99 EMRAT E BUKUR TĖ ALLAHUT

    Share

    sandra
    Princes
    Princes

    Numri i postimeve : 1270
    Mosha : 27
    Vendi : Peje
    Data e rregjistrimit : 15/02/2010

    default 99 EMRAT E BUKUR TĖ ALLAHUT

    Mesazh nga sandra prej 30/5/2010, 07:12

    Njė libėr i ri nė fillim tė Vitit tė Ri nga Mexhid Yvejsi.

    Kėto ditė, saktėsisht nė fillim tė vitit tė ri, janar 2010, doli nga shtypi libri mė i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, libri me titull: ”99 Emrat e Bukur tė Allahut”.

    Pėr neve ėshtė e njohur, e pėrfolur, e pėrmendur, e pėrshkruar, 99 emrat e bukur tė Allahut, apo si njihet edhe ndryshe nė origjinal nė gjuhėn arabe ”Esmaul-Husna”, disa sosh qė janė si p.sh.:Allah, Rrahman, Rrahim, Gafar, e kėshtu me radhė, autori Mexhid Yvejsi nė kėtė libėr tė ri, e paraqet me bukuri dhe me njė vlerė tė lartė artistike, 99 emrat e bukur tė Allahut, nė formė tė vargjeve poetike, nė tė cilin e jep pėrkthimin e ēdo emri tė bukur tė Allahut nė shqip, duke i pėrshkruar edhe nga disa atribute tė Allahut pėr ēdo emėr tė Tij. Me tė vėrtetė, veēoritė e ēdo emri tė Allahut autori i ka pėrshkruar vetėm nė nga njė strofė tė vetme me shtatė vargje, i cili e bėn librin tė kapshėm, tė lexueshėm, tė lehtė, tė kuptueshėm, pėr secilin shtresė lexuesish, qoftė nxėnės, student, intelektual, akademik, plak apo i ri. Do t’ia kisha preferuar pėr lexim lexuesit, meqė qė nuk iu merr shumė kohė dhe gjatė leximit do tė pėrjetojė, kėnaqėsi, frymėzim me 99 emrat e bukur tė Allahut.

    Nė parathėnien e librit, autori Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, pėrveē tjerash, jep njė pasqyrė tė emrave tė Allahut nė Bibėl dhe Kur’an. Nė Bibėl emri i Zotit pėrmendet 6823 herė. Nė gjuhėn hebreje, gjuhė nė tė cilin u shkrua Bibla, pėr fjalėn Zot, nė origjinal ėshtė pėrdorur termi Elohim. Elohim, Elah, dhe El janė tre emra mė tė vjetėr, mė tė hershėm tė Zotit, qė janė shkruar nė Bibėl. Pėr 99 emrat e bukur tė Allahut, pėr vlerėn dhe rėndėsinė e tyre, flet edhe ajeti kur’anor: ”Allahu ka emrat mė tė bukur, prandaj Atė thirreni ma ta” (El-Aėraf,180).

    Pėr rėndėsinė e emrave tė bukur tė Allahut kemi edhe thėnien profetike tė tė dėrguarit tė Allahut, Muhammedit (a.s.): ”Allahu i ka nėntėdhjetė emra, njėqind pa njė, Ai ėshtė tek dhe e do tekun. Ai qė numėron (mėson) kėta emra tė Tij, do tė hyjė nė xhennet. Allahu ėshtė Ai, pėrveē tė cilit nuk ka adhurim tjetėr”.

    Autori paraqer renditjen e tė gjitha emrave tė bukur tė Allahut, 99, nė origjinal dhe nė pėrkthim, duke nisur nga emri i parė, mė i njohur, mė i pėrmendur, mė i shkruar, mė i cituar, mė i lexuar, mė i kėnduar, Allah (Zot), dhe pėrfundon me emrin e 99-tė Sabur (Durimtar).

    Poeti turk Husamettin Postoglu nė librin e tij me poezi tė titulluar ”Lulet duke lulėzuar” pėr rėndėsinė dhe vlerėn e poezisė pėrveē tjerash thotė: ”Pa marrė parasysh cili do shkrimtar, pėr tė prezantuar njė ngjarje apo ndodhi, i mbush me qindra faqe pėr tė pėrpiluar njė roman apo novelė, poetit pėr tė pėrshkruar njė ngjarje i nevojiten vetėm disa strofa. Mjeshtėria e poetit ėshtė se me sa mė pak strofa tė jep porosinė lexuesit tė vet. Theksi i njė poezie tė njė poeti ėshtė mė i fortė se romani i njė shkrimtari”. Ndėrsa autori Mexhid Yvejsi pėr rėndėsinė dhe vlerėn e poezisė thotė: ”Unė mendoj se poezia ėshtė ajo qė ndriēon errėsirat mė tė thella tė shpirtit tė trazuar. Poezia nuk kėrkon kohė pėr t’u shkruar e as pėr t’u lexuar...! Poezia ėshtė, sikur vetėtima, ka mjaft dritė, pėr t’na ēelė sytė...! Allahu ėshtė Dritė, Dritė mbi Dritė.”

    Njė veēori tjetėr e autorit ėshtė se tė gjitha emrat e Allahut (99) i ka pėrshkruar nė formė poezish nga njė strofė e vetme e pėrbėrė nga 7 vargje, ku nė ēdo strofė tė emrit tė Allahut katėr vargjet e para pėrsėriten, ndėrsa nė 3 vargjet tjera jep atributet e Allahut me njė vlerė tė posaēme artistike poetike.

    Sa pėr ilustrim nė kėtė prezantim tė librit do tė veēoja 3 emra tė Allahut nga gjithsej 99 emra tė bukur tė Allahut.

    1. ALLAH
    (Zoti ėshtė njė)

    Allahu ėshtė Zoti
    Zoti ėshtė Njė,
    S’ka zot tjetėr
    Pėrveē Tij.
    Kėtė tė vėrtetė secili njeri
    Duhet ta kuptoi, duhet ta di.
    Pėr me pas dritė, ardhmėri.

    57. EL-HAMID
    (Falėnderuesi)

    Allahu ėshtė Zoti,
    Zoti ėshtė Njė,
    S’ka Zot tjetėr
    Pėrveē Tij.
    Ai ėshtė Hamid, Falėnderues,
    Pėr ēdo gjė qė ka krijuar
    Vetėm Ai ėshtė i merituar.

    63. EL-KAJJUM
    (I Pėrjetshmi)

    Allahu ėshtė Zoti,
    Zoti ėshtė Njė,
    S’ka zot tjetėr
    Pėrveē Tij.
    Ai, vetėm Ai ėshtė i Pėrjetshėm,
    Ne tė gjithė jemi tė pėrkohshėm
    Sado me qenė tė devotshėm.

    Nė pėrfundim tė kėtij prezantimi tė librit, do tė mbes borxh lexuesve nėse nuk i ceki disa shėnime biografike pėr autorin.

    Mexhid Yvejsi lindi mė 13 Korrik 1950 nė Gjakovė, nė Kosovė. Mėsimet fillestare dhe tė mesme i kreu nė Gjakovė, ndėrsa pranė Universitetit tė Prishtinės, nė Fakultetin Filozofik, studioi gjuhėn dhe letėrsinė angleze.

    Qė nga mosha e hershme rinore ėshtė marr me lexime, studime, shkrime, hulumtime. Shkrimet e tij janė tė ndryshme, me tematikė politike, historike, letrare, fetare, kulturore, ai ėshtė studiues i veēantė i feve (religjioneve), ndėrsa kurora e tij e vlerave artistike ėshtė poezia dhe rimimi i vargjeve poetike, poashtu karakterizohet edhe me njė specifikė tė veēantė letrare, rimimi i rreshtave tė shkruara nė shkrime madje edhe nė prozė.

    Ka shkruar mbi 25 libra, shumica autoriale, por ka edhe pėrkthime nga gjuha angleze. Libri “99 Emrat e Bukur tė Allahut” ėshtė libri i 13-tė i botuar i autorit, shkrimtarit, studiuesit, poetit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova.

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:35