Si do tё jetё standarti i ardhshёm i shqipёs

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Si do tё jetё standarti i ardhshёm i shqipёs

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/5/2014, 14:33


    Shkruar nga Zef Shtjefni

    Ёshtё tashmё njё temё e hapur dhe njё debat i gjerё qё po bёhet nё rrethet akademike, nё media, nё publik etj., ēёshtja e sё ardhmes sё gjuhёs shqipe. Realiteti i ri gjeopolitik dhe gjuhёsor shqiptar ёshtё zgjeruar dhe standarti i sotёm i shqipёs, i mbёshtetur mbi dialektin toskё, duket i vogёl pёr tё pёrballuar nevojёn komunikuese tё hapsirёs mbarё shqiptare, e cila nё afro 70% i pёrket tё folmes dialektore gege. Por unё pёr tё qёnё mё konkret dua ta vazhdoj kёtё shkrim pikёrisht nё atё standart, pёr tё cilin po punojnё pjesa mё e madhe e akadamikёve pro ndryshimeve:

    Njё kёshill ndёrakademik , i krijuar mes akademive tё Kosovёs dhe tё Shqipёrisё, po punojnё qё tё bёjnё tё mundur futjen nё normё tё pak ndryshimeve, me qellim qё gjuha jonё tё pasurohet me disa norma tё dialektit geg , tё cilat i janё hequr shqipёs dhunshёm. Qellimi ёshtё qё e gjithё hapėsira shqiptare sot tё ketё mundёsi qё ta flasё dhe ta shkruaj ma me lehtёsi gjuhёn tonё. Dihet se standarti i sotёm i shqipёs u bё nёn diktatin e politikёs komunistoenveriste, sado qё pёrpiqen ta mohojnё autorёt. Kjo ёshtё e kuptueshmё, sepse nuk mund tё mohojnё ata punёn e tyre tё madhe qё tё arrinin tek njё standart, nga njё kaos i madh qё trashёgonim. Por qё ky ёshtё njё standart i diktuar dhe aspak i njёsuar, siē pёrpiqen ta shesin, kёtё nuk e luan as topi. Ama, duhet tё pranojmё se mё mirё me njё standart, se pa asnjё. Kёshtu shqiptarёt e Shqipёrisё i kanё shkru letrat pёr 50 vjet me kёtё standart, por nuk kanё mёsu aspak ta flasin atё. Nё gjuhёn e gjallё tё popullit nё vёnd qё tё ngulet standarti zyrtar, sot jetojnё tё gjalla tё gjitha tё folmet dialektore, me tё cilat njerёzit merren vesh mё lehtё. Nevoja pёr bashkimin e gjuhёs sot po ecёn paralel me domosdoshmerinё pёr bashkimin e kombit tonё. Ky bashkim mund tё ndodh direkt, apo indirekt pёrmes bashkimit me Europen. Por standarti i sotёm i bazuar nё dialektin toskё nuk i pёrgjigjet mё kёrkesave tё kohёs dhe hapsirёs shqiptare tё zgjeruar. Sidoqoftё nuk ёshtё se bёhet fjalё pёr ndonjё revolucion nё gjuhё, sepse gjuha ndjek evolucionin e saj tё ngadalshёm. Por bёhet fjalё vetёm pёr pak ndryshime tё vogla qё do ta bёjnё atё mё te lehte, mė tё kuptueshme, mё tё thjeshtё, mё tё ёmbёl pёr tё gjithё. Frika qё ka kapur disa gjuhtarё tё vjetёr tё shqipёs, (kryesisht ata qё kanё hartuar standartin e sotёm), se kёta geget duan tё na prishin gjuhёn, ёshtё njё frikё e kotё. Me shkresёn qё i drejtuan para pak ditёsh Kryeministrit, ata treguan se kanё qёnё dhe janё tё varuar nga politika dhe duan pёrfshirjen e saj pёrsёri me ēёshjet e gjuhёs. Do tё ishte mё mirё, qё nё kёtё diskutim tё gjerё qё po bёhet, edhe ata krahas tё rinjve tё japin mendimet e tyre dhe jo tё bёjnё deklarata pompoze duke kёrku tё privatizojnё gjithё patriotizmin pёr vete. Kёtyre profesorёve u ёshtё pёrgjigjur aq saktё ballkanalogu i njohur gjerman Petr Baltz nё broshurёn: “Shqiptarёt” qё ua ka dedikuar po atyre, kur u thotё:” Enveri bёri si gjuhё tё shqiptarёve toskёrishtёn, mё qellim politik qё tё vendoste hegjemoninё e toskёve mbi gegёt”. Le tё mos e mohojme sё pёr 50 vjet tё atij regjimi tё egёr njё bari nga Tepelena, mё tё cilёt u mbushёn zyrat e PPSH, dukej mё profesor se njё akademik nga Shkodra, sepse ai fliste gjuhёn e nёnёs. Kёtu nuk bёhet fjalё tani pёr asnjё farё revanshi, pasi standarti i sotёm u ka shёrbyer e po u shёrben akoma gjithё shqiptarёve. Por bёhet fjalё qё ai tё pasurohet mё tej me ato pasuri qё padrejtёsisht dhe per qellime politike i janё hequr, nё mёnyrё qё shqiptarёt nё tё gjithё hapsirёn ku jetojnё, tё flasin e shkruajnё njёsoj gjuhёn e tyre, tё merrёn vesh mё mirё, mё thjeshtё e mё shpejt nga Mitrovica nё Sarandё, gjё qё sot nuk ёshtё e mundur. Kёta gjuhёtarё veteranё sot kanё marrё flamurin e kudёrshtisё pёr ēdo gjё, duke dramatizuar kot sё koti ēdo mendim, ēdo ide, ēdo pёrpjekje pёr ta bashkuar gjuhёn tonё. Ata kanё mbetur arkaikё dhe fanatikё tё asaj pune pёr tё cilёn janё urdhёruar ta bёjnё, siē e deshironte diktatori Hoxha, ashtu siē bёri para tij dhe diktatori tjetёr A. Zogu, i cili vuri si gjuhё tё zyrave tё tij gegёrishtёn. Kёto variante dialektore, ashtu siē u gatuan sё prapthi si standarte nga diktati i politikёs, duket se po pёrfundojnё sё bashku mё regjimet politike qё i krijuan. Ndaj qё tё mos ndodhё mё kёshtu me gjuhёn tonё, pasuritё e saj duhen bashkuar tё diktuara jo mё nga politika e diktatorёt, por nga nevojat e kombit pёr t’u bashku e komuniku sa mё mirё nё gjuhёn e vet. Shqipes i hoqёn infinitivin(kohёn e pakufishme) qё e kemi tё gjallё nё tё folmen e popullit nga jugu nё veri. Atehere, nёse mё tё gjuha jonё pasurohet dhe shqiptarёt merrёn vesh mё mirё mes tyre, ēfarё tё keqe ka qё ta rikthejme ate pёrsёri nё normё bashkё me kohёt e tjera tё foljes. Anglezėt thonё: to be, to have. Latinёt: essere, avere. Nuk e di se si e kane kinezёt. Po si i pёrkthejmё neve kёto nё shqip? Me askajorёn: pёr tё pasur, pёr tё qёnё. Nuk ёshtё aspak korrekte kjo dhe nuk i pёrdor kёto forma pjesa mё e madhe e kombit. Edhe shqipja e ka tё gjallё masivisht infinitivin nё gjuhёn e pёrditёshme tё popullit nё format: me qenё, me pas. Madje rifutja e tyre nё normё, do rrёzontё automatikishtё edhe prapashtesёn e kotё dhe tё tepёrt: ar, duke thjeshtuar komunikimin e kursyer shkrimin. Paskajorja:pёr tё punuar, do tё pёrdoret krahas infinitivit: me punu. Pёr tё qёnё, do tё pёrdoret krahas formёs: me qenё etj. Infinitivin e kanё pjesa mё e madhe e popujve tё otёs. Atehere pse ata e kanё ruajtur e neve e hoqёm. E hoqem thjeshtё se dy -tre qytete tё vogla nё nga origjina e diktatorit nuk e pёrdorin. Sot askush nuk deshiron ta heqё paskajorёn. Kёtu bёhet fjalё qё krahas saj, t’i rikthehet shqipёs edhe infinitivi i vet , aq i pasur e aq i pёrdorur nё tё gjitha trevat dhe qё aq shumё i ndihmon shqiptarёt qё tё flasin e kuptohen mё mirё me njёri-tjetrin. Po kёshtu bёhet fjalё edhe pёr heqjen e ndonjё ё-je tё tepёrt nё mes tё fjalёve si: bashkёatdhetar, bashkёpunёtor, bashkёluftetar etj., si dhe pasurimi i apostrofit, i cili pёrdoret gjerёsisht nё gjuhёn e gjallё tё popullitsi:m’bёj, t’gjej etj., krahas formave qё ka norma sot: t’i, t’u

    …Tё gjitha gjuhёt kryesore tё botёs e pёrdorin gjerёsisht apostrofin si formё qё thjeshton komunikimin dhe shkrimin e fjalёve. E tha bukur njё gjuhtar i Kosovёs: ”kur pёrktheva Shekspirin me standartin e sotёm tё shqipёs me doli 1200 faqe. Kur e pёrktheva nё gegerish mё doli 1000 faqe”. Atehere pse t’ia mohojmё dhe heqim pasuritё gjuhёs sonё pёr t’i plotёsuar tekat e njёrit apo tjetrit diktator apo politikan. Gjuha ёshtё e popullit, e gjithё kombit dhe dialektikёn e ndyshimit tё saj nuk mund ta pengojё asnjeri. Mjaft u pёrpoq diktatori qё t’i bёnte gjithё shqiptarёt qё tё flasin siē donte ai. Por kur as atё nuk e dёgjoi njeri, imagjinoni tё tjerёt sot. Ndaj kёtu ēёshtja shtrohet qё gjuhtarёt tё dёgjojnё atё qё flet e qё do pjesa mё e madhe e kombit tonё dhe thjeshtё ta pasqyrojnё atё nё rregullat e shqipёs. Askush nuk mund tё bёjё ndyshime nё kokё tё vet, por as tё krijojё pengesa kote. Duhet kthyer nё normё, nё ligj ato rregulla tё gjuhёs sё gjallё tё popull, do tё shpejtojmё bashkimin e kombit tonё nё kulturё , nё ekonomi, nё arsim, nё shkencё etj. Kjo sot ёshtё imperativё e kohёs pёr shqiptarёt.
    Koha jone gazeta


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 10/12/2016, 16:33