Zbulohen dy gurė tė rrallė nė afėrsi tė Mirditės

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Zbulohen dy gurė tė rrallė nė afėrsi tė Mirditės

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 23/6/2007, 18:22

    Hamendėsime dhe fakte tė gjetura nė kohė e kanė lidhur Ndėrfanėn e Mirditės, si vendi i mundshėm ku ka qenė shteti i parė i Arbrit
    ---------------------------------------Zbulimi i rastėsishėm i dy gurėve nė Mirditė ka rikthyer edhe njėherė vėmendjen nga historia. Hamendėsime dhe fakte tė gjetura nė kohė e kanė lidhur Ndėrfanėn e Mirditės, si vendi i mundshėm ku ka qenė shteti i parė i Arbrit. Gjetja e dy gurėve vezakė tė pazakontė ėshtė lidhur pikėrisht me kėtė tezė. Disa mjete tė firmės sė ndėrtimit tė rrugės “Bechtel-Enka”, gjatė gėrmimeve tė ditės sė djeshme, rreth 500 metra nga Kisha e Gėziqit kanė hasur nė dy gurė vezakė jo tė zakontė, tė pėrmasave gjigande. Sapo kanė parė kėta gurė tė rrallė, drejtuesit e mjeteve kanė ndaluar punimet e tyre.


    Nė momentin e zbulimit i pranishėm ka qenė edhe njė banor i kėtij fshati, i cili, duke ditur se fshati i tij lidhej me principatėn e parė tė Arbrit, ka kėmbėngulur qė tė bėhej sa mė shumė kujdes qė gurėt tė mos dėmtoheshin. Pas kėtij zbulimi ėshtė lajmėruar menjėherė bashkia e Rrėshenit. Kryetari Gjon Dedaj i shoqėruar nga disa specialistė tė kulturės dhe historianė ėshtė gjendur nė Kodrat e Gėziqit pėr tė parė nga afėr gjetjet. Pasi kanė shqyrtuar dy gurėt e ēuditshėm, pėrfundimi ka qenė i vėshtirė pėr t’u arritur. Hamendėsimet kanė ēuar nė dy versione. Kėta gurė mund tė jenė pjesė e njė formacioni gjeologjik ose njė gjetje arkeologjike e hershme.


    Pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje janė thirrur nė ndihmė gjeologė tė njohur dhe zbulimi do t’u bėhet e njohur edhe instituteve pėrkatėse nė Tiranė. Drejtues tė sektorit tė kompanisė “Joint Venture Bechtel-Enka” nuk kanė lejuar gazetarėt tė filmojnė apo fotografojnė, pasi sipas tyre “ne respektojmė kontratėn vetėm me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve pėr ēdo lloj gjetje, qoftė dhe arkeologjike”. Do tė jenė specialistėt ata qė do tė pėrcaktojnė nė ditėt nė vijim se ēfarė janė kėta dy gurė. Ndoshta ata do tė jenė njė fakt mė tepėr pėr tė ndriēuar historinė e kėtij vendi. Edhe mė herėt, nė rrėnojat e kishės sė vjetėr tė Ndėrfanės janė ėshtė zbuluar Stema e Arbrit. Bashkė me tė ėshtė gjetur dhe mbishkrimi epigrafik i arkitraut tė Bazilikės sė Shėnpremtes sė Ndėrfanės, qė lidhet sėrish me principatėn e Arbrit.


    Gurėt
    Ndonėse nuk ėshtė arritur ende nė pėrfundime tė sakta pėr gurėt e zbuluar nė afėrsi tė kishės sė Gėziqit, specialistėt kanė dhėnė sė pari disa detaje tė tyre. Tė dy gurėt kanė pėrmasa tė ndryshme nga njėri-tjetri. Guri i vogėl i gjetur nė formė vezake kishte pėrmasat 76 x 84 dhe 66x 84. Guri i madh i gjetur, po nė formė vezake ka perimetėr 380 cm dhe lartėsi 110 cm. Me ngjyrė gri, i limuar dhe jo i daltuar, me pėrbėrje homogjene, strukturė konforme, me peshė tė madhe specifike. Guacka nė tė cilėn u gjet, i ngjasonte njė vazoje tė stėrmadhe.


    U gjet nė thellėsi 4 metra, nė dy pika. Versioni i njė gjetje arkeologjike qėndron nė faktin se kėta lloj gurėsh mund tė kenė qenė objekte zbukuruese tė njė qendre tė njohur qytetare tė lashtė, njė objekt mbrojtjeje, stolisje, pse jo dhe objekt sulmi nė tė rrotulluar. Por do tė jenė studimet e mėvonshme qė do t’i japin pėrgjigje gjithė hipotezave tė hedhura. Ndėrkohė nga autoritete e autostradės, ėshtė lėnė porosi tė punohet me shumė kujdes nė kėtė zonė.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 18/8/2017, 05:03