LETRA E NJĖ NĖNE

    Share
    avatar
    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    default LETRA E NJĖ NĖNE

    Mesazh nga xheladin prej 16/7/2007, 08:47

    Letra e njė Nėne

    Biri im! Kjo ėshtė njė letėr nga nėna jote e gjorė, kam turp qė po e shkruaj, por pas njė pavendosmėrie dhe pritjeje tė gjatė, e kapa lapsin disa herė, por lotėt mė penguan, mė pushuan lotėt disa herė dhe zemra nuk mė lejoi.

    O biri im! Pas njė kohe tė gjatė, shoh se je bėrė djalė i madh e me mendje tė pjekur dhe i baraspeshon gjėrat. E kam njė tė drejtė qė tė paktėn ta lexosh kėtė letėr, pastaj nėse do, copėtoje , ashtu siē ke coptuar zemrėn time.

    O biri im! Para 25 vitesh ishte njė ditė e lumtur pėr mua kur mjekja mė lajmėroi se isha shtatzėnė, e nėnat e dinė mirė domethėnien e kėsaj fjale, e ajo ėshtė njė pėrzierje lumturie e gėzimi me fillimin e shqetėsimit tė ndryshimeve tė shumta nė organizėm. Pas kėsaj tė mbarta 9 muaj nė bark, ngrihesha me vėshtirėsi, flija me vėshtirėsi, haja e merrja frymė me vėshtirėsi por e gjithė kjo nuk ma zvogėlonte dashurinė pėr ty, por ajo shtohej dita ditės e mezi prisja tė tė shihja. Tė mbarta o biri im, vėshtirėsi pas vėshtirėsie, dhimbje pas dhimbjeje, gėzohesha me lėvizjet e tua (nė bark), gėzohesha me shtimin e peshės tėnde e ajo pėr mua ishte rėndė. Ato ishin vuajtje tė gjata e mė pas vjen ajo natė kur unė nuk vura gjumė nė sy, pata vuajtje aq tė mėdha sa qė nuk i shkruan dot lapsi e nuk i pėrmend dot gjuha; u pėrballa me vdekjen disa herė e mė pas dole nė jetė, qarja jote pėrziej me lotėt e gėzimit tim e i larguan dhimbjet e plagėve.

    Biri im! Kaluan vite e unė tė mbaja nė kraharor, tė laja me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjirin tim ushqim pėr ty, qėndroja pa gjumė qė ti tė flije, lodhesha ditėn qė ti tė gėzoheshe, shpresoja ēdo ditė tė shikoja buzėqeshjen tėnde, prisja me padurim tė mė kėrkoje diēka e unė tė ta jepja me gjithė zemėr, e kjo pėr mua ishte kulmi i kėnaqėsisė. Kaluan ditė e net dhe unė vazhdoja nė kėtė gjendje, gjidhėnėse e gėzuar, shėrbėtore e papėrtuar dhe pa ngrėnė derisa u rrite, u bėre djalosh, t’u shfaqen shenjat e para tė burrėrisė e unė rendja majtas e djathtas pėr tė tė gjetur nuse. Erdhi dita e dasmės mu copėtua zemra, mė rrodhėn lotėt e gėzimit pėr jetėn tėnde tė re dhe si mėrzitje pėr ndarjen tėnde. Kaluan ditė tė vėshtira dhe shoh se nuk je mė ai qė njoh, mė mohove dhe e harrove tė drejtėn time. Kalojnė ditė e unė nuk tė shoh, nuk e dėgjoj zėrin tėnd, e neglizhove atė qė u soll mirė me ty.

    O biri im! Kėrkoj vetėm pak, mė konsidero tė paktėn nė pozitėn e shokėve tė tu, mė vendos dhe mua nė listėn e veprimeve tė tua mujore, qė tė tė shoh vetėm pak.

    Biri im! Jam dobėsuar mė kanė lodhur vuajtjet e mė kanė kapur sėmundjet, ngrihem me vėshtirėsi, lėviz me vėshtirėsi e pėrsėri zemra ime mbjell dashuri pėr ty. Nėse do tė tė nderonte dikush njė ditė, do t’i ishe mirėnjohės tėrė jetėn, e nėna jote tė ka bėrė kaq mirėsi e ti nuk e shikon, ėshtė sjellė mirė me ty e ti nuk e shpėrblen, ka qenė shėrbėtorja jote pėr vite me radhė e ti nuk do t’ia dish fare, deri kėtu ka arritur mendjemadhėsia!

    Biri im! Sa herė dėgjoj diēka tė mirė pėr ty qė je pjella ime gėzohem edhe unė, por po habitem, ēfarė gjynahu kam bėrė unė qė ti nuk mė viziton e nuk do tė mė shohėsh nė sy, a tė kam pakėsuar tė drejtėn tėnde ndaj meje?! Mė vendos tė paktėn nė pozitėn e njė shėrbėtoreje tė thjeshtė e jepi hakun asaj. Trego pak butėsi pėr mua, ma jep shpėrblimin tim e sillu mirė se Allahu i do ata qė sillen mirė.
    O biri im! Dua tė tė shoh, nuk dua mė shumė se kaq, mė lejo ta shikoj pamjen e fytyrės tėnde.

    O biri im! Mė qan zemra e mė rrjedhin lotėt, ndėrkohė qė ti vazhdon tė jesh nė jetė e njerėzit flasin pėr moralin tėnd tė mirė, respektin dhe bujarinė tėnde ndaj tyre.

    O biri im! A nuk ka ardhur koha qė zemra jote tė zbutet pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mėrzia, ia shkatėrrove ndjenjat, ia zemėrove zemrėn sa qė iu thanė lotėt.
    Nuk ankohem e nuk lutem kundėr teje, nuk e shfaq zemėrimin, se nėse lutja ime do t’i kalonte retė e tė arrinte tek dyert e qiellit do tė tė zinte haku im e mbi ty e familjen tėnde do tė zbriste fatkeqėsia.
    Jo, jo nuk do e bėj, ti vazhdon o bir tė jesh shpirti im, gėzimi dhe pranvera e jetės sime. Bindu o biri im, thinjat po tė dalin, do tė kalojnė vite e do tė bėhesh edhe ti plak e shpėrblimi ėshtė sipas punės, e ke pėr t’i shkruar letėr djalit tėnd me lot nė sy, siē po tė shkruaj unė, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

    O biri im! Ki frikė Allahun ndaj nėnės tėnde, ndalja lotėt, ngushėlloje pėr fatkeqėsinė e saj, e pastaj nėse do, grise letrėn e saj, e dije se kush bėn mirė e ka pėr veten e tij e kush sillet keq e ka po pėr veten e tij.

    Musafir
    Vizitor

    default Re: LETRA E NJĖ NĖNE

    Mesazh nga Musafir prej 17/11/2007, 13:35

    17 nentorpershendetje nga gurbetqarja apo bona suksese te metejshme edhe gjdo te mir ne jet vetem keshtu vazhdo :ui: :8)
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default Re: LETRA E NJĖ NĖNE

    Mesazh nga shaban cakolli prej 17/11/2007, 20:46

    KY shkrim"Letrae nje nene",eshteshume i bukur dhe flet shume,me pelqeu dhe pergezoj autorin.

    simpatikja
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve : 1
    Mosha : 25
    Data e rregjistrimit : 28/01/2008

    default Re: LETRA E NJĖ NĖNE

    Mesazh nga simpatikja prej 28/1/2008, 22:06

    LETRA SHUME PREKESE ME PELQEU SHUME

    avatar
    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    default Re: LETRA E NJĖ NĖNE

    Mesazh nga Klea prej 10/4/2009, 14:52

    Letra e Nenes"


    Biri im, kjo eshte nje leter,
    nga nena jote, nje plake e gjore.
    Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
    me ne fund lapsin mora ne dore!

    2.
    Sa here loti rrugen ma preu,
    mjegull e syve shikimin vodhi.
    Diell i zjarrte acarin theu,
    zemer e nenes tutje s’te hodhi!

    O biri im, shoh qe je rritur,
    je bere i madh, ne trup e mendje¦
    Vec mos harro, gjykim i ndritur,
    t’keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!

    4.
    Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
    shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja¦
    Kurre mos harro, te dua shume,
    e drejta e nenes eshte me e madhja!

    5.
    Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
    aty, vec dhembjes, ka plot urime.
    Me pas, ne do, grise, coptoje,
    sic ke coptuar dhe zemren time!

    6.
    Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
    per shtatzenine me lajmeroi,
    mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
    krah’ i gezimit boten pushtoi!

    7.
    Te gjitha nenat e dine se e mira,
    merr tjeter vlere kur pret nje femije.
    Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
    dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
    8
    Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
    flija e ngrihesha me veshtiresi.
    Si mund te mendoja qe do t’behesha e huaj,
    kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?

    9.
    Asgje s’ma zvogelonte dashurine per ty,
    dita-dites mezi prisja te te shihja.
    E ku kish me te lumtur se ne te dy,
    per te varrosur djallin rremihja, rremihja!¦

    10.
    Gezohesha tek ndjeja t’emblat levizje,
    per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
    Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
    mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!

    11.
    Me ne fund erdh’ casti kur ankthi larg humbi,
    mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s’mund t’i shprehe.
    Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
    dhuraten qe ta jep Zoti askush s’mund ta bjerre!¦

    12.
    E qara jote u perzie me lotet e mi,
    te shihja e s’ngopesha nga gezimi, mrekullia¦
    Per vite te tera te mbajta ne gji,
    te lava, te shplava me duart e mia!

    Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
    qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
    Ne netet e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
    une vigjeloja e qete, e lumturuar!¦

    14.
    Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
    miresite e mesimit prisja te shijoja.
    Prisja me padurim dic te me kerkoje
    e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!

    15.
    Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
    mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
    Per ty s’ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
    sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!¦

    16.
    Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
    kish ardhur koha per te te martuar.
    Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
    nje agim i ri te ishte afruar!

    17.
    Martesa s’vonoi, ky ligj i bekuar,
    por, oh, qe n’diten e dasmes zemra m’u thermua.
    Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
    nje re e cuditshme prane m’u afrua!¦

    Dhe sot, sa keq qe s’je me ai qe njoh,
    me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
    Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
    zerin s’ta degjoj e kridhem ne trishtim!¦

    19.
    O bir i dashur, s’te kerkoj shume, vec pak,
    kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
    Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
    si e mohove ate qe te rriti!?

    20.
    Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
    do t’i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
    Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
    miresite e nenes, nga zemerligesia!?

    21.
    Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
    sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
    Ų§fare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
    mos valle hakun tend s’e kam plotesuar?!¦

    22.
    O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
    ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
    Me jep shperblimin e mos me moho,
    meshira e All-llahut eshte per te miret!
    23.
    A s’ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
    per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
    kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?¦

    24.
    Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kunder teje,
    s’do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
    Asgje s’ka fuqi te te ndaje prej meje,
    packa se pikellimi po me tret nder vete!

    25.
    Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
    s’do te kish pengese per lutjet e mia.
    All-llahu do t’i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
    mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!

    26.
    Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
    ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
    Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
    packa se me ke lene mes detit plot gulcime!

    27.
    Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
    vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
    Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
    e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

    Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
    besimi i vertete di t’i mposhte pengesat.
    Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
    e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

    29.
    Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
    do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
    Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
    ate qe ben keq e s’ngutet ne pendim!¦

    Sponsored content

    default Re: LETRA E NJĖ NĖNE

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 17/12/2017, 19:33