Hyrja nė gjerdek apo hyrja dhėndėrr

    Share
    avatar
    musa ahmetaj
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 38
    Data e rregjistrimit : 17/12/2009

    default Hyrja nė gjerdek apo hyrja dhėndėrr

    Mesazh nga musa ahmetaj prej 18/4/2010, 20:54

    Marrė nga libri: Musa I.Ahmetaj : “ Doket e lindjes, dasmės dhe tė vdekjes nė Hogosht” botuar nga NOSITI-2009

    Pas kėsaj vjen edhe koha kur do tė ndodhė edhe bashkimi martesor, apo siē thuhej atė botė hin dhondėrr.
    Para se tė hyjė dhėndri nė dhomėn ku e priste nusja, hoxha i kėndonte disa lutje nė gjuhėn arabe. Me kokė tė ulur, sikur turpėrohej, nisej pėr nė dhomėn e dhėndėrisė.
    Njė djalė i ri, i pashėm, i bukur dhe pedant, qė caktohej paraprakisht, i qeraste tė pranishmit me nga njė gotė sherbet, me qėllim qė jeta e tij nė martesė tė jetė e ėmbėl si sherbeti. Mė pas pėrshėndetej me tė pranishmit, pėrshėndetej edhe me familjen e ngushtė, sidomos me prindėrit, motrat, vėllezėrit, hallat, dajat etj. Prindėrve dhe ndonjė plake do t'ua puthte dorėn, sikur iu kėrkonte falje nga ndarja me ta dhe bashkimin me nusen. Kjo pėrshėndetje me familjarėt e vet paraqiste, gjithashtu njė ēast mjaft prekės, sepse dhėndri duhej me lyp hallallok pėr tė gjitha qė familja ka bėrė pėr tė deri mė sot, dhe sikur nga ky ēast do tė ndahej pėrgjithmonė nga familja, madje nė tė shumtėn e rasteve bashkohen ndjenja e gėzimit me ato emocionale prekėse dhe, duke u marrė n'grykė, nuk mungonin as lotėt e nė anėn tjetėr kėngėt nuk pushonin:

    Banja hallall babes
    merre ngryk apet
    se tka majt xhalo
    rrafsh nizet vjet

    dhonderr more dhonderr
    si oriz me tomel
    bonja hallal nones
    qe u bone dhonderr

    Edhe nė kėtė moment pa ndėrpreė vazhdon kėnga nga na e vajzave
    dhe, sikur paralajmėrojnė shoqėrueset e nuses qė ta lėshojnė dhomėn e nuses
    dhe ta lėnė vetėm:
    shpija jone me bujashka , bujashka
    po thotė Nexhat aga dilni jashta !

    ose

    Oj unaza me guri t'verdh,
    Po rreh Hasani rrak-e-tak n'der:
    A je ēut, oj lulije, a ke fjet?
    A je ēut. Oj, lulije, a ke fjet?
    Ani nuk kam fjet, sa ke nata.
    Prej marakit ēi kam shum kunata!
    Shumė kunata e kunet, Shum po tutna s'un ju boj hyzmet
    !

    Dhėndri, duke hyrė brenda nė dhomė, tė rinjtė e pėrcjellin duke e goditur me grushte, sidomos nė shpinė,
    Kėtė fenomen e kemi hasur edhe nė shumė anė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė.
    Edhe nusja, edhe dhėndri, tė gjitha veprimet i ndėrmarrin me kėmbėn e djathė, si: kur hyjnė nė qerre apo edhe kur hyjnė e kur dalin nga dhoma etj.
    Pastaj, nusja dhe dhėndri kanė takimin e tyre tė parė.
    Nusja deri nė kėtė ēast as nuk ka folur e as ka parė, sepse
    edhe sytė gjithnjė i ka mbajtur mbyllur. Dhėndri hyn nė dhomė ashtu siē ėshtė, madje edhe kėpucėt pa i zbathur.
    Pasi tė ketė hyrė dhėndri, akoma vazhdojnė kėngėt nga jashtė:
    Mos kujto, oj lulije, ēi je kaē e xhonė,
    Ta ka mush nona jote fistonin me sonė!
    Mos kujto, oj lulije, ēi je kaē e trashė,
    Ta ka mush motra jote fistonin me kashtė!
    Ose:
    Kur dole, oj lulije, n'kodrat tona,
    A i nite dhent me kumona?
    Ani me t'ēit zoti kur t'i lshojna,
    Ani te dy veshtė t'i shurdhojna,
    Ani te dy sytė t'i ēerrojna!
    Dhėndri tashti nuk bisedon fare me nusen, por sipas njė versioni tė marrė nga mė tė vjetrit, gishtin e vogėl tė dorės sė majtė nuses ia lakon nė masė sa i dhemb dhe e pyet:
    - E kujna je? Ndėrsa nusja do t'i pėrgjigjet:
    - E jotja dhe e Zotit!, dhe kėtė pyetje ia bėn tri herė dhe tri herė e merr tė njėjtėn pėrgjigje.
    Ose versioni tjetėr:
    Dhėndri ia shkel kėmbėn e majtėnuses dhe i bėn tė njėjtėn pyetje, si mė lart, ndėrsa ajo do t'i pėrgjigjet:
    E nonės dhe e allahit, e babės dhe e niēahit!

    Ėshtė interesante se, pasi tė dy tė rinjtė zhvishen pėr tė fjetur, edhe nusja, edhe dhėndri, duan qė rrobat e tyre tė mos mbeten nėn rrobat e tjetrit, sepse po tė mbeten ashtu, atėherė tėrė jetėn do tė jetė i nėnshtruar. Por, nusja, si gjini mė e dobėt, sikur lėshon pe. Tėrė natėn nuk guxon tė fiket drita, sepse me kėtė sikur jeta e tyre tė mos shkojė nė terr por jeta e tyre nė bashkėshortėsi tė jetė jetė e bardhė.
    Duhet theksuar se kėtė natė nusja dhe dhėndėri dyshekėt i gjejnė tė shtruar dhe tė rregulluar, e ata zakonisht shtroheshin nga gratė e shtėpisė. Si dėshmi e ndershmėrisė sė nuses ishte ēarēafi, i cili tė nesėrmen kontrollohej nga e ėma e djalit apo ndonjė e afėrme tjetėr.
    Nėse nusja del ashtu siē duhet (tė jetė e ndershme, e virgjėr), nė mėngjes, pasi tė jenė zgjuar tė gjithė, madje edhe ata dasmorė qė kanė mbetur, nusja iu shpėrndan dhurata, si: ēorapė apo shami (mindila) tė punuara me dorė, por edhe tė pranishmit e shpėrblejnė nusen me para.
    Pastaj, tė gėzuar, tė gjithė tė pranishmit hanė petulla. Por edhe kėnga nuk pushon dhe gėzimi nga ana e familjarėve ėshtė edhe mė i madh.
    Edhe pse kjo ka qenė nata e parė e tė porsamartuarve, kontakti i parė dhe marrėdhėnia e parė seksuale, nuk laheshin.


      Ora ėshtė 19/10/2017, 01:46