ca behet andej nga shqiperia...

    Share
    avatar
    triniti
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    default ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga triniti prej 31/5/2007, 23:38

    Ca mora vesh une njer qe ka dale ligji per ndalimin e duhanit aty???
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 1/6/2007, 07:34

    po eshte e vertete mi se dije ti


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 1/6/2007, 07:35

    Ligji antiduhan hyn ne mesnate nė fuqi dhe autoritetet shėndetesore shpallin aksionin antiduhan nė tė gjitha ambientet publike


    Tė gjitha kompanitė importuese apo tregėtuese tė duhanit kanė mė pak se 24 orė afat deri nė 26 maj pėr tė hequr nga cdo cep i vendit tė gjitha reklamat edhe posterat e duhanit. Po kėshtu deri nesėr nuk duhet tė ekzistojė asnje postėr ne autobuzė, apo cadrat me markat promocionale tė duhanit. Ligji antiduhan hyn nesėr nė fuqi por ministria e shėndetėsisė vetėm njė ditė para nisjes zyrtare filloi fushatėn promocionale.

    Zbatimi zyrtar i ligjit i gjen kėsisoj tė papėrgatitura kompanitė dhe lokaet apo ambientet publike nė tė cilat nuk gjendet asnjė poster informues.Ndėrkaq qė gjobat janė tė majme. 3 milionė lek tė rinj pėr firmat improtuese nėse vazhdojnė reklamėn. 50 mijė lekė tė rinj ėshtė gjoba per institcuionet publike ku kosntatohet se pihet duhan. Kėtu pėrfhsihen Mjediset e punės,institucionet e shėndetit, baret, lokalet, aeroportet, qendrat tregėtare etj.

    Tė gjitha kėto ambiente brenda ditės sė sotme duhet tė pajisen me poster dhe tė heqin urgjentisht tavllat e duhanit. 100 mijė lekė tė rinj ėshtė gjoba nėse kosntatohet shitja e produkteve tė duhanit nė institucionet publike.Aksioni antiduhan do tė nisė qė nė orėt e para tė mėngjesit tė nesėrm dhe pėr moszbatim tė fushatės promocionale nga institucionet qeveritarė gjobat do tė kėrcasin nė kurriz tė privatėve. News24

    -----------------------------------------------------------------

    si mendoni, a do funksionoje nje ligj i tille ne shqiperi apo do te sherbeje per te pasuruar nje grup punonjesish te administrates te cilet do "fryhen" nga bakshishet e marra nga pronaret e ambienteve publike?


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Jeta ne qytet mė e mirė se nė fshat?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 1/6/2007, 09:04

    Ju lutem ti jepni mendimet tuaja ne detaje pse jeta ne qytet ėshtė mė e mirė se nė fshat


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Vizitor
    Vizitor

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga Vizitor prej 1/6/2007, 11:50

    tani nuk po e vrasin mendjen per kete te dyja po i duan vec nje cop toke te kene
    avatar
    triniti
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga triniti prej 1/6/2007, 14:46

    Atehere
    jeta ne fshat thuhet se eshte me mire per shkak te ajrit te paster, qetesia shpirterore, largimi nga streset etj...
    per sa i perket pjeses tjeter te botes keto, se jeta ne fshatrat e Shqiperise... o nene o nene, te asfikson era e bajgave qe... lere lere, keshtu qe ne Shqiperi parapreferoj jeten ne qytet.
    nese flitet per per fshatrat ketej nga lagja ku jam une tani, do me pelqente te kisha nje shtepi te vogel, thjesht per ndonje fund jave, por qe te jetoja aty 365 dite ne vite jooooooo.
    me pelqen shume kaosi ne qytete dhe stresi qe akumulon gjate dites, nuk do hiqja dore nga keto kaq lehte ;););)
    avatar
    triniti
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga triniti prej 1/6/2007, 14:49

    hahahhahaa te tmerrshem jemi eeee ncncncnc

    cdo rruge eshte e vlefshme per te mbushur xhepat
    uuuuuaaaaaaaaauuuuuuuuu edhe kete se kisha menduar ndonjer uuuuuuuuuuaaaaaaaaauuuuuuuuu
    avatar
    MiLaN
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi

    Numri i postimeve : 4051
    Data e rregjistrimit : 29/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga MiLaN prej 1/6/2007, 19:27

    hahahhahahhahahahah ca dileme :P:P ju ka zen
    avatar
    triniti
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga triniti prej 1/6/2007, 21:27

    Jo kinezo ne fakt nuk eshte dileme eshte zgjedhje :D:D:D
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default DISA LIGJE TE ZAKONSHME NE SHQIPERI

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 5/6/2007, 11:21

    DISA LIGJE TE ZAKONSHME NE SHQIPERI

    1 - NUK ndalohen kuajt dhe karrocat me gomar ne kryeqytet

    2 - NUK ndalohet hedhja e plehrave ku te te doje kokrra e qejfit

    3 - NUK ndalohen permjerjet ke Lana
    _________________


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Aeroporti i Rinasit ose “lendina e loteve”

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 20/6/2007, 08:02

    “Lendina e Loteve” ndodhet ne Korce dhe kete e dine te gjithe. Nga ky qytet i bukur, intimisht thirrur si “Parisi i vogel”, te pakten dy gjera u jane ngulitur ne koke te gjithe shqiptareve: serenatat dhe “Lendina e Loteve”. Ne vitet tridhjete te shekullit te shkuar te dy keto monumente te historise se Korces ishin ne lulezim. Kendohej dhe qahej. Hidhej ne nota veglash muzikore dashuria e te rinjve, derdhej pastaj ne lote te nxehte tek ajo lendine, prej ku djemte percilleshin per ne kurbet. Pas lufte emigrimi u nderpre teresisht, me pas te arratisurit e pakte nuk kishin aq kohe dhe liri qe ne ndarjen e fshehte te derdhnin shume lote ne supet e njeri-tjetrit. Keshtu ndersa serenata, duke mos u rinovuar dot, u ruajt duke u kultivuar si trashegimi, “Lendina e Loteve” u mbyll. Mbeti vetem ne toponimi. Qe atehere kane kaluar dekada dhe kurbeti ka gjashtembedhjete vite qe ka perthithur nga Shqiperia nje nga cdo tre banoret e saj. Tani, edhe pse kohet e kushtet e emigrimit kane ndryshuar fort, “Lendina e Loteve” eshte rikrijuar. Nuk gjendet ne Korce, por ne aeroportin e Rinasit.

    Kjo fushe uljeje dhe ngritjeje aeroplanesh punon dite e nate. Avionet mund te te sjellin ne Rinas edhe pasmesnate, edhe ne oren tre a kater, edhe ne prag te zbardhjes se dites. Ata mund te te largojne drejt kontinenteve te tjere po ashtu ne orare qe nuk e ndajne dot driten ne qiell nga erresira. Ne kete dallgezim te madh njerezish, sidomos rritur gjate pushimeve te veres apo ne prag festash tradicionale, gjen gjithcka nga “Lendina e Loteve” e Korces. Me e dhimbshmja nga te gjitha eshte ndarja e gjysherve me nipat dhe mbesat e tyre. Keta te fundit tashme flasin te gjitha gjuhet e botes, por gjuhen e lotit e kane njelloj. Njelloj u curgon mbi mollezat e faqeve dhe njelloj ngasherejne e mezi u ndahen nga krahet. Te ngushellohemi te pakten qe pas dhjete vitesh ne Rinas do te qahet me pak, sic akoma me pak do te lotohet edhe dy dekada me vone. Nje dite edhe “Lendina e Loteve” e Rinasit do te mbyllet. Lidhjet shpirterore mes ikesve dhe percjellesve te tyre, per shkaqe natyrore sic eshte vdekja e nje brezi e me pas edhe e brezit pasardhes, do te tehollohen. Shumica do te keputen. Po te mos kishim patur diktature emigrimi do te kishte qene nje proces me i natyrshem dhe nuk do te kishte patur ate shfrim qe ndodhi disa here pa pushim qe ne mes te vitit nentedhjete me “futjen ne ambasada”. Shfrimi i loteve eshte pjese i ketij shfrimi te vazhdueshem politik qe perjeton bashkesia jone. Shqiptaret jane ndare me te gjitha menyrat, sidomos shkeputja e tyre nga njeri-tjetri ka qene perhere shume e rende. Ai ka qene gati pergjysmim i kombit, i shtetit, i familjes. Psikologjikisht mezi e durueshme. Jo rralle fund e krye nje vuajtje ( Kush e ka krijuar kete gjendje me dashje apo pa e ditur?)

    Mirepo kjo shkeputje masive mes shqiptareve ka mbartur mjaft probleme per fuqine ekonomike dhe politike te ketij kombi, per rigjenerimin e tij intelektual, per rolin e tij ndikues dhe konkurrues ne rajon e me tej. Ky pergjysmim i vazhdueshem qe ciklikisht e papushuar nisi qe me 1913-ten ka shkarkuar mbi psikiken tone ndjenjen e perhershme te largimit nga vendi, dyshimin gjer ne mosbesim te plote se nje Shqiperi si vend i zhvilluar nuk behet dot. Ndarja e madhe dhe e vazhdueshme e shqiptareve ka shkaktuar edhe shume probleme sociale, sidomos per dhjetera mijra prinder tashme pa asnje femije brenda mureve te shtepise. Ja perse, duke qene vend qe kthesat i marrim rrembimthi dhe ne cdo njeren prej tyre flakim jashte “makines” sone te shkaperdredhur nje pjese e bashkekombesve, ka ardhur koha qe kur te mblidhemi tek aeroporti i Rinasit te mos perlotemi as diten dhe as naten. Te pakten te “Lendina e Loteve” ne Korce kjo gje ndodhte vetem ne mengjez, sepse udhetohej me karvane dhe dita duhej te ishte perpara.

    Ka riparim e ndreqje kjo gje, pra te perlotemi me pak? Patjeter qe ka po te kerkohet dhe kembengulet. Kurbetlliu i nje shekulli me pare shkonte drejt nje bote qe dukej e perbere nga copra te largeta nga njera-tjetra. Motivi kryesor i shume kengeve te vjetra te kurbetit e pershkruajne emigrantin qe kthehet pas shume kohe ne shtepine e tij dhe nuk njeh gruan e jo me femijen qe e pati lene akoma embrion. Atehere te beje apo merrje nje telegram apo leter ishte pune mjaft e nderlikuar dhe jo rralle e pamundur. Te kaloje detet njehere ne vit e paimagjinueshme. Kishte njehere ikje dhe njehere ardhje si kthim perfundimtar. Sic kishte vetem ikje. Kurse tani mund te flasesh ne telefon me te gjithe globin dhe “telegrami” i djeshem pothuaj i pamundur te vjen ne celular si mesazh. Me te mberrin edhe fotua e fundit e nipit apo e mbeses. Bota tani po ben me shpejtesi afrimin e atyre “coprave” qe njeqind vite te shkuara dukeshin pafundesisht te largeta. Po ndodh globalizimi. Duke qene se kete njerezit e thjeshte e kane kuptuar me shpejt, i takon shtetit te jete me i angazhuar per tua lehtesuar perfshirjen ne procesin e ri. Dhe nuk eshte fjala vetem per “mosikje truri” apo “kthim truri”. Patjeter kjo eshte pune e mire sepse ka te beje me mbajtjen gjalle dhe rritjen e efektshmerise se elites sone ne kete bote qe globalizohet dhe konkurron me parametra cilesore.

    Problemi mbetet “masa”, njerezit e thjeshte. Ne pamje te pare duket se ajo nuk ka force aq sa te percaktoje fatin e ardhshem te Shqiperise, ndersa ne te vertete eshte e kunderta. Eshte “masa” dhe jo “truri” qe konturon imazhin tone dhe vendos ritmin e hapit perpara. Duket sikur emergjente eshte “truri”, nderkohe qe urgjente eshte “masa”. Ne fund te fundit 1.2 miliarde dollare ne vit atdheut ia kthejne ata. Ne kemi nevoje per “tru”, por me shume per para. Kujdesi per “masen” eshte kyci i zhvillimeve te neserme. Mbajtja e bashkuar e shqiptareve, edhe pse e shperndare copra-copra neper bote, eshte urgjenca kombetare. Gjithkush e ka vene re se ne keto pushime verore sherbimet policore shqiptare ne pikat kryesore te hyrjes nga toka apo deti kane qene shume me lehtesuese se me pare. Kjo shkaktoi jo njehere entuziazmin e bashkekombesve qe vinin dhe gjalleroi deshiren e tyre per t’u rikthyer here pas here. Nuk ishte ky humor per mijra te tjere ne kthim, sidomos ne portet detare. Nervozizmi i tyre ne radhe te gjata ishte sheshit. Mirepo detyra e administrates sone eshte qe emigranteve tua beje te kendshme hyrje-daljen ne Shqiperi si edhe gjithe sherbimet e tjera per sa do te rrine. “Shqiperia nje euro” me se pari eshte per ta qe te mos mendojne se vendi i tyre vlen vetem nje lek. Do te ishte me e dobishme te mos u llastohemi vetem shifrave te hyrje-daljeve, por treguesve te cilesise se mikpritjes dhe jeteses se vellezerve tane. Tani per tani bashkekombesit i sjell malli dhe lidhjet akoma te forta qe kane me njerezit e tyre. Neser edhe malli do te dobesohet pak nga pak, po ashtu edhe lidhjet e gjakut. Mirepo nuk jemi nje popull i madh numerikisht dhe ne boten e globalizuar qindramilioneshe na duhet te jemi shume te bashkuar per t’u ndjere komb. Ne kete bote te ardhshme shtetet lokale mund te sfumohen, porse kombi do te tejforcohet. Kjo do te thote se per t’i dale kohes perpara duhet te nxitojme qe kur te tehollohen e keputen njera pas tjetres lidhjet e gjakut, te na mbajne fort ato te interesit kombetar. Vec pas nje apo dy dekadash patriotizmi nuk do te jete folklorik dhe as thirrje “ejani investoni ne Shqiperi”. Ai do te jete nje solidaritet nacional qe e ben bashkekombesin tone te jetoje ne Melburn te Australise apo ne Micigan te Shteteve te Bashkuara dhe te ndihet si te jete ne Tirane. Kjo do te thote se ne kete bote te zhvilluar kemi me pak shans per te grumbulluar “trurin”, por me shume fat per te mbajtur te bashkuar “masen”.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    bluu
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 96
    Vendi : beijing
    Data e rregjistrimit : 19/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga bluu prej 23/6/2007, 00:23

    o gishteza nje vrejte desha te beja qe "parisi i voge"nuk eshte quajtur korca por Permeti :D
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Shkon shefi i komisariatit pėr tė marrė ujkun, e ha qeni

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 27/6/2007, 09:58

    Pronari i egėrsirės sė zbutur qė rri me komarin kundėrshton urdhėrin e ministrit tė Mjedisit dhe policisė. Hoti: Nuk e liroj ujkun ēfaėdo ēmimi qė tė mė japin


    --------------------------------------
    4 Qershor 2007 - Dėshtojnė negociatat pėr tė bindur Rrok Hotin pėr tė liruar ujkun tashmė tė zbutur qė bashkejton me gomarin nė njė banesė nė periferi tė qytetit tė Mamurrasit. Kėtė radhė i ka ardhur nė ndihmė ujkut dhe pronarit tė tij, njė qen i cili jeton nė rrethimin e avllisė sė “kopshtit zoologjik” qė Hoti ka filluar tė ngrejė.

    Policia e Kurbinit ka mbėrritur nė banesėn ku Rrok Hoti ka ujkun sė bashku me gomarin, pėr tė detyruar nxjerrjen nga kafazi. Por ndėrsa njė nga titullarėt e komisariatit tė policisė sė Kurbinit, ka hyrė brenda nė oborrin e shtėpisė pėr tė ekzektuar njė urdhėr tė lėshuar nga titullarėt e ministisė sė Mjedisit, qeni e ka sulmuar atė duke i shqyer jo vetėm uniformėn e policisė, por edhe duke i shkaktuar disa plagė nė trup. Vetėm ndėrhyrja e tė zotit tė shtėpisė ka qetėsuar situatėn, pėr tė mos precipituar mė tej.

    Ndėrkohė qė unfirmat blu tė policisė qė kanė qenė me shumicė, nuk kanė mundur dot tė hynė nė avlli pėr rreth tre orė, pas “armiqėsis” qė kanė krijuar me kafshėn besnike. Vetė shefi i komisariatit nuk ka mundur tė bindė Rrok Hotin qė tė nxjerrė ujkun, ndėrsa policia ka vijuar mė pas kėrkimet pėr gjetjen e njė kafazi, pėr tė marrė egėrsirėn e zbutur. “Ujkun do e mbroj edhe me jetėn time”, - deklaroi Rroku.

    Ai ka pohuar se nuk do ta shesė ujkun qoftė edhe me ēmimin mė tė lartė qė do tė ofrojė ministria e mjedisit. “Unė i bėj thirrje ministrit Xhuveli, qė tė urdhėrojė largimin e forcave tė policisė nga banesa ime”, - tha pronari i ujkut tė zbutur, duke shtuar se policia ka punė boll me krimin. “Tė njėjtėn ftesė i bėj edhe ministrit tė Brendshėm Nishani, pasi mendoi se jeta e njė njeriu vlen mė shumė se njė kafshe dhe unė nuk do e lejoj pa mė vrarė mua qė tė me marrin ujkun”, - pėrfunondon Hoti.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 27/6/2007, 09:59

    Hoti: Kam zbutur ujkun, do tė zbus edhe Qeverinė


    Qveria kėrkon lirimin e ujkut qė bashkėjeton me njė gomarė nė Kurbin, ndėrsa pronari i tyre ka theksuar se nuk do tė lejoj njė gjė tė tillė edhe sukur jeta e tij tė sakrifikohet.



    Edhė pėrse ka mundur qė tė zbus ujkun duke bėrė qė ai tė bashkėjetoi me njė gomarė, duke bėrė rastin e parė unik, nė botė, ku dy kafshėt historikisht nė konflikt, tė gjejnė “ gjuhėn” e pėrbashkėt dhe tė bashkėjetojnė. Ndėrkohė qė Minsitria e Mjedisit, ka kundėrshtur, sipas saj “burgosjen” e ujkut, duke kėrkuar qė pronari i saj tė lirojė kafshėn duke e hedhur nė pyll. Dje ka qenė zėvėndėsminitri i Mjedisit, Taulant Bino, i cili pėrmes njė shkrese zyrtare i ka dėrguar njė letėr zyrtare drejtorisė sė pyjeve nė Laē.

    Sipas shkresės, “tė gjithė personat qė kanė kapur kafshė tė egra dhe i mbajnė nė kafaz, duhet tė lirojnė ata, ose do tė pėrballen me ligjin”. Ndėrkohė qė ka qenė vetė Naim Zotka, drejtor i Florės dhe Faunės nė Ministrinė e Mjedisit ka kontaktuar drejtpėrdejtė me Rrok Hotin, personi qė ka zbutur ujkun dhe po e mbarėshton. Atij i ėshtė komunikuar kėrkesa se duhet tė lironte ujkun ose do dėrgonte policinė pėr tė marrė kafshėn mishėngrėnse dhe do e dėrgonin nė pyllė. Kjo ka dėrguar nė irritimin e Rrok Hotit, i cili u shpreh “ unė kam nė plan tė ndėrtoj njė kopesht zoologjikė, ku do tė grumbulloj kafshė tė ndryshme, tė llojeve tė ndryshme.“Unė jam duke bėrė dokumantacionin pėr kėtė”,- ka pohuar Hoti. Mė tej ai vazhdon se “unė do e mbroi me jetėn time ujkun, nuk do tė lejoj qė askusht tė ma marrė. Megjithatė jam i bindur qė kur kam zbutur ujkun, do tė zbus edhe Qeverinė dhe nuk do ta lejoj atė qė tė mė heqė tkėtė tė drejtė timen”. “Unė hargjoi ēdo ditė tė paktėn 500 lekė nė ditė vetėm mishė pėr
    ujkun dhe punoi vazhdimishtė pėr zbutjen e tij”,
    - pėrfundon Hoti.

    Sipas tij qė nga koha qė ujku me gomari janė shfaqur nė media, kanė qenė me dhjeta turistė nga Anglia, Gjermania, Greqia dhe Italia qė kanė ardhur dhe e kanė parė me sytė e tyre kėtė realitet pėr herė tė parė. Madje ata kanė mė kane thėnė qė duhet tė mbajė ujkun me gomarin, pasi ėshtė i vetmi rast nė botė. Po kėshtu kanė ardhur nxėnės shkolle dhe qytetarė nga rrethe tė ndryshme, pėr tė se si qėndrojnė sė bashku ujku dhe gomari” pėrfundon Hoti


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 27/6/2007, 10:03

    Kurbin, gomari bashkejeton me nje ujk


    I vetmi rast ne bote. Nje konflikt historik, kthyer ne nje miqesi te cuditshme.




    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Bunkeri i akullt i ALBTELEKOMIT

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/6/2007, 20:07


    Kujt i bie pėrpjesė tė sorollatet pėr defektet e linjės telefonike, do tė bindet se nuk ka institucion mė tė pa pėrgjegjshėm e mė mospėrfillės. Mė lehtė mund tė futesh nė Presidencė se sa nė zyrat e Albtelekomit.
    Pėr defektet e linjės telefonike u rekomandohet abonentėve numri telefonik 1232. Dhe ti merr mundimin dhe i bie kėtij numri. Njė zė i mekur si nga bota e pėrtejme tė kėrkon emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit me defekt. Kaq dhe pa sqarim, ajo, nėpunėsja pėrkatėse, ta pret pa e pėrfunduar rrokjen e fundit. Ti krijon bindjen se ajo e bėn kėtė pėr inerci apo pėr tė lėnė tė nėnkuptohet se ka shumė punė e s’do ta humbasė kohėn me ty. Po ti, qė i flet me edukatė dhe arsyeton se s’ėshtė hera e parė qė ndeshesh me kėtė zė mospėrfillės, qė tė vjen si nga botė e akujve dhe, s’do ta dijė se pse e shqetėson, tė duket sikur zėri tė pėrsėritet nė vesh: “Bjeri, bjeri se i bie mirė!”
    Nejse. E bėn disa ditė rresht kėtė telefonatė, pra pėr numrin e rekomanduar 1232, nga njė kabinė aty ndanė rrugės apo tek telefoni fiks i fqinjit apo i tė afėrmit tėnd dhe me mėrzi mėsohesh me kėtė shurdhėmemecėri tė papėrgjegjshme.
    Pėr ta zgjidhur kėtė problem (se pak probleme na ka hedhur mbi shpinė ky tranzicion i egėr), merr rrugėn pėr tek zyra e ankesave pranė Albtelekomit, tek rruga “Myslym Shyri” nr. 42.
    Edhe aty, njė nėpunėse tjetėr, po me atė qetėsi akulli, tė merr numrin e telefonit, emrin dhe mbiemrin. I thua: nuk mė ka defekt linja, po ai, fillrojtėsi erdhi dhe e shkėputi sinjalin tim ndėrkohė qė ia lidh njė tjetri. Pra ma prishi mua dhe ia rregulloi atij tjetrit.
    - Zotėri, - tė thotė nėpunėsja. – Nesėr tė vjen tekniku.
    Dhe kjo “nesėr” pėrsėritet disa ditė.
    - Moj, zonjė e nderuar! Unė kam lidhur njė kontratė me institucionin tuaj, qė thotė se Brenda 72 orėve duhet ta rregulloni defektin. Sa 72 orėsha duhet tė pres unė?
    - Nesėr do tė vijė tekniku, tė thotė zonja akullnajore. Nesėr
    Ti, do tė vazhdosh pėr t’u sqaruar, por ajo ka shumė punė. Ka shumė punė.
    Tė kujtoj ty, i nderuar lexues, se ti dhe unė dhe mijėra e mijėra si ne i paguajmė Albtelekomit me detyrim pajtimin familjar prej 200 lekėsh dhe, nėse nuk likujdohet fatura tatimore e shitjes deri nė fund tė muajit, ēdo vonesė mbas kėtij afati shoqėrohet me aplikim kamatė vonese dhe ndėrprerje sinjali, sipas kontratės sė pajtimit.
    Pra, ai, Albtelekomi ta pret. Po ti, qė e paguan rregullisht kėtė faturė brenda afatit, ēfarė i ke borxh kėtij institucioni tė papėrgjegjshėm: sorollatjet, harxhimin e kohės, mėrzitėninė?! Ky ėshtė Albtelekomi ynė. Kjo ėshtė arsyeja qė qeveritė kėnetore ndėrrohen e ai mbetet i paprivatizuar. Ai mbetet Zot e shkop, i vetėm e pa konkurencė.
    Duke mbetur i tillė, ai tė kujton atė rrėfenjėzėn e vjetėr tė sherretit me tė urtin:
    Dėgjo kėtu, - i tha i urti, - Lopa ime ēau lopėn tėnde.
    - Paratė, - ia pat me tėrsėllėm sherreti. – Paratė!
    - Jo, mor jo, se u ngatėrrova, - i tha i urti, - lopa jote ēau lopėn time.
    - Kėtu ndryshon puna, - ia ktheu i qetė sherreti.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    Don_Corleone
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 289
    Mosha : 32
    Loisirs : DY GJERA JANE TE PAFUNDME: UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR
    Data e rregjistrimit : 08/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga Don_Corleone prej 29/6/2007, 15:47

    Kjo eshte mese e vertete pasi e kam provuar dhe vazhdoj ta provoj dhe do te vazhdoj ta provoj une e shume qytetare abonente. Mbase eshte per te qeshur por tashme une nuk e marr me mundimin te shkoj ne zyrat e albtelekom, mjafton te marr shkallet, ti vendos prane shtylles se telefonit, te hap kaseten e te provoj me rradhe te gjitha fijet qe ndodhen ne te per te gjetur numrin tim qe pothuajse cdo dite e gjej ne nje fije tjeter. Ky eshte Albtelekom, e mos te flasim kur shkon prane zyrave te tij, pasi eshte shtjelluar shume qarte me siper.
    Dhe ne vazhdojme te paguajme si qytetare te mire e te ndershem faturat ne fund te muajit pasi albtelekom te nderpret sherbimin po kaluan 2-3 dite, ndersa per difektet qe ka per detyre te zgjidhe sic shkruhet ne kontrate dhe qe per cdo dite vonese te mosrregullimit te difektit duhet te demshperbleje abonentin ne fature, eshte nje pike e harruar. Albtelekom ska kuptuar dicka nga ekonomia e tregut: Klienti ka gjithmone te drejte.
    Por ne rastin tone Albtelekom ka gjithmone te drejte........
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga shaban cakolli prej 9/7/2007, 11:48

    Kaqene ne Gallap edhe njekonflikt per qenin!Fqiu mbante nje qen te veshtire dhe zgjidhur.Qeni versulet ne udhetaret qe kalonin aty pari dhe u shtonte telashe.Nje udhetar per mbrojteje nga ky qen i veshtire,nxjerr revolen dhe e vret qenin.Pronari e veren kush ia vrau qenin,dhe e denoncon ne polici.Nje mengjezi heret,grumbuj polic rrathojne shtepine e vrasesit te qenit.Vrasesi i qenit i vetdijshem per pasojat i thot te birit:Ja merre revolen dhe jepjav policeve,u thuajbabai revolen e ka,por qenin nuk e ka vra.Djali doli e po u thot policeve:Ja baba revolen e ka,por qenin nuk po e ha kursesi.Polici kembe nguli:Pasi babai yt e ka revolen,edhe qenin do te e haj gjethsesi,thirre menjihere le te del.O babe,po te therrasin policia me hanger qenin,e thirri i biri.Babai doli e po i pyet policet,a duhet me hanger qenin e vrare ketu,apo ne stacionin tuaj.Jo more po i thone policet,eja deri te ne,qe deri te e hash te terin,te i bejme disa formalitete.
    avatar
    lo
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 432
    Vendi : diku
    Puna : PENSIONISTE
    Data e rregjistrimit : 24/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga lo prej 20/7/2007, 04:28

    ne fakt njerezit qe kane lindur dhe rritur ne fshat ata preferojne ate jete dhe keshtu ndodh dhe me njerezit e qytetit.

    per mua me pelqen jeta e qytetit.
    avatar
    MiLaN
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi

    Numri i postimeve : 4051
    Data e rregjistrimit : 29/05/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga MiLaN prej 20/7/2007, 11:13

    eshte me mire mer jeta e qytetit nuk e diskuton njeri... te pakten ne shqiperi... se jashte nuk eshte se ka ndonje ndryshim te madh

    **DARK*A
    Vizitor

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga **DARK*A prej 5/8/2007, 11:34

    :lajme: hi po pse kush u ka then se ne qytet esht jeta me e mir se ne fshat .
    nje air nje diell nje erresire , dhe dmth , ka fshatra qe nuk keni mundesi me arrit kurr , po disa njerz kan qef te shofin njerz per dit te ndryshem
    qytetaret kan qef te jetoin ne fshat fshataret kan qef te jetoin ne qytet , dhe jan te barabarta keto left right
    avatar
    akili
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 200
    Mosha : 35
    Data e rregjistrimit : 05/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga akili prej 5/8/2007, 17:31

    me mire ne periferi ska ku te vej me mire
    avatar
    shkodranja_yll
    Princes
    Princes

    Numri i postimeve : 2162
    Mosha : 30
    Vendi : verdall
    Puna : pak nga te gjitha:P:P:P
    Loisirs : sdi
    Data e rregjistrimit : 20/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga shkodranja_yll prej 4/3/2008, 12:01

    :ups:
    avatar
    ``Blerta``
    moderator
    moderator

    Numri i postimeve : 3352
    Mosha : 32
    Vendi : london
    Loisirs : ca esht kjo me?:D
    Data e rregjistrimit : 03/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga ``Blerta`` prej 4/3/2009, 16:19

    e me ca behet anej?
    avatar
    stavri
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi

    Numri i postimeve : 5787
    Vendi : verdall anej kenej
    Data e rregjistrimit : 24/06/2007

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga stavri prej 4/3/2009, 17:05

    kenej blerta eshte bo me u hudh naten ne lume sepse diten te shohin

    eshte bere tmerri vet

    Sponsored content

    default Re: ca behet andej nga shqiperia...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 30/3/2017, 22:39