TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:46

    Demir KRASNIQI




    PLAGĖ KURBETI





    Gjilan, 2010.

    1. MALLKOJ KURBETIN

    Mallkoj kurbetin , mallkoj kėtė jetė,

    Larg n’ dhera t’ huaja si mė ka tretė !

    Ku nuk ngrohė diell , ku s’ ndriēon hėnė ,

    Ku s’ kam familje, as babė, as nėnė !

    Ėndrrat e natės donė me m’ shashtrisė ,

    Ėndėrroj vendlindjen , dyert e shtėpisė...

    Malli ma dogji zemrėn e shkretė ,

    Ku i kam shokėt , ku mė kanė mbet ?!

    Ėndėrroj njė vashė qė e kam dashtė ,

    Ėndėrroj dhe dasmėn qė ta bėjmė bashkė !

    Ėndrrat m’i mori kurbeti i shkretė ,

    Vajzėn qė desha , ku mė ka mbet ?!

    E ėndėrroj nėnėn , n’ derė qė mė pret ,

    Zėri i saj , nė gjumė mė thėrret !

    Rininė e humba , malli m’ ka tretė ,

    Varri i nėnės, ku mė ka mbet?!

    Vatrėn ku u linda, unė e ėndėrroj ,

    Vendet ku u rrita , unė i kujtoj ...

    Larg n’ dhera t’ huaja , n’ kurbet jam tretė,

    Varret e t’ parėve , ku mė kanė mbet ?!

    Ku mbetėn librat qė i kam lexu’ ,

    Ku mbet diploma qė jam shkollu’,

    Larg n’ dhera t’ huaja , n’ kurbet jam tretė ,

    Librat , diploma ku mė kanė mbet?!
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:46

    2. KĖNGA E AZILANTIT

    Azilant , unė kur shkova –

    Mirė e pashė se fort gabova !

    U pendova ashiqare ,

    Fati deshi s ‘ pata qare !

    Ah! Sa nė hall kam ra –

    S’ ėshtė kollaj me u nda !

    Me u nda pėr sė gjallė, medet ,

    Trupi mu ka kallė , medet,

    Zemra m’ digjet n’ mall !

    S’ ēohet jeta n’ dhe tė huaj ,

    Jam mėrzitė me mend po luaj !

    A thua vjen ndo’ i herė ndo’ i gėzim ,

    Qė tė kthehem n’ vendin tim ?!

    Ah! Sa nė hall kam ra –

    S’ ėshtė kollaj me u nda !

    Malli mė ka marrė , medet,

    Kam lėnė nėnėn plakė ,

    Zemra m’ digjet flakė !

    E kujtoj me mall vendlindjen ,

    Qė pa dashtė , ia ktheva shpinėn !

    Ke pėr mua i ziu kėsmet –

    Mos me u kėnaqė kurrė nė kėtė jetė !

    Ah! Sa nė hall kam ra –

    S’ ėshtė kollaj me u nda !

    Me u nda pėr sė gjallė , medet ,

    Lotėt mė janė tha ,

    Plasa duke qa !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:47

    NĖ KULLĖN E LASHTĖ

    Nė kullėn e lashtė ,

    Nėnėn time e lash !

    Nisėm pėr kurbet , moj nėno ,

    Lamtumirė , i thash !

    Oh, tė dua !

    Shumė tė dua !

    Se ti mė ke rritė , moj nėno,

    Mė ke shkollua !

    Kur ta ktheva shpinėn –

    Se ē’ u mbusha mall ,

    Vera m’u bė dimėr , nėno,

    Zemra flakė m’u kall !...

    Oh, tė dua !

    Shumė tė dua !

    Se ti mė ke rritė, moj nėno,

    Ke vuajt pėr mua !

    Deri sa t’ largohem –

    Nėna rrinė nė shkallė !

    Unė rri e mendohem , nėno,

    Ndoshta s’ tė gjej gjallė ?!...

    Oh, tė dua !

    Shumė tė dua !

    Deri sa t’ jam gjallė , moj nėno,

    S’ kam me t’ harrua !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:47

    4. KTHEHU VĖLLA NĖ ATDHE

    O, vėlla i im, nė dhe tė huaj ,

    Kur po vjen – na shkruaj ?

    Nėna plakė ėshtė mėrzitė ,

    Pėr ty qanė ditė pėr ditė !

    Fėmijėt dhe e dashura jote

    Qajnė e thėrrasin :”Babė, ku je?”

    Motrat kėpusin lotėt –

    Kthehu, o vėlla , nė Atdhe !

    O, babė ! O, babė i dashur !

    Thėrrasin fėmijėt ditė e natė !

    Ktheu , na bėn tė lumtur –

    Jeta pa Ty, ėshtė e zbrazėt !

    Kthehu , o baba im –

    Ne – pa Ty, jem jetim !

    Kthehu , o prindi im –

    Jeta – pa Ty, s’ ka kuptim !

    Oh, eja, eja , o vėlla –

    Thėrrasin motrat pa ia nda !

    Zemrat tona tė kėrkojnė –

    Sė bashku tė jem pėr gjithmonė !

    Fėmijėt dhe e dashura jote

    Qajnė e thėrrasin :”Babė, ku je?”

    Motrat kėpusin lotėt –

    Kthehu , o vėlla , nė Atdhe !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:47

    . VAJI I FĖMIJĖS

    Dėgjoj njė fėmijė qė po vajton –

    Babanė e vet po e kėrkon !

    -Mė kujtohet – thotė ai – si sot...

    Dhe iu mbushėn sytė me lot !...

    N’ dhe tė huaj, baba mė ka shkua –

    Punė tė rėnda pėr tė punua !

    Babai u largua –

    Ne, pėr t’ na ndihmua !

    Derdhi djersė e mund –

    Bukėn pėr t’ na e sigurua !

    Ėndėrrova shumė , si fėmijėt tjerė –

    Lojėra t’ bukura qė do t’ mė sjellė !...

    -Lojėra t’ bukura e shumė para ,

    Veshė e mbathė sikur ata !...

    Kur tė kthehet – shumė do t’ mė dojė ,

    Shtėpi t’ bukur do t’ na ndėrtojė !

    Do tė jem ballėhapur

    Dhe do t’ mė shkollojė ,

    N’ vatrėn tonė tė lumtur ,

    S’ bashku do t’ jem pėrgjithmonė !...

    Ėndrrat e mia – ėndrra kanė mbet .

    Dėshirat flakė ndizen pėr jetė !...

    -Babanė tim , e ndau kurbeti –

    E mori era – larg e treti !...

    Nuk dijė ku mbet babai im ,

    Por, pa te , kam mbet jetim !

    Tash, unė shumė po vuaj ,

    Por po e kuptoj –

    Se nė dhe tė huaj

    Askush nuk bėn qė tė shkojė !...
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:48

    6. SYTĖ E NĖNĖS KURRĖ NUK TERĖN

    Kur na lindi djalė, oj nėno,

    Nė kėtė vatrėn tonė –

    Zbrazėm pushkėt lajmėtare ,

    Si qė e kem zakon !

    Sa shumė hoqe , ti moj nėno,

    Djalin me e rritė –

    Prej gojės , bukėn e ndave

    Pėr me e qitė nė dritė !

    Me mundim prite shumė vjet –

    Djali me u shkollua ,

    Me hy n’ punė – me dalė n’ bukė t’ vet

    Dhe me e martua !

    E kreu djali fakultetin –

    Askund punė nuk gjet ?!

    E la nėnėn – mėsyu kurbetin ,

    N’ dhe tė huaj u tret !...

    Sytė e nėnės – kurrė nuk terėn ,

    Lotėt s’ ndalen kurrė –

    Kur ia sheh diplomėn vjerrun

    Qė ia la mbi mur !...
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:48

    SHKOJNĖ BILBILAT

    Shkojnė bilbilat tuj flut’rue ,

    Pėr fole, shkojnė tue vajtue !

    Vajtojnė ēerdhe, male e thera –

    Kanė marrė rrugė pėr dhera tjera !

    Lamtumirė, foleja ime ,

    Ty, po t’ lamė me mallėngjime !

    Shkojnė bilbilat pėr hava –

    Pėr vend t’ vet po shkojnė tue kja !

    N’ dhera t’ huaja donė me ra –

    Ndoshta s’ mujnė ma me u pa ?!

    Lamtumirė, vendlindje e vjetėr –

    Prapė do t’ vijmė nė verėn tjetėr !

    Shkojnė bilbilat renda – renda ,

    Pėr Atdhe tue ju djegė zemra !

    Pėr Atdhe qė ia kthyen shpinėn –

    Nė vetmi e lanė vendlindjen !...

    Lamtumirė, vendlindje e vjetėr –

    Prapė do t’ vijmė nė verėn tjetėr !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:48

    MALL KURBETĒARĖSH

    Lamtumirė , o fshat i ri,

    Lamtumirė, o zogu i malit,

    Lamtumirė, ti vashė e dashur ,

    Pėr babanė , t’i rrėfesh djalit !

    Shkoni, ju burra, shkoni, shkoni ...

    Vashat e juaja , mos i harroni !

    Kur po dal nė rrugė tė madhe

    Skaj njė fushe , njė qyteti ,

    Ėndrrėn time kosovare

    E mori era – larg e treti!...

    Ju ftojnė nėnat, kurbetēarė –

    Janė tė vetmuara, pėr ju duke qarė !

    Kur po kthej nga bota e huaj ,

    Qeshen vashat si mimoza .

    Vendi i dashur zgjon kujtimin –

    Njėherė qava, pastaj loza ...

    Udhėtoni ju, o bijtė tanė, udhėtoni –

    Vatrat e juaja mos i harroni !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:49

    MĖ THĖRRASIN KUJTIMET

    Mė thėrrasin kujtimet , gurėt nėn mure ,

    Buka e misrit qė soset n’ furrė !

    Mė thėrrasin gjethet t’ vizatuara n’ letėr ,

    Mė mallėngjen kėnga e bilbilit t’ vjetėr !

    Mė thėrrasin krojet qė rrjedhin kthjelltėsi

    Dhe sytė e vashės qė presin ngrohtėsi ...

    Mė thėrrasin livadhet , fluturat e bardha ,

    Hijet e bukura , sofra te dardha !...

    Mė thėrrasin shkronjat qė i lash nė shtrat ,

    Po ashtu librat qė u ribotuan prapė !...

    Mė thėrrasin arat, lumthi i Misirit ,

    Vallėzimi i bareshave te kasollja e fierit !...
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:49

    NĖ STACION TĖ AUTOBUSĖVE

    N’ stacion tė autobusėve

    Shumė kem derdhur lot tė nxehtė,

    Ditė pas ditėsh , vit pas viti ,

    Duke pėrcjell vėllezėr nė kurbet !

    Derdhin lot nėna e motra ,

    Baballarė , gra e fėmijė...

    Bijtė tanė na i mori Evropa

    E s’ na i ktheu deri n’ pleqėri !

    Autobus – tymin e bardhė ,

    Ku po i qon gjithė kėta shqiptarė?

    Na i shpėrndanė nėpėr Evropė –

    Si s’ ke frikė se t’ lėshon kjo tokė ?!

    Autobus – tymin e zi ,

    Mos na i ēo djemtė n’ Gjermani !...

    N’ Suedi e n’ Danimarkė ...

    Si s’ ke frikė se t’ merr ndo ‘i flakė ?!

    Autobus – gomat e rėnda ,

    Si s’ ke frikė se t’ mallkojnė nėnat ?!

    T’ mallkojnė nėnat dhe Kosova –

    Na i latė shkret kėto vatrat tona !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:51

    ĒKA PO M’ DUHEN ATO MARKA

    Ēka po m’ duhen ato marka –

    Kur n’ kurbet mė dogji flaka ?!

    Ēka po m’ duhen ata franga –

    Kur nga malli mė vdiq nana ?!

    Ēka po m’ duhen ata dollarė –

    Kur m’ bajnė mallė familja mbarė ?!

    Ēka po m’ duhen ata shilinga –

    Kur nga malli , unė , u liga ?!

    Ēka po m’ duhen ato lira –

    Kur n’ Atdhe mė mbet e mira ?!

    Ēka po m’ duhet pasuria –

    Kur pa babė m’u rritėn fėmija ?!
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:51

    MALLI PĖR FĖMIJĖT

    Malli i fėmijėve po mė thėrret –

    T’ shkoj, t’i shoh, atje n’ kurbet !

    T’ ua shoh ēatinė , ku janė strehu’ –

    N’ atė dhe tė huaj si janė tuj rrėnu ‘?!

    T’i puthė me mall e pėrqafim ,

    Tė ngihem gaz e ledhatim !

    Refreni:

    Luaj me nipa, luaj me mbesa ,

    Si me lulet nė pranverė ...

    Mė djeg malli, mė thėrret shpresa –

    A do t’ kthehen ndonjėherė ?!

    Mallkuar qoftė i ziu kurbet –

    Njeriu banė mall fėmijėt e vet !

    Vuajtjet e zeza na i kanė nda –

    Anė e mbanė botės jem shpėrnda !

    Vuajtjet e rėnda na i kanė shkri –

    Zemrat e prindėrve na i kanė ngri !

    Refreni:

    Luaj me nipa, luaj me mbesa...etj.

    A mė trego , o moj Perėndi –

    Pėr ka i lindėm , ne, kėta fėmijė ?

    Pėr ka i rritėm, i shkolluam ,

    Pėr ka bamė dasma dhe kėnduam?

    Pėr ka u munduam , ne nė kėtė jetė –

    Fėmijėt , kurbeti me na i tretė?!

    Refreni:

    Luaj me nipa, luaj me mbesa...etj.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:52

    AS N’ VENDLINDJE , AS N’ KURBET

    Larg vendlindjes nė kurbet –

    Lash rini e lash shėndet...

    Iku mosha, iku gėzimi –

    Pa mėshirė m’i mori mėrgimi .

    N’ vend tė huaj, ku jam pėrherė –

    T’ gjithė mė thėrrasin “AUSLANDER”!

    N’ vendin tim, n’ pushim me ardhė –

    T’ gjithė mė thėrrasin “GURBETĒARĖ”!

    N’ vend tė huaj s’ mė flet askush ,

    Malli m’ djeg n’ zemėr si prush !

    N’ vendin tim kam babė e nėnė –

    Vijė n’ pushime – s’ njoh askėnd !

    Ditė e natė po m’ qajnė fėmija –

    Hajde babė, kthena te shpija !

    Na pret gjyshja, ku i lamė lojėrat –

    Kjo shtėpi nuk ėshtė e jona !

    Kur t’ hyjnė fėmijėt n’ pubertet –

    S’ ka qė i kthen kush n’ vend tė vet !

    Jetė tė re , atje fillojnė

    Dhe vendlindjen e harrojnė !

    Me njerėz t’ huaj fillojnė martesat –

    Prindėrit krejt i humbin shpresat !...

    Ku ta bėjnė pleqėrinė e shkretė –

    As n’ vendlindje, as n’ kurbet ?!...
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:52

    15. Ē’ PO VAJTON NJĖ NĖNĖ E SHKRETĖ

    Ē’ po vajton njė nėnė e shkretė –

    Nė pleqėri vetėm ka mbetė !

    Vajton nėna, n’ prag tė derės ,

    Bashkė me qyqen e pranverės...

    -Mori Qyqe, moj Hajri ,

    Ti, po qanė pėr nėntė vėllazėri ,

    Qė t’ lanė vetėm nėnėn ēorre ,

    Pa i pa djemtė ku i ka ndėr vorre !...

    -Unė , po qajė pėr fėmijėt e mi ,

    Qė m’ lanė vetėm nė pleqėri .

    Fėmijėt e mi me djem e ēika –

    I mori Evropa e Amerika !...

    Sytė e goja mė janė tha –

    Fėmijėt e mi, kurrė pa i pa !...

    Jam ligė fort e nuk po mujė ,

    S’ ka kush m’jep as njė pikė ujė !

    Pėr me vdekė, unė jam zatetė ,

    S’ ka kush m’ ēon n’ atė vorr tė shkretė !

    Nuk kam ēika me ma ba gjamėn,

    Nuk kam djem me ma pritė t’ pamėn !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:52

    ĒILMA DERĖN NĖNA IME

    Zgjohu , o nėna ime ,

    Dhe derėn ēilma mua !

    Tė puthė me mall e pėrqafime –

    Djali yt i mėrguar !

    Ēilma derėn, nėno, mua,

    Nuk troket askush i huaj !

    Trokas , nėno, trokas unė –

    Djali yt i mėrguar !

    Shumė kohė ke qenė n’ vetmi ,

    Shumė lot ke derdhė pėr mua ...

    Harroje nėnė, t’ kaluarėn time ,

    Mė falė qė kam gabuar !

    Ēilma derėn , nėno, mua ,

    Nuk troket askush i huaj !

    Trokas , nėno, trokas unė –

    Djali yt i mėrguar !

    Njė zė , nga varri m’ thotė –

    Mos trokit nė derė kot ,

    Askush s’ jeton n’ atė shtėpi t’ shkret ,

    Nėna pushon n’ varr tė vet !

    Ah, mallkuar qofsh, o i ziu kurbet ,

    Nėna ime m’ paska vdekė !

    M’ paska vdekur me shumė mall ,

    Pa m’ marrė ngryk, pa m’ bėrė hallall !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:56

    KĖNGA E KUDRET SHABANIT

    Tue mendue n’ vatėr t’ shpisė –

    Nji shok mu kujtue ,

    Qė pat shkue n’ Gjermani ,

    Atje me punue !...

    Pėr idare t’ shpisė sė vet,

    Pėr tė pėrparue –

    Shkoj e mbushi plot nji vjet

    Prej shpije i larguem.

    E idhtė asht jeta n’ dhe tė huej ,

    Kush s’ mun me besue !

    E di ai qė e ka sprovue –

    Mundet me u tregue !

    Kėshtu punoj shoku Kudret ,

    Kurrė pa u kursye ,

    N’ Gjermani , o, plot nji vjet,

    Larg familjes tij !

    Mbas nji viti , nji ditė tjetėr,

    Djali ty u mendue –

    Do ta marr , ta shkruej nji letėr ,

    Prindve me ja u ēue !

    -Shumė jam lodhė e jam mėrzitė,

    Trupi m’ asht dėrmue ,

    N’ punė t’ huej , trupin e kam shitė,

    S’ muj ma me qindrue !

    -T’ fala u baj, o prindė tė mi,

    T’ gjithėve atje juve –

    N’ kėtė javė ditė kismet do t’ vi ,

    Dilni , pritnim mue !

    Letra n’ shpi kur paska ardhė –

    Prindėt e kanė knue ,

    Pėr nji ēast familja e mbarė

    Boll fort janė gėzue!

    Prej gėzimit , motra Ajshe,

    Qė kish pėr vėlla t’ vet ,

    Nisi e knojke :”Lumja motra,

    S’ t’ kam pa qe nji vjet!”...

    Ashtu knojke i vllaj Rexhepi,

    Shumė ish pėrmallue:

    “Tash na vjen neve Kudreti,

    Fort ka me na gzue !”

    U afrue ēasti i fundit

    Punėn me e mbarue ,

    I thanė shokėt:”Leje punėn,

    Hajde n’ stan me shkue !”

    -Jo, bre shokė, se jam shqiptar,

    T’ parėt tanė janė betua:

    “Puna qė t’ besohet n’ dorė ,

    Mos me e shkretnue !”

    -T’ drejtėn, vllazėn, me ja u thanė,

    Edhe unė jam lodhė,

    Po e kam gati ta mbaroj

    Dhe mejherė do t’ shkojmė !

    Kur pa pritė, makinės tij ,

    Zhurma i pushoi –

    Vinēi i randė i ra mbi krye ,

    T’ vdekun e paloi !...

    Shokėt e tij i ranė pėrmbi –

    Me za tue vajtue –

    Ah, Kudret, o vėlla i ri,

    Fort na ke pėrvėlue !

    Morėn shokėt e pėrgatiten

    Atė kufomė tė tij ,

    Me aeroplan e pėrcollėn

    Pėr vendlindje t’ tij !

    Telegram, o, Ministria

    I ēoi familjes tij –

    Veē shnosh qpfshi ju tė tjerėt,

    Vdiq Kudreti i ri !

    Me shpejtėsi, o, krejt Tėrrnoci

    Shkuen te shpija e tij –

    Gajret bani, ju shnosh qofshi,

    O, ju prindė tė tij !

    Nis e flet baba Shabani ,

    Burrit si i ka hije:

    “More, shokė, dy fjalė t’ mi falni

    Ma ja thanė mbi krye!...

    Nuk po qajė , pse m’ ka shkue djali,

    Se i kam edhe dy tjerė ,

    Por , po qajė se m’ pat marrė malli

    Veē me e pa nji herė !...

    S’ mu mbyt djali pėr ndoj marre,

    Qė m’ koritė edhe mue,

    Por pėr shpi e pėr idare

    Me shpirt ty u mundue !

    Thonė – pėr burra nuk asht loti ,

    Por zemra po m’ dhemė ,

    Gurbetxhitė ishalla i ruen Zoti,

    E s’ju ndodhė si djalit tem !”

    Nana e mjerė, kish dalė nė shkallė,

    Me mallė tue vajtue :

    “Fort po t’ djegka evlati i parė,

    N’ zemėr m’ ka pėrvėlue !”...

    Motra Ajshe , s’ poj terė sytė,

    Vėllain tue vajtue:

    “A pėr vorr, motra t’ ka pritė,

    T’ vdektė me t’ pėrqafue ?!”...

    Qajnė Rexhepi e Sahadeti ,

    S’ munden me ju nda:

    “Na e thau krahun, sot Kudreti,

    Ma i dashni vėlla!”...

    Nusja e re, nisi e po flet,

    Me za tue vajtue:

    “ Kam ardhė nuse qe nji vjet,

    T’ gjithė mė kanė nderue !...

    Atė ēejiz qė jam coptue

    Pėr Ty, tue marue ,

    Me ditė t’ sotit qoftė mallkue ,

    Mos e paēa gėzua !...


    Po t’ betohem n’ sytė e ballit –

    Ma s’ kam me u martue ,

    Prej kėtij trolli, prej ktij pragi ,

    Kurrė s’ kam me u largue !”...

    Shumė kėsi djem, sikur Kudreti,

    N’ kurbet ia kanė mėsy –

    N’ dhe tė huej ,vdekja na i treti,

    Lanė shtėpitė nėn dry !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:57

    KĖNGA E KUDRET SHABANIT

    Tue mendue n’ vatėr t’ shpisė –

    Nji shok mu kujtue ,

    Qė pat shkue n’ Gjermani ,

    Atje me punue !...

    Pėr idare t’ shpisė sė vet,

    Pėr tė pėrparue –

    Shkoj e mbushi plot nji vjet

    Prej shpije i larguem.

    E idhtė asht jeta n’ dhe tė huej ,

    Kush s’ mun me besue !

    E di ai qė e ka sprovue –

    Mundet me u tregue !

    Kėshtu punoj shoku Kudret ,

    Kurrė pa u kursye ,

    N’ Gjermani , o, plot nji vjet,

    Larg familjes tij !

    Mbas nji viti , nji ditė tjetėr,

    Djali ty u mendue –

    Do ta marr , ta shkruej nji letėr ,

    Prindve me ja u ēue !

    -Shumė jam lodhė e jam mėrzitė,

    Trupi m’ asht dėrmue ,

    N’ punė t’ huej , trupin e kam shitė,

    S’ muj ma me qindrue !

    -T’ fala u baj, o prindė tė mi,

    T’ gjithėve atje juve –

    N’ kėtė javė ditė kismet do t’ vi ,

    Dilni , pritnim mue !

    Letra n’ shpi kur paska ardhė –

    Prindėt e kanė knue ,

    Pėr nji ēast familja e mbarė

    Boll fort janė gėzue!

    Prej gėzimit , motra Ajshe,

    Qė kish pėr vėlla t’ vet ,

    Nisi e knojke :”Lumja motra,

    S’ t’ kam pa qe nji vjet!”...

    Ashtu knojke i vllaj Rexhepi,

    Shumė ish pėrmallue:

    “Tash na vjen neve Kudreti,

    Fort ka me na gzue !”

    U afrue ēasti i fundit

    Punėn me e mbarue ,

    I thanė shokėt:”Leje punėn,

    Hajde n’ stan me shkue !”

    -Jo, bre shokė, se jam shqiptar,

    T’ parėt tanė janė betua:

    “Puna qė t’ besohet n’ dorė ,

    Mos me e shkretnue !”

    -T’ drejtėn, vllazėn, me ja u thanė,

    Edhe unė jam lodhė,

    Po e kam gati ta mbaroj

    Dhe mejherė do t’ shkojmė !

    Kur pa pritė, makinės tij ,

    Zhurma i pushoi –

    Vinēi i randė i ra mbi krye ,

    T’ vdekun e paloi !...

    Shokėt e tij i ranė pėrmbi –

    Me za tue vajtue –

    Ah, Kudret, o vėlla i ri,

    Fort na ke pėrvėlue !

    Morėn shokėt e pėrgatiten

    Atė kufomė tė tij ,

    Me aeroplan e pėrcollėn

    Pėr vendlindje t’ tij !

    Telegram, o, Ministria

    I ēoi familjes tij –

    Veē shnosh qpfshi ju tė tjerėt,

    Vdiq Kudreti i ri !

    Me shpejtėsi, o, krejt Tėrrnoci

    Shkuen te shpija e tij –

    Gajret bani, ju shnosh qofshi,

    O, ju prindė tė tij !

    Nis e flet baba Shabani ,

    Burrit si i ka hije:

    “More, shokė, dy fjalė t’ mi falni

    Ma ja thanė mbi krye!...

    Nuk po qajė , pse m’ ka shkue djali,

    Se i kam edhe dy tjerė ,

    Por , po qajė se m’ pat marrė malli

    Veē me e pa nji herė !...

    S’ mu mbyt djali pėr ndoj marre,

    Qė m’ koritė edhe mue,

    Por pėr shpi e pėr idare

    Me shpirt ty u mundue !

    Thonė – pėr burra nuk asht loti ,

    Por zemra po m’ dhemė ,

    Gurbetxhitė ishalla i ruen Zoti,

    E s’ju ndodhė si djalit tem !”

    Nana e mjerė, kish dalė nė shkallė,

    Me mallė tue vajtue :

    “Fort po t’ djegka evlati i parė,

    N’ zemėr m’ ka pėrvėlue !”...

    Motra Ajshe , s’ poj terė sytė,

    Vėllain tue vajtue:

    “A pėr vorr, motra t’ ka pritė,

    T’ vdektė me t’ pėrqafue ?!”...

    Qajnė Rexhepi e Sahadeti ,

    S’ munden me ju nda:

    “Na e thau krahun, sot Kudreti,

    Ma i dashni vėlla!”...

    Nusja e re, nisi e po flet,

    Me za tue vajtue:

    “ Kam ardhė nuse qe nji vjet,

    T’ gjithė mė kanė nderue !...

    Atė ēejiz qė jam coptue

    Pėr Ty, tue marue ,

    Me ditė t’ sotit qoftė mallkue ,

    Mos e paēa gėzua !...


    Po t’ betohem n’ sytė e ballit –

    Ma s’ kam me u martue ,

    Prej kėtij trolli, prej ktij pragi ,

    Kurrė s’ kam me u largue !”...

    Shumė kėsi djem, sikur Kudreti,

    N’ kurbet ia kanė mėsy –

    N’ dhe tė huej ,vdekja na i treti,

    Lanė shtėpitė nėn dry !





























    20. TRAGJEDIA NĖ AEROPORTIN E SHKUPIT

    Plot me mall e zjarr nė gji ,

    Po e kėndoj nji tragjedi ,

    Tragjedi n’ kėto troje t’ shtrenjta,

    Qė s’ harrohet sa t’ jetė jeta !

    S’e harron poplli shqiptarė ,

    Si nė Shkup , nė Gostivar,

    N’ Ferizaj e nė Gjilan,

    Nė Tetovė e nė Deēan ...

    Nė Preshevė e n’ Kumanovė,

    Nė Prishtinė e n’ mbarė Kosovė...

    Qante Struga me rrethinė ,

    Pėr ata qė shkuen pa kthim !

    Morėn rrugėn pėr mėrgim –

    Gurbetēarė nė Perėndim.

    I lanė nanat tuj kajtė n’ oxhak ,

    I lanė babat pa djem n’ konak !

    I lanė motrat me lot te dera ,

    Tuj pėrcjellė vllaznit n’ dhena tjera .

    Burra e gra, bashkė me fėmi’ –

    Aeroportit n’ Shkup ia kanė mėsy !

    Pėrshėndeten me miq e shpi ,

    Me fjalė t’ ngrohta e lot nė sy.

    Pėrshėndeten me pleq tė vjetėr –

    Mirė u pafshim n’ pushimin tjetėr !

    Ai 5 Marsi Nandėdhetė e tre –

    Ditė e zezė ish kanė pėr ne !

    Nė mesditė, n’ ora dymdhetė ,

    Aeroplani u nis pėrpjetė ...

    Aeroplani po lėshon ushtimė ,

    Krismė e madhe e bubullimė,

    Flakė e verdhė porsi vetimė ,

    Shumė udhtari ka ra viktimė !

    Eksplodim, fuqi baruti –

    Gjamė tė madhe na mori Shkupi !

    Menjiherė lajmruen n’ radi –

    Na ka ndodhė nji tragjedi !

    Ndjeu Kosova , shpi pėr shpi,

    Aeroportit ia kanė mėsy.

    Shumė kanė vdekė, shumė janė lėndue,

    Shkojnė familjet me i kėrkue .

    Shumė trishtimė e shumė kjamet ,

    S’ e njeh njeri – njeriun e vet!

    Plot xhenaze ish mushė ledina,

    Mbledhin trupat copė e grima!...

    Nė spitale shumė po i ēojnė,

    Tė lėnduemit t’ i shpėtojnė !

    U mallkofsh gurbet i shkretė ,

    Na i shkrumove zemrat pėr jetė !

    Shumė familje n’ pikėllim janė ra,

    Shkrum i gjallė zemrat iu kanė ba.

    Mbarė Kosova n’ kamė janė ēue ,

    Nė varrime tanė tuj shkue .

    T’ gjithė familjet tu i ngushllue ,

    Telegrame tu iu dėrgue ,

    Plagė e dhimbje s’ bashku tu i nda ,

    Tue derdhė lot vėllau pėr vėlla !

    Ju qė shkuet n’ atė rrugė t’ pa kthim,

    Kurrė pėr ju, s’ do t’ ketė harrim!

    Me respekt kemi me ju kujtue ,

    Pėr familje keni punue .

    Pėr bukė goje, idare t’ shkretė,

    E muert rrugėn pėr gurbet .

    Gjithmonė ishte dėshira e juej –

    Mos me vdekė nė dhe tė huej !

    Tragjikisht, ju e humbet jetėn,

    Pėr familje flijuet veten .

    Ju tė gjallėt bani gajret ,

    Ju dhashtė Zoti selamet !

    Paēi mend, paēi shėndet ,

    Zoti e ka fuqinė e vet !

    Zoti baftė nė ju rahmet,

    Ju shtoftė fėmijė e bereqet !

    Ju tė gjallėve Zoti, gajretin ,

    T’ gjithė viktimave, Zoti xhenetin !
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 16/1/2010, 22:57

    DHEU I HUEJ NA KA DAMTUE

    M’ falni shokė nja dy dakikė,

    Mos t’ ju la me u mėrzitė,

    Se nuk jam tuj u mahitė,

    Por do t’ baj nji trohė kritikė,

    Se qe besa jem habitė !

    S’ po kam qare pa kritikue

    Pėr do djem qė janė largue,

    N’ dhena t’ hueja na kanė shkue,

    Me lypė punė e me punue ,

    Tue mos ditė se kanė gabue,

    Parja e huej na i ka mashtrue,

    Dheu i huej na i ka damtue !...

    Kemi mbet tė vetun krejt ,

    Si po bajnė djemtė 17 vjet,

    Drejt po shkojnė nė hyqymet,

    Pashaportėn po e shtinė n’ xhep,

    Lamtumirė, pėr n’ tjetėr shtet !

    Na i kanė lanė n’ shpi ka dy pleq,

    Ma t’ vjetėr se 60 vjeē,

    Pleqtė e shkretė na u coptuen,

    A me dalė n’ arė me punue,

    A thue gjanė me shkue me i rue,

    A n’ mulli me shkue me blue,

    A n’ pazar me pazare,

    Apo shpinė me u ndalė me e rue ?!...

    Shumė i lanė shtėpijat shkret ,

    S’ donė katund, por donė qytet,

    Se n’ katund – thonė – nuk ka jetė,

    Ma mirė n’ shehėr pėr lezet,

    Punė me dorė s’ kemi me prekė !...

    Ta dijmė mirė se jem mashtrue,

    Dheut t’ huej qė i kem lakmue –

    I lam tokat pa punue,

    I lamė shpijat me u rrėnue,

    I lamė shtallat pa i trellue,

    I lamė bahēet pa i plehnue,

    I lamė pemtė pa i shortue,

    I lamė livadhet me u shkretnue,

    I lamė fėmijėt pa i shkollue !...

    Na po bajmė shumė dame tjera,

    Prej tė cilave po del potera...

    Po i martojmė djemtė e ri ,

    Po bajmė dasma me “Ēallgi”,

    Por ata nuk po rrinė n’ shpi,

    Po i lanė nuset me dy – tre fėmi’.

    Vet po ikin n’ gurbet t’ zi !...

    Kur po nisin fėmija me u rritė,

    Po donė pleqve me ja u nxjerrė sytė,

    Nuk guxon kush me i qortue,

    Nuk ka kush me i edukue ,

    Kur po nisen n’ shkollė me shkue,

    Mėsuesin fare s’ donė me ngue ,

    Mėsimet fare s’ donė me i mėsue,

    Librat s’ donė me i lexue,

    As detyrat s’ donė me i shkrue,

    As nė shkollė nuk donė me shkue,

    Rrugėve rrinė ty u hajlazue ,

    Kėshtu po mėsohen fėmija keq ,

    S’ bahet njeri, po bahet dreq !

    Ēohet biri e del prej shpijes ,

    I lėshon flokėt der’ n’ gjysė tė shpinės,

    Hiq pa i krehė i lidhė bistek ,

    I shtron natėn si jastėk,

    I thotė vetit :”Jam Bitllis”,

    Thue se a le e rritė n’ Paris !

    Harron prindė e harron shpi,

    Harron miq, harron vėllazni,

    Harron nusen nė gjini,

    Harron gjuhė, vendin e tij !...

    Harron krejt qė asht shqiptar,

    Banė punė t’ mbrapshta – s’ punon mbarė,

    Prej qytetit nė qytet ,

    Prej nji shteti nė nji shtet ,

    As pesė pare s’i ka n’xhep !

    Kur t’ niset n’ pushim me ardhė,

    E merr kerrin n’ “Renta Car”,

    Pėr me ardhė me u shitė si car !

    Disa tjerė kur vijnė n’ shtėpi,

    Marrin pare hua n’ shqoni ,

    E kur t’ kthehen n’ gurbet me shkue ,

    Baba , borxhet duhet me ja pague !

    Thotė i mjeri :”Jam frajer “

    Merr kredi e blen nji kerr ,

    Del e i grahė dije e pa dije ,

    Herė me pije, herė pa pije ,

    Kur ta merr rrugėn me u mėsy,

    Pėr me ardhė n’ vendlindje t’ tij,

    Me shitė mend , me shitė trimni ,

    Ēka ka ba n’ atė Gjermani ,

    Pėr “standard”, pėr “pasuni”,

    Pėr “kulturė “ qė e ka mbėrri...

    Kryet pėrpjetė, nuk sheh me sy ,

    Po bajnė ndeshje rrugės tuj pi,

    E po i lanė zorrė e mushkri ,

    Shkelin pleq e shkelin fėmijė ,

    Kur po ndiejnė familja e tij,

    N’ dergjė po bien me mėrzi ,

    U digjet zemra gjithmonė n’ vetmi !

    Sponsored content

    default Re: TUFĖ KĖNGĖSH KURBETI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/4/2017, 08:18