THE ROLLING STONES

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    hop "The Rolling Stones" ne Budva

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 27/6/2007, 10:14




    Shqiptaret, 10 mije bileta per "The Rolling Stones"
    Fansa te legjendareve "The Rolling Stones", qe me 9 korrik do te mbajne koncertin e tyre te radhes ne Budva, "Camp Jazz" do te mund te blejne nje bilete me cmim me te lire tanime. Organizatoret e koncertit, e kane pohuar gjate nje konference per shtyp, se tani biletat do te shiten me nje ulje te konsiderueshme, dhe jo me 100 euro sa cmimi i tyre fillestar. Sidomos per studentet e te rinjte, bileta do te kushtoje vetem 34 euro, ndersa te tjerat 67 euro. Por kjo vjen vetem ne kete moment kur kane mbetur vetem 2 mije bileta per koncertin e legjendareve te rrokut ne bote "The Rolling Stones", ben me dije zyra e shtypit. Po sipas organizatoreve, vetem nga Shqiperia jane kerkuar plot 10 mije bileta, qe duket se ka qene e pamundur per organizatoret te sigurohen. E numer te sakte se sa shqiptare kane mundur te sigurojne nje bilete nuk ka. Nderkohe qe ne Dubrovnik, kane shkuar 8 mije dhe ne Serbi interesi ka qene teper i madh dhe me gjasa, nje numer i madh fansash do te vijne nga Serbia. Ndersa nga Shqiperia, padyshim qe me pak do te jete dhe ajo cka garantohet, eshte se deri ne 1 korrik te gjitha biletat do te jene shitur. Duket se pergjate oreve para e pas koncertit, do te kete edhe nje rremuje te madhe ne Budva, pasi parkingu do te jete nje problem dhe mbi 5 mije makina pritet te vijne. Sidomos duke mbajtur parasysh edhe muajin kur do te mbahet koncerti, qe eshte piku i sezonit turistik ne Mal te Zi. Ndersa cmimi i biletave VIP nuk ka ndryshuar aspak, vijon te jete 500 euro, pasi do te kene edhe pisten e tyre te vecante ne vendin ku do te mbahet koncerti ne hapesiren prej 2500 metrash katrore.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    hop Re: THE ROLLING STONES

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/6/2007, 19:09

    Banda legjendare angleze, Rolling Stones, pritet te mbaje nje koncert ne Serbi, por stadiumi ku do mbahet evenimeti eshte prane qendres se gares se kuajve ne Beograd . Per kete arsye organizatoret kane vendosur qe te drogojne 300 kuaj ne menyre qe te mos prishin koncertin e legjendareve Rolling Stones, Kjo ka rritur pakenaqesite mes popullates te cilet kerkojne qe koncerti te mos mbahet prane qendres se kuajve. Rolling Stones pritet te jene ne Serbi me 14 korrik. (News 24)


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    albitr
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve : 7
    Data e rregjistrimit : 10/07/2007

    hop THE ROLLING STONES

    Mesazh nga albitr prej 10/7/2007, 19:24

    Mendoni se "THE ROLLING STONES" eshte grupi me i mire i rrokut i te gjithe korave?


    Marr shtyse nga koncerti qe ata dhane ne Budva Ne date 9 te ketij muaji (ishte hata fare).

    Sponsored content

    hop Re: THE ROLLING STONES

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 17/10/2017, 22:21