Kultura Ilire

    Share

    Musafir
    Vizitor

    default Letersia popullore dhe artistike shqipe

    Mesazh nga Musafir prej 25/7/2007, 12:49

    Njė vend tė rėndėsishėm nė lėvizjen kulturore tė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit zė letėrsia popullore dhe artistike shqip.
    Nė letėrsinė popullore njė zhvillim shumė tė begatshėm pati epika historike. Nė qershor tė vitit 1878, nė ditėt e themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit, u botua nė Aleksandri tė Egjiptit vepra madhore e Thimi Mitkos “Bėleta shqiptare”, nė tė cilėn qenė pėrfshirė mjaft kėngė popullore historike tė krijuara gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nga poetėt anonimė tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė. Nė hullinė e kėtyre kėngėve eci edhe vepritmaria popullore e viteve tė Lidhjes sė Prizrenit. Si mė parė, edhe tani ajo pati pėr qėllim tė pėrjetėsonte nė vargje ngjarjet tronditėse historike dhe tė frymėzonte brezat e rinj pėr betejat e ardhshme. Por poezia popullore historike e kėsaj periudhe dallohet nga ajo e dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm pėr frymėn e saj mė tė theksuar kombėtare. Uniteti kombėtar i shqiptarėve qė krijoi Lidhja e Prizrenit nė fushėn politike, u pasqyrua kėshtu edhe nė krijimtarinė popullore historike.
    Sipas traditės, rapsodėt popullorė krijimet e tyre letrare mė monumentale ua kushtuan ngjarjeve historike mė tė shėnuara. Nė qerthullin e kėtyre ngjarjeve tani nuk hynė vetėm momentet dramatike madhore, siē ishin pėrpjekjet e armatosura me armiqtė e tyre, por edhe momentet politike kulmore. Kėshtu, krahas kėngėve epike qė iu kushtuan luftės pėr mbrojtjen e Lėkurėsit e tė Gjashtės, tė Plavės e tė Gucisė, tė Hotit e tė Grudės, tė Kelmendit e tė Ulqinit, tė Slivovės e tė Shtimjes, u thurėn gjithashtu kėngė historike pėr kuvendet e Prizrenit e tė Gjirokastrės, tė Gjakovės e tė Frashėrit, tė Shkodrės e tė Dibrės, madje edhe pėr forume tė tilla ndėrkombėtare, siē ishte Kongresi i Berlinit. Po ashtu, tani poetėt anonimė u ngritėn monumente nė vargje jo vetėm kryetrimave qė u shquan nė fushėn e luftės, si Mic Sokoli, Ali Ibra, Isuf Sokoli, Col Delia, Ēel Shabani ose Sef Kosharja, por edhe ideologėve ose udhėheqėsve politikė tė Lidhjes sė Prizrenit, siē ishin Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Ali pashė Gucia, Haxhi Ymeri (Ymer Prizreni) etj.
    Tė gjitha kėngėt popullore historike tė kėtyre viteve kanė karakter epik ose retorik. Pavarėsisht se janė thurur nga rapsodė tė viseve tė ndryshme dhe nė mėnyrė tė pavarur nga njėra-tjetra, ato bashkohen qoftė nga boshti tematik, qoftė nga frymėzimi atdhetar. Nėpėrmjet vargjeve tė tyre tė pasura me figura dhe shprehje poetike, autorėt anonimė himnizojnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi luftėn atdhetare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė tė njėjtėn kohė ata stigmatizojnė herė me tallje, herė me sarkazėm armiqtė, kryesisht “shtatė krajlat” (gjashtė Fuqitė e Mėdha sė bashku me Perandorinė Osmane), rreshtimi i tė cilėve kundėr Shqipėrisė shkaktonte te shqiptarėt jo frikė, por krenari.
    Krenaria kombėtare, e lidhur ngushtė me besimin pėr tė ardhmen, mbizotėron pothuajse nė tė gjitha kėngėt popullore historike tė kėsaj periudhe. Shqiptarėt janė krenarė, sepse asnjėherė nuk i kanė lėshuar armėt kundėr sundimtarit osman: “Se Shqipnia e ka pas adet / Nga njė pashė me mbyt pėr vjet!”, thuhet nė njė kėngė popullore tė kėtyre viteve. Sef Kosharja nuk e ndien veten tė turpėruar, si dikur kreshnikėt mesjetarė, kur mareshali osman Dervish Pasha e dėnoi me varje nė majėn e njė lisi. Pėrkundrazi, ai ėshtė krenar se vdes pėr atdhe (“Po hije m’ka mue, o djemt’e mi / Se kam lanė shpirtin pėr Shqipni”). Nė njė kėngė tjetėr popullore, Dervish Pasha, pasi e shtyp Lidhjen e Prizrenit pyet: Ku ndodhet Sulejman Vokshi, qė nuk po e kap dot? Ku u zhduk populli qė shkon pas tij? Dhe rapsodi pėrgjigjet: Janė atje lart nė bjeshkė, atje ku zbardhin retė dhe sė shpejti do tė takohen pėrsėri me tė (“N’ato bjeshkė, te retė e bardha / Q’atje nelt, ku zbardhin ret’/ Kjoft kysmet do’i shihsh opet!”). As Abdyl Frashėri nuk e ndien veten tė mundur ose tė turpėruar kur kalonte pėrmes Manastirit i lidhur me hekura dhe i shoqėruar nga xhandarėt osmanė, tė cilėt po e ēonin nė burgun e Prizrenit. Pėrkundrazi, kėndon rapsodi popullor, “emiri i Shqipėrisė” (“udhėheqėsi” i Shqipėrisė) iu drejtua me krenari e me optimizėm njė konsulli tė huaj, i cili qeshi me ironi kur e pa tė lidhur me pranga: “Ne e mbollėm kėtė farė / Po tė tjerė shqiptarė / Do ta korrin mė tė mbarė!”.
    Edhe letėrsia artistike e kėtyre viteve u dallua pėr karakterin mė tė theksuar kombėtar luftarak, pėr lidhjen e ngushtė me detyrat politike, pėr rolin mė tė fuqishėm edukativ atdhetar dhe pėr vėllimin mė tė pasur tė krijimeve letrare.
    Vrulli i lėvizjes atdhetare qė shpėrtheu gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit tėrhoqi nė fushėn e letėrsisė mjaft pena tė reja, por shumica e krijimeve tė tyre letrare mbetėn tė pabotuara. Pėrveē “Alfabetares” dhe “Kanonizmės” sė Shoqėrisė sė Stambollit, tė cilat ishin njė pėrjashtim, Porta e Lartė nuk lejoi asnjė shkrim tjetėr shqip qė tė botohej nė Perandorinė Osmane. Por edhe jashtė kufijve tė saj mundėsitė e botimit ishin tė kufizuara. Vetėm pak shkrime shqipe arritėn tė botoheshin nė ndonjė organ periodik tė jashtėm, siē ishte gazeta “I foni tis Alvanias” qė dilte nė Athinė, ose revista “Iris”, qė shtypej nė Bukuresht. Pėr tė siguruar njė pėrhapje mė tė gjerė nė rradhėt e bashkatdhetarėve, disa krijime letrare shqipe, siē ishte poema “Mori Shqypni” e Pashko Vasės dhe himni me titull “Marsejeza” i Thimi Mitkos, u botuan nė fletė qarkulluese dhe u shpėrndanė nė atdhe me anėn e veprimtarėve tė Lidhjes sė Prizrenit. Pati gjithashtu krijime letrare, tė cilat u shpėrndanė nė dorėshkrim midis bashkatdhetarėve. Kėshtu ndodhi, pėr shembull, me poemėn “Shqipėria”, tė shkruar nga Naim Frashėri.
    Lėvizja letrare shqipe u zhvillua kryesisht nė gjininė e poezisė luftarake. Kjo u lidh me detyrat politike e kulturore mė tė ngutshme qė shtroheshin para lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi dhe Lidhjes sė Prizrenit nė veēanti. Si rrjedhim, tematika e rrahur prej saj ishte po ajo qė trajtoi edhe letėrsia politike e atyre viteve. Nė ēdo poezi spikat thirrja pėr bashkimin e shqiptarėve si njė trup i vetėm pavarėsisht nga dallimet fetare. Tė gjithė autorėt e tyre dėnojnė armiqtė e atdheut - Perandorinė Osmane, Fuqitė e Mėdha, monarkitė ballkanike dhe institucionet klerikale. Tė gjithė lėshojnė kushtrimin pėr tė rrėmbyer armėt jo vetėm pėr tė fituar lirinė e Shqipėrisė, por edhe pėr tė mbrojtur tėrėsinė e saj tokėsore. Nė tė njėjtėn kohė ata ftojnė bashkatdhetarėt e tyre pėr tė shkruar gjuhėn amtare, lėvrimin e sė cilės e vlerėsonin si njė armė tė fuqishme jo vetėm pėr pėrparimin e vendit, por edhe pėr thellimin e lėvizjes atdhetare.
    Krijimi letrar mė i frymėzuar i viteve tė Lidhjes sė Prizrenit dhe nė tė njėjtėn kohė njė nga poezitė mė pėrfaqėsuese tė mbarė Rilindjes Kombėtare ėshtė poema “Mori Shqypni” e Pashko Vasės. Me njė pasuri figurash poetike, me njė patos romantik atdhetar dhe me njė gjuhė tė rrjedhshme, autori synon tė ngrejė peshė zemrat e bashkatdhetarėve nė luftė pėr lirinė e atdheut. Ai e fillon poemėn e vet duke kundėrvėnė mjerimin e atėhershėm tė Shqipėrisė me madhėshtinė e saj tė dikurshme. Shqipėria, kėndon poeti, dikur zonjė e nderuar, nėnė trimash tė dėgjuar, tė cilėt nė tė kaluarėn i kallnin tmerrin armikut, tani ishte e shtrirė pėrdhe si njė lis i lartė, gjithkush e shkelte me kėmbė trupin e saj dhe askush nuk e thoshte njė fjalė tė ėmbėl pėr tė. Pse ndodhte kjo? Kjo ndodhte, theksonte autori, jo se shqiptarėt e kishin humbur trimėrinė dhe atdhedashurinė e dikurshme, por se ishin tė pėrēarė nga institucionet fetare, se ishin tė ndarė nga krerėt nė njėqind “ēeta” dhe, si rrjedhim, nė vend qė tė bashkoheshin kundėr armiqve, luftonin kundėr njėri-tjetrit. Pas tablosė dramatike, fillon shpėrthimi epik i poetit atdhetar, i cili i fton shqiptarėt tė lėnė mėnjanė fetė, tė bashkohen tė gjithė si vėllezėr, tė lidhen tė gjithė nė njė besė, tė rrėmbejnė tė gjithė armėt dhe “Para se tė humbasė kėshtu Shqipnia / Me pushkė nė dorė le tė vdesė trimnia”. Poema arrin pikėn e vet kulmore kur autori lėshon thirrjen pėr tė mbrojtur me ēdo kusht tokėn shqiptare: “Asht toka jonė, t’parėt na e kanė lanė / Kush mos e preki! Tė vdesim tė tanė! / Tė vdesim si burrat qi diqen motit”.
    Kėtė kalim nga nota heroike pėr tė kalurėn nė gjėmėn elegjiake pėr tė tashmen, e pėrdorėn edhe autorė tė tjerė tė kėtyre viteve, si Thimi Mitkoja, Naim Frashėri dhe Nikolla Ēako, pasi u jepte dorė qė tė ndiznin me patos atdhetar zemrat e bashkatdhetarėve nė luftėn pėr ēėshtjen e madhe tė Shqipėrisė.
    Tė gjithė krijuesit letrarė tė periudhės sė Lidhjes sė Prizrenit janė krenarė pėr tė kaluarėn e shqiptarėve, e cila zė fill me pellazgėt parahistorikė, ata krenohen pėr figurat e mėdha qė kanė hyrė nė historinė e njerėzimit, si Aleksandri i Maqedonisė, Pirroja i Epirit, sidomos Skėnderbeu (qė, siē theksonte Naim Frashėri, i dha “dėrmėn” Perandorisė Turke) ose Marko Boēari (qė, siē shprehej Nikolla Ēako, fitoi kundėr “skllavėrisė” osmane). Nėpėrmjet kėtyre evokimeve ata i pėrgjigjeshin nė tė njėjtėn kohė atij opinioni konservator evropian, qė e paraqiste kombin shqiptar si njė popull pa histori. Madje, si poetė, ata reagonin mė me pasion sesa si prozatorė, duke arritur deri nė atė shkallė sa lashtėsinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nuk e shprehnin me argumente historike, por me hiperbola letrare (pėr Naimin Shqipėria ka qenė gjallė qė kur u krijua bota, pėr Mitkon shqiptarėt kanė lindur para se tė formohej hėna).
    Ashtu si Pashko Vasa, edhe poetėt e tjerė e pėrshkruajnė gjendjen e Shqipėrisė sė atyre viteve me ngjyrat mė tė errėta. Ata kanė pika takimi edhe kur trajtojnė detyrat qė shtroheshin para vendit. Ē’na duhet trimėria, theksonte Naimi, nė qoftė se prej saj nuk fiton gjė Shqipėria? Madje, vijonte ai, sot Shqipėria ka nevojė jo vetėm pėr trimėrinė e bijve tė saj, por edhe pėr diturinė e tyre e nė mėnyrė tė veēantė pėr lėvrimin e gjuhės amtare. Nė njė thirrje tė vargėzuar Thimi Mitkoja u kujtonte bashkatdhetarėve se pėr tė shpėtuar nga sundimi i huaj dhe pėr ta ndritur kombin e tyre, duhej tė luftonin pėr tri ēėshtje: pėr lirinė, pėr vetėligjėsinė (autonominė) dhe pėr shkrimin e gjuhės shqipe, pėrveē detyrės qė ishte nė rend tė ditės - mbrojtja e trojeve shqiptare. Madje, tė pushtuar nga patosi atdhetar, shpeshherė ata shkuan mė larg se kėrkesat qė pėrmbante programi politik i Lidhjes sė Prizrenit. Nė shumicėn e rasteve ata u bėnė thirrje vėllezėrve tė tyre jo aq pėr “vetėligjėsi”, sesa pėr “zbimin e Turqisė” dhe “lirinė e Shqipėrisė”, si nė kohėn e Skėnderbeut.
    Karakteristikė tjetėr e pėrbashkėt e poetėve tė kėtyre viteve ishte optimizmi pėr tė ardhmen e atdheut. Ashtu si nė shkrimet politike, edhe nė krijimet letrare autorėt ishin tė bindur se, me djem trima si ata qė luftuan nė Guci dhe me udhėheqės tė ndritur si Abdyl Frashėri me shokė, Shqipėria e robėruar dhe e prapambetur do ta fitonte njė ditė lirinė e humbur e do tė hynte shpejt nė rrugėn e qytetėrimit. Nė njė poezi greqisht, njė poet anomin e shprehte optimizmin e vet pėr luftėn e mėtejshme tė shqiptarėve me kėto katėr vargje: “Sa kohė jetojnė bijtė e Gjergjit tė Madh / nė Shqipėri, / Sa kohė qė ata kanė moshėn rinore / dhe shquhen pėr trimėri, / Sapo tė vijė pranvera dhe tėrfili / tė mbijė pėrsėri, / Karejfili? i shqiptarit do tė ushtojė / prapė pėr liri!”.

    Musafir
    Vizitor

    default Kultura Ilire

    Mesazh nga Musafir prej 25/7/2007, 18:53

    Kultura e ilirėve karakterizohet pėr lashtėsinė e traditave tė saj dhe pėr veēoritė etnike qė ka. Ajo arriti lulėzimin e parė tė saj gjatė shek. VIII-V p.K., kur njė sėrė objektesh morėn forma tė pėrkthyera, tipike ilire, me njė art dekorativ tė formuar, qė e dallon atė nga popujt fqinjė. Kjo kulturė u formua nė sajė tė marrėdhėnieve ekonomike e politike ndėrkrahinore ilire, nė kushtet e fuqizimit tė artizanatit vendės dhe tė kėmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjė. Nė bazėn e kulturės ilire qėndron niveli i lartė i punimit tė qeramikės dhe veēanėrisht i punimit tė objekteve prej argjendi e prej ari, veēanėrisht nė Dardani. Ilirėt pėrdornin forma tė ndryshme enėsh tryeze, enė pėr mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enė rituale. Karakteristike pėr ilirėt janė enėt me dy vegla tė ngritura lart mbi buzė, qė pėrdoreshin pėr tė pirė. Objektet metalike mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike ilire, siē janė hanxhari me kurriz tė pėrkulur dhe pėrkrenarja ilire. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri. Gjatė shek. V-II p.K. kultura ilire arriti njė nivel tė ri lulėzimi, me zhvillimin e kulturės qytetare. Karakteristikė dhe meritė e ilirėve ėshtė se ata nuk qėndruan tė izoluar vetėm me kulturėn e tyre tradicionale, por ditėn tė huazonin ēdo gjė pėrparimtare, bashkėkohore, si nė ekonomi, nė organizimin politik, ahtu edhe nė fushėn kulturore. Zhvillimi i kulturės qytetare u shoqėrua me pėrhapjen e ndikimit helen nė Iliri, ashtu si nė tė gjithė Mesdheun. Njė sėre qendrash prehistorike u kthyen nė qytete dhe pėrkrah tyre lindėn shumė qytete tė reja. Kėto qytete ishin tė rrethuara me mure tė fuqishme mbrojtėse, tė pajisura me porta e kulla tė shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohore tė Greqisė, qė nė ate kohė u pėrhap nė gjithė pellgun e Mesdheut. Banesat njė-e dykatėshe ishin tė ngritura me gur tė punuar, me panimetri tė njėjtė me banesat helene. Qytetet u pajisėn me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesė e jetės sė kulturuar ishin edhe shėtitoret e portikėt ku njerėzit, veēanėrisht aristrokraciam, duke shėtitur, zhvillonin biseda shoqėrore, filozofike e politike. Nė kėto vende, gjatė shėtitjes, jepeshin edhe mėsime. Monumente tė kėtilla kulturore janė zbuluar nė gėrmimet erkeologjike nė Bylis e nė Nikaja tė Fierit si dhe nė Dimal (nė rrethin e Beratit). Nė Bylis, pranė teatrit ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Njė teatėr ėshtė zbuluar nė Nikaja, kurse nė Amantie (Plloēa e Vlorės) ėshtė zbuluar njė stadium. Krahas teatrit, muzikės dhe gjimnastikės, u zhvillua edhe letėrsia. Edhe pse nuk kemi tzė trashėguara vepra tė kėtilla, kjo nėnkuptohet nga vetė niveli kulturor i qyteteve ilire. Siē mėsojmė nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra pėr artin ushtarak. Rritja e tregtisė me qendrat helene bėri qė tė pėrlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u pėrshtatej kėrkesave tė tregut dhe tė prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatė, traditat ilire nė artizanat u ruajtėn nė shumė krahina ilire, sidomos nė punishet dardane. Pėrhapje tė gjerė mori gjuha greke, e cila pėrdorej si gjuhė tregtare dhe zyrtare. Megjithėse ilirėt, ashtu si shumė popuj tė tjerė evropianė, nuk kanė lėnė tė shkruar gjuhėn e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallė. Pėr kėtė dėshmojnė mbishkrimet e zbuluara, tė cilat japin rreth 1000 fjalė ilire, tė shkruara me alfabetin grek ose latin. Kėto fjalė paraqesin emra ilirė tė njerėzve, tė fiseve, tė perėndive, tė lumenjve, tė qyteteve etj. Gjuha ilire ėshtė gjuhė indo- evropiane dhe ka elemente tė pėrbashkėta me trakishten. Si degė e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisė sė Jugut. Nga kjo gjuhė janė ruajtur400 mbishkrime tė shkruara me njė alfabet tė veēantė. Pėr njė jetė tė kulturuar tė ilirėve dėshmojnė edhe shkrimtarėt e jashtėm grekė, sipas tė cilėve ilirėt bėnin njė jetė shumė tė hijshme, e donin jetėn shoqėrore dhe ishin shumė tė drejtė e mikpritės.

    Shėnim: Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė!
    Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė Arsimit!
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/10/2008, 17:32

    6 mijė kalorėsit ilirė nė Pakistan
    ****************************
    Hundėza dhe hundėzakėt jetėgjatė, pasardhės tė ilirėve nga studimi i
    arvanirtasit Aristidh Kola deri nė fokusin e studiuesve tė huaj
    6 mijė kalorėsit ilirė nė Pakistan
    Historia e pakistanezėve me origjinė shqiptare. Si mbijetuan e
    ruajtėn traditat

    Saimir Lolja/as.prof.dr. P.Eng
    ************************
    Paraardhėsit tanė ilirėt janė shpėrndarė gjithandej. Pas betejave pa
    lavdi tė prijėsve tė tyre, ata endeshin nė kėrkim tė njė atdheu tė
    dytė, larg nėnshtrimit dhe shfrytėzimit. Nė librin "Arvanitasit",
    historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dėshmon njė
    nga qindra histori tė vendosjes sė ilirėve nė njė shtet larg Ilirisė.
    Po ashtu, edhe njė skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi njė fis nė
    Pakistanin e largėt. Vendi ku ishin vendosur kėta njerėz quhej
    Hundėz. Hundėzakėt njė fis mė prejardhje ilire tashmė edhe sot e
    kėsaj dite me tradita, gjuhė dhe zakone tė ndryshme ėshtė vendosur nė
    Kafiristan, nė pjesėn e Pakistanit, aty ku e kanė kufirin e
    pėrbashkėt Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e
    hulumtuar deri mė sot tregon se kėta janė pasardhėsit e 6000
    luftėtarėve ilirė tė larguar nga shteti i tyre pas vrasjes sė mbretit
    Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorėve tė Hundėzės
    janė tė ndryshme nga ato tė pakistanezėve, ata jetojnė gjatė, janė
    shtatlartė dhe kanė flokė gėshtenjė, bėjnė dhe pijnė verė si askush
    tjetėr nga zonat dhe rajoni ku jetojnė. Flasin njė gjuhė tė veēantė,
    e cila nuk shkruhet.
    Shkrimi pėr Hundėzėn po e fillojmė me njė pjesė tė marrė nga libri i
    Aristidh P. Kolės, "Arvanitasit dhe prejardhja e grekėrve", Sh.B. 55,
    Tiranė, 2002, ku shkruhet: "Rreth 6 mijė ushtarė ilirė, pas vrasjes
    sė Klitit nga Aleksandri i Madh, e veēuan pozicionin e tyre prej tij
    dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa pėrfunduan nė Kafiristanin e
    sotėm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.
    Pėrpara pak vjetėsh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi njė dokumentar
    tė titulluar "Horizonte tė humbura" (Lost Horizons). Banorėt e asaj
    zone janė tė gjatė, tė bardhė, me flokė gėshtenjė dhe jetojnė shumė
    vjet. Lugina ku jetojnė quhet nė ditėt e sotme Hundėza (Hundė e
    vogėl) dhe me tė vertėte kjo fushė mbyllet me njė hundėz midis dy
    maleve qė e rrethojnė. Njė tjetėr vendndodhje moēalore quhet Balta.
    Dialekti i tyre quhet Burrusheski, qė do tė thotė gjuhė e burrave.
    Reaguan ndaj futjes me detyrim tė fesė myslimane dhe megjithatė edhe
    sot bėjnė dhe pijnė (nė kundėrshtim nga tė gjithė banorėt e atjeshėm)
    verė e madje tė pėrzierė me ujė, siē bėnin tė lashtėt. Shumė zakone
    dhe tradita tė tyre dėshmojnė prejardhjen iliro-helene tė tyre; kėtė
    e dėshmon edhe Ernesto Skura nė shkrimin e tij, "Ilirėt nė
    Afganistan" nė gazetėn "Lidhja" tė Antonio Bellushit, maj 1983.
    Kėrkimi nė bibloteka dhe internet nxori shumė tė dhėna, sqarime,
    studime, receta shėndeti dhe botime pėr Hundėzėn dhe gjuhėn
    Burushaski, gjuhėn e burrave, e cila ėshtė njė gjuhė e pashkruar.
    Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan, pasi thuhet qė banorėt kanė
    pranuar fenė myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit ėshtė aty ku piqen
    Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundėza ndodhet nė
    pjesėn e Pakistanit. Nga njė shkrim nė internet shpjegohet pse ai
    rajon ėshtė quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan,
    qė do tė thotė vendi i qafirėve ose ndryshe, vendi i tė pafeve sipas
    myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan (vendi i dritės),
    pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane. Hundėzakėt janė
    shumė tė ndryshėm nė krahasim me pakistanezėt me lėkurė tė errėt apo
    me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezėt. Hundėzakėt janė tė
    bardhė dhe me mollėza tė kuqe. Shumica e 50 mijė hundėzakėve kanė sy
    blu, tė gjelbėr ose bojė hiri dhe flokė qė kalojnė nga e verdha e
    misrit tek e zeza e korbit. Disa fėmijė kanė edhe flokė tė kuq. Lart
    nė male ėshtė njė fis i madh qė quhet KALASH dhe ngjashmėria e tyre
    me paraardhėsit evropianė tė lė me gojė hapur. Perėnditė e Kalasheve
    kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashėt skalisin nė
    portat e tyre edhe njė gjė qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire
    dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirė dhije (edhe
    Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare). Njė lule tė egėr me
    ngjyrė tė verdhė, qė fėmijėt e mbledhin nė mal apo fushė e quajnė
    BISHA. Njė libėr gjuhėsor i hollėsishėm pėr rajonin e Hundėzės ėshtė
    botuar nga prof. Etienne Tiffou, "Hunza Proverbs", University of
    Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libėr tregohet se hundėzakėt
    pėrdorin shprehjet apo fjalėt e mėposhtme: I bukur si yll (gjinia
    mashkullore); E bukur si Hėna (gjinia femėrore); Foljet kam dhe baj
    nė zgjedhimet e tyre tė ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan
    tė tharėt rrushin kur nuk e arrin; zor (vėshtirė); Shtrij kambėt sa
    ke jorganin; BUE (buejt e arės); Ku damė na zer besa; Sheja si ka ra
    e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima;
    Ēila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndėrsa tė dhėnat e
    mėposhtme janė nxjerrė nga libri i dr.Jay Milton Hoffman "Hunza:
    Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people",
    Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985.
    Titulli i kėtij libri nė shqip ėshtė: "Hunza: Pesėmbėdhjetė tė
    fshehtat e njerėzve mė tė shėndetshėm dhe mė tė vjetėr qė jetojnė".


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/10/2008, 17:34

    Hundėza, vendi i vendosjes sė ilirėve
    **********************
    Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tėrė
    lugina rrethohet nga male me lartėsi 6000-7500 metra mbi nivelin e
    detit. Edhe pse vendi ėshtė malor, ai ėshtė shumė pjellor nė
    prodhimin e zarzavateve, frutave e drithėrave tė ndryshme, si pėr
    shembull: patate, bizele, kastraveca, grurė, misėr, elb, kajsi,
    dardhė, mollė, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj.
    Banorėt janė bujq (ar-bėrės) tė shkėlqyer dhe kanė krijuar njė sistem
    mahnitės e madhėshtor taracash dhe vaditjeje pėr to. Kanalet kullues,
    qė lidhin dhe ushqejnė taracat me ujė quhen KULLSE. Njė mal ngjitur
    me luginėn ėshtė i mbuluar me akullnaja, tė cilat rrėshqasin me
    kalimin e kohės; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtė). Banorėt
    jetojnė nė harmoni tė plotė, kanė shėndet shumė tė mirė dhe rrojnė
    gjatė. Banorėt e Hundėzės janė tė gjatė, racė e bardhė dhe me flokė
    ngjyrė gėshtenjė. Banorėt e Hundėzės rrojnė 100-140 vjeē dhe nuk
    njohin ndonjė sėmundje, ēfardolloj qoftė. Njerėzit janė shumė
    mikpritės dhe ndihmues tė njėri tjetrit. Nuk ekziston ndonjė lloj
    krimi nė Hunza. Njė djalė i lindur ushqehet me gji pėr tre vjet,
    kurse njė vajzė pėr dy vjet dhe gjatė kėsaj periudhe burri dhe gruaja
    nuk kanė marrėdhėnie. Nė Hunzė nuk ka ndarje tė ēifteve martesore.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/10/2008, 17:34

    Hundėzakėt, tradita tė njėjta me shqiptarėt e lashtė
    ***********************************
    Banorėt pėlqehen tė quhen Hundėzakė (Hunzakuts), e cila tingėllon
    saktė sipas shqipes. Vallet e hundėzakėve shoqėrohen nga daullet,
    fyejt apo pipėzat dhe valltarėt kėrcejnė tė kapur dorė mė dorė nė
    formė rrethi. Njė valle popullore e rėndėsishme ėshtė Vallja e
    Shpatave, qė kėrcehet vetėm nga burrat dhe valltarėt vishen me rrobe
    me ngjyra tė quajtura KAMARBUNDE. Veēan shtohet se pėr Vallen e
    spikatur Shqiptare tė Shpatave gjendet njė pikturė madhėshtore nė
    Vjenė e punuar nga njė piktor i famshėm austriak. Nė raste festimesh,
    mė tė vjetrit veshin pelerina l*** tė qėndisura, tė quajtura Ēuka.
    Kryetari i Hunzės e ka titullin "I MIRI" (The Mir). Nė tetor bėhet
    festa e verės (pijes alkoolike). Gratė nuk janė tė mbuluara me perēe.
    Festa mė e rėndėsishme ėshtė festimi i Vitit tė Ri diellor (ashtu si
    pellazgėt, arbėreshėt) qė festohet mė 21 mars. Ky festim quhet NA
    UROSH dhe dita e parė e vitit tė ri bie mė 21 mars. Nė njė ditė tė
    vetme tė dhjetorit organizohen tė gjitha martesat e vitit.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/10/2008, 17:35

    Zakonet shqiptare
    ******************
    Burrat veshin pantallona tė bardha qė i quajnė SHALVARE (shal–varė),
    ndėrsa gratė bluzėn e tyre e quajnė KAMISHE.
    Banorėt tregojnė histori
    se si ata janė ngulmuar aty qė nga koha e Aleksandrit tė Madh. Nuk ka
    insekte, pėrveē mizės sė zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po
    ashtu edhe mishi i derrit nuk pėrdoret pėr t'u ngrėnė. Ata mund tė
    quhen 99 pėr qind vegjetarianė, sepse mishin e dh*** tė egra e hanė
    me pakicė, vetėm nė dimėr. Nuk hanė qen, mace, pula apo bretkosa.
    Veēan, dr. Hofman vėrejti qė banorėt hanin shumė frutin e kajsisė dhe
    tulin e bėrthamės sė kajsisė; biles dhe aq yndyrė sa pėrdorin e
    nxjerrin nga tuli i bėrthamave tė kajsive. Shkrimi pėr hundėzakėt po
    mbyllet me tė fshehtat e jetėgjatėsisė sė tyre, qė janė pėrmbledhur
    si mė poshtė nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herė Hundėzėn. Sipas
    Hofman, hundėzakėt janė tė shėndetshėm dhe tė shplodhur. Jetojnė nė
    njė klimė tė mirė, ku mbizotėron ajri i pastėr. Hundėza ėshtė njė
    vend me tokė pjellore nė thellėsi. Kėta banorė kryejnė ushtrime
    fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman,
    ata bėjnė gjum tė plotė dhe nė qetėsi absolute pėr tėrė natėn. Prirja
    e kėtyre banorėve ėshtė tė pijnė ujin qė rrjedh nga akullnajat.
    Preferojnė ēajin me rrėshirė shkėmbi qė e quajnė shėllir-jete.
    Hundėzakėt nuk kanė shqetėsime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale
    frutash, drithėra tė pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente
    ushqimore tė pasheqerosura, pa dhjamėra dhe yndyrna. Tek ata mungojnė
    sėmundjet dhe kryejnė jashtėqitje tė trashė, tre herė nė ditė. Nuk e
    hanė mishin e derrit dhe janė pothuaj jomishngrėnės. Nuk e pinė
    kafenė.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/10/2008, 17:36

    Rėndėsia e studimit tė hundėzakėve
    Veēan, studimi i Hundėzės dhe hundėzakėve ka rėndėsi tė madhe pėr
    kulturėn shqiptare, sepse, ngaqė ka qenė njė vend i izoluar pėr
    mijėra vjet, atje janė ruajtur tė gjalla tiparet popullore, gjuhėsore
    e zakonore pellazge-ilire-arbėreshe-shqiptare.
    Venbanimi i pasardhėsve tė ilirėve nė Pakistan
    Lugina ku jetojnė sot quhet Hundėza (Hundė e vogėl)
    Kjo fushė mbyllet me njė hundėz
    Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
    Njė vend moēalor quhet Balta
    Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
    Vendi ku banonin mė pas u quajt Kafiristan (tė pafetė)
    Sot e quajnė Nuristan
    Vendbanimi i tyre ėshtė aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina,
    Taxhikistani, nė pjesėn e Pakistanit
    Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhė e burrave), dhe e pashkruar
    Reaguan ndaj futjes sė fesė myslimane
    Pijnė verė tė pėrzierė me ujė, si paraardhėsit e tyre

    Karakteristika tė tjera gjasore
    Lart nė male njė fis i madh, qė quhet KALASH
    Perėnditė e Kalashėve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus)
    Kalashėt skalisin nė portat e tyre, qė shpreh origjinėn e tyre tė
    lashtė ilire, dy brirė dhije
    Edhe Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare
    Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė e quajnė BISHA


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 6/10/2008, 17:37

    Karakteristika tė hundėzakėve
    ******************
    Gjithsej 50 mijė ėshtė numri i tyre
    Janė tė gjatė
    Tė bardhė
    Me mollėza tė kuqe
    Shumica e tyre kanė sy blu, tė gjelbėr ose bojė hiri
    Me flokė gėshtenjė, qė kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e
    korbit
    Jetojnė shumė vjet
    Studimi historik
    ****************
    Aristidh Kola nė librin e tij "Arvanitasit"
    Fisi heleno-pellazg u shpėtua midis shekujsh dhe mijėvjeēarėsh, falė
    mundėsisė sė pafundme tė rezervave qė pozicioni gjeografik dhe
    morfologjia e terrenit i siguroi. Domethėnė, burimi i madh i popullit
    tonė ndodhej nė malet shkėmbore tė Epirit dhe tė Shqipėrisė sė sotme
    dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohė pas kohe zbriste
    pėr nė Greqi, Itali dhe Azi tė Vogėl. Nė kėto vende si rezultat i
    kishteve pakrahasimisht mė tė mira, zhvillohej qytetėrimi i saj dhe u
    ndryshua nga njėri vend nė tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Nė ēdo
    rast qė popullsia nė vendet e reja dobėsohej pėr ēdolloj arsye,
    kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit ėshtė
    ajo e arbėreshėve tė shekullit tė XIV. Tjetėr nuk do tė ketė.
    Fatkeqėsisht historia na pėrgėnjeshtroi dhe dėshmoi pėr vėrtetėsinė e
    teorisė sime pellazge…. Aleksandėri i Madh, ilir nga nėna e tij, i
    kishte fuqizuar legjionėt e tij me ushtarė tė zgjedhur ilirė. Po nga
    kjo periudhė veēojmė se, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh,
    rreth 6 mijė ushtarė ilirė e veēuan pozicionin e tij nga ky i fundit
    dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa u pėrqėndruan nė Kafiristanin e
    sotėm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte
    gjak ilir nė venat e tij, ashpėrsia e tij ilirike nuk mund tė
    krahasohet me atė tė Periandrit, dhe as me tė gjithė mitet tė
    varianteve tė Ali Pashė Tepelenės. Ilirėt nuk e gjetėn asnjėherė
    rrugėn qė tė ēon nė bashkim, megjithėse pėrpjekjet pėr tė krijuar njė
    konfederatė ishin tė shumta. Por, pas luftės sė Peloponezit dhe
    hipjes sė maqedonėve, ata luajtėn njė rol tė rėndėsishėm, megjithėse
    nė Greqinė Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtė njohja e
    Aleksandrit tė Madh, tė cilit iu desh tė jepte beteja tė ashpra pėr
    tė treguar vlerat e tij. Njė nga armėt mė tė forta tė Filipit, aq dhe
    tė Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisė
    maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhėsve kemi
    Pirron, i cili tregohet njė nga prijėsit mė tė aftė dhe mė aktivė, qė
    pėrpiqet qė, me hir apo me pahir, tė bashkojė ilirėt.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Sponsored content

    default Re: Kultura Ilire

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/4/2017, 12:05