A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:29

    All-llahu xh.sh ne KUR'ANIN kerim thote:
    "UNE NUK I KRIJOVA XHINET DHE NJERZIT PER ASXHE TJETER VETEM QE TE ME ADHUROJNE"


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:30

    Pėrgjigje:
    Them se bashkėpunimi me xhindėt ėshtė njė dalalet bashkėkohor, qė nuk ėshtė dėgjuar para kėsaj kohe. Nuk mund tė ketė bashkėpunim mes njerėzve dhe xhindėve pėr shkak tė natyrave tė ndryshme tė tyre. Allahu ka thėnė: “ Ai i ka krijuar xhindėt nga flaka e zjarrit” (Rrahman 15) dhe Profeti salallahu alejhi ue selem nė pėrforcim tė kėtij ajeti kuranor ka thėnė: “Engjėjt janė krijuar nga drita, xhindėt janė krijuar nga zjarri, ndėrsa Ademi ėshtė krijuar nga cfarė u ėshtė pėrshkruar mė parė”. Pra, njerėzit janė krijuar nga balta, ndėrsa xhindėt janė krijuar nga zjarri, ndaj unė besoj se kush thotė pėr mundėsinė e bashkėpunimit me xhindėt megjithė dallimin e madh qė ekziston nė origjinėn e krijimit tė tyre, ėshtė si shembulli i dikujt qė mund tė thojė-megjithėse akoma nuk kemi dėgjuar njeri tė thojė- pėr bashkėpunimin e njerėzve me engjėjt. A mund tė thuhet qė njeriu mund tė bashkėpunojė me engjėjt?! Pėrgjigjia ėshtė: Jo. Pse? E njėjėta pėrgjigje e mėparshme, sepse engjėjt janė krijuar nga drita ndėrsa njeriu ėshtė krijuar nga balta, kėshtuqė nuk mund tė ketė bashkėpunim ndėrmjet atij qė ėshtė krijuar nga balta me atė qė ėshtė krijuar nga drita.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:31

    Gjithashtu unė them: Nuk ėshtė e mundur qė tė ketė bashkėpunim ndėrmjet njeriut dhe xhindit me plot kuptimin e fjalės qė ne njohim nė bashkėpunimin mes njerėzve. Po, mund tė ndodhė njėfarė ndėrveprimi i pjesshėm ndėrmjet njerėzve dhe xhindėve, ashtu sic mund tė ketė njėlloj ndėrveprimi ndėrmjet njerėzve dhe engjėjve, por kjo ėshtė shumė shumė shumė e rrallė, por dhe nė kėto raste tė rralla ky ndėrveprim ndodh nėse dėshiron engjėlli apo xhindi. Kurse qė njeriu tė dėshirojė tė ndėrveprojė me njė engjėll, kjo ėshtė e pamundur, po ashtu qė njeriu tė ndėrveprojė me njė xhind pa dėshirėn e kėtij tė fundit, gjithashtu ėshtė e pamundur, sepse njė aftėsi e tillė ishte mrekulli pėr Sulejmanin salallahu alejhi ue selem . Pėr kėtė arsye transmetohet nė hadithin e saktė tek Buhari dhe Muslimi se Profeti salallahu alejhi ue selem njė ditė po falej imam me njerėzit, kur papritmas e panė qė eci pėrpara sikur tė ishte duke sulmuar dicka dhe duke e kapur atė. Pasi dha selam, njerėzit e pyetėn dhe i thanė: O Rasulallah, tė pamė qė veprove kėshtu e ashtu. Tha: “ Po, shejtani mė sulmoi me njė shtizė prej zjarri qė mbante nė dorė, duke dashur qė tė mė prishė namazin tim, atėherė unė e kapa pėr fyti (dhe e shtrėngova) saqė ndjeva ftohtėsinė e pėshtymės sė tij nė dorėn time dhe nėse nuk do tė ishte lutja e vėllait tim Sulejmanit salallahu alejhi ue selem : “ Tha: Zoti im mė fal mua dhe mė dhuro pushtet qė nuk i takon askujt tjetėr ta ketė pas meje” (Sad 35) do e kisha lidhur nė ndonė shtyllė nga shtyllat e xhamisė tė rrinte aty derisa tė gdhihej ashtuqė tė loznin me tė fėmijėt e muslimanėve”. Pra ishte kjo dua e Sulejmanit salallahu alejhi ue selem : “ Tha: Zoti im mė fal mua dhe mė dhuro pushtet qė nuk i takon askujt tjetėr ta ketė pas meje” (Sad 35) e cila e frenoi nga qėllimi i tij pėr ta lidhur ndaj nuk e bėri dhe e lėshoi.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:31

    Nė kohėn tonė ėshtė pėrhapur ideja e bisedės mes njerėzve dhe xhindėve apo njė person i pėrkushtuar nė kėtė profesion pretendon se flet me njė xhind, mirėkuptohet me tė, e pyet rreth sėmundjes tė tė sėmurit apo problemit tė atij qė ėshtė i prekur nga xhindėt, si dhe pėr mėnyrėn e shėrimit.

    Pra, dicka e tillė deri nė kufinj tė caktuar mund tė ndodhė praktikisht por nuk ėshtė e lejuar fetarisht, sepse jo detyrimisht cdo gjė qė mund tė ndodhė faktikisht, ėshtė e lejuar dhe fetarisht, psh muslimani mund tė ndodhė qė e arrin rrizkun e tij me haram- sic janė tė sprovuar sot shumė muslimanė me shumė marrėdhėnie monetare me kamatė- mirėpo kjo nuk lejohet fetarisht qė tė ndodhė. Pra, jo cdo gjė qė mund tė ndodhė, ėshtė e lejuar dhe fetarisht . Pėr kėtė arsye, ne i kėshillojmė ata lexues qė u kėndojnė njerėzve tė prekur nga xhindėt, qė tė mos devijojnė dhe tė mos shtojnė dicka tjetėr pėrvec kėndimit tė Kuranit, nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar kėtė njeri nga ai xhind, kėto janė kufinjtė e sė lejuarės. Kurse cdo gjė tjetėr vec kėsaj, kemi tėrheqje tė vėrejtjes nė Kuran, se nuk lejohet, me vetė dėshminė e xhindėve besmitarė qė i kanė besuar Allahut dhe tė Dėrguarit, sic na tregon Zoti ynė nė Kuranin e Tij: “ Vėrtetė kishte persona nga njerėzit qė i kėrkonin mbrojtje personave nga xhindėt dhe ata ua shtonin akoma mė shumė frikėn” (Xhin 6), mbrojtja qė ata kėrkonin ishte disa llojesh, por nuk ėshtė tani moment pėr tė folur rreth tyre.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:32

    E rėndėsishme ėshtė tė theksojmė se kėrkimi i ndihmės nga xhindėt ėshtė njė nga shkaqet e humbjes sė njerėzve, sepse xhindi nuk i shėrben njeriut pėr hir tė Allahut, por e bėn nė mėnyrė qė tė arrijė ta shfrytėzojė pėr atė qė ai dėshiron, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr. Kohė mė parė u sprovuam me njė dalalet tė panjohur mė parė: hipnotizimi. Ua morrėn mendtė njerėzve nėpėrmjet hipnotizimit, njė person duke e fiksuar me shikim njė tjetėr qė ėshtė i gatshėm tė flerė dhe mė pas fillon dhe flet pėr cėshtje tė ndryshme, ndėr to dhe cėshtje tė sė fshehtės, sipas pretendimit tė tyre. Ky dalalet zgjati aq sa deshi Allahu tė zgjasė, mė pas na u faneps njė dalalet tjetėr: Thirrja e shpirtrave, qė vazhdon akoma dhe sot e kėsaj dite, megjithėse jo si mė parė, ndoshta pėr vetė faktin se ia zuri vendin lidhja direkte me xhindėt por kėsaj rradhe nga njė kategori specifike:Ata qė kanė hyrė nė kontakt me xhindėt nė emėr tė fesė, gjė e cila ėshtė akoma mė e rrezikshme se ajo e mėparshmja, sepse hipnotizimi nuk bėhej nė emėr tė fesė, por nė emėr tė shkencės, po ashtu thirrja e shpirtrave, nuk ishte nė emėr tė fesė. Ndėrsa sot disa muslimanė kanė rėnė nė kėtė dalalet tė kėrkimit ndihmė nga xhindėt nė emėr tė fesė. Kjo paqartėsi u lindi atyre ngaqė Profeti salallahu alejhi ue selem i kėndoi disa ajete disa njerėzve qė prekeshin nga xhindėt dhe i shėroi Allahu. Po, kjo ėshtė e vėrtetė, por kėta tė sotmit e filluan nga kjo cėshtje dhe e zgjeruan rrethin derisa filluan tė komunikojnė: A je musliman? Cfarė feje je? i krishterė, cifut, budist. Mė pas i thonė: Prano islamin qė tė shpėtosh, ai thotė: esh-hedu lailahe ilallah ue esh-hedu ene muhameden rasulullah. Njeriu i shkretė i beson fjalės sė xhindit, tė cilin as nuk e shohin dhe as nuk e ndjejnė. Ne jetojmė pėr vite tė gjata duke pasur marrėdhėnie me njerėz tė rracės tonė, njeri me njeri, e megjithatė pas shumė vitesh, ti zbulon se ky njeri ishte mashtrues dhe tradhtar nė marrėdhėnien me ty.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:33

    Pra,si mund tė dėshirosh tė bashkėpunosh me njė person nga xhindėt qė ti nuk e njeh realitetin e tij?! Ai tė thotė ty: U bėra musliman, jam besimtar, jam nė shėrbimin tėnd, cfarė dėshiron prej meje? Unė jam i gatshėm pėr ty. Kėto gjėra i dėgjojmė shpesh, Subhanallah, nė kėtė lloj mėnyre zėnė vend humbjet dhe devijimet tek muslimanėt, sic thuhet nė shprehjen e urtė: Shumica e zjarreve vijnė si pasojė e shkėndijave.

    Dikush mund tė pyesė: Kemi filluar merremi me profesionin e nxjerrjes sė xhindėve nga njeriu dhe jemi zgjeruar nė kėtė pikė shumė, ndaj a mund tė bashkėpunojmė me xhindėt? Themi: Nuk ėshtė e lejuar, sipas atij sqarimi dhe kėshille qė bėmė mė parė. Pra thamė qė nuk i lejohet muslimanit qė nė rukjen e tij pėr shėrimin e njeriut tė prekur nga xhindi, tė shtojė dicka tjetėr pėrvec leximit tė ajeteve kuranore dhe lutjeve profetike tė sakta, tė vėrtetuara. Po ndodhin gjėra shumė tė cuditshme, tė cilat nuk janė gjė tjetėr vecse iluzionime ndaj njerėzve dhe pėrpjekje pėr ta monopolizuar kėtė profesion, sepse nėse do tė kufizoheshin vetėm me kėndimin e Kuranit, atėherė kjo ėshtė dicka e mundur pėr cdokėnd qė ta bėjė dhe mund tė dalė xhindi nga ai person. Ata thonė: Jo, ne duam ta mbėshtjellim situatėn me fshehtėsi dhe dredhira, ashtuqė tė ngelet specialitet i njė kategorie tė caktuar.

    Unė dua t`u pėrkujtoj me fjalėn e Allahut: “Vėrtetė kishte persona nga njerėzit qė i kėrkonin mbrojtje personave nga xhindėt dhe ata ua shtonin akoma mė shumė frikėn” (Xhin 6).

    E lus Allahun qė tė na ruajė nga kėrkimi i ndihmės prej xhindėve.

    Marrė nga www.sahab.net


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:49

    Ē’ėshtė xhindi ?

    Fjala xhin vjen nga rrėnja xhenne nga e cila vijnė edhe fjalėt xhennet dhe xhinnet. Kurse emri mexhnun ėshtė emėr foljor qė do tė thotė i zėnė nga xhindet. Ne i themi e ka humbur mendjen, ėshtė marrosur.

    Kuptimi leksikor i fjalės xhin ėshtė i mbuluar, i mbyllur, i fshehur. Mė saktė, jo i mbyllur e i padukshėm nė vetvete,por pėr ne. Veēanėrisht, "mexhnun" i themi atij njeriu qė i ėshtė dhėnė dikujt tjetėr, qė ia ka falur zemrėn me tė tillė pasion, sa qė sjelljet dhe veprimet e tij nuk kemi mundėsi ti kuptojmė brenda kritereve tona.

    Edhe fjala xhennet(4), nga njė pikėpamje, me qė ndodhet e mbyllur, e fshehur, ėshtė pėr ne pjesė nga bota e tė fshehtave… Fjala xhinnet ėshtė gjėndja e tė qėnit i marrė… Edhe xhindi (xhindi-siē e pėrdorim nė shqip) – Allahu e di - pėr tė gjitha kėto punė, nė planin shkakėsor, ėshtė njė shkak, njė autor dhe njė faktor aparent, sa pėr dukje.

    Ekzistenca e xhindeve ėshtė njė ēeshtje specifike e bartur qė nė fillim tė herės sė diskutueshme. Natyrisht, bashkė me shpirtin dhe engjėjt.

    Nė tė vėrtetė, pasi t'i kenė dalluar dhe vėzhgur ata Profetėt e Lartė, pasi tė jenė takuar dhe tė kenė biseduar me ta Individualitetet Trashėgimtarė tė Profetėsisė, dhe pasi ta kenė zbuluar dhe pranuar ekzistencėn e tyre miliona njerėz, ē'rėndėsi do tė ketė polemika e katėr-pesė materialistėve qė s'shohin asgje tjetėr pėrveē materies…

    Duhet theksuar se, nė njė kohė kur kemi pranuar shumė qenie qė s'i shohim me sy, mohimi i ekzistencės sė xhindeve ėshtė bėrė temė prekupuese e milionave nė tė katėr anėt e botės. E, sidomos nė njė periudhė kur kokat e diturisė janė preokupuar me tė!...

    S'ta merr mendja pse e kundėrshtojnė xhindin ata qė e kundėrshtojnė. Mos vallė njerėzit shohin ēdo gjė qė ekziston dhe e kundėrshtojnė xhindin pse s'e shikojnė? Ne dimė nga universi i perceptueshėm me shikim, shohim vetėm 4-5 tė miliontėn e objekteve qė i ofrohen shikimit tonė.

    Pastaj pėrpiqemi qė me anė tė mjeteve tė konstatojmė njė pjesė tė atyre qė nuk i shikojmė me sy tė lirė, p.sh. objektet e makrokozmosit –me teleskop, objektet e mikrokozmosit- - me mikroskop dhe njė pjesė tjetėr me rreze iks ose tė ndonjė lloji tjetėr. Ndoshta nė tė ardhmen do tė lindė mundėsia qė edhe shumė gjėra tė tjera t'i aspirohen shikimit tė njeriut me instrumente dhe mjete tė reja…

    Nė kėtė mes, ashtu siē ka thėnė edhe njė shkencėtar, ēdo zbulim do tė na nxjerrė pėrpara njė univers tė tėrė tė pazbuluar. Lidhur me kėtė, kjo botė e dėshmisė ėshtė njė perde danteleje mbi tė padukshmen botė jolėndore tė fshehtėsive.

    Xhindet, ėngjėjt dhe shpirtrat ndodhen pas kėsaj perdeje. Me mjete a pa mjete, nė ē'dimensione qė tė pėrēoheshin atje, aq do tė ishte mundėsia pėr t'u njohur me ato qėniet pas perdes.

    Aspekti tjetėr i ēeshtjes ėshtė ky: xhindi ėshtė nga lloji i shpirtit. Ėshtė njė ligj. Si ligji i tėrheqjes sė masės midis planetėve tė medhenj. Me kėtė ligj Dielli e vėrtit Tokėn rreth vetes. Edhe Toka, me njė lėvizje tė nxituar, sillet siē sillen elektronet. Kėsaj tėrheqjeje qėndrore i pėrgjigjet, nė kah tė kundėrt, shtytja qėndrore. Kėta janė, secili mė vete, nga njė ligj me vlerė nominale e konvencionale.

    Tani do tė thoni se nė mes nuk ka asgjė, edhe ajo ėshtė njė masė, edhe kjo masė ndėr tė cilat e vogla vazhdon tė vėrtitet rreth sė madhes. Mirė po me qė nė mes nuk paska asgjė, si do tė shpjegohet kjo gjėndje? E kjo, qoftė tėrheqja sipas Njutonit, qoftė teoria e vėllimit sipas Ajnshtanjit, pėrfundimi mbetet po ai…

    Po ashtu, kur tė merrni nė dorė, pėr shembull, njė farė, nė tė ėshtė e pranishme njė pėrpjekje jetėsore . Kur, ē'tė shikoni, diku nga toka menjėherė embrioni nxjerr kokė, bėhet filiz, bėhet bar, bėhet pemė, vetėm, se, jashtė ēdo diskutimi, bėhet diēka nga lloji i vet. Kėtu ka njė ligj zhvillimi . Ky ėshtė njė ligj nominal, konvencional. Mirėpo pa kėtė ligj nuk ka rritje dhe zhvillim.

    Pėr shembull, po tė mbillni njė gur, me qė pėr tė nuk ka ligj zhvillimi, nuk do tė vini re ndonjė rritje a zhvillim.

    Ja, pra, kėta janė, secili mė vete, ligje tė Allahut. Edhe xhindi, edhe shpirti janė ligje tė tilla. Por ndryshimi nė kėtė mes ėshtė ky: ligji i tėrheqjes nuk ka mėndje, vullnet dhe vetėdije.

    Kurse ligji xhind, ligji shpirt, ligji ėngjėll kanė mendje, vetėdije e vullnet, veēanėrisht s'janė nominalė, konvencionalė e relativė dhe zotėrojnė secili nga njė trajtė ekzistence tė vėrtetė.

    Mendimtari vigan i shekullit ka bėrė pėr tė pėrkufizimin mė tė pėrgjithėsuar, me tė pėrmbledhur e mė konēiz qė kemi mundur tė shohim gjera tani, nė kėtė formė: Shpirti ėshtė njė urdhėr ligjor i vetėdijshėm.

    Tė vėrtetėn e ajetit Thuaj: Shpirti ėshtė ēeshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim,…( Kur'ani, Isra:85) ėshtė pothuajse e pamundur ta paraqesėsh nė mėnyrė kaq konēize. Shpirti ėshtė njė urdhėr ligjor i veshur me njė trup tė jashtėm pėrmbledhės, i gjallė, i vetėdijshėm, i ndritshėm, drejtėsidashės, i aftė pėr tė fituar pėrplotėsi.

    Po qe se i Zoti i Fuqisė u vesh njė trup tė jashtėm ligjeve tė materies, secili bėhet nga njė shpirt mė vete. Po qe se shpirti e heq veshjen trupore dhe e zbret vetėdijen nga koka, pėrsėri bėhet njė ligj i pėrhershėm, i amshuar.

    Nė tė vėrtetė, me kėtė ėshtė shpjeguar ēdo gjė. Shpirti pėr ju ėshtė njė ligj si ligjet qė pranuat ju nga mikrobota mė e vogėl nė mikrobotėn mė tė madhe, por me vetėdije.

    Mbetet tė themi se, sipas pretendimit tė disa shkencėtarėve, edhe tek bari, nė proēesin e rritjes, ėshtė ndjerė dhe vėzhguar njė vetėdijshmėri si pėrgjigje ndaj njė pjese mesazhesh, paralajmėrimesh, si njohje me mjedisin, pėrshtatje dhe nderthurje me tė.

    Po ashtu edhe te pemėt. Do t'ju parashtroj pėrmledhjen e njė prej shkrimeve tė njė reviste lidhur me kėtė temė. Autori thotė: Opinioni im pėrqėndrohet nė faktin qė kallinjtė e bimėve tė tillla si gruri e thekra janė tė vetėdijshėm. Sepse te gruri e thekra, pa menduar pėr njė vetėdije, njė mendje e njė njohje, nuk mund tė shpjegohen veprimet e tyre aq tė vetėdijėshme.

    Pėr shembull, gruri, kur ende ėshtė njė emrion dhe filiz, e nxjerr kokėn mbi tokė dhe sheh pėrreth: po qe se mjedisi ėshtė i favorshėm dhe kushtet janė tė pėrshtatshme pėr tė nxjerrė dy bisqe. Po qe se klima shkon mbarė, lagėshtia ėshtė e pėrshtatshme dhe rezet e djellit kanė cilėsinė pėr tė ushqyer, merr vendim pėr dy bisqe.

    Madje, po e lejuan kushtet, nxjerr edhe tre. Kur tė ketė nxjerrė tre bisqe, e dimė se kushtet janė tė mjaftueshme pėr t'i ushqyer ato. Po tė mos duken tė pėrshtatshme kushtet, nxjerr vetėm njė. Sikur tė thoshte: Unė vetėm njė copė mund tė ushqej... Kur njė dru sėmuret, rrėzon frutat pėr tė shpėtuar veten.

    Bujku le tė pandehė ē'tė dojė, nuk janė frutat tė sėmura, por bima. Duket sikur pema thotė: Mė falni, por s'do tė mund tė kujdesem pėr frutat. Pėr shkak tė kėsaj gjendjeje, jam e detyruar tė kujdesem pėr veten. Ne tė ardhmen do tė mėsojmė pėr njė mekanizėm brenda bimėve qė dikton dhe bėn tė gjitha kėto punė. Ja, pra, tė gjitha kėto janė ligjet e Allahut.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:51

    Bota e xhinėve
    Pikepamja myslimane per qeniet dhe dukurite mbinatyrore

    Disa njerėz janė pėrpjekur tė mohojnė realitetin e xhinėve tė cilėve Kur’ani i ka kushtuar njė sure tė tėrė, suren El-Xhin (n.72). Duke u mbėshtetur nė aspektin gjuhėsor tė fjalės xhin e cila vjen nga folja xhanne (??????, jexhunnu: “tė mbulosh, fsheh”, ata thonė se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “tė huajve tė zgjuar”. Tė tjerė bile thonė se njė xhin ėshtė njė njeri qė s’ka mendje tė vėrtetė nė kokėn e tij, por ai ka natyrė zjarri.

    E vėrteta ėshtė se xhinėt paraqesin njė tjetėr krijesė tė Allahut e cila bashkekziston me njeriun nė tokė. Allahu i krijoi xhinėt para se Ai tė krijonte njerėzimin dhe i krijoi kėto dy krijesa (xhinėt dhe njerėzit) nga elemente jo tė njėjta. Allahu thotė:

    “Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, tė zi e tė prishur (me erė tė keqe)”.

    "E xhinėt i krijuam mė parė nga zjarri, nga flaka e fortė.” (15:26-27)

    Ata u quajtėn xhin sepse ata nuk mund tė shikohen nga syri i njeriut.

    (...)

    Ēdo njeri ka njė xhin qė e shoqėron atė dhe ky xhin quhet ***** (shok, bashkudhėtar) dhe ėshtė pjesė e testimit tė njeriut nė kėtė jetė. Xhini inkurajon dėshirat mė tė ulta tė njeriut dhe pėrpiqet nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr ta mėnjanuar atė nga rruga e drejtė. Resuli s.a.u.s. duke komentuar kėtė gjė ka thėnė: “Secilit prej jush i ėshtė shoqėruar njė shok prej xhinėve.” Sahabėt pyetėn: “Edhe ty o i dėrguari i Allahut?” Dhe resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Edhe mua, veēse Allahu mė ka ndihmuar mua kundėr tij dhe ai ėshtė nėnshtruar. Tani ai vetėm mė nxit tė bėj tė mira.”

    (...)

    Kontakti dhe kontrata me xhinėt bėhet nga fallxhorėt tė cilėve xhinėt mund t’u japin informacion pėr tė ardhmen. Resuli s.a.u.s. ka pėrshkruar se si xhinėt marrin informacion pėr tė ardhmen. Ai ka treguar se xhinėt ishin tė aftė tė udhėtonin nė drejtim tė kufinjve mė tė ulėt tė qiellit dhe dėgjonin ca informacione pėr tė ardhmen qė melekėt i trasmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin nė tokė dhe ushqenin me informacione njerėzit me tė cilėt kishin lidhje.[93] Kjo ndodhte shpesh para profecisė sė Muhammedit s.a.u.s. dhe fallxhorėt nė atė kohė ishin shumė tė saktė nė informacionin e tyre. Kėshtu qė ata ishin tė aftė tė fitonin pozitė nė oborret mbretėrore dhe gėzonin shumė popullaritet, bile edhe adhuroheshin nė disa vende.

    (...)

    Xhinėt janė nė gjendje tė informojnė njerėzit me tė cilėt lidhen, pėr tė ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te njė fallxhor, xhini i fallxhorit merr tė dhėna nga xhini i personit (sqaruam mė parė se ēdo person ka njė xhin) pėr planet qė ky njeri ka bėrė para se tė shkojė atje. Kėshtu qė fallxhori ėshtė i aftė t’i thotė personit se ai do kėtė ose atė, apo shko kėtu ose atje. Me anėn e kėsaj metode fallxhori i vėrtetė ėshtė nė gjendje tė mėsojė pėr tė kaluarėn e tė huajit nė detaje tė hollėsishme. Ai ėshtė nė gjendje t’i tregojė njė personi krejtėsisht tė huaj pėr tė, emrat e prindėrve tė tij (tė personit), ku ka lindur ai, ēfarė ka bėrė nė fėmijėri (ky person) etj. Aftėsia pėr tė pėrshkruar shumė saktė (sikur ėshtė e gjallė) tė kaluarėn ėshtė njė prej shenjave tė fallxhorit tė vėrtetė qė ka kontakt me xhin. Kjo pėr shkak se xhinėt janė nė gjendje tė pėrshkojnė distanca tė mėdha menjėherė, tė mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjėrave tė fshehta, sendeve tė humbura dhe ngjarjeve tė pa vėzhguara. Provė pėr kėtė aftėsi ėshtė historia e pėrmendur nė Kur’an pėr profetin Sulejman dhe Belkizėn (mbretėresha e Shebės). “Njėri prej xhinėve tė vrazhdė (Ifrit) tha: “Unė do t’a sjell atė ty, para se tė ngrihesh nga vendi yt, unė pėr tė kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39)

    Ashtu siē u pėrmend nė kapitullin e mėparshėm xhinėt janė kryesisht tė padukshėm pėrveē atyre nė formėn e gjarpėrit ose qenit. Megjithatė disa prej tyre janė tė aftė tė marrin forma tė ndryshme duke pėrfshirė dhe formėn e njeriut.

    (...)

    N.q.s. kėto fakte mbahen parasysh, tė gjitha incidentet supernatyrale qė nuk janė mashtrime mund tė shpjegohen mjaft lehtė. P.sh. nė rastet e shtėpive tė fantazmave ose hijeve, ku dritat ndizen e fiken, pikturat bien nga muret, sendet fluturojnė nė ajėr, parketet (dyshemetė) kėrcasin etj. xhinėt veprojnė mbi kėto sende, por ata nuk duken sepse janė nė formėn e tyre tė padukshme.

    Nė kėtė mėnyrė shpjegohet edhe rasti ku duket sikur shpirtrat e tė vdekurve komunikojnė me tė gjallėt. Njerėzit qė njohin zėrat e tė afėrmve tė tyre tė vdekur, i dėgjojnė ata qė i flasin atyre pėr ngjarjat e jetės sė tyre. Kjo gjė kryhet nga personat qė pretendojnė se lidhen me tė vdekurit duke thirrur xhinin qė i ishte caktuar personit tė vdekur. Ėshtė ky xhin qė imiton zėrin e personit tė vdekur dhe tregon ngjarje nga e kaluara e personit.

    Nė rastin e atyre qė shfaqin aftėsinė pėr t’u ngritur nė ajėr (ose fluturuar) apo pėr t’i ngritur objektet pa i prekur ato, ata thjesht ngrihen nė ajėr nga dora e padukshme e xhinit. Ata qė udhėtojnė nė distanca tė mėdha dhe qė janė nė dy vende pothuajse nė tė njėjtėn kohė transportohen nga xhinėt ose xhinėt bėhen tė dukshėm nė format e tyre. Gjithashtu ata qė prodhojnė ushqime ose para nga ajri ndihmohen nga xhin tė padukshėm qė lėvizin shpejt.[128]

    (...)

    Dėbimi i xhinėve nga personi (ose vendi) ku kishin hyrė u bė njė praktikė mjaft e pėrhapur nė Evropė gjatė mesjetės. Praktika kristiane e dėbimit (tė xhinėve) ėshtė bazuar nė tregime tė shumta nė Bibėl pėr dėbimin e xhinėve prej personave ku kishin hyrė, nga Jezusi. Nė njė tregim Jezusi dhe shokėt e tij erdhėn nė Xherasines dhe takuan njė njeri tė pushtuar prej xhinėve.

    Kur Jezusi i komandoi shejtanėt tė largoheshin prej tij, ata u larguan dhe u futėn nė njė tufė derrash qė po ushqeheshin nė faqen e kodrės fqinjė. Pastaj tufa u sul (poshtė) drejt greminės dhe u hodh nė liqen ku u mbyt.[131] Gjithashtu dėbimi (i xhinėve) ka qenė bėrė qendra e vėmendjes e shumė filmave tė viteve 70-80 (p.sh. “Exocist”, “Rosemary’s Baby” etj.) Qėndrimi i pėrgjithshėm materialist i perėndimit ėshtė hedhja poshtė e ēdo gjėje mbinatyrale.

    Kėshtu qė pėr perendimorėt dėbimi i xhinėve nuk ka ndonjė bazė tė arsyeshme dhe shikohet si rezultat i supersticionit. Ky qėndrim ėshtė reaksion i shkallės sė madhe tė djegieve dhe gjuetisė sė magjistarėve qė ndodhėn nė Evropė gjatė mesjetės.

    Nė Islam praktika e dėbimit (tė shejtanėve) njihet si njė mjet i vlefshėm pėr trajtimin e rasteve tė vėrteta tė pushtimit prej xhinėve dhe sėmundjeve tė tjera qė shkaktohen prej tij n.q.s. metoda e pėrdorur ėshtė sipas Kur’anit dhe sunnetit.

    Nga Adideba


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:55


    Aftėsitė

    Ajo ēfarė qartė dallon xhinėt nga njerėzimi janė fuqitė dhe aftėsitė e tyre. Allahu u ka dhėnė fuqi pėr t'i sprovuar. Nėse ata i shkelin tė tjerėt me tė, atėherė do tė merren nė pėrgjegjėsi pėr kėtė.

    Duke njohur fuqitė e tyre, ne shpesh mundemi t'u japim kuptim shumė prej mistereve qė ndodhin rreth nesh. Njė nga fuqitė e xhinėve ėshtė se ata mund tė marrin ēfarėdo forme fizike qė duan. Kėshtu, ata mund tė shfaqen si njerėz, drurė, kafshė, dhe diē tjetėr.

    Viteve tė fundit ėshtė shtuar interesimi nė temėn e jashtėtokėsorėve/alienėve dhe objekteve tė paidentifikuara fluturuese/UFO-ve. Me mijėra persona kanė parė krijesa me pamje tė ēuditshme kudo nė botė.

    Mirėpo, kėto pamje ende nuk kanė provuar nė thelb qė jashtėtokėsorėt ekzistojnė. Madje ? dhe njė gjė e kėtillė ėshtė mė e besueshme ? tė gjitha pamjet e tė tilla krijesave janė vetėm xhinė qė shfaqen nė forma tė ndryshme.

    Aftėsia pėr tė pushtuar dhe marrė nė kontroll mendjet dhe trupat e krijesave tjera, po ashtu ėshtė njė fuqi qė xhinėt e kanė pėrdorur nė masė tė madhe gjatė shekujve. Mirėpo, kjo ėshtė diēka qė u ėshtė ndaluar, meqė ėshtė njė shkelje e madhe tė pushtosh njė qenie tjetėr.

    Pushtimi i njerėzve ėshtė diēka qė gjithmonė shumė ka tėrhequr vėmendjen. Megjithėkėtė, dituria e vėrtetė mbi kėtė temė ėshtė shumė e rrallė tek njerėzit. Gjatė tre dekadave tė fundit, tema e pushtimit ėshtė hedhur nė treg sė tepėrmi.

    Gjatė viteve tė 70-ta, filmat si "Ekzorcisti" [Yshtėsi] qenė pėrdorur pėr tė edukuar njerėzit rreth pushtimit, por meqė institucionet e tilla [industria e filmit] ishin tė ndikuara nė masė tė madhe nga krishterimi, dituria mbi kėtė temė nuk ekzistonte. Madje, nė vend qė t'i edukonin njerėzit pėr pushtimet nga xhinėt, filmat si "Ekzorcisti" janė menduar tė na shastisin.

    Kėto fenomene mund t'i kuptojmė vetėm nėpėrmjet Islamit. Si muslimanė, ne e dimė qė xhinėt i pushtojnė njerėzit pėr shumė arsye. Nganjėherė kjo bėhet pėr shkak se xhini apo familja e tij lėndohen rastėsisht. Mund tė jetė ngaqė xhini bie nė dashuri me njė person. Mirėpo, nė shumicėn e rasteve, pushtimet ndodhin ngaqė xhini thjesht ėshtė keqdashės dhe i lig.

    Pėr kėtė arsye na ėshtė thėnė nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, qė mos tė bredhim nė ato vende ku banojnė xhinėt, si p.sh. nė varreza, gėrmadha, shkretėtira, pazare, etj. Po ashtu jemi urdhėruar qė vazhdimisht tė lexojmė Kuran nė shtėpitė tona, siē ka thėnė pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:"Vėrtet, shejtani ikėn nga shtėpia nė tė cilėn recitohet kaptina el-Bekare".

    Nėse personi pushtohet, atėherė duhet tė pėrdoret emri i Allahut pėr tė pėrjashtuar xhinin. Nėse shikojmė nė praktikėn e pejgamberit dhe shoqėruesve tė tij, gjejmė shumė lutje pėr tė pėrjashtuar xhinin.

    Tė gjitha kėto lutje i bėjnė thirrje Allahut pėr t'i ndihmuar personit tė pushtuar. Shumė ekzorcistė, muslimanė dhe jomuslimanė, shpesh thėrrasin tė tjerė emra veē Allahut pėr tė pėrjashtuar xhinin.5 Kur xhini ikėn, kėta njerėz besojnė qė mėnyra e tyre ishte e suksesshme.

    Mirėpo, ky ėshtė njė marifet i xhinit, meqė e ai e di qė nėse i bindet ekzorcistit, atėherė ka arritur ta bėjė atė tė adhurojė tė tjerė veē Allahut, dmth tė bėjė shirk. Xhini shpesh kthehet pasi tė shkojė ekzorcisti, meqė e ai e di se asgjė veē fjalės sė Allahut nuk mund ta ndalė qė tė bėjė shkelje ndaj tė tjerėve.

    Nuk pushtohen vetėm njerėzit, por edhe kafshėt, drunjtė, dhe tė tjera objektet. Duke e bėrė kėtė, xhini djallėzor shpreson t'i bėjė njerėzit qė tė adhurojnė diē tjetėr veē Allahut. Pushtimi i idhujve ėshtė njė nga mėnyrat pėr ta bėrė kėtė. Jo shumė mė herėt, bota u trondit nga fenomeni i idhujve indianė qė pinin qumėsht.

    Nga Bombei deri nė Londėr, nga Delhi deri te Kalifornia, idhuj tė panumėrt po lėpinin qumėsht. Ganesh, zoti elefant; Hanuman, zoti majmun dhe madje edhe Shiva Lingam, organi gjenital i mashkullit (!), tė gjithė dukeshin tė pėrpinin qumėsht thuajse nuk do tė vijė e nesėrmja! Fatkeqėsisht njerėzit qenė kapluar nga kjo [pėrfshirė edhe muslimanėt] dhe shumė prej tyre u mblidhen pėr t'i ushqyer(!) zotat indianė.

    Kushdo qė di mbi pushtimet e xhinėve, pa dyshim, do ta dijė se kjo ėshtė njė orvatje klasike pėr t'i shtyrė njerėzit qė tė bėjnė shirk. Dhe ia kanė arritur, meqė shumė njerėz nisėn tė adhurojnė kėto copa druri dhe mermeri tė pajetė.

    Ēdonjėri me mendje tė shėndoshė do t'i thoshte vetvetes:"Pėrse ka nevojė tė ushqehet njė zot?!! Me siguri qė nėse Ganesh, Hanuman apo Shiva do tė ishin hyjnorė, atėherė s'do tė kishin nevojė pėr t'u ushqyer". Mirėpo, njė gjykim i arsyeshėm dukej se po mungonte ndėrsa xhinėt po bėnin kėrdi me kėta njerėz tė mashtruar.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/8/2010, 21:56

    *
    *
    *
    *
    *
    *
    *

    Re: Xhindėt

    Mesazh Neo prej 18.06.09 15:28
    NJĖ SHĖNIM PĖR XHININ

    Njė nga aspektet mė sė pakti tė kuptuara tė mėsimeve tė Islamit nė botėn bashkėkohore ka tė bėjė me atė klasė tė qenieve tė quajtura xhin dhe tė cilėve u referohet disa herė nė Kur'an.

    Arsyeja pėr moskuptim rrjedh nga koncepti materialist post-kartezian mbi gjithėsinė, i cili e pėrjashton botėn e padukshme dhe psikike, sė cilės nė tė vėrtetė i pėrkasin qeniet e quajtura xhin nė skemėn tradicionale tė kozmologjisė.

    Pėr tė kuptuar kuptimin e xhinit njeriu duhet, pra, tė shkojė pėrtej konceptit tė realitetit i cili pėrfshin vetėm botėn e materies dhe mendjen (ky dualizėm paralizues i cili e bėn tė pamundshėm tė kuptuarit e doktrinave tradicionale) nė vetėdije tė realitetit hierarkik i pėrbėrė nga tri botėra: nga shpirti, psika dhe materia. Xhinėt atėherė mund tė identifikohen si qenie qė i pėrkasin botės psikike ose ndėrmjetėsore, barzakut, tė vendosur midis kėsaj bote dhe botės sė shpirtit tė pastėr.

    Nė terminologjinė kuranore dhe nė literaturėn e hadithit xhinėt zakonisht bashkohen me njerėzimin dhe shpesh sintagma al-xhinn va’l-ins (xhinėt dhe njerėzit) pėrdoret pėr t’iu referuar klasės sė krijesave tė cilave vetė u drejtohen urdhrat dhe ndalimet e Zotit.

    Njeriu u krijua nga argjili tė cilit Zoti i fryri (nafaha) Shpirtin e Tij. Xhinėt nė doktrinėn islamike janė ai grup i krijesave i cili u krijua nga zjarri e jo nga dheu, dhe tė cilit Zoti po ashtu i fryri Shpirtin e Tij. Kėshtu, si edhe njerėzit, ata kanė shpirt dhe vetėdije dhe kanė urdhra hyjnore qė u janė shpallur.

    Nė rrafshin e tyre tė ekzistencės ata janė krijesa qendrore pikėrisht si njerėzit qė janė krijesa qendrore nė kėtė botė. Por pėr dallim nga njerėzit, ata kanė njė formė tė jashtme tė paqėndrueshme dhe “tė pacaktuar” prandaj kėshtu mund tė marrin shumė trajta.

    Kjo do tė thotė se ata nė tė vėrtetė janė mė shumė krijesa tė botės psikike sesa tė botės fizike dhe se mund t’u paraqiten njerėzve nė trajta dhe forma tė ndryshme.

    Meqenėse u ėshtė dhėnė shpirti, xhinėt, si njerėzit, kanė pėrgjegjėsi para Zotit. Disa janė “religjiozė“ dhe “muslimanė”.

    Kėta janė engjėj ndėrmjetėsorė, forca psikike qė mund tė shpiejnė njeriun nga bota fizike nė botėn shpirtėrore pėrmes labirintit tė botės sė ndėrmjeme ose barzakut.

    Tė tjerėt janė forca tė dėmshme qė kanė ngritur krye kundėr Zotit, njėsoj sikur qė disa njerėz ngrenė krye kundėr Perėndisė.

    Xhinėt e tillė identifikohen si “armatė e Dreqit” (xhunud al-Shajtan) dhe janė forca tė liga tė cilėt duke nxitur fuqinė e frikės (vahm) dhe imagjinatėn (hajal) nė aspektin negativ e mėnjanojnė njeriun nga e vėrteta tė cilėn e merr me mend inteligjenca e tij me anė tė dritės sė brendshme e cila jeton brenda tij.

    Nė kozmosin fetar tė muslimanit tradicional, i cili mbushet me material, psikikė dhe krijesa shpirtėrore tė Zotit, xhinėt luajnė rolin e tyre tė posaēėm. Nga elita ata merren pėr ata qė janė, gjegjėsisht, forca psikike tė botės sė ndėrmjeme me natyrė tė dobishme dhe tė ligė.

    Nė rrafshin e popullarizuar, xhinėt paraqiten si krijesa konkrete fizike me trajta dhe forma tė ndryshme, nga tė cilėt njeriu kėrkon ndihmėn e Shpirtit, shpesh duke kėnduar ajete tė Kur'anit.

    Xhinėt dhe gjithė ajo qė u takon atyre kėshtu hyjnė nė rrafshin e popullarizuar nė domenin e demonologjisė, magjisė, etj. dhe janė realitet i dukshėm pėr njerėzit mendja e tė cilėve ėshtė ende e hapur drejt botės sė psikikės nė aspektin kozmik.

    Muslimani me mentalitet tė kėtij lloji jeton nė njė botė nė tė cilėn ai ėshtė i vetėdijshėm pėr Zotin dhe po ashtu pėr forcat engjėllore qė paraqesin tė mirėn dhe pėr forcat djallėzore qė paraqesin tė ligėn.

    Ai e sheh jetėn e tij si luftė midis kėtyre dy elementeve brenda tij dhe rreth tij. Ndonėse xhinėt janė dy llojesh, tė mirė dhe tė ligj, mė sė shpeshti nė mendim ai i identifikon me forcat djallėzore qė e shpien njeriun nė rrugė tė gabueshme. Ata janė personifikime tė forcave psikike qė veprojnė nė mendjen dhe shpirtin e tij.

    Nė rrafshin teologjik dhe metafizik tė Islamit, rendi i xhinėve kuptohet si element i domosdoshėm i hierarkisė sė ekzistencės, njė element i cili i lidh botėn fizike me rende mė tė larta tė realitetit.

    Xhinėt, pėr mė tepėr, janė sidomos tė ngjashėm me njeriun me faktin, se siē u tha mė parė, nė ta po ashtu u frye Shpirti i Zotit.

    Dhe disa profetė tė Zotit, si Sulejmani (Solomoni), sundonin mbi njerėzit dhe xhinėt, siē vėrtetohet nga Kur'ani.

    Pėr studiuesin perėndimor tė Islamit, kuptimi i xhinit nuk mund tė kapet pėrveē pėrmes tė tė kuptuarit tė metafizikės, tė kozmologjisė dhe tė psikologjisė tradicionale.

    Vetėm pėrmes kėtij tė kuptuari mund tė bėhen kuptimplote kėto krijesa dhe funksioni i tyre, tė cilat nė tė vėrtetė kanė gjegjėsit e tyre nė religjione tė tjera. Ne nuk mund ta thjeshtojmė besimin nė xhin nė bestytni, thjesht pėr arsye se nuk e marrim vesh mė se ēka shėnojnė ata.

    Po tė kėrkohej nga njė musliman tradicional tė jepte mendimin lidhur me gjithė interesimin e botės bashkėkohore pėr dukuritė psikike, zbulimin e botės psikike pėrmes drogės dhe mjeteve tė tjera, dhe dukuritė e origjinės psikike qė po bėhen madje edhe mė kurente sot, ai do tė pėrgjigjej se shumė nga kjo lidhet me atė qė ai nėnkupton me xhinėt.

    Ai do tė shtonte se shumica e xhinėve qė pėrfshihen nė kėto raste janė, mos pyet, tė llojit tė dėmshėm dhe djallėzor para tė cilėve nuk ka mjete pėr pėr t’u mbrojtur pos hirėsisė qė rrjedh nga bota e pastėr e Shpirtit.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Sponsored content

    default Re: A besoni qe ekzistojne Xhindet? Cfare dini rreth tyre?

    Mesazh nga Sponsored content Today at 22:24


      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:24