Tipa te personalitetit dhe aftesi te ndryshme te tyre.

    Share
    avatar
    Morena
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 37
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    default Tipa te personalitetit dhe aftesi te ndryshme te tyre.

    Mesazh nga Morena prej 27/3/2010, 18:42

    Tipa te personalitetit dhe aftesi te ndryshme te tyre

    Ekzistojne 9 tipa te personalitetit::
    1.Idealist, 2. Altruist, 3.Organizator, 4. Artistik,5. Mendimtar,
    6..Bashkepunetor i besuar, 7. Optimist, 8. Lider, 9. Mediator

    Tipi 1 - Idealist eshte kritik per veten dhe per te tjeret. Eshte i impenjuar per te
    permiresuar gjerat brenda dhe jashte tij, duke krijuar nje bote drejtesie dhe
    rregullash morale. Vlereson
    ne menyre instiktive situaten, duke gjykuar ate qe eshte e mire dhe e
    keqe, e drejte ose e gabuar. Eshte pekfeksionist, korrekt dhe i
    sinqerte.

    Ka sens praktik, autokontroll, seriozitet dhe pandryshueshmeri. Mund te jete pedant dhe i ashper.
    Nuk duron : Jo perfekten,rregullimin, mungesen e korrekteses.
    Femijeria: I eshte dashur gjithmone te kontrollohet per te qene i aprovuar. Ka pasur prinder kritike dhe kerkues.
    Mendon : Si mund te beje gjithshka me te mire.
    Pyet: Kam te drejte?
    Mekati : Zemerimi.

    Tipi 2 – Altruisti kerkon
    dashuri dhe aprovim. Deshiron te jete i dashur dhe i vleresuar, duke u
    bere i pazevendesueshem per te tjeret. Ka shpirt sakrifice dhe i
    dedikohet te tjereve, por ne te njejten kohe, perpiqet t’i manipuloje.
    Eshte ekspansiv dhe perpiqet te jape keshila te mira. Ne rast se nuk
    ndjehet i vleresuar, mund te behet qaraman dhe te ndjehet viktime.

    Nuk duron: Ata qe nuk kane nevoje per njeri dhe jane te pavarur.
    Femijeria: Ka kujtuar se duhet te behet i dobishem per te qene i vleresuar dhe i dashur. I eshte dashur te okupohet per familjaret e tjere.
    Mendon: Kane nevoje per mua, jam shume i dobishem. Nuk kam kohe as per veten time. Duhet te ndihmoj te tjeret.
    Pyet: Jam mjaft i mire? Jam i pazevendesueshem? Kush ka nevoje per mua?
    Mekati: Krenaria

    Tipi 3 – Organizatori kerkon
    qe ta duan per aftesite e tij per ato qe ben (duke e fshehur disa here
    ate qe eshte). Ka nje personalitet te gjalle dhe reaktiv, eshte i afte
    dhe deshiron te beje mire. Por shpesh jeton ne nje gjendje konfrontimi,
    duke i dhene shume rendesi asaj qe duket. Rreziku qe i kanoset eshte te
    ngaterroje te verteten me imazhin e tipit te grupit, te cilit i perket
    (drejtues, super mama qe okupohet per te gjithe etj).

    Nuk duron : Paaftesine dhe humbjen
    Femijeria: Eshte ndjere shume i dashur sepse ka qene i mire ne shkolle, ne sport etj.
    Mendon: Duhet te jem i mire ne te gjitha ato qe bej.
    Pyet: Shkoi gjithshka mire? Ju pelqeu ajo qe bera?
    Mekati: Genjeshtra.

    Tipi 4 - Artistik ka
    nja sens te madh artistik, gusto te se bukures, sens te ngjyrave. Eshte
    intuitiv, enderrimtar, ekstravagant. Preokupohet per imazhin dhe vishet
    ne menyre extravagante ose teper te bukur. Eshte melankolik dhe nuk di
    te jetoje ne te tashmen, refuzon te kaluaren dhe enderron te ardhmen.
    Dashuron te pazakonshmen, eksentriken, te shkelqyeren. Shprehet
    nepermjet artit, mund te jete nje poet, nje muzikant, nje skulptor, nje
    piktor ose dizajner. Nuk i bejne pershtypje skandalet, situatat e
    cuditshme, ngjajet politike, nuk do t’ia dije.

    Nuk duron: Te shemtuaren, te pisten, monotonen, gjerat ordinere.
    Femijeria: Ka pesuar humbje.
    Mendon: Duhet tia dal vete ne krye ose askujt nuk do t’i bjere nder mend per mua.
    Pyet: E shifni se kush jam, e dalloni?
    Mekati: Zilia

    Tipi 5 – Mendimtari mban nje lloj distance emotive nga te tjeret. Mbron intimitetin e tij dhe nuk ngaterrohet. Flet pak dhe eshte observues, vezhgues i mire, mund te jete nje kerkues ose nje shpikes. Eshte nje degjues i mire, i qete, i dashur e xhentil, por duket edhe i ftohte e i larget njekohesisht.
    Nuk duron: Te jete nga ata qe vihen ne dukje, nuk duron te flase ne publik, siperfaqesoren, pakujdesine dhe inkoherencen.
    Femijeria: Ka menduar se nuk ka qene i deshiruar dhe ka jetuar ne ambjente te ngushta.
    Mendon: “Pra ekzistoj”.
    Pyet: Si behet? Si funksionon?
    Mekati: Kopracia.

    Tipi 6 – Bashkepunetor i besuar eshte i turpshem, i ndergjegjshem, torturohet nga dyshimi. Disa here eshte mbrojtes dhe dyshues. Ka frike te reagoje, sepse duke u ekspozuar mund te jete edhe i sulmuar. Ka
    shpirtin e grupit, eshte i besueshem, besnik dhe respekton rregullat.
    Identifikon veten me ceshtjet e atyre qe jane te dobet, sakrifikon
    veten e tij dhe eshte besnik per nje ceshtje. Eshte ekstremist,
    provokator dhe I dashuruar me rrezikun.

    Nuk duron: Ate qe nuk respekton ligjet dhe rregullat, si dhe devijimet.
    Femijeria: Ka
    pasur prinder te pakontrolluar, te paparashikuar, te dhunshem ose
    sentimentalisht te ftohte. Mund te kete qene ndjere i goditur pa ndonje
    motiv te drejte.

    Mendon: Nuk mund t’i besoj askujt, as vetes time.
    Mekati: Frika.

    Tipi 7 – Optimisti eshte
    nje person gjithmone me vitalitet, gezim dhe energji te perhershme, gje
    qe e ben terheqes. Eshte krijues dhe i hapur per mundesite qe jeta
    ofron. Ka shume interesa, eshte komunikues dhe deshiroj te luaje dhe te
    zbavitet. Dashuron ndryshimin dhe gjithshka qe ndihmon ne celebrimin e
    jetes: udhetimet, festat, kenget, restorantet e mira. Kerkon te kete
    akoma me shume nga cdo gje dhe nuk do te rritet. Shpesh ka probleme
    peshe sepse i urren dietat.

    Femijeria: Eksperienca traumatike dhe te dhimbshme qe nuk duhet te perseriten.
    Nuk duron: Dhimbjen dhe vuajtjen.
    Mendon: Dua te jem i lumtur, dua te gezoj jeten sa me shume qe te kem mundesi.
    Pyet: Do te jem simpatik mjaftueshem?
    Mekati: Grykesia.

    Tipi 8 – Lider eshte
    nje person i forte, realist dhe i orientuar ne aksion dhe ne pune. Ka
    opinione te qarta dhe te thella per gjerat. Ka nje sens te forte
    drejtesie, eshte mbrojtes dhe luftetar, merr shpesh ne mbrojtje
    vetveten dhe te dashurit e tij. Eshte agresiv, i drejtperdrejte,
    autoritar, jep urdhera me kenaqesi. Kontrollon te gjithe dhe gjithshka
    dhe synon t’iu imponoje pushtetin e tij te tjereve. Eshte provokator, i
    afte per t’u grindur, per te bere humor dhe ndonjere timid.

    Nuk duron: Dobesine, padrejtesine, hipokrizine.
    Femijeria: ka pasur nje femijeri luftarake, ne te cilen vetem i forti ishte i rspektuar, mund te kete pesuar padrejtesi.
    Mendon: Duhet te tregohem i keq, sepse po te jem i mire tregon dobesi.
    Mekati: Deshira per luks.

    Tipi 9 – Mediatori eshte
    person i qete miqesor dhe praktik, i karakterizuar nga nje miresi,
    thjeshtesi dhe buonsens natyral. Nuk kritikon dhe nuk gjykon te tjeret,
    por kerkon te sjelle paqe atje ku ka tensione dhe konflikte. Eshte
    diplomatik, i sinqerte dhe i dashur. Gjithashtu e le veten te
    influencohet.

    Nuk duron:
    Konfliktin, luften, agresivitetin.
    Femijeria:
    Eshte ndjere i lene pas dore, ka qene i injoruar ose i refuzuar kur ka shprehur
    opinione.
    Mendon:
    Nuk vlej shume, me mire te jem dakord me te gjithe, keshtu nuk krijoj shqetesime.
    Pyet: Pse jeni kaq frenetike?
    Mekati: Dembelizmi

      Ora ėshtė 23/7/2018, 02:25