Avni Rustemi .

    Share

    Morena
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 35
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    default Avni Rustemi .

    Mesazh nga Morena prej 8/1/2010, 18:02



    Avni Rustemi

    Avni Rrustemi, lindur nė
    Libohovė nė gjirin e njė familjeje atdhetare me tradita tė lashta pėrparimtare.
    Shkollėn fillore Avniu e mbaroi nė vendlindjen e tij. I etur pėr dituri ai,
    mėsimet i vazhdoi nė normalen e Elbasanit e mė pas edhe nė ato Shėn Mitėr
    Koronė, ndėrkaq studimet e larta pėr pedagogji i ndoqi nė Universitetin me zė tė
    Romės.
    Avniu, biri i Libohovės dhe i Shqipėrisė, atdhetarė e patundur me
    orientime demokratike tė kohės, duke parė gjendjen e rėndė ekonomike dhe
    shoqėrore nė Shqipėri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhėnė ēdo gjė nga
    vetja si shembull i brazave tė ri, qė tė edukojė gjeneratėn e re qė po rritej nė
    njė frymė krejt tė re pėrparimtare pėr t’i dalė zot shqiptarisė.

    Avniu i
    kuptoi mė mirė dhe mė ēartė nga tė tjerėt qėllimet grabitqare tė shteteve fqinje
    tė cilat hapur e fshehur po synonin ri copėtimin e Shqipėrisė, pėr fat tė keq e
    gjitha kjo mė mbėshtetjen dhe qėndrimin antishqiptar tė disa nga Fuqive tė Mėdha
    tė cilat nėn ndikimin e Rusisė Cariste po mbyllnin njėrin sy para invadimeve
    serbe, Greke e Bullgare nė territoret shqiptare. Nė kėtė mes, dorėn nė zemėr
    edhe me qėndrimin e imzanė e Portės sė lartė e cila pėr mė se pesė shekuj
    shqiptarėve ua kishte sjellė diellin mbi kokė! Kėshtu qė, politika e atėhershme
    Franceze, Angleze etj. atėbotė ishin tė gatshme qė Shqipėrinė ta fshinin qoftė
    edhe nga harta evropiane si shtet.
    Pėrballur me kėtė gjendje tė rėndė Avniu
    dhe bashkėluftėtarėt e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar tė
    gjitha forcat e veta e me rininė djaloshare po vepronin anė e kėnd atdheut

    mėnyrė qė tė ishin gati edhe me armė nė dorė pėr t’i dalė nė mbrojtje tokės sonė
    tė shenjtė
    , ku veē kishin filluar t’i ngulnin thonjtė e tyre nė tokat tona
    si Italia qė kishte mėsyrė Vlorėn!

    Avniu, ishte atdhetar e demokrat,
    revolucionar dhe intelektual, qė ēėshtjen e atdheut e kishte vėnė mbi tė gjitha,
    madje edhe mbi jetėn e tij. Ai, duke e ndier si nevojė tė kohės qė djemtė
    atdhedashės t’i mobilizoi dhe t’i ketė kurdoherė tė gatshėm, pėr tė qenė pranė e
    pranė, themeloi Shoqėrinė Demokratike „Bashkimi“, shumė nga pikat e kėtij
    programi edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė humbur aktualitetin e tyre. Avniu
    ishte pjesėtar i denjė i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare mu nė prag
    tė Revolucionit Demokratik Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, ishte kjo Qeveria
    e parė Demokratike nė Ballkan e mė gjerė qė udhėhiqej nga bijtė mė tė devotshėm
    tė shqiptarisė nė krye me Fan Nolin e madh.
    Avniu punoi si mėsues nė
    Libohovė, pastaj nė Targjas tė Vlorės, nė Tepelenė e nė Vlorė etj. Ai, ishte
    rreshtuar me kohė nė mjedise atdhetarėsh, qė po pėrpiqeshin e luftonin me
    pushkėn krahut pėr tė zmbrapsur lakmitė e armiqve te Shqipėrisė si dhe pėr tė
    penguar pėrēarjen e vendit nga agallarė e bejlerė dritėshkurtėr, tė cilėt i
    kishte verbuar lakmia pėr prona, ē’fliqe. Qėllimet e Avniut dhe
    bashkėmendimtarėve e bashkėluftėtarėve tė tij, ishin tė prera dhe tė ēarta:
    liria dhe pavarėsia e tėrėsisė tokėsore shqiptare, pra qėndresė, luftė dhe
    pėrpjekje pėr Shqipėrinė e lirė, sovrane e demokratike, qė do tė jetonte nė
    fqinjėsi tė mirė me tė gjitha ato shtate qė do ta respektonin kėtė parim
    universal ndėrkombėtar.

    Nė vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore
    dhe iu bashkua ēetės sė Ēerēiz Topullit. Qė mė 1910, Avniu me kobure nė dorė
    bėri pėrpjekje qe ta qėronte nga faqja e dheut (nė Shkodėr) Gjeneralin otoman,
    gjakpirėsin Shefqet Turgut Pashėn, komandant i ekspeditės turke nė Shkodėr.
    Atėbotė, Avniu ishte nė moshė fare tė re, por me veprimin tij tė guximshėm, ai
    tregoi se si duhet tė „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarėt e
    vendit! Ky ishte njė frymėzim i mirė pėr tė gjithė popujt e pushtuar e nė kėtė
    kontest edhe pėr ne, qė pėr liri dhe bashkim tė vendit jemi pėrpjekur pareshtur
    ndėr vite deri tek ditėt e sotme, ku shumė bijė tė devotshėm kanė ndjekur rrugėn
    e Avniut, Ēerēizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetėra bijve tanė tė
    devotshėm, qė u flijuan pėr!
    Nė vitin 1914, Avniu u radhit nė radhėn e
    forcave ēlirimtare tė vendit, qė pėr pikėsynim kishin ēlirimin e Jugut tė
    Shqipėrisė nga pushtuesit grek tė cilėt ishin futur nė tokat tona!
    Mė 1918,
    Avniu e mori edhe njė nismėn pėr themelimin e Shoqėrie atdhetare tė tė rinjve
    Vlonjat, qė e pagėzoi me emrin: „Djalėria e Vlorės“. Drejtimin e shoqėrisė e
    mori pėrsipėr vet
    Avniu, i cili pa humbur kohė sė bashku me bashkėveprimtarėt
    dhe bashkėmendimtarėt e tij u vunė nė njė lėvizje tė shpejt nė mėnyrė qė mė 28
    Nėntor 1918, tė organizonin njė demonstratė tė fuqishme kundėr pushtuesit
    Italian, dhe kėtė e arritėn me sukses.
    Njė vit mė vonė, pra mė 1919, nė Shėn
    Mitėr, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinisė Shqiptare“ e cila kishte pėr qėllim
    mbrojtjen e tė drejtave tona kombėtare etj.

    Akti historik dhe heroik qė
    Avniu e kreu mė 13 qershor 1920, kur me atentat vrau nė Paris Esat Pasha
    Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglėn e shteteve fqinje, njėkohėsisht edhe
    tė fuqive tė huaja dhe shitėsin e interesave tė Shqipėrisė, tronditi Konferencėn
    e „Paqes“ nė Paris dhe prishi planet qė bėheshin pėr ricopėtimin e Shqipėrisė sė
    edhe ashtu tė pėrgjysmuar!
    Ky akt heroik e historik i Avniut, qė ekzekutoi nė
    mes tė Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e
    vendosmėrie qė do t’iu binte kokės tė gjithė atyre qė do tė guxonin tė bėnin
    pazar nė dėm tė tokave shqiptare!
    Kushtrimi i krismave tė kobures sė Avniut,
    ishte kushtrim pėr bashkimin e tė gjithė atyre burrave qė pėrpiqen pėr ēlirimin
    e trojeve shqiptare, njėkohėsisht vėrejtje pėr tė gjithė ata qė ushqenin dhe
    ndihmonin pėrēarjen vendit, vėrejtje pėr te gjithė ata qė u shėrbenin pushtuesve
    tanė shekullorė sllavo-grek, vėrejtje pėr tė gjithė ata qė synonin kolltukėt e
    “pushtet” nėn tutelėn e pushtueseve tanė!

    Avniu me aktin historik qė
    kreu, i tregoi botės se dora e popullit do t’i arrijė tradhtarėt e kombit tonė-
    edhe nė Paris, Londėr e kudo qė tė fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e
    Parisit, qė iu ngrit pėr ta dėnuar atė, e shndėrroi nė njė tribunė politike, ku
    mbrojti me konsekuencė tė drejtat shqiptare, duke fituar kėshtu simpatinė e
    qindra intelektualėve tė kohės, tė cilėt u solidarizuan me qėllimin e lartė tė
    veprės sė Avniut dhe me tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė nė
    tokat e veta. Nėpėr tė gjitha qytetet e Shqipėrisė organizoheshin tubime e
    manifestime nė shenjė pėrkrahjeje tė Avniut me tė vetmen kėrkesė: „LIROJENI
    DJALIN TONĖ!”- tradhtarėt plumbin e kanė hak...

    Avniu dhe populli
    shqiptar e fituan edhe kėtė gjyq. Nė dhjetor tė vitit 1920, Avniu kthehet nė
    Shqipėri. Masat popullore liridashėse e pritėn me entuziazėm, e pritėn si njė
    hero tė vėrtetė. Avniu pėr asnjė ēast nuk e ndali veprimtarinė e vet dhe as edhe
    njėherė nuk mendoi se „e kreva detyrėn ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetėm
    organizatori kryesor i shoqėrive demokratike – pėrparimtare dhe ēlirimtare, por
    edhe njėri ndėr ideologėt mė tė shquar tė asaj kohe. Idetė e tij tė publikuara,
    njė herė u bėnė edhe armė tė fuqishme nė duart e rinisė demokratike tė asaj kohe
    si dhe tė masave tė shtypura. Idetė e tij pėr pėrparimin e vendit ai i shprehu
    edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga
    populli i ish prefekturės sė Kosovės. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat
    luftarake tė popullit tonė, pėrpjekjet e tė drejtat e tyre pėr t’u ēliruar nga
    zgjedha serbo-sllave dhe greke, pėr tė jetuar tė lirė dhe tė bashkuar- ashtu siē
    jetojnė popujt e tjerė tė botės sė lirė...
    Forcat e errėta Monarkiste,
    pėrgatitėn likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra pėr tė mos rėnė kurrė!...
    Figura e Avniut do tė qėndrojė lartė nė ndėrgjegjen e luftėtarėve tė
    lirisė!

    Nderim i pėrjetshėm jetės dhe veprės sė ndritur tė Avniut!

      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:19