Pėrse e lexojmė Kur’anin kur nuk kuptojmė as njė fjalė Arabi

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Pėrse e lexojmė Kur’anin kur nuk kuptojmė as njė fjalė Arabi

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 18/12/2011, 10:20

    Njė amerikan i moshuar mysliman, jetonte nė njė fermė nė lindje tė maleve Kentaki (Kentucky) sė bashku me nipin e tij. Ēdo mėngjes, gjyshi zgjohej herėt nė mėngjes, ulej nė tavolinėn e kuzhinės dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dėshironte tė bėhej sikur ai dhe e imitonte atė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme. Njė ditė nipi e pyeti gjyshin: ‘Gjysh, kam provuar tė lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atė, edhe atė ēfarė e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Ēfarė tė mira ka nga leximi i Kur’anit?’

    Gjyshi, me qetėsi ndaloi sė mbushuri stufėn me qymyr dhe iu drejtua nipit:
    ‘Merre kėtė shportė tė qymyrit, mbushe nė lumė me ujė dhe m’a sjell prapė!’ Djaloshi veproi si i tha ai, por i tėrė uji i rrodhi nga shporta para se tė vinte nė shtėpi. Gjyshi qeshi dhe i tha:
    ‘Duhet tė ecėsh pak mė shpejt herėn tjetėr, e dua shportėn me ujė. Nuk po provoni sa duhet dhe e dėrgoi atė pėrsėri.
    Kėsaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por pėrsėri shporta ishte e zbrazėt para se tė kthehej nė shtėpi. Me gjysmė fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur tė bartte ujė me shportė dhe shkoi ta merrte njė kovė. Plaku i tha: ‘Nuk dua njė kovė ujė, por dua njė shportė ujė. Ti vetėm nuk provon sa duhet’, dhe doli jashtė ta shikonte djaloshin tek po provonte pėrsėri.
    Kėsaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dėshironte t’i tregonte gjyshit tė tij se edhe nėse do tė vraponte sa mė shpejt qė tė mundte nuk do t’ia arrinte, uji do tė rridhte para se tė kthehej nė shtėpi.
    Djaloshi, pėrsėri e zhyti shportėn nė lumė dhe vrapoi shpejt, por kur arriti tė gjyshi i tij shporta ishte e zbrazėt. Me gjysmė fryme tha: ‘E sheh gjysh, ėshtė e padobishme’.
    Plaku ia ktheu: ‘Shikoje shportėn’.
    Djaloshi shikoi shportėn dhe pėr herė tė parė e vėrejti se shporta ishte ndryshe. Ishte transformuar nga njė shportė e vjetėr e ndyrė nė njė shportė tė pastėr, brenda dhe jashtė. ‘Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund tė mos kuptosh dhe tė mos mbash mend asgjė, por kur e lexon atė,do tė ndryshosh brenda dhe jashtė. Kjo ėshtė puna e Allahut nė jetėt tona’.



    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: Pėrse e lexojmė Kur’anin kur nuk kuptojmė as njė fjalė Arabi

    Mesazh nga shaban cakolli prej 24/1/2013, 17:37

    padyshim leximi te forcon personalitetin

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:36