė shoqėrisė kanė punuar shumė pėr tė luftuar dhunėn ndaj grave dhe pėr tė zhvilluar rrugėt pėr tė ēuar pėrpara tė drejtat e grave nė tė gjithė sferat e jetės.

    Gratė janė ēelėsi i pėrparimit dhe i begatisė nė shekullin e 21-tė. Kur ato anashkalohen dhe keqtrajtohen, njerėzimi nuk mund tė pėrparojė. Kur u njihen tė drejtat e tyre dhe u lejohen shanse tė barabarta nė shkollim, kujdes mjekėsor, punėsim dhe pjesėmarrje politike, ato ngrenė lart familjet e tyre, komunitetet e tyre dhe kombet e tyre.

    Ėshtė koha qė dhėnia fund dhunės ndaj gruas tė bėhet pėrparėsi pėr tė gjithė ne.

      Ora ėshtė 21/1/2017, 15:24