Estetika

    Share
    avatar
    sihana
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 111
    Mosha : 32
    Vendi : atje ku nata te me zere
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Estetika

    Mesazh nga sihana prej 2/7/2007, 20:17

    Duke qe ne se jemi ne stinen e veres dhe ne
    femrat kemi deshire qe trupi yne te kete nje ngjyre te njetrajtshme te
    bukur.Per te arritur keto marrim vendime per te bere Solar por pa ditur
    efektet ansore pa patur kujdesin e duhur.
    Ja disa rregulla qe duhet te kemi parasysh.

    Kohet e fundit solariumi eshte nder temat qe fliten me teper. Shume
    njerez mendojne se ngjyra bronx e lekures te tregon me te bukur dhe me
    te gjalle. Keta njerez kane te drejte por para se te bejme njelekure te
    tille eshte mire te kujtojme disa rregulla.

    Para se gjithash gjatesia dhe numri i seancave eshte shume i rendesishem.

    8-10 minuta jane te mjaftueshme ne seancen e pare.Ne cdo seance koha e
    rrezatimit rritet me nga 5 minuta deri ne 20 minuta maksimumi. Por
    fatkeqesisht as qendrat e solariumit dhe as klientet nuk i japin
    rendesine e duhur ketij fakti.
    Ju lutemi te keni kujdes keto gjera:
    1- Mos hyni me teper se 3 here ne jave ne solarium

    2-Mos hyni dy here brenda dites

    3-Patjeter pastroni makiazhin para se te futeni

    4-Mos hyni me lente ne solarium
    Po te keni kujdes keto gjera solariumi jo vetem qe i jep lekures
    tuaj nje bronxim te shendetshem por ben dhe rritjen e sintezen te
    vitamines D, e cila forcon kockat tuaja dhe zvogelon dhimbjet e belit
    dhe te qafes.
    Solariumi ne 12 pyetje :

    1.A eshte i rrezikshem per shendetin?

    Po te zbatojme rregullat nuk eshte aspak i rrezikshem per shendetin.
    2.Cila eshte prova me e rendesishme qe nuk eshte i rrezikshem?

    Te gjitha firmat qe shesin aparate te tille duhet te jene sipas te
    normave te caktuara nga CE dhe DIN, organizata qe pengojne shitjen e
    mallrave ne Bashkimin Europian dhe Bote.
    3.A ka ne shtetin tone nje institucion qe i kontrollon?

    Per momentin nuk jemi te informuar ne ka apo jo nje institucion te tille ne shqiperi.

    4.Cili eshte ndryshimi i solariumit me diellin?

    Ndryshimi me i rendesishem eshte filtri qe ndodhet brenda aparatit te
    solariumit, ndryshe nga shtresa e ozonit nga e cila mund te depertojne
    rreze qe kane efekt kancerogjen.
    5.A ta than lekuren solariumi?

    Ne qofte se futesh me teper se duhet patjeter qe ka nje efekt te tille.
    6.Para se te futemi ne solarium cfare ka rendesi?

    Tubat duhen te jene te rinj , duhet te kete sistem ajrosjeje me filter dhe te jete e dezinfektueshme…
    7.Sa minuta duhet te rrime brenda?

    Ne qofte se futesh per here te pare ose ke kohe qe nuk je futur
    gjithashtu duke patur parasysh perberjen e lekures mund te rrish nga 5
    deri ne 10 min. Por nqs je mesuar me solariumin koha qe mund te rrish
    nuk duhet ti kaloje 20 min. 8.Sa seanca mund te futemi gjithsej?

    Kjo varet nga perberja e lekures.Por ne etapen e pare nuk duhet te
    kaloje 6-7 seanca.Pastaj duke u futur here pas here mund te ruani
    ngjyren.
    9.Cfare duhet te bejme para se te futemi ne solarium?

    Duhet te pastroni nga lekura juaj makiazhin si dhe cdo gje e ngjashme
    me parfumin ose deodorantin, gjithashtu duhet te hiqni lentet n.q.s
    perdorni te tilla.
    10.A mund t`i mbajme syte hapur ne solarium?

    Jo. Ju duhet te perdorni patjeter syzet e pershtatshme per solarium.
    11.Cilat jane avantazhet e solariumit?

    Duku u futur ne menyre te rregullt solariumi ju ndihmon te mbani ne
    menyre te balancuar raportin e yndyrnave ne trup, te ndihmoje ne
    tharjen e pucrave dhe gjithashtu te zvogeloje dhimbjet e belit dhe
    qafes. Duke rritur sintezen e vitamines D ne trup zvogelon shkrirjen e
    kockave ne trup. 12.Cfare duhet te kemi parasysh pas solariumit?Duhet
    te pini uje sa me shume dhe te perdorni gjithashtu njomes per fytyren
    dhe trupin. Ne kete menyre mund te keni nje bronxim me te gjate.Nuk
    duhet perdorni parfume dhe/ ose te ngjashme menjehere pas solariumit.
    avatar
    sihana
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 111
    Mosha : 32
    Vendi : atje ku nata te me zere
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default C'eshte Botoksi

    Mesazh nga sihana prej 2/7/2007, 20:18

    Botoks (toksina e botulinumit), eshte nje toksine e cila prodhohet nga bakteria Clostridium botulinum.
    Botoksi, duke bllokuar leshimin e molekulave qe bejne te mundur
    komunikimin ndermjet qelizave nervore , bllokon gjithashtu komunikimin
    e organeve perkatese me keto qeliza. Ky mekanizem ndalon ose zvogelon
    funksionin e organit. Ne shume fusha te mjeksise ky mekanizem perdoret
    efektivisht. Kurse ne kirurgjine plastike perdoret me qellim qe te
    zvogeloje
    rrudhat e krijuara nga muskujt e mimikes ne siperfaqen e fytyres si dhe
    te zvogeloje dersitjen e disa pjeseve te trupit.
    Funksioni per vite i muskujve te mimikes ben qe rrudhat ne
    siperfaqen e lekures te behen me te dukshme dhe ne fytyre te dalin
    vizat dinamike. Vizat dinamike dalin me teper ne balle, midis
    vetullave, rreth syve dhe rreth gojes.Rrudhat ne balle dhe rreth syve
    te tregojne me te vjeter, kurse rrudhat midis vetullave te bejne te
    dukesh si i nevrikosur. Duke perdorur botoks zvogelohet levizja ne
    muskujt e mimikes e cila ben te mundur qe lekura qe vesh keto muskuj te
    mos tendoset si zakonisht. Vizat e krijuara nga levizja e muskujve si
    dhe nga palosja e tyre zhduken. Keshtu behet i mundur drejtimi i nje
    fytyre qe duket e moshurar dhe e nevrikosur.
    Gjate perdorimit te botoks ne gjendrat e djerses bllokohet
    komunikimi i qelizave nervore me qelizat e gjendres duke zvogeluar
    djersitjen. Pjeset e trupit qe djersitin me teper, jane sqetulla dhe
    pellemba e dores. Shume njerez qe ankohen per djersitjen ne mase dhe
    eren e saj kane qene te kenaqur pas perdorimit te botoksit ne keto zona.
    Botoksi injektohet dhe eshte nje procedure qe nuk ka nevoje per
    anestezi, por gjate injektimit mund te shkaktoje dhimbje te vogla. Per
    zvogelimin e levizjeve te muskujve injektohet brenda muskujve kurse per
    zvogelimin e djersitjes brenda ne lekure. Efekti i botoksit fillon
    brenda javes dhe efektiviteti i tij vazhdon nga 3-9 muaj mesatarisht 6
    muaj. Pas mbarimit te efektit te botoksit perdorimi i tij mund te
    perseritet. Ne njerezit qe perdorin per 2 vjet rregullisht botoksin
    eshte vene re Zvogelim i forces se muskujve dhe mund te kete ndryshim
    ne shprehje te fytyres. Prandaj pas vitit te 2 te perdorimit te
    botoksit duhet qe riperdorimet i tij te behen ne periudha me te gjata
    kohe.
    Botoksi nuk ka ndonje efekt serioz mbi shendetin e pergjithshem. Pas
    perdorimit mund te kete nje fryrje te perkohshme, nxirje te lekures dhe
    rralle renie e kapakut te syrit. Nuk dihet nese botoksi ka ndonje efekt
    anesor ne femrat shtatzena ose qe japin gji. Prandaj nuk keshillohet
    perdorimi i tij ne keto raste. Gjithashtu nuk perdoret ne personat qe
    kane semundje te Sistemit lokomotor ( si Sindroma Eaton-Lambert, Myastenia gravis)

      Ora ėshtė 18/6/2018, 11:50