Muaji i shenjtė i Ramazanit

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Muaji i shenjtė i Ramazanit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:10

    Muaji i Ramazanit ėshtė prijėsi i tė gjithė muajve dhe mė i lėvduari. Siē e dimė, agjėrimi ėshtė njė prej kushteve tė rėndėsishme tė Islamit dhe ėshtė muaji i Ramazanit gjatė tė cilit agjėrimi ėshtė bėrė i obligueshėm pėr tė gjithė tė rriturit dhe tė shėndoshėt.

    Shpallja e Kur’anit tė shenjtė filloi pikėrisht gjatė kėtij muaji...

    Muaji i Ramazanit po vjen... Muaji i Kur’anit, i meditimit, vėllazėrisė, dashurisė dhe paqes.

    Muaji i shenjtė i Ramazanit gėzon rėndėsi tė veēantė nė kalendarin islam. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Ky ėshtė muaji i vet Allahut.”
    Muaji i Ramazanit ėshtė prijėsi i tė gjithė muajve dhe mė i lėvduari. Siē e dimė, agjėrimi ėshtė njė prej kushteve tė rėndėsishme tė Islamit dhe ėshtė muaji i Ramazanit gjatė tė cilit agjėrimi ėshtė bėrė i obligueshėm pėr tė gjithė tė rriturit dhe tė shėndoshėt.

    Duke agjėruar gjatė muajit tė Ramazanit, muslimani lirohet nga obligimi i ngarkuar atij nga Allahu i Lartėsuar dhe atij i jepet e drejtė nė shpėrblime tė shumta nė botėn tjetėr. Nė anėn tjetėr, ēdo gabim nė kėtė ēėshtje ėshtė mėkat i madh. Agjėrimi ėshtė nyjė e ibadetit dhe vetėm Allahu ėshtė Ai i cili shpėrblen personin pėr tė, nė Ditėn e Gjykimit.

    Tė mirat e muajit tė Ramazanit nuk janė tė kufizuara vetėm me agjėrimin, sepse kryerja e tė gjitha llojeve tė ibadetit dhe veprave tė mira gjatė kėtij muaji ėshtė gjithashtu burim i shpėrblimeve tė mėdha hyjnore. Shpallja e Kur’anit tė shenjtė filloi pikėrisht gjatė kėtij muaji dhe prandaj ėshtė detyrė pėr ēdo musliman tė lexojė dhe tė mundohet ta kuptojė kuptimin e Kur’anit tė shenjtė dhe nė kėtė mėnyrė tė arrijė tė depėrtojė nė fshehtėsitė hyjnore tė ruajtura aty. Ai sjell paqe dhe dritė pėr mendjet dhe i jep pastėrti shpirtit.

    Ramazani ėshtė muaji i agjėrimit, namazeve tė shumta, sakrificės dhe adhurimit hyjnor. Gjatė kėtij muaji muslimani i devotshėm agjėron gjatė ditės me kuptim tė vėrtetė tė fjalės. Ai nuk abstenon thjesht vetėm nga ushqimi dhe pija, por siē ėshtė shpjeguar nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ai mban kontroll mbi gjuhėn e tij, sytė, veshėt, mendimet dhe veprat e tij dhe bėn ēdo gjė qė ėshtė e mundur pėr tė kėrkuar kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar.

    Lutjet e sinqerta drejtuar Allahut tė Lartėsuar dhe pendimi nga ndonjė mėkat gjatė muajit tė Ramazanit janė burime tė bekimit dhe mėshirės hyjnore. Disa net, ndėrmjet dhjetė netėve tė fundit tė Ramazanit, janė quajtur “Netėt e Lavdisė”.

    Ato janė netėt tek. Muslimanėt rrinė tė zgjuar gjatė kėtyre netėve dhe kryejnė namaze tė posaēme.
    Nė kėto dhjetė net ėshtė nata e Kadrit, e cila gėzon respekt mbi tė gjitha netėt e tjera pasi nė tė ka zbritur Kur’ani fisnik. Ajo natė ėshtė e shoqėruar nga mirėsi tė shumta dhe zakonisht muslimani i bėn lutje Allahut tė Lartėsuar gjatė kėtyre netėve.

    Muaji i shenjtė i Ramazanit, pėrveē qė ėshtė muaj i adhurimit dhe bekimeve hyjnore ka edhe njė rėndėsi historike. Siē u pėrmend mė lart, shpallja e Kur’anit tė shenjtė filloi nė kėtė muaj. Beteja e rėndėsishme e Bedrit dhe ‘Ēlirimi i Mekės’ gjithashtu ndodhėn gjatė muajit tė Ramazanit.

    “Ramazani”, sipas disa thėnieve jo tė konfirmuara ėshtė njėri prej emrave tė Allahut. Pėr kėtė arsye ne s’mund tė themi Ramazan pa e sqaruar se jemi duke folur pėr muajin, dhe pėr kėtė gjithnjė duhet tė themi muaji i Ramazanit. Udhėheqėsi i besimtarėve Ali ibn Ebu Talibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: ‘Mos thoni Ramazan, por thoni muaji i Ramazanit. Ju nuk e dini ē’ėshtė Ramazani.’ Kuptimi i njėjtė ėshtė transmetuar nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė njė fjalim gjatė Shabanit: “Muaji i Allahut po vjen...”

    Allahu na i pranoftė namazet tona, agjėrimin tonė, na i haptė zemrat tona dhe na ndihmoftė qė tė bėhemi mė tė mirė!

    Urime muaji Ramazan!


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: Muaji i shenjtė i Ramazanit

    Mesazh nga shaban cakolli prej 11/8/2010, 17:19

    muaj te lehtė mtė agjėrimit pėr tė gjithė besimtarėt islam.

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:32