Shqiptaret jashte Trojeve

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Duke zbuluar Shqiptarė

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 11/6/2007, 21:09

    ……Dua t’i pyes nėse jemi bashkatdhetarė, megjithėse nuk ka fare nevojė. Nuk e di pse. Jo sepse nuk kam shqiptarė kėtu ku jetoj. Ndoshta sepse mė pėlqen kur hyj nė muhabet me Shqipet e tjerė e fillojmė gjejmė kushėrinj tė pėrbashkėt, krahasojmė hundėt, dhe bėjmė politikė. Megjithėse e di qė nuk do tė rezistojnė dot pa mė bėrė pyetjen e famshme: “A merr ndonjė farė gjėje?”, ose komentin “Bravo ti, qenke kapur mirė.”….

    *******************************
    Njė hotel i madh, i ri, plot dritė. Kamarierė tė sjellshėm, portierė tė papėrtuar, recepsionistė tė shkathėt…dhe fytyra tepėr tė njohura. Nuk i kam parė kurrė kėta njerėz nė jetėn time, por tiparet e tyre janė tė para e tė stėrpara. Hėm, recepsionisti e ka mjekrėn me vrimė, kokėn plloēė, ballin me qoshe dhe njė anglishte me theks tepėr tė lehtė, qė vetėm unė ia di origjinėn. Portieri ka qafėn e shkurtėr dhe trupin e bėshėm tė tim ati, si edhe hundėn zhgabė tė gjyshit tim. Ndihmėsit(tė cilėt ēuditėrisht nuk janė meksikanė). kanė trupa tė gjatė e tė hollė si edhe hapa gjigantė prej Bjeshkėsh.
    Dua t’i pyes nėse jemi bashkatdhetarė, megjithėse nuk ka fare nevojė. Nuk e di pse. Jo sepse nuk kam shqiptarė kėtu ku jetoj. Ndoshta sepse mė pėlqen kur hyj nė muhabet me Shqipet e tjerė e fillojmė gjejmė kushėrinj tė pėrbashkėt, krahasojmė hundėt, dhe bėjmė politikė. Megjithėse e di qė nuk do tė rezistojnė dot pa mė bėrė pyetjen e famshme: “A merr ndonjė farė gjėje?”, ose komentin “Bravo ti, qenke kapur mirė.”
    Por sytė e tyre janė tė ulur, fytyrat e pėrqendruara nė punė, dhe bisedat janė vetėm nė anglisht. Ndihmės-kamerierė tė tjerė qė duken sikur sa kanė zbritur nga Kurveleshi na shėrbejnė kafen. Unė kam njė etiketė tė madhe sa koka ime me emrin tim, tė cilėn ua drejtoj sa herė qė mė shėrbejnė, por nuk marr asnjė reagim mbrapsht. Ndoshta mendojnė qė mė ėshtė lodhur gjoksi dhe po i bėj gjimnastikė. Ndoshta mendojnė pėr hallet e tyre dhe nuk ia kanė ngenė muhabetit me mua. Ndoshta nuk mendojnė hiē. A ndoshta shqiptarėsia ime ėshtė fshehur nėn tėrė ato shtresa dhjami amerikan, dhe ata nuk mė njohin pėr tė tyren. Ia futa kot me duket, se sado qė tė ndryshoj, prape hunda do tė mė ngelet.
    Mė nė fund, pas tre ditėsh grindjeje me veten, kureshtja del fitimtare dhe mė jep guximin tė pyes portierėt ndėrsa po na ndihin me valixhet dhe taksinė. “Po moj –thonė ata –Shqiptarė jemi.” Fillojmė pėrnjėherėsh tė rifitojmė kohėn e humbur e t’i bėjmė biografinė njeri-tjetrit nė shqipe me ritėm tė tėrbuar, ndėrsa shoqet e mia tė taksisė, njė gjermane e njė austriake na shohin me gojė hapur. Kushedi ēfarė po themi nė gjuhen tonė tė egėr me gjeste, fishkėllima dhe mimika tė ēuditshme.
    Por koha nuk pret. Ndahem me portierėt dhe futem nė taksi. Aty, shoferja, njė qukėse e bukur dhe e freskėt mė thotė:
    ”Nuk e dija qė shqipja qenka njėsoj me Turqishten.”
    “Turqishten?- pyes e habitur, pa mundur ta kuptoj pse tė tėrė duan qė shqipja patjetėr tė rrjedhe nga njė gjuhė tjetėr. (Edhe nė kėtė konference plot me pėrkthyes qė pothuajse kane tė tėrė diploma nė gjuhėsi, lajmi qė shqipja ishte degė e vetmuar e pemės sė gjuhės, ishte tepėr risi e madhe. Ndoshta duhet ta printoj pemėn e gjuhėve nė njė bluzė dhe ta vesh nė konferencėn tjetėr. )
    “Nuk ngjan fare me turqishten.”
    “Pse nuk po flisje turqisht me portierin? Ai ėshtė turk –vazhdoi ajo. Ou? Mendoj t’ia shpjegoj taksistes sė kėndshme historinė, por me vjen keq pėr atė gjynahqarin. Kush jam unė t’ia shkatėrroj fantazitė e ndėrtuara me aq mund?
    “Mbase. –them,- Ose mbase ka jetuar ne Turqi pėr shumė kohė dhe tani e thotė pėr kollajllėk. Po unė shqip fola me tė”
    Duket qė shoferja nuk ėshtė bindur nga argumenti im, por unė jam klientja dhe ajo do bakshish, prandaj mė buzėqesh dhe mė jep tė drejtė.
    Po pse xhanėm jam unė ajo qė ‘zbuloj” shqiptarėt? Njėherė m’u desh t’i shpjegoja kujdestarit tė pallatit se ajo “gjermania” e katit tė parė, ishte mė tepėr e diplomuar pėr gjermanisht sesa nga”Deutcheland”; pastaj e bėra lėmsh mjekun tim kur e falėnderova pėr gjinekologen shqiptare ku mė kishte referuar sepse ai e dinte pėr italiane; i zhgėnjeva femrat e zjarrta tė zyrės nė mbrėmjen e Vitit tė Ri kur iu thashė se kamerierėt italianė aq simpatikė ishin nė fakt, prej shtetit komshi; se ai vendi i mrekullueshėm me sanduiēe greke (gyros) nė Astoria ishte pronė e njė shqiptari; dhe se ajo sekretarja e bukur qė duket franceze, vetėm duket franceze; etj, etj, etj.
    Lėre mė sa njerėzve ua prish terezinė kur i pėrshėndes nė shqip pa i njohur. Reagojnė njėsoj sikur po i pėrshėndes majmunēe dhe jo shqiptarēe. Pėrgjigjia mė e zakonshme qė marr:
    “Nga e dallove ti? Mua tė tėrė mė thonė qė nuk dukem fare shqiptar/e, por…(Shto kombin qė pėrkėdhel inferioritetin e tyre mė shumė)”
    Hėm. Ndoshta ėshtė forma katrore e nofullave ose lapsi i zi i buzėve. Ndoshta ėshtė ajo hunda e drejtė tė cilėn na e ka lėnė nė derė Teuta. Ndoshta ėshtė llamburitja e zinxhirėve tė florinjtė varur nė ēdo qoshe tė trupit. Ndoshta janė flokėt e derdhur me onde a kaēurrela, ose gjembat e ngrirė qė vetėm hispanikėt e shqipot from da’hood (represent yo!) i kanė akoma.
    Nuk ėshtė se unė jam tepėr tepėr e lumtur qė jam shqiptare ose qė po gjuaj shqiptare. Shqiptarėsia ėshtė pjesė e qenies sonė pavarėsisht nė na pėlqen apo jo. Ėshtė ndėrthurur e shkrirė nė gjenet tona, dhe shfaqet gjithmonė papritur e pa kujtuar, sado qė mundohemi ta mbulojmė. Mund tė pėrpiqemi, ndoshta mund edhe t’ia arrijmė ta fshehim pėr njė farė kohe, por do tė dalė diku e dikur, si delja e zezė nė kope, si larua nė mes tė balove, ose si e zeza nė tė kuqen e ndėrgjegjes sonė.
    Prandaj edhe unė vazhdoj tė zbuloj shqipe kudo, nė aeroport, restorante, farmaci, bankė, shkolle, tren, spital, etj, etj,. Ndonjėherė i buzėqeshim njeri-tjetrit pėr tė ndarė sekretin, ndonjėherė ata ulin sytė e vazhdojnė rrugėn (a unė ul sytė e vazhdoj rrugėn); ndonjėherė futemi nė bisede dhe zbulojmė qė jemi kushėrinj tė katėrt nga gjyshėrit qė janė ngrohur nė njė diell e lare nė njė pėrrua. Ndonjėherė me duket vetja si UFO paqėsor nė mes tė vendasve kanibalė, ndonjėherė me duhet tė kollitem nė autobus qė ajo vajza me celular tė mos shkojė me tutje me “tė hėngsha e t’u bėfsha” me tė dashurin e vet.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default shqipetaret ne bote - avantazhe/disavantazhe

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 20/6/2007, 08:01

    shqipetaret ne bote - avantazhe/disavantazhe


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    enya
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 308
    Data e rregjistrimit : 02/06/2007

    default Re: Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga enya prej 25/6/2007, 21:13

    Hahahahaha Gishteza sa kam qesh me kete shkrim ... teper realist ... shkrimi jot eshte?

    Lėre mė sa njerėzve ua prish terezinė kur i
    pėrshėndes nė shqip pa i njohur. Reagojnė njėsoj sikur po i pėrshėndes
    majmunēe dhe jo shqiptarēe. Pėrgjigjia mė e zakonshme qė marr: “Nga
    e dallove ti? Mua tė tėrė mė thonė qė nuk dukem fare shqiptar/e,
    por…(Shto kombin qė pėrkėdhel inferioritetin e tyre mė shumė)” Hėm.

    Kjo situate me ka ndodhur disa here e me te vertete qe te tjereve ju vjen inat qe arrij ti identifikoj ne mes te turmes :)

    Nuk ėshtė se unė jam tepėr tepėr e lumtur qė jam
    shqiptare ose qė po gjuaj shqiptare. Shqiptarėsia ėshtė pjesė e qenies
    sonė pavarėsisht nė na pėlqen apo jo.

    E drejte eshte .... shqiptaresia eshte e do te ngelet perbrenda nesh ... duam apo nuk duam ta pranojme .... na pelqen apo nuk na pelqen ... gjithnje kam deshire te flas me shqiptare te tjere ... dua te them nese ndjek vetem deshirat e mia ... por shpesh here jam e detyruar te ndjek mendjen dhe logjiken sepse jo gjithnje personi qe kam perballe ja vlen te shkembesh qofte edhe dy fjale me te ... thjesht se eshte shqiptar ... mgjthse e bej me keqardhje ... por kam rastisur edhe ne persona te mrekullueshem dhe qe ja vlen te takosh.


    triniti
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    default Re: Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga triniti prej 27/6/2007, 19:04

    vetem avantazhe s'kemi ne motra SadSadSad

    dhe hakshe hakshe s'ka faj bota jo, se nuk i kemi len vend vetes SadSadSad

    s'ka dite mos dalin pislliqet e shqiptareve ne tv, te vjen turp te dalesh nga shpia e te shkosh ne shkolle SadSadSad

    MiLaN
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi

    Numri i postimeve : 4051
    Data e rregjistrimit : 29/05/2007

    default Re: Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga MiLaN prej 27/6/2007, 20:52

    hmmm ja se do vij une e do e rregulloj imazhin e kinezeve neper bote... sa per info kush do vije te me takoje ne paris ?

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Punėsimi i tė diplomuarve jashtė shtetit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/6/2007, 20:10

    Punėsimi i tė diplomuarve jashtė shtetit

    Dr. Marita Flagler
    Zhani Shapo

    Administrata publike shqiptare qendrore dhe lokale
    vazhdon tė shihet si njė nga faktorėt kyē nė
    shndėrrimin e Shqipėrisė nė njė vend tė zhvilluar.
    Detyrat e mėdha tė shndėrrimit kėrkojnė punonjės tė
    mirėkualifikuar qė janė nė gjendje tė pėrballojnė
    detyra tė shumta me njė kėndvėshtrim bashkėkohor e me
    vlera etike. Kjo gjė kėrkon njohuri tė specializuara,
    aftėsi dhe shprehi administrative konkurruese si edhe
    pėrkushtim tė veēantė. Plotėsimi me sukses i synimit
    tė Shqipėrisė pėr t’u bėrė anėtare e BE-sė dhe njė
    bashkėpunim i frytshėm i qeverisė shqiptare me
    organizma tė shumtė ndėrkombėtarė, kėrkon specialistė
    e drejtues administrate qė janė nė nivelin e
    specialistėve ndėrkombėtarė me tė cilėt ata
    bashkėpunojnė.

    Hartimi i politikave

    Nė kėto kushte, hartimi i njė politike tė qartė qė
    mundėson krijimin e njė ambienti tė pėrgjithshėm dhe
    ligjor qė mundėson thithjen dhe mbajtjen e
    profesionistėve tė talentuar nė administratėn publike
    shqiptare, me njė fokus tė veēantė nė tė diplomuarit
    jashtė vendit e sidomos nė universitetet perėndimore,
    duket tė jetė zgjidhja mė e mirė pėr pėrballimin e
    krizės qė pėrballon sektori publik. Pėr formulimin e
    njė politike tė tillė ėshtė i nevojshėm vlerėsim i
    plotė i situatės komplekse parė nga kėndvėshtrime tė
    ndryshme: tė eksperiencės shqiptare tė deritanishme,
    tė institucioneve shqiptare tė administratės publike,
    tė tė diplomuarve jashtė vendit qė kanė kaluar nė
    eksperiencėn e punėsimit nė administratėn publike, tė
    tė diplomuarve jashtė vendit qė ndodhen ende nė
    perėndim, tė tė kuadrit ligjor dhe praktik qė mundėson
    apo pengon njė politikė tė tillė si dhe atė tė
    eksperiencės ndėrkombėtare. Sė dyti, ėshtė e nevojshme
    qė njė politikė e tillė tė jetė e artikuluar nė
    pikėpamjen e nevojės dhe kėrkesės sė administratės
    shqiptare pėr tė tėrhequr dhe mbajtur nė gjirin e saj
    kėtė kategori tė diplomuarve jashtė vendit. Ky studim,
    i pėrbėrė nga 5 pjesė, u konceptua pikėrisht nga ky
    kėndvėshtrim. Secila pjesė ėshtė njė njėkohėsisht njė
    studim pavarur dhe i ndėrlidhur me pjesėt e tjera.
    Studimi i parė ėshtė njė studim cilėsor i perceptimit
    tė nevojave tė institucioneve tė administratės
    qendrore dhe vendore pėr tė diplomuarit shqiptare nė
    Evropėn Perėndimore. Studimi i dytė, i cili pėrbėhet
    nė vetvete nga dy mini studime sasiore-cilėsore, ėshtė
    njė pėrpjekje pėr tė vlerėsuar faktorėt qė nxisin apo
    pengojnė punėsimin nė administratėn publike tė dy
    grupeve tė diplomuarve jashtė vendit, atė tė atyre qė
    punojnė aktualisht nė administratėn publike dhe atyre
    tė diplomuarve jashtė vendit qė kanė punuar nė
    administratėn publike dhe janė tashmė larguar prej
    saj. Studimi i tretė, sasior-cilėsor ėshtė njė studim
    i perceptimit tė studentėve qė vazhdojnė studimet
    pasuniversitare jashtė shtetit apo i a kanė pėrfunduar
    ato dhe tani janė tė punėsuar (jashtė shtetit) nė
    sektorin pėr tė cilin kanė bėrė studimet. Studimi i
    katėrt ėshtė njė vėshtrim nė eksperiencėn
    ndėrkombėtare pėr tėrheqjen e tė diplomuarve nė
    universitetet perėndimore nė administratat publike
    pėrkatėse dhe njė vėshtrim i konkurrentėve potencialė
    qė administratat ndeshin nė kėtė pėrpjekje. Dhe sė
    fundi studimi i pestė ėshtė njė analizė kritike e
    legjislacionit dhe praktikave konkrete tė punėsimit nė
    administratėn publike shqiptare, parė nė
    kėndvėshtrimin e proceseve apo praktikave qė nxisin
    dhe pėrkatėsisht pengojnė tėrheqjen dhe mbajtjen e tė
    diplomuarve jashtė vendit nė punėsimin publik.

    Interesi pėr tė punuar nė Shqipėri

    Pėrfundimet e studimeve konvergojnė nė disa pika
    kryesore:
    1. Tė diplomuarit jashtė shfaqin interes pėr tė punuar
    nė administratė publike si pjesė e dėshirės pėr tė
    kontribuar nė pėrparimin e vendit dhe pėr tė qenė
    protagonistė nė proceset e zhvillimit. Gjithashtu kjo
    shihet edhe si mundėsi e zhvillimit profesional.
    2. Administrata qendrore ėshtė e kėnaqur me nivelin e
    punės sė punonjėsve qė kanė pėrfunduar studimet jashtė
    shtetit, dijenitė e shprehitė e punės, si dhe risitė
    qė sjellin nė punė. Ajo shpreh nevojėn nė fusha tė
    ndryshme pėr mė shumė punonjės qė kanė pėrfunduar
    studimet jashtė shtetit.
    3. Faktorė tė shumtė i bėjnė tė diplomuarit jashtė
    shtetit tė ngurrojnė tė punėsohen nė administratėn
    publike. Ndėr mė tė rėndėsishmet janė pamundėsia pėr
    tė zgjidhur cėshtjen e strehimit pėr shkak tė kushteve
    qė ofron punėsimi nė kėtė sektor, mungesa e motivimit
    me pagė, pasiguria nė punė e shprehur nė frikėn e
    largimit nga detyra pėr motive qė nuk varen nga
    cilėsia e punės, mungesa e njė karriere tė
    parashikueshme nė sektorin publik, favorizimi i
    punonjėsve mbi baza politike dhe jo mbi bazėn e
    kontributit profesional dhe mungesa e stabilitetit
    politik nė pėrgjithėsi.
    4. Pėrvoja ndėrkombėtare tregon se procesi i tėrheqjes
    sė talentit dhe dijes nė administratėn publike ėshtė
    shumė konkurrues si nė planin ndėrkombėtar (vendet e
    zhvilluara) ashtu edhe nė planin kombėtar
    (universitetet dhe biznesi). Kjo situatė kėrkon qė
    administrata publike tė angazhohet seriozisht pėr t’u
    bėrė kompetitive. Pėrvoja ndėrkombėtare gjithashtu
    tregon se njė element shumė i rėndėsishėm i rekrutimit
    tė studentėve qė pėrfundojnė studimet jashtė shtetit
    ėshtė bashkėpunimi i ngushtė me diasporėn.
    5. Studimi i legjislacionit dhe i praktikave tė punės
    pėr menaxhimin e burimeve njerėzore nė administratėn
    publike shqiptare tregoi se si sistemi aktual i
    informimit pėr vendet e lira ashtu edhe procesi i
    konkurrimit pengon pjesėmarrjen e tė diplomuarve
    jashtė shtetit qė vazhdojnė tė jetojnė aty.
    Gjithashtu, probleme ka edhe nė sistemin e zhvillimit
    tė karrierės. Njė shqetėsim pėrbėn edhe mungesa e
    stabilitetit dhe qėndrueshmėrisė sė administratės si
    edhe fakti qė depolitizimi i administratės nuk ėshtė
    ende nė nivelet e kėrkuara.

    Disa rekomandime

    Mbi bazėn e pėrfundimeve tė studimeve u hartuan
    rekomandimet, tė cilat ju dhanė pėr mendim njė grupi
    tė rinjsh, tė cilėt kanė pėrfunduar studimet jashtė
    shtetit dhe tė cilėt sot kanė njė veprimtari tė
    suksesshme jashtė administratės publike nė sektorin
    privat, profesionet e lira apo organizatat
    ndėrkombėtare. Sugjerimet e tyre u morėn me metodėn e
    grupit tė fokusuar. Rekomandimet pėrfshijnė dy fusha:
    (a) masat qė rekomandohet tė merren pėr tėrheqjen e tė
    diplomuarve jashtė shtetit nė karrierėn e
    administratės publike. (b) masat qė rekomandohen pėr
    tė rritur fuqinė tėrheqėse tė punės nė administratėn
    publike si njė karriere kompetitive. Pėr tėrheqjen e
    tė diplomuarve jashtė shtetit, sė pari, u rekomandohet
    ngritja e njė njėsie/zyre pranė DAP-it qė do tė ketė
    si funksion mbledhjen e informacionit dhe marrėdhėniet
    me individėt qe janė me studime apo kanė pėrfunduar
    studimet jashtė shtetit e qė kane potencial tė
    kontribuojnė, si dhe kėshillimin e tyre profesional
    dhe organizimin e praktikave mėsimore nė administratėn
    publike. Veprimtaria e kėsaj njėsie do tė shtrihet
    pėrveē Shqipėrisė, nė tė gjithė diasporėn shqiptare me
    kontakteve tė drejtpėrdrejta si edhe nga interneti.
    Kjo njėsi do tė veprojė si koordinatore e kėrkesės dhe
    ofertės. Sė dyti, rekomandohen tė bėhen njė sėrė
    ndryshimesh nė kuadrin ligjor dhe nėnligjor qė
    rregullon punėsimin dhe karrierėn nė administratėn
    publike dhe veēanėrisht sistemi i informacionit pėr
    vendet e punės dhe procesi i aplikimit dhe
    intervistimit. Pėr tė tėrhequr ta specializuarit e
    lartė (ata qė kanė mbaruar studime nė nivel
    doktorature dhe qė janė punėsuar nė universitete apo
    kompani private), rekomandohet qė qeveria tė
    inkurajoje organizatat ndėrkombėtare qė i japin
    konsulencė teknike qė t’i punėsojė me prioritet nė
    projektet e tyre nė Shqipėri. Pėr tė rritur fuqinė
    tėrheqėse tė punės ne administratėn publike si njė
    karrierė kompetitive rekomandohet tė merren masa qė
    lidhen me kualifikimin e mėtejshėm tė punonjėsve si
    nėpėrmjet studimeve pasuniversitare, pėrmirėsimin e
    sistemit tė pagave, pėrmirėsimin e procesit tė
    karrierės nė shėrbimin civil dhe thellimin e
    depolitizimit tė administratės publike shqiptare.

    Tkurrja e trurit

    Tė paktėn nė katėr vitet e fundit, fenomeni i njohur
    si “tkurrja e trurit” (brain drain) dhe pėrpjekjet pėr
    shndėrrimin e tij nė thithjen e trurit (brain gain) ka
    zėnė vend gjerėsisht nė diskutimet publike dhe nė rang
    qeveritar. Nė disa studime tė realizuara deri mė tash
    konstatohet se tkurrja e trurit ka prekur tė gjithė
    shoqėrinė shqiptare. Sipas njė studimi tė kryer nga
    QSES-ja, tė mbėshtetur nga Fondacioni Soros, rezulton
    se nė periudhėn 1991-1998 ishin larguar nga Shqipėria
    31.45% e specialistėve me arsim tė lartė, ndėrsa 63% e
    tė intervistuarve gjatė studimit shprehnin dėshirėn
    pėr tė emigruar. Nė njė studim tjetėr, “...nė
    periudhėn 1990-2003, gati 45% e profesorėve dhe
    studiuesve nė universitete dhe institucione kėrkimore
    shkencore emigruan” tė njėjtėn gjė bėnė edhe 65% e
    studentėve qė merrnin doktoraturėn nė perėndim nė
    periudhėn 1980-1990. Kėtyre largimeve, sigurisht nuk i
    ka shpėtuar dhe administrata publike shqiptare, e cila
    i ka ndjerė pasojat e largimit tė trurit jo vetėm
    jashtė vendit por edhe brenda tij drejt njė sektori
    privat qė megjithėse ende nė zhvillim, ėshtė shpesh
    agresiv nė politikat e rekrutimit dhe mbajtjes sė
    profesionistėve tė kualifikuar. Nga ana tjetėr, nė
    planin ndėrkombėtare shqetėsimi pėr kapacitetet e
    burimeve njerėzore nė administratat publike dhe
    pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e tyre, po kthehet
    gjithnjė e mė me force nė rendin e ditės. Nė sesionin
    e parė nė Korrik 2002, Komiteti i Ekspertėve pėr
    administratėn publike, tė OKB-sė (UNCEPA), identifikoi
    6 fusha prioritare nė tė cilat duhet tė
    pėrqendroheshin vendet anėtare pėr tė mundėsuar
    implementimin e Deklaratės sė Mijėvjeēarit pėrfshirė
    kėtu “sektori publik duhet tė zhvillojė njė strategji
    pėr rekrutimin dhe mbajtjen e pjesės qė i takon tė
    talenteve mė tė mira tė vendit”. E njėjta ēėshtje
    thelbėsore u diskutua gjerėsisht edhe nė sesionin e
    Prillit 2003, ku u theksua se “kapaciteti i burimeve
    njerėzore ishte njė element kritik pėr cilėsinė e
    administratės publike. Me tė vėrtetė, rritja e
    kompleksitetit tė politikė-bėrjes dhe proceseve
    administrative, si dhe erozioni i kapacitetit tė
    burimeve njerėzore pėr kryerjen e funksioneve
    themelore, po e bėjnė gjithmonė e me tė vėshtire pėr
    shumė shtete anėtare implementimin e objektivave tė
    reduktimit tė varfėrisė dhe promovimit tė zhvillimit
    tė qėndrueshėm njerėzor, siē theksohen nga Objektivat
    e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit”. Njė fenomen tjetėr qė
    meriton vėmendje tė veēantė ėshtė edhe kthimi i atyre
    tė rinjve shqiptare qė mbarojnė studimet universitare
    dhe pasuniversitare nė vendet e zhvilluara. Vlerėsohen
    nė rreth 25.000 tė rinjtė shqiptarė qė kryejnė studime
    universitare jashtė vendit dhe shume qindra qė kryejnė
    studime pasuniversitare, Master apo PHD. Vetėm nė
    universitetet italiane vlerėsohet tė studiojnė 12 000
    tė rinj shqiptarė, madje studimet tregojnė se ēdo vit,
    2000 - 4000 tė rinj shqiptarė fillojnė studimet nė
    vende si Italia, Gjermania, Mbretėria e Bashkuar dhe
    Shtetet e Bashkuara. Njė anketė e kryer nė vitin 2005
    me 835 studentė nė universitetet e Shteteve tė
    Bashkuara, Italisė dhe Francės, tregonte se 45.5% e
    tyre dėshironin tė ktheheshin nė Shqipėri me
    pėrfundimin e studime. Njė anketė tjetėr e kryera
    gjatė vitit 2005, me 181 doktorant apo kandidatė,
    tregonte se 56.6% e tė anketuarve dėshironin tė
    ktheheshin nė Shqipėri. Nė njė anketė tė fundit, tė
    kryer nga Albstudent nė periudhėn Nėntor 2005 -
    Qershor 2006, rezultonte se “...mė shumė se gjysma e
    studentėve janė akoma tė pavendosur nėse do kthehen
    apo jo (51.58%), rreth njė e katėrta (25.68%) mendojnė
    tė kthehen, 12.21% mendojnė tė jetojnė mes vendlindjes
    dhe njė vendit tjetėr dhe vetėm 10.53% mendojnė se nuk
    do kthehen...”.
    Ky grup me njė kualifikim profesional tė nivelit
    perėndimor padyshim pėrben njė potencial tė madh,
    drejt tė cilit administrata publike shqiptare dhe
    politike-bėrėsit janė munduar ti kthejnė sytė gjithnjė
    e me shumė dhe me politika konkrete. Kėshtu nė vitet e
    fundi janė bėrė disa pėrpjekje, projekte apo programe,
    disa prej tyre tė zbatuara me sukses, e disa tė tjera
    tė lėna vetėm nė letėr, qė kanė synuar thithjen e
    kapaciteteve profesionale nė administratėn publike.
    Reforma nė shėrbimin civil, duke filluar me sistemin e
    rekrutimit e deri tė sistemi i pagave ėshtė njė nga
    pėrpjekjet e qenėsishme qeveritare nė kėtė drejtim.
    Projekte tė ndryshme tė partnerėve ndėkombėtare kanė
    pasur gjithashtu nė fokus lehtėsimin e kthimit,
    mbajtjes dhe motivimit nė administratėn publike
    shqiptare tė tė diplomuarve shqiptare jashtė vendit.

    Programi “Fellowship”

    Njė nga projektet e vlerėsuar gjerėsisht si me tė
    suksesshmet ėshtė Programi “Fellowship” i Fondacionit
    Soros, i cili siguroi njė mbėshtetje financiare pėr tė
    diplomuarit jashtė vendit qe punonin nė disa sektorė
    dhe specialitete tė konsideruara prioritare pėr
    reformat e zhvillimit tė vendit, fillimisht nė nivel
    qendror (e mė pas dhe nė atė vendor). Nga ky program
    vetem nė administratėn qendrore pėrfituan 98 tė
    diplomuar jashtė vendit. Qeveria, me mbėshtetjen e
    OSFA-s, ka realizuar disa pėrpjekje (megjithėse
    modeste) me tė njėjtin synim. Nė Janar 2004 qeveria
    miratoi njė strategji dhe disa rregulla fillestare pėr
    tė nxitur thithjen e tė diplomuarve jashtė vendit nė
    administratėn publike shqiptare. Gjithashtu duke
    filluar qe nga viti 1999 e nė vazhdim, nėpėrmjet
    DAP-it u realizuan disa sesione praktikash mėsimore nė
    periudhėn verore me studentėt, pėrfshirė ata jashtė
    vendit, nė tė cilat morėn pjesė 48 tė rinj nė 2004 dhe
    60 tė tillė nė 2005. Partnerėt ndėrkombėtare kanė
    mbėshtetur qeverinė nė arritjen e synimit tė
    sipėrpėrmendur. Kėshtu programi i PNUD-it nė 2004
    lancoi projektin “Nxitja e punėsimit pėr studentėt e
    diplomuar jashtė vendit”, urdhri i Kryeministrit nr.
    37, date 28.1.2004 “Pėr nxitjen e punėsimit nė
    administratėn publike tė shtetasve shqiptare qė kanė
    kryer studime jashtė vendit”. Gjithashtu nė 6.11.2006
    kemi miratimin nga kryeministri tė njė urdhėr tjetėr
    tė ngjashėm, me synimin pėr tė kontribuar nė
    zhvillimin ekonomik dhe social tė Shqipėrisė nėpėrmjet
    identifikimit dhe transferimit tė njohurive dhe
    burimeve njerėzore qė jetonin jashtė vendit.
    Gjithashtu nė 2006-ėn UNDP lancoi njė projekt tė dytė
    pėr pėrfshirjen e diasporės shqiptare nė zhvillimin
    ekonomiko-social tė vendit. Rezultatet e parė pozitive
    tė kėtyre pėrpjekjeve janė ndjerė ndonėse jo nė masėn
    e dėshiruar pasi dhe pėrpjekjet e bėra kanė qenė
    “ishuj tė izoluar” dhe jo gjithmonė tė koordinuara nė
    njė kuadėr tė mireartikuluar. Nė kėto kushte, hartimi
    i njė politike tė qartė qė do tė bashkonte energjinė e
    pėrpjekjeve e veēuara dhe qė do tė mundėsonte krijimin
    e njė ambienti tė pėrgjithshėm dhe njė ambienti
    institucional dhe ligjor qė mundėson thithjen dhe
    mbajtjen e profesionistėve tė talentuar nė
    administratėn publike shqiptare, me njė fokus tė
    veēantė nė tė diplomuarit jashtė vendit e sidomos nė
    universitetet perėndimore duket tė jetė zgjidhja mė e
    mirė pėr tė arritur synimin por edhe pėr tė pėrballuar
    krizėn qė pėrballon sektori publik nė kapacitetet
    njerėzore. Pėr formulimin e njė politike tė tillė
    ėshtė e nevojshme sė pari, njė vlerėsim i plotė i
    situatės komplekse parė nga kėndvėshtrime tė ndryshme:
    tė eksperiencės shqiptare tė deritanishme, tė
    institucioneve shqiptare tė administratės publike, tė
    tė diplomuarve jashtė vendit qė kanė kaluar nė
    eksperiencėn e punėsimit nė administratėn publike, tė
    tė diplomuarve jashtė vendit qė ndodhen ende nė
    perėndim, atė tė kuadrit ligjor dhe praktik qė
    mundėson apo pengon njė politikė tė tillė si dhe atė
    tė eksperiencės ndėrkombėtare. Sė dyti, ėshtė e
    nevojshme qė njė politikė e tillė tė jetė e artikuluar
    nė pikėpamjen e nevojės dhe kėrkesės sė administratės
    shqiptare pėr tė tėrhequr dhe mbajtur nė gjirin e saj
    kėtė kategori tė diplomuarve jashtė vendit.

    --------------------
    Pedagoge nė Universitetin e Pensilvanisė nė
    Shippensburg, SHBA. Konsulent i pavarur, ish-drejtor i
    Departamentit tė Administratės Publike. Studimi ėshtė
    financuar nga Fondacioni Soros


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga shaban cakolli prej 8/7/2007, 16:35

    Ka shqiptare neper bote qe ka bere imazh tejet te mire me menqurine dhe veprimtarine e tij.Padyshim ka edhe njerez atje qe sjellin hije te keqe.Nuk duhet te rrenohemi me kete,sepse jo vetem shqiptaret,por kudo ne bote ka njerez te mire dhe jo fort te mire.

    Prap them te qenunit shqiptar eshte krenari.

    Musafir
    Vizitor

    default Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga Musafir prej 14/7/2007, 11:58

    Turqia 5,500,000
    SHBA/Kanada 4,000.000
    Greqia 3,000.000
    Italia 2,500.000
    Australia 800.000
    Zvicėr 750.000
    Gjermania 700.000
    Britania e Madhe 400.000
    Franca 390.000
    Serbia 200.000
    Egjipti 200.000
    Spanja 200.000
    Suedia 190.000
    Belgjikė 150.000
    Holanda 150.000
    Norvegjia 130.000
    Danimarkė 80.000
    Bullgaria 50.000
    Rumania 50.000
    Rusia 50.000
    Kroacia 30.000
    Brazili 25.000
    Argjentina 20.000
    Sllovakia 20.000
    Sllovenia 20.000
    Ukraina 20.000
    Bosnja dhe Hercegovina 12.000
    Luksemburgu 500
    Zelanda e Re 15.000

    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga shaban cakolli prej 2/9/2007, 18:50

    Te lumte Naki,
    Keto statistika jane te nevojshme per shqiptaret.
    Kam pasur rastin te bisedoj me njerez kompetent per keteqeshtje,qe nuk kane statistika te sakta!

    Sponsored content

    default Re: Shqiptaret jashte Trojeve

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 23/2/2017, 00:35