Dosja K......

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Dosja K......

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 9/1/2010, 11:57

    Dosja K, film belg mbi mafian shqiptare


    Ky film vjen nga dora e regjisorit tė njohur flaman Jan Verheyen. Nė film flitet pėr shqiptarėt dhe flamanėt si protagonistė kryesorė.
    Ekipi i filmit pėrbėhet nga aktorė nga Belgjika por edhe me njė kastė tė madhe tė aktorėve tė cilėt vijnė nga territore tė ndryshme ku flitet shqip. Njėri prej rroleve kryesore brenda filmit ėshtė ai i Nazim Tahir, qė luhet nga aktori nga Maqedonia, Blerim Destani. Ndėrsa luajnė edhe aktorėt : Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Ēun Lajqi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cumeri.
    “Premierėn e filmit e patėm me datėn 6 tė kėtij muaji nė Metropolis Cinema nė Antwerpen tė Belgjikės. Ka qenė njė ndjenjė e veēantė ta shihesh njė punė tėnde e cila paralelisht lėshohet nė 12 salla me 800 spektatorė nė secilėn sallė”, tregon Kushtrim Sheremeti, njėri ndėr aktorėt e kėtij filmi.
    Tema e kėtij filmi flet pėr disa klane shqiptare tė cilat jetojnė nė Belgjikė, e qė merren me punė tė pista siē janė paratė fallco, armėt por direkt tė lidhur edhe me vetė shtetin e Belgjikės. Filmi nis me hakmarrjen e bandave shqiptare nė Belgjikė por duke involvuar edhe hakmarrjen apo duke e prekur kėshtu edhe Kanunin e Lekė Dukagjinit.
    “E bukura e filmit ėshtė qė nė esencė e trajton kapitullin e hakmarrjes nė Kanunin e Lekė Dukagjinit. Tema kryesore e filmit ėshtė hakmarrja qė trajtohet pėrmes Kanunit tė Lekė Dukagjinit”, tregon Sheremeti.
    Sipas Sheremetit, komentet tė cilat kanė dalė pas premierės sė filmit kanė qenė shumė pozitive.
    “Mua mė ka bėrė pėrshtypje komentet dhe Jef Geeraerts tė shkrimtarit qė e ka shkruar librin, i cili tha se hakmarrja ekziston tek gjithė njerėzit, por e bukura e Kanunit dhe e bukura tek shqiptarėt ėshtė se derisa ne kemi bėrė hakmarrje pa rregulla, ka ekzistuar njė komb i cili i ka pas disa rregulla tė veta pėr hakmarrja dhe nuk ka
    ndodhur diēka e paplanifikuar”, thotė Sheremeti.
    Pėrpos hakmarrjes, sipas aktorit tjetėr qė ka luajtur nė kėtė film Fatos Kryeziu, aty flitet edhe pėr hakmarrjen flamane. Filmi thuhet tė jetė produksioni mė i shtrenjtė flaman deri mė sot ndėrsa pritet e producentėve janė qė filmi me arrit 1.5 milionė shikues vetėm brenda Belgjikės. Trailerin e filmit ‘Dossier K’ mund ta shikoni kėtu. “Prej janarit filmi do tė shfaqet nė 300 kinema nė gjithė Evropė ndėrsa po shpresojmė qė filmi tė vjen nė Kosovė nė janar”, tregon Kryeziu pėr Express. Aktori Kushtrim Sherementi, luan rrolin e Hakis, njė prej atyre karaktereve shqiptare, i cili bashkėpunon me dy klane, dhe mundohet ta ketė mirė me dy palėt por qė nė fund pėson prapė. Hakia ėshtė njė biznesmen qė merret me prodhimin dhe shitjen e suxhukut nė Belgjikė. Ndėrsa Fatos Kryeziu, luan rolin e Pjetėr Gabės, djali Gabės - shef i klanit mafioz shqiptarė. Pjetri ėshtė njė djalė temperamentdhe vrasės i shumicės sė hakmarrje nė film. Por si pėrfundim ēka ndodh me Gabėn, ju mbete juve ta shikoni brenda filmit.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Dosja K......

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/3/2011, 22:36

    Destani: “Dosja K”, konkurrent i “Avatar”

    “Dosja K”, konkurrent i “Avatar”Njė vit pas premierės belge, “Dosja K” (“Dossier K”) pati premierėn shqiptare tė dielėn nė kinema “Imperial”. Regjisori i njohur flaman, Jan Verheyen e ktheu nė film historinė e vėrtetė tė njė familjeje shqiptare nė fillim tė viteve ’90 nė Belgjikė, e manipuluar dhe e prekur nė nder nga njerėz tė pushtetit pėr tė fshehur aferat e tyre. Rreth 12-13 vjet mė parė, kėtė histori e hodhi nė roman autori Jef Geeraerts.

    “Dosja K”, njė thriller policor, nė tė cilin pėrveē historisė, gjenden edhe aktorė shqiptarė. Blerim Destani ka rolin kryesor, atė tė Nazim Tahirit, djalė i njė familjeje qė jeton nė bjeshkėt shqiptare, por qė i futet rrugės sė krimit pėr tė marrė hakun e tė atit, vrarė nga klani shqiptar i ‘Gabave’. Pėr tė ngjashmit, i ati i tij (Ēun Lajēi) ishte tradhtar, sepse kishte bashkėpunuar me policinė, nga ana tjetėr kishte ndjekur instinktin e atėsisė duke e pranuar kėtė ofertė nė kėmbim tė lirisė sė Nazimit, i kapur nga policia me tre kilogramė drogė.

    Nė lojė hyn komisari Vincke (aktori Koen De Bouw), i vėnė fillimisht nė ndjekje tė Gabave, ndėrsa mė pas edhe tė Nazimit, duke kujtuar se ai ėshtė vrasėsi i oficeres qė donte. Vetėm nė fund kuptohet se gjithēka ėshtė manipulim i prokurorit tė pėrgjithshėm dhe mikut tė tė atit, Shehut.

    “Dosja K”, njė thriller policor i realizuar teknikisht, ėshtė njė prej filmave tė shumtė, produksione tė huaja qė i kanė mėshuar temės sė gjakmarrjes shqiptare. I pranishėm nė premierė, aktori Blerim Destani, mė parė i njohur pėr interpretimin nė “Koha e kometės” i Fatmir Koēit, tregon pėr kėtė eksperiencė tė tij.

    Destani u vlerėsua si aktori mė i mirė pėr kėtė rol nė edicionin e tretė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės, ndėrsa filmi mori ēmimin special tė jurisė. Ndėrkohė, filmi do tė vazhdojė tė shfaqet nė kinema “Imperial”.

    Si lindi bashkėpunimi me regjisorin Jan Verheyen?

    Bashkėpunimi ka qenė i rastėsishėm. Pasi kishte vendosur tė realizonte njė film pėr kėtė temė shqiptare, regjisori Jan Verheyen udhėtoi nė Kosovė dhe Shqipėri pėr tė bėrė audicione nė kėrkim tė karaktereve tė filmit. Nė kthim pėr nė Belgjikė, kurioz pėr tė parė njė film shqiptar, kishte blerė DVD-nė e filmit “Koha e kometės” tė regjisorit Fatmir Koēi, ku unė kam rolin kryesor. Aty mė kishte piketuar mua. Mė lajmėruan qė regjisori ishte i interesuar tė mė njihte dhe mė dėrguan skenarin. Ishte temė komerciale, m’u duk interesante, dhe kėshtu lindi bashkėpunimi.

    Ēfarė i referoheni kur e pėrcaktoni si temė komerciale?

    Ka dy lloj filmash: ata qė janė tė destinuar pėr nė festivale dhe filmat komercial, siē ėshtė “Dosja K”, i cili ka qenė shumė i shikuar. Njė vit nga realizimi dhe premiera nė Belgjikė, ky film ka thyer rekordet e Belgjikės. Nė kohėn qė u shfaq i ka bėrė konkurrencė “Avatarit” nė kėtė vend.

    Duhet tė kuptojmė qė ėshtė njė produksion belg, dhe si i tillė ėshtė shpėrndarė nė shumė televizione si nė Gjermani, Zvicėr, Austri, ku flitet gjermanisht. Filmi ka arritur deri nė 12-13 milionė shikues nė njė natė falė kėtij distribucioni, e pamundur tė arrihet pėrmes kinemasė. “Dosja K” ėshtė bėrė format pėr kino-televizion-DVD dhe mendoj se ia ka arritur qėllimit.

    Ndoshta pėr shkak tė temės…?

    Ėshtė njė tregim interesant, edhe pse nuk ėshtė njė ngjarje qė e ka zbuluar skenaristi. Ėshtė njė histori reale e ndodhur nė Belgjikė nė fillim tė viteve ’90, e treguar nga shkrimtari Jef Geeraerts pėrmes njė libri qė qarkullon prej 12-13 vjetėsh nė Belgjikė e qė ka qenė bestseller.

    Filmi, ashtu sikurse dhe libri ėshtė njė kritikė e fortė pėr Belgjikėn, pėr manipulimin qė ministria i bėri njė familjeje shqiptare duke e prekur nė nder, duke ditur se si do tė silleshin nė bazė tė kodit tė tyre dhe pėrmes kėsaj shpresonin tė fshihnin shumė veprime korruptive.

    Shqiptarėt janė viktima nė tė gjithė kėtė histori dhe Nazimi, personazhi im nė film, detyrohet tė pėrfshihet nė botėn e krimit pėr tė marrė gjakun e tė atit, por gjithēka ėshtė njė kurth nė tė cilin mbetet edhe ai vet.

    Ēfarė ju ka dhėnė juve si aktor ky bashkėpunim?

    Ka qenė njė eksperiencė pėrmes sė cilės kam mėsuar gjėra tė reja. kam mėsuar gjuhėn flamane, madje kam lexuar Kanunin dhe kam parė shumė dokumentarė mbi gjakmarrjen, pėr tė dalė te karakteri i Nazimit e pėr tė kuptuar vendosmėrinė e tij pėr t’i marrė gjakun tė atit.

    Tė punosh me regjisorė tė huaj ėshtė gjithnjė kėnaqėsi, sepse secili prej tyre ka filozofinė e vet. Ne ishim njė grup aktorėsh shqiptarė qė bashkėpunuam me ata belgė, dhe ishte njė eksperiencė shumė e mirė.

    Ēfarė solli “Dosja K” pėr ju?

    Pas kėtij filmi kam bėrė edhe shtatė tė tjerė. Xhirimet e njė filmi i kam mbaruar para tri ditėsh, nė tė cilin luaj rolin e njė meksikani. Ėshtė njė film policesk, nė tė cilin m’u besua njė rol falė interpretimit nė “Dosja K”.

    Mendoj se bashkėpunime tė tilla janė shumė tė rėndėsishme pėr ne aktorėt e rinj. Pėr mua njė film apo dy nuk janė tė mjaftueshėm pėr ta quajtur veten aktor, duhet fituar eksperiencė e nė njė farė mėnyre jeta jote tė barazohet me aktrimin. Falė kėtyre filmave kam pasur fatin tė futem nė kinematografinė botėrore dhe dua tė punoj qė tė jem prezent aty.

    Do tė thotė qė do t’u kushtoni rėndėsi ofertave qė vijnė mė sė shumti nga regjisorė tė huaj?

    Unė jam i hapur pėr tė bėrė projekte interesante, projekte qė mė argėtojnė e mė mėsojnė diēka tė re. Kam pasur edhe disa oferta shqiptare, por qė pėr momentin nuk u kam kushtuar rėndėsi, sepse kam parė mė shumė potencial ndėrkombėtar.

    Kam dashur ta shfrytėzoj kėtė kohė duke punuar me regjisorė tė huaj, por kjo nuk do tė thotė qė nuk do tė bėj filma nė Shqipėri. /vipat/


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 17/10/2017, 13:05