Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:01

    KUKUZELI Jan, figure e shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor per disa shekuj ne muziken kishtare. Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vete, me emrin sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat te vecante me titull "Fillimi i shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".

    ---------------------

    ANDREA Aleksi 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.

    ---------------------

    BARLETI Marin (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe nje nga me te medhenjte e letersise se vjeter shqiptare. U lind ne Shkoder dhe per jeten e tij dihet shume pak. Ka jetuar ne mergim si prift ne trevat venedikase, ku dhe plotesoi kulturen e tij humaniste dhe u be nje njohes i thelle i letersise klasike dhe gjuhes latine, me te cilen shkruajti veprat e tij. Prej Barletit njihen tri vepra, "Rrethimi i Shkodres", "Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut" dhe "Shkurtore e jetes se papeve dhe perandoreve".


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė 16/8/2007, 20:05, edituar 1 herė gjithsej


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:03

    Arkitekt Kasemi (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

    *******************

    BARDHI Frang (1606-1643) Leksikografi i pare shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Nje nga autoret me te vjeter te letersise shqipe. Lindi ne nje familje te larte klerikesh te Kallmetit (Zadrime). Beri studimet ne kolegjin fetar te Loretos (Itali) dhe me 1635 u emerua peshkop i Sapes. Hartoi dhe botoi fjalorin latinisht- shqip, "Gjergj Kastrioti i Epirit" etj.

    ***************

    BOGDANI Pjeter(1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem

    *****************

    BUZUKU Gjon shek.XVI. Autori i pare i njohur deri tani i letersise shqiptare, shqiperuesi i nje libri kishtar qe eshte quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra veper shqipe qe ka arritur.Kopja e librit eshte e cunguar, i mungojne 16 faqet e para. Vepra permban lende kishtare dhe pjese kryesore te liturgjise katolike.Meshari eshte botuar ne alfbetin latin te tipit gjysmegotik.

    ********************

    TEPELENA Ali Pashe, sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:04

    ASDRENI(Aleks Stavre Drenova 1824-1947). Poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshte autor i Himnit te Flamurit. Me krijimtarine e tij shenoi nje hap ne kalimin nga romantizmi te realizmi.





    KRISTOFORIDHI Kostandin 1827 1895. Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

    GJIKA Elena (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:06

    FRASHERI Naim 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.
    *************

    IDRONOMEO Kole 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

    *************
    KONICA Faik 1876-1942. Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarise se tij eshte perpjekur per nje gjuhe letrare te perbashket dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes se shkruar. Veprat e tij me te njohura jane "Doktor Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit", "Nen hijen e hurmave", etj.Njihet si drejtues i revistes Albania", nje prej organeve me te rendesishme te Rilindjes.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:08

    EFTIMIU Viktor 1889-1972, Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kultures rumune dhe asaj boterore. Akademiku Eftimiu, lindi ne fshatin Boboshtice te Korces, dhe emigroi ne vitet e para te jetes ne Bukuresht te Rumanise. Nder veprat e tij spikasin romanet "Njeriu qe pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi", "Prometeu", "Dr.Fausti" etj si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe", poemthi "Skenderbeu", esseja "Folklor shqiptar" etj.Gjate jetes se tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen. Ne fillimin e viteve '20 ishte kryetar i nje Shoqate atdhetare, e cila punonte per mbrojtjen e te drejtave te Shqiperise si shtet i pavarur.

    *********

    GJADRI Gjovalin 1899-1974 Inxhinjer, konstruktor i shquar ne projektimin dhe ndertimin e urave. Lindi ne Shkoder. Shkollen e mesme dhe te larte e kreu ne Austri. Njihet si nje nga zbatuesit e punimeve te Ures se Matit nje prej urave te johura ne literaturen boterore, e cila ne vitin 1999 u shpall monument kulture nga Qeveria shqiptare. Nder urat e projektuara prej tij permenden ura e Penkoves, e Mbrostarit, e Rrogozhines, ura e shetitores "Deshmoret e Kombit".

    ***************

    PORADECI Lasgush (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik.Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh. Arsimin e kreu ne qytetin e lindjes, me pas u shkollua ne Athine dhe Rumani dhe studimet i perfundoi ne Austri. Lirikat e tij dashurore, filozofike e atdhetare u permblodhen ne vellimet "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i zemres" (1937). Lasgush Poradeci ka perkthyer ne gjuhen shqipe vepra te poeteve te shquar botetore (Hajne, Majakovski, Pushkin, Gete).
    ************

    KONO Kristo kompozitor, Artist i Popullit. Lindi ne qytetin e Korces ne vitin 1907. Ka kryer studimet e larta muzikore ne Paris te Frances, dhe u diplomua ne konservatorin Xh.Verdi te Milanosper klarinete dhe instrumentacione per bande. Kur u kthye ne atdhe organizoi dhe riorganizoi bandat muzikore te disa qyteteve. Krahas kompozimeve si romanca, poema per kor, solist e orkesterka. Ai ka kompozuar operten "Agimi", vepra e pare e ketij lloji ne muziken tone, dhe operen "Lulja e kujtimit", ku per here te pare ne muziken skenike trajtohet tema patriotike. Eshte nga autoret e pare shqiptare qe vuri motivin popullor ne partiturat korale dhe orkestrale dhe e ngriti ate ne nivelin e muzikes se kultivuar.

    *************

    Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes. Mesimet e para i mori ne vendlindjen e tij, Pogradec, kurse studimet e larta per ekonomi i kreu ne Bukuresht te Rumanise. Ne veprimtarine letrare njihet per veprat "Nete shqiptare", "Ago Jakupi e te tjera rrefenja", "Fshati im e pi rakine", "Pylli i geshtenjave", "Xinxifillua", "Tregime te mocme shqiptare", etj. Njihet edhe si kritik letrar.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:11

    ANTONIU Kristaq (1909- 1979) Kengetar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit). Lindi ne Korce dhe mergoi ne Rumani, ku dhe perfundoi Akademine Mimodramatike te Bukureshtit. Interpretoi role te para ne disa filma kinematografie, ku dhe u be i njohur.Si koncertist dhe kengetar operetash beri turne me nje trupe neper Evrope. Ne Shqiperi u kthye ne vitin '35 ku dhe nisi nje veprimtari te gjalle artistike. U shqua ne interpretimin e arieve nga operat klasike dhe te kengeve popullore

    ************

    CABEJ Eqerem 1908 -'80. Nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare. Studimet e larta i ka mbaruar per filologji ne Vjene te Austrise dhe u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane. Veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise. Vend zene studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikes si edhe kodifikimi i gjuhes letrare. "Studime etimoligjike ne fushen e shqipes", "Hyrja ne historine e gjuhes shqipe", "Fonetika historike e shqipes",jane disa prej veprave me te spikatura te tij.

    *************

    KOCO Tefta Tashko, artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e Popullit. Lindi ne Fajum te Egjiptit. Studimet per kanto i filloi ne France, ne qytetin Monpelje me 1927 dhe i vazhdoi ne Paris ne vitin 1930 ne Institutin e Larte te Muzikes.Ne vitet 1931-1932 mori pjese ne konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga "Opera Komike" ku debutoi me rolin e baterflait dhe u vleresua per cilesite e saj vokale-interpretative. Veprimtarine koncertale ne Shqiperi e nisi ne vitin 1935, duke dhene koncerte ne te gjithe qytete e vendit

    *************

    BUDA Aleks. Historian profesor, kryetar i Akademise se shkencave ne vitin '72. Lindi ne vitin 1911 ne Elbasan. Studimet i ka kryer ne Austri. Ka dhene ndihmese te madhe ne fushen e historise mesjetare shqiptare dhe te Rilindjes Kombetare. Eshte bashkeautor dhe redaktor pergjegjes i "Historise se Shqiperise" (1959).

    *****************

    KRAJA Marije, kengetare e periudhes se Pavaresise dhe me pas Artiste e Popullit. Lindi ne Zara (Dalmaci) ne vitin 1911.Arsimin e mesem dhe te larte e ka kryer ne Austri. Veprimtaria e saj perfshin te gjitha gjinite e muzikes vokale te kultivuar qe nga muzika e dhomes (kenge romance) dhe oratoriale dhe deri tek muzika skenike. Ka perfaqesuar artin lirik shqiptar edhe ne vendet e Evropes dhe Azise.

    *****************

    Kadri Roshi (Artistit i Popullit). Lindi ne 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Perfundoi studimet e larta ne Prage ne vitin 1941. Qe nga ajo kohe dhe deri sot ai numeron 170 role te cilat perbejne nje jete te madhe artistike, ku nderthuren veshtiresite e nje jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me portretin e njeriut te fisem.Eshte konsideruar si legjenda e skenes dhe ekranit shqiptar.

    **************

    AGOLLI Dritero, poet, prozator dhe publicist i njohur.Lindi ne vitin 1931 ne Menkulas te Devollit. Per nga gjinite, krijimtaria e tij eshte e pasur, midis te cilave spikat romani "Komisari Memo", romani satirik "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", si dhe shume poema ku gjejne shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve: 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit: 27/05/2007

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 16/8/2007, 20:11


    KADARE Ismail. Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Disa nga veprat e tij:


    • Frymėzimet djaloshare, 1954
    • Ėndėrrimet, 1957
    • Shekulli im, 1961
    • Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, 1963 - The General of the Dead Army
    • Pėrse mendohen kėto male, 1964
    • Vjersha dhe poema tė zgjedhura, 1966
    • Qyteti i jugut, 1967
    • Dasma, 1968 - The Wedding
    • Motive me diell, 1968
    • Kėshtjella, 1970 - The Castle
    • Autobiografi e popullit nė vargje dhe shėnime tė tjera, 1971
    • Kronik‘ n‘ gur, Tirana, 1971 - Chronicle in Stone
    • Dimri i vetmisė sė madhe, 1973
    • Linja tė largėta, shėnime udhėtimi, 1973
    • N‘ntori i nj‘ kryeqyteti, Tirana, 1975
    • Poezia shqipe 28, 1976
    • Koha, vjersha dhe poema, 1976
    • Emblema e dikurshme, tregime e novela, 1977
    • Dimri i madh, 1977 - The Great Winter
    • Ura me tri harqe, 1978 - The Three-Arched The Bridge
    • Prilli i thyer, 1978 - Broken April (published in Gjakftohtėsia, 1980)
    • On the Lay of the Knights, 1979
    • Poezi, 1979
    • Buzėqeshje mbi botė, 1980
    • Gjakfohtėsia, 1980
    • Autobiografia e popullit nė vargje, 1980 - The Autobiography of the People in Verse
    • Kush e solli Doruntinėn, 1980 - Doruntine
    • Nj‘ dosje p‘r Homerin, 1980
    • Sjell‘si i fatkeq‘sis‘, 1980
    • Viti i mbrapsht‘, 1980
    • Krushqit jan‘ t‘ ngrir‘, 1980
    • Vepra letrare, 1981-89 (12 vols.)
    • Nėnpunėsi i pallatit tė ėndrrave, 1981 - The Palace of Dreams
    • Prilli i thyer, 1980 - Broken April
    • Koha e shkrimeve: tregime, novela, pėrshkrime, 1986
    • Koncert n‘ fund t‘ dimrit, 1988 - The Concert
    • Eskili, ky humbės i madh, 1990
    • Ftesė nė studio, 1990
    • Migjeni ose uragani i ndėrprerė, 1990
    • Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe, 1991
    • Ėndėrr mashtruese, tregime e novela, 1991
    • Ardhja e Migjenit n‘ let‘rsine shqipe, 1991
    • Printemps albanais, 1991
    • Nga njė dhjetor nė tjetrin, 1991 - Albanian Spring
    • Pėrbindėshi, 1991
    • Invitation a l'atelier de l'ecrivain suivi de Le Poids de la Croix Paris, 1991
    • Pesha e kryqit, 1991
    • Nata me h‘n‘, 1992
    • La Pyramide, 1992 - The Pyramid
    • Oeuvres, 1993-94
    • Vepra, 1993-94
    • Noėl, une anthologie des plus beaux textes de la littérature mondiale, 1994
    • L'ombre, 1994
    • Albanie, 1995
    • La legende des legendes, 1995
    • Visage des Balkans, 1995
    • Dialog me Alain Bosquet, 1996
    • Shkaba, 1996
    • Spiritus, roman me kaos, zbulesė dhe cmėrs, 1996
    • Kushėriri i engjėjve, 1997
    • Počmes, 1957-1997, 1997
    • Froides fleurs d'avril, 2000


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K B.L.I.H.E.M D.O.T

    kesulkuqja
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve: 16
    Data e rregjistrimit: 22/11/2009

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga kesulkuqja prej 23/11/2009, 12:13

    Inva Mula (edhe Inva Mula-Ēako) ėshtė njė kėngėtare soprano shqiptare. Lindi nė Tiranė nė vitin 1963. Ajo vjen nga njė familje artistėsh. I ati saj, Avni Mula, ėshtė njė nga kompozitorėt dhe kėngėtarėt mė tė talentuar nė Shqipėri.
    Nė vitin 1987 fitoi konkursin “Kėngėtarja Shqiptare”, mė 1988 konkursin “George Enescu” nė Bukuresht. Pas katėr vjetėsh nė 1992 fiton konkursin ”Butterfly” nė Barcelona. Nė 1993 merr njė ēmim nė Operalia-n e parė tė Placido Domingos nė Paris. Ka bashkėpunuar me tenorė tė famshėm nė operėn e Bastille-s nė Paris, nė Bruksel, nė Mynih dhe nė Oslo. Nė vitin 1996 mori pjesė nė operėn Medee tė Luigi Cherubini-t nė Francė. Nė 1998 rikthehet nė operėn e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Nė filmin “Elementi i peste” nė 1997 i jep zėrin kėngėtares nė rol Lucia di Lammermoor nė skenėn "The Diva Dance". Mė vonė ajo luajti nė “Ivan IV” tė Bizet-it nė Paris. Nė vitin 2001 ishte e zėnė nė Itali ku luajti nė teatrin “La Scala” pjesėn e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n nė Arenėn e Veronės. Ka marrė pjesė rregullisht nė “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohčme, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herė dhe La traviata-n nė qytete tė rėndėsishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Nė 2007, ajo do tė luaj Norine-n e parė nė L'elisir d'amore nė Toulouse tė Francės.

    Frankfurt
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 231
    Vendi : Frankfurt am Main / Germany
    Puna: www.alb-derflatv.com
    Data e rregjistrimit: 29/08/2008

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga Frankfurt prej 23/11/2009, 16:00

    Pershendetje kesulkuqia!

    Mendoj dhe nuk e quaj te rregullt te ngaterrohet Ivna Mula me PERSONALITET shqiptare! Ajo eshte kengetare dhe ka dhene mjaft ne fushen e saj POR, s'duhet ngaterruar me Personalitet! Ajo mund te jete VIP, mund te jete e bukur, mund te jete e zgjuar, mund te jete shume e njohur..mund, mund, mund...POR nuk hyn ne Personalitet Shqiptare! Prandaj mendoj se duhet te hiqet nga kjo Teme! Ajo, shume mire mund te vihet ke temat e Musikes.

    Te prsh
    p.s. E zgjata me Komentin qe te te behesha sa me i qarte!

    Frankfurt
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 231
    Vendi : Frankfurt am Main / Germany
    Puna: www.alb-derflatv.com
    Data e rregjistrimit: 29/08/2008

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga Frankfurt prej 23/11/2009, 16:12

    MILLOSH GJERGJ NIKOLLA – MIGJENI - (1911 - 1938)

    Migjeni iku nga kjo botė shumė i ri, megjithatė ai na la njė bagazh tė pasur e shumė pėrmbajtjesor nė fushėn e krijimtarisė letrare ku kritikėt e shumtė edhe sot e kėsaj dite thonė dhe padyshim se kanė edhe shumė pėr tė thėnė pėr krijimtarinė e Migjenit tonė tė madh.

    I lindur nė Shkodėr, pas mbarimit tė shkollimit fillor nė vendlindje dhe atij tė mesėm nė Manastir, filloi punėn si mėsues nė fshatin Vrrakė. Pėr aq sa kemi tė dhėna, Migjeni aty edhe i filloi shkrimet e para tė krijimtarisė sė tij letrare. Saktėsisht nuk dihet sė kur filloi tė krijojė, por qė dihet se me 1935 e transferuan nė Shkodėr ku poeti bėri gati pėr shtyp “Vargjet e lira” tė cilat censura e Mbretit Zog nuk i lejoi tė qarkullonin?! Nė pranverėn e vitit 1936 Migjenin e transferuan nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, pra nė qytetin e vogėl tė Pukės si kryemėsues. Atje Migjeni njohu jetėn e vėshtirė tė malėsorit qė zuri vend nė prozėn e tij. Po nė kėtė kohė nė Korēė, filloi tė botohej revista pėrparimtare “Bota e re” me tė cilėn Migjeni filloi bashkėpunimin i cili do tė zgjaste pėr njė kohė bukur tė gjatė.
    Veprimtaria letrare e Migjenit pėrmblidhet kryesisht nė mes viteve 1934- 1937. Nė kohėn kur Migjeni ishte nė kulmin e krijimtarisė sė tij, atė e rėndon sėmundja e rėndė e tuberkulozit, nga kthetrat e sė cilės nuk shpėtoi dot. Ai vdiq nė Tore Peliēe, nė njė spital tė Italisė, nė njė moshė fare tė re duke iu ndėrprerė rruga e jetės, por edhe rruga e krijimtarisė nė mes.
    Migjeni shkroi „Vargjet e lira“ tė papėrsėritshme deri mė sot pėr nga thellėsia e mendimit filozofik dhe shpirtėror, gjithnjė i solidarizuar me shtresėn e vuajtur tė popullit tonė, prej nga edhe buronin vargjet e dhimbjeve tė mėdha tė asaj kohe. Veē poezisė, Migjeni shkroi edhe nė gjininė e prozės tė cilat nė letėrsinė shqipe zėnė njė vend meritor tė veēantė dhe tė padiskutueshėm. Me vdekjen e Migjenit letėrsia jonė pėsoi njė humbje tė pazėvendėsueshme, por qė nė gjirin e saj mbanė me krenari emrin e madh tė krijuesit tė shkėlqyer siē ishte Migjeni. Krijimtaria e Migjenit ėshtė bėrė objekt i rėndėsishėm i kritikės, shkencės dhe studimit letrar. Ai ka hyrė nė kulturėn dhe mendimin shoqėror si njė ndėr mė tė shquarit krijues sė fjalės dhe mendimit tė shkruar nė letrat shqipe. Kjo krijimtari, pėrfshinė njė gamė tė madhe me ndikim nė kulturėn, arsimin dhe ngritjen tonė kombėtare nė pėrgjithėsi nė raport me kohėn kur Migjeni krijoi. Ai ishte dhe mbeti, prijės dhe pishtar i kulturės dhe krijimtarisė letrare qė njė ditė do tė prezantohej nė konkurrencėn e fortė tė krijimtarisė letrare, madje edhe pėrtej kufijve rajonalė tė cilėt nuk i njeh arti dhe kultura e mirėfilltė. Krijimtaria letrare e Migjenit, nuk ka nevojė as pėr spekulime filozofike e estetizante, as pėr tejvlerėsimet sociologjike vulgare, qė pretendonin tė mbulonin kufizimet subjektive nė art. Ai nuk qasi denigrimet e idolatorinė e qėllimtė e cila pretendonte krejt njėanshėm qė atė ta radhittė nė mesin e krijuesve tė rėndomtė e tė papėrfillshėm. Prapa kėsaj dinakėrie fshihej kurthi i politikės sė asaj kohe me qėllimin e vetėm qė Migjenin ta zhvlerėsonin nga vlerat ideoestetike, por edhe realiste e tė guximshme lidhur fortė me shpirtin e tij kryengritės e atdhedashės, pėr tė luftuar me ēdo kusht dobėsitė e njė shoqėrie mbretėrore qė Shqipėrinė e kishte katandisur aq keq nė shumė sfera tė jetės, pra edhe nė atė tė krijimtarisė.

    Noli i madh, pėr Migjenin kishte thėnė: “ Nuk duam qė ta mbiēmojmė nė njė piedestal tė paqenė, duke e mėnjanuar kėshtu nga tabani ynė historik e kombėtar. Shpirti i tij luftarak e human, kurrė nuk u pajtua me gjendjen e rėndė qė po zotėronte nė Shqipėri nėn sundimin e Mbretėrisė Zogolliane”. Kėshtu qė ai me “ Poemėn e Mjerimit “ godet rėndė mbretėrinė dhe ēifligarėt, duke ngritur njė aktakuzė tė fuqishme pėrmes kėsaj poeme mbi gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike dhe shoqėrore tė kohės nė Shqipėri e gjithė andej! Migjeni ndau dhimbjet dhe vuajtjet sė bashku me malėsorin e uritur, u fut nėpėr kasollet e tyre tė ftohta me plotė lagėshti, hapi magjet e tyre tė zbraza pa kokrrėn e misrit, mbathi nė shpirtin e tij tullumbat e Lulit, nė shpirtin e tij ndjeu vrasjen e shpirtit tė malėsores dhe me kėtė shpirt tė vrarė e tė trazuar, zbriti nė qytet duke e ngritur zėrin e protestės deri nė kulm kundėr kėtyre ndrydhjeve dhe shfrytėzimeve me kėngėt e tija, si njė shpėrthim lulesh nė pranverė me njė aromė tė re nė kopshtin e krijimtarisė sė tij letrare tė papėrsėritshme ndonjė herė mė parė!

    Veprat e Migjenit janė tė pėrkthyera nė disa gjuhė tė botės; si nė gjuhėn angleze, franceze, italiane, ruse, rumune, bullgare etj. Kritikė dhe studiues tė huaj, vlerėsojnė mė nota shumė tė larta krijimtarinė e Migjenit.

    Nikolaj Moraur, shkrimtar rumun, thotė: “ Kam qarė kur kam lexuar Migjenin. Nuk mė vjen turp kur them se qava, por mė vjen turp tė them qė kaq vonė e njoha kėtė poet tė mrekullueshėm !”...

    Alen Boske, shkrimtar dhe kritik frėng thotė: ”Migjeni ishte poeti mė i madh i viteve tė tridhjeta, kur kemi para sysh njė jetė krijimtarie kaq tė shkurtėr!”...

    Migjeni nė krijimtarinė e vet me tėrė qenien e tij shpirtėrore, pasqyroi nė mėnyrėn mė realiste kushtet e pabarazisė shoqėrore tė kohės, katandisur me njė gjendje tė mjerueshme tė masave popullore tė zhytura nė mjerim e pa dituri, prandaj Migjenin e quajtėn edhe “poet i mjerimit”! Jeta e tij e shkurtėr qė filloi mė 30 shtator 1911 dhe pėrfundoi mė 26 gusht 1938, ishte jetė e njė poeti e prozatori tė papėrsėritshėm nė historinė e letėrsisė sonė shqiptare, duke na lėnė pas veprat e tij shumė tė bujshme pėr kohėn e si tė tilla mbesin edhe nė ditėt e sotme me tėrė peshėn dhe filozofinė e tyre tė fuqishme.

    >> TeLi <<
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 1820
    Data e rregjistrimit: 18/08/2009

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga >> TeLi << prej 23/11/2009, 17:27

    Ju lumtė, kjo qe keni sjellur ketu, eshte pasuri dhe vlere per forumin tone, me bene ta quaj vertet BOTĖ!

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 731
    Data e rregjistrimit: 11/03/2009

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga Klea prej 23/11/2009, 23:19

    Afro 3 vjet mė parė nėn nxitjen direkte dhe personale tė Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve zotit Haxhi Dede Reshat Bardhi, si dhe tė stafit drejtues tė kėsaj Kryegjyshate, filluam punėn pėr hartimin e bibliografisė pėr Bektashizmin nė Shqipėri. Dhe sot qė e kemi tė pėrfunduar, konstatojmė se dashamirėsia dhe ndihmesa e tyre jo vetėm qė ishte besim i madh, po edhe vlerėsim qė ata i bėjnė punės nė kėtė drejtim, duke na u ndodhur pranė me konsulencėn dhe mendimin e tyre tė kualifikuar shkencor duke na vėnė nė dispozicion botime tė veēanta nė gjuhėn shqipe apo nė gjuhė tė tjera tė shkruara pėr besimin bektashian shqiptar, por qė nuk ndodhen tė depozituara nė fondet e Bibliotekės Kombėtare. Duke pasur si kriter bazė punėn pėr ndriēimin real e me vėrtetėsi historike dhe saktėsi shkencore tė depėrtimit dhe shtrirjes sė besimit bektashian nė Shqipėri e mė gjėrė nė mbarė trojet shqiptare, shfrytėzuam, pėr aq sa mundėm botimet albano-balkanologjike tė autorėve shqiptarė e tė huaj qė flasin pėr kėtė besim, si dhe shkrimet e botuara nė periodikun shqiptar e atė tė huaj, qė trajton problemet e bektashizmit tek ne.
    Literatura e shkruar pėr besimin bektashian nė gjuhėn shqipe zė fill qė nė shekullin e XVIII kur u shkruan vargjet e para pėr lindjen e profetit Muhamet a.s. e vazhduan edhe nė shekujt pasardhės; por botimet e mirėfillta artistike e shkencore qė trajtojnė filozofinė dhe probleme tė tjera tė kėtij besimi nė pėrgjithėsi e atij shqiptar nė veēanti, u bėnė kryesisht nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX e nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX.
    Tė nisur nga fakti se kjo bibliografi qė pėrgatitėm do tė ishte njė inventar i organizuar e shkencor, me synime shteruese, e hartuar mbi kritere rigorozisht shkencore mbi bazėn e standarteve ndėrkombėtare, pėr atė qė ėshtė shkruar prej dekadash mbi bektashizmin dhe bektashinjtė nė Shqipėri, si dhe nga pėrfundimi logjik se historia e religjionit ėshtė e lidhur ngushtė me historinė e kombit tonė, puna jonė kėrkimore ėshtė bazuar fort nė krijimin dhe mbėshtetjen e njė kuadri tė nevojshėm historik, kurdoherė tė lidhur ngushtė me kėtė besim, institucionet e tij si dhe me masėn e gjėrė tė besimtarėve, tė cilėt janė njėkohėsisht pjesėmarrės dhe autorė tė historisė. Besimtarėt dhe kleri bektashian kanė dhėnė njė ndihmesė parėsore e tė jashtėzakonshme nė fatet historike, politike, arsimore, kulturore, letrare e shkencore tė popullit shqiptar. Nė kėtė kuadėr, puna jonė ka synuar qė ta evidentojė e t’ua japė lexuesve e studiuesve kėtė kontribut nė mėnyrė tė organizuar nėpėrmjet bibliografisė sė hartuar.
    Nė letrat shqipe, gjatė periudhave tė ndryshme tė historisė sė shtetit shqiptar, por edhe para shpalljes sė pavarėsisė sė tij, janė trajtuar e pasqyruar veprimtaria e bektashinjve, problemet e baktashizmit, si dhe refleksionet mbi to. Kėto probleme tė trajtuara nė rrafshin historik e atė bashkėkohor, kanė rėndėsinė dhe vlerėn e tyre, pasi evidentojnė edhe kontributin e dijetarėve e publiēistėve tanė nė fushėn e bektashizmit. Ata kanė shkruar shumė pėr besimin bektashian, kanė pėrkthyer, publikuar dhe komentuar veprat madhore tė kėtij besimi nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė drejtim njė ndihmesė tė madhe kanė dhėnė personalitetet shqiptare mė tė shquara tė kėtij besimi, apo dhe besimeve tė tjera.
    Bektashizmi nė Shqipėri prej shekujsh ka tėrhequr vemendjen e udhėtarėve dhe studiuesve tė huaj, tė cilėt kanė shkruar mijėra faqe nė libra mbi kėtė temė me interes edhe pėr botėn shkencore. E tėrė kjo literaturė ka qenė objekt i kėsaj bibliografie jo vetėm si njė inventar i organizuar i botimeve bektashiane pėr Shqipėrinė, por njėkohėsisht edhe si bartėse e mendimit shkencor analitik e alternativ. Madje ky i fundit, mendimi alternativ, kemi bindjen se e ka rritur mė tej seriozitetin, larminė dhe shikimin e vlerėsimin e shumėanshėm korrent e retrospektiv tė bibliografisė dhe mė tej studimeve shkencore e divulgative mbi temėn e gjerė tė bektashizmit.
    Udhėpėrshkrues tė tillė si E. Ēelebiu; U.M.Lik; J.G.Hahn; Xh.Hobhouse, T.S.Hjus apo Baldaēi, jo vetėm qė i shkelėn vetė trevat shqiptare, por pasqyruan nė veprat e tyre, objekte e personalitete tė besimit bektashian, bėma e veprimte tė ndryshme tė tyre; probleme e marrėdhėnie me pasuesit e besimeve tė tjera nė Shqipėri.
    Njė vend me mjaft peshė nė punimin tonė bibliografik, zė zbėrthimi i detajuar i shtypit shqiptar mė se 150 vjeēar. Nuk do ta quanim tė tepėrt po tė pėrmendnim faktin se qė nga fillimet e publiēistikės shqiptare, deri nė vitin 1944, janė mbi 700 tituj gazetash e revistash qė janė shfletuar e vjelur pėr kėtė problem, pa folur pėr morinė e tyre tė botuar gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit qė trajtojnė temėn bektashiane. Kemi konsideruar tė domosdoshėm pėr shqyrtim jo vetėm shtypin e mirėfilltė bektashian si gazetat Reforma. Djersa, Zėri i Bektashizmit apo revistėn Urtėsia. Ky vėllim i madh pune i shkruar e i botuar, kishte tė domosdoshme punėn kėrkimore, shqyrtimin, vjeljen dhe prezantimin nė punimin tonė bibliografik sipas standarteve bashkėkore tė cilat kanė ngarkesėn e tyre pėrkatėse.
    Ėshtė shqyrtuar, skeduar dhe pėrpunuar i gjithė libri shqip me temėn bektashiane, botimet e shtypit tė pėrditshmėm e periodik tė botuar brenda kufijve tė shtetit amė dhe ai i botuar nė diasporėn shqiptare. U shqyrtuan me kujdes e vemendje tė veēantė veprat kryesore tė studiuesve si ato tė ēiftit Hasluck, Babinger, Birge, Trix, Cleyer, Popoviē, Elsie, Bartl, Norris, etj.).
    Hartimin e njė bibliografie tė librit shqip pėr besimin bektashian e quajtėm si njė domosdoshmėri tė kohės, pasi me ndryshimet demokratike qė kanė ndodhur nė vendin tonė, tani ėshtė bėrė e mundur ripėrtėritja e tij dhe rritja e kėrkesės sė masės sė gjėrė tė besimtarėve tė saj pėr tė njohur sa mė mirė fenė tė cilės ata i kushtohen.
    Niveli arsimor i sotshėm i besimtarėve shqiptarė e quan tė nevojshme njohjen direkte me filozofinė dhe doktrinėn bektashiane, me historinė e lindjes dhe shtrirjes sė kėtij besimi, me depėrtimin dhe pėrhapjen e tij nė trojet shqiptare, me jetėn dhe veprat e profetit Muhamed (a.s.) dhe pasuesve tė tij; me botimet e autorėve tė shquar lindorė e perėndimorė kushtuar kėtij besimi. Por mbi tė gjitha, pėr ta kanė interes tė veēantė botimet nė gjuhėn amė pėr kėtė besim: ē’ėshtė shkruar, ē’ėshtė pėrkthyer e botuar, cilėt kanė qenė ata prijėsa shpirtėrorė tė popullit shqiptar qė punuan pėr zgjimin e ndjenjės kombėtare; qė i kthyen objektet e kultit bektashian nė jatakė tė luftėtarėve tė lirisė, e nė vatra rrezatimi tė atdhedashurisė e diturisė; qė nuk lanė me njė anė lėvrimin nė gjuhėn amėtare tė librit shqip kushtuar besimit bektashian; qė nė historikun e komuniteteve fetare nė Shqipėri, bektashinjtė ishin tė parėt qė shpallėn Autoqefalinė
    Duke menduar se kėto probleme e kėrkonin njė zgjidhje, si dhe fakti se deri mė sot nuk ėshtė bėrė asnjė lloj pune e organizuar pėr hartimin dhe botimin e njė bibliografie retrospektive e bashkėkohore tė botimeve shqip pėr tarikatin bektashian, as nga individė e as nga institucionet e mirėfillta tė kėtij besimi qė tashmė prej disa vjetėsh janė ringritur dhe funksionojnė edhe nė vendin tonė, e gjykuam me vend dhe hartuam e pėrgatitėm kėtė bibliografi.
    Ripėrtėritja e ēdo lloj besimi nė mbarė kombin shqiptar, e ka bėrė atė njė faktor tė rėndėsishėm tė bashkėjetesės nė rajon, pasi tashmė nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj shtetėrorė, si nė Kosovė e Maqedoni, nė Mal tė Zi e mė tej, jetojnė disa milionė besimtarė muslimanė e tė krishterė. Duke parė se nė shtetin amė dhe nė vendet fqinje si nė Prishtinė dhe Shkup e gjetkė janė ngritur e funksionojnė institucionet e plota tė besimit bektashian, mendojmė se kjo bibliografi do t’i ndihmojė ata pėr tė njohur mė nga afėr kėtė trashėgimi tė vyer tė kulturės sonė kombėtare.
    Duke ndjekur nga viti nė vit botimet e kėsaj fushe, kemi vėnė re se nė botimet shqipe, gjatė periudhave tė ndryshme tė historisė sė shtetit shqiptar, para dhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė tij, janė trajtuar e pasqyruar me vėrtetėsi historike e kompetencė shkencore, problemet e bektashizmit qė janė shtruar pėr zgjidhje, apo me tė cilat do tė pėrballeshin besimtarėt shqiptarė. Kėto probleme tė trajtuara nė rrafshin historik e atė bashkėkohor, kanė rėndėsinė dhe vlerėn e tyre, pasi evidentojnė edhe kontributin e dijetarėve e studiuesve tanė nė kėtė fushė. Shumė nga ata qė u aktivizuan nė kėtė drejtim, me arsim tė pėrfunduar nė universitetet mė tė dėgjuara tė Orientit, njohės tė mirė tė gjuhėve arabishte, osmanishte, turqishte apo persishte, nė tė cilat ėshtė shkruar shumė pėr kėtė besim, pėrkthyen, publikuan dhe komentuan veprat madhore pėr bektashizmin nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė drejtim njė ndihmesė tė madhe kanė dhėnė personalitetet shqiptare mė tė shquara tė kėtij besimi, apo dhe besimeve tė tjera. Duke synuar edukimin dhe formimin e besimtarėve me parimet dhe shprehitė e bektashizmit, ata i trajtuan kėto probleme nė shumė rrafshe, si nė atė teologjik, historik, shoqėror, etik, psikologjik, etj.
    Por ky kontribut i shquar i dijetarėve shqiptarė, i pasqyruar nė botimet e atyre viteve, nuk ėshtė evidentuar e studjuar sa dhe si duhet nga historiografėt e bektashizmit nė trojet tona megjithė botimet shumė dinjitoze e shkencore qė janė realizuar nga disa studiues tė shquar shqiptarė tė Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashizmit nė Tiranė, nga historianė tė fushave tė ndryshme qoftė kėtu apo nė Kosovė e Maqedoni. Ndriēimi i mėtejshėm i njė periudhe qindravjeēare, nga ardhja e kėtij besimi nė vendin tonė, e deri mė sot, ėshtė mė se i domosdoshėm sot nė vitet e demokracisė, kur pas njė heshtje gati 50 vjeēare, kur bindjeve dhe riteve fetare nė vendin tonė iu bė njė goditje dhe luftė e organizuar dhe e pandėrprerė nga partia-shtet, aq sa kjo luftė arriti tė sanksionohej nė nenet kushtetuese, siē ishin ato tė Kushtetutės tė vitit 1976.
    Duke mos e trajtuar dhe ndriēuar sa dhe si duhet kėtė kontribut tė bektashizmit shqiptar- si vlerė tė kulturės kombėtare e asaj botėrore, kur shumė besimtarė tė tij kanė krijuar e realizuar vepra shkencore historike, gjuhėsore, leksikore, enciklopedike e artistike madhore qė nderojnė ata vetė, kombin tonė, apo gjuhėt nė tė cilat i shkruan; apo duke e pėrjashtuar me paramendim atė nga pjesa e historisė sonė kombėtare apo asaj tė bektashizmit shqiptar, qoftė mė vete apo qoftė edhe si pjesė e Perandorisė Osmane, bėjmė njė padrejtėsi tė nisur nga mendėsitė e sistemit totalitar, kur, feja quhej opium pėr popullin.
    Janė kėta dijetarė, filozofė, shkencėtarė e shkrimtarė tė shquar dhe atdhetarė tė vėrtetė qė, ashtu si klerikėt e besimeve tė tjera nė Shqipėri, u pėrpoqėn ta fusin gjuhėn shqipe nė objektet e kultit bektashian. Ata me librat qė shkruan dhe pėrkthimet qė bėnė, i sollėn njė shėrbim shumė tė vyer ēėshtjes sonė kombėtare. Kurrė nuk e ngatėrruan besimin e ndėrgjegjshėm tė masave tė gjėra bektashiane shqiptare me konjunkturat politike tė fuqive tė kohės, por u pėrpoqėn qė me njė gjuhė sa mė tė saktė e tė kuptueshme tė pėrēonin nė popull bindjet e vėrteta tė atij besimi duke ngjallur me devotshmėri e me ndjenja sublime dashurinė e pakufishme pėr Shqipėrinė e gjuhėn amė. Shumė prej tyre kanė shkruar nė gjuhėn tonė pėr fenė islame e besimin bektashian me njė alfabet tė moderuar arab, pasi ende gjuha shqipe nuk e kishte caktuar alfabetin e saj. Ka nga ata qė kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr kombin shqiptar me botimet e tyre pėr historinė e bektashinjve nė gjuhėt e Orientit. Po kėto dukuri mbeten detyrė e studiuesve pėrkatės, pena e tė cilėve duhet tė rrokė gjithanshmėrisht dukuritė e tarikatit bektashian nė vendin tonė duke filluar qė nga depėrtimet e para e deri nė konsolidimin e tij. Por nuk mund tė mos kujtojmė me respekt e mirėnjohje tė thellė punėn kolosale tė Naimit , Samiut, Dalip Frashėrit, Baba Ali Tomorrit, Vexhi Buharasė, Osman Myderrizit, Baba Rexhepit, Xhevat Kallajxhiut, Bardhyl Pogonit, etj.etj.
    Kjo bibliografi ėshtė e domosdoshme dhe e vlefshme sot mė shumė se kurrė, kur institucionet arsimore e fetare nė Shqipėri ( nė trojet amė e nė diasporė), apo edhe institucionet kėrkimore e shkencore fetare tė vendeve tė tjera, duan tė njihen me kėtė trashėgimi e qė pėrfaqėsohet nga njerėz me kontribut tė shquar e qė kanė emėr edhe nė historinė e kombit shqiptar. Aq mė shumė tani qė rrugėt janė tė hapura, kur nė shumė nga vendet e Orjentit si nė Turqi, Arabi, Persi, Egjipt, Algjeri,etj. kryejnė studimet universitare me qindra studentė shqiptarė, qė me kulturėn qė po marrin do t’i thellojnė studimet e tyre nė kėto fusha. Ata duke u njohur edhe me trashėgiminė tonė tė shkruar pėr kėtė besim, do tė jenė nė gjendje tė evidentojnė edhe kontributin e dijetarėve tanė nė kėtė drejtim.
    Nga hulumtimet bibliografike del se ky kontribut nuk ka qenė vetėm i besimtarėve bektashianė apo muslimanė shqiptarė. Nė kėtė drejtim- mbi parimin e madh tė harmonisė fetare nė Shqipėri qė e mbollėn sė pari udhėheqėsit shpirtėrorė tė ēdo besimi- i pari qė u pėrpoq pėr tė bėrė njė pėrkthim tė plotė tė Kuranit nė gjuhėn shqipe, ishte Ilo Mitkė-Qafėzezi, njė patriot i ndershėm i besimit krishter.
    Por Kurani si libėr mė vete e pa dritėn e botimit tė plotė vetėm nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar.
    Ėshtė pėr t’u theksuar se njė material akoma mė tė gjėrė e shumė voluminoz tė trajtuar sa nė mėnyrė shkencore po aq edhe tė kuptueshme pėr masat e gjėra tė besimtarėve shqiptarė, e gjejmė nė gazetat dhe revistat e botuara nė diasporė apo nė trojet amė nė gjuhėn shqipe gjatė njė periudhe mė se 150 vjeēare qė kur filloi botimi i tyre. Vjelja e kėtij materiali shumė voluminoz pėr hartimin e kėsaj bibliografie, u bė me shumė korrektesė nga ana jonė, por konstatojmė nga materialet qė shfletojmė, se presin ende, tė virgjėra e pa u lėvruar pothuajse fare, tema tė tjera madhore. Tė gjitha kėto fusha, materialet e tė cilave, nė shumicėn e rasteve, janė nė fondet e Bibliotekės Kombėtare, presin tė ndriēohen, duan durim, punė ngulmuese dhe, mbi tė gjitha, pėrkushtimin e investimin e institucioneve shqiptare tė besimit bektashian qė mes Kryegjyshatės Botėrore, e veēanėrisht Kryegjyshit, i kanė prirė kurdoherė me devocion kėsaj pune gjatė viteve tė ndryshimeve tė mėdha nė Shqipėri. Duke shpresuar se puna nė kėtė drejtim do tė thellohet nė tė ardhmen, besojmė se edhe kėto fusha do ndriēohen nė kohėn e duhur.
    Nė punėn pėr vjeljen e materialit shqip qė flet pėr besimin bektashian jemi bazuar kurdoherė mbi gjendjen konkrete tė botimit duke e njohur e studiuar atė direkt faqe pėr faqe dhe asnjėherė tė vetme nuk jemi bazuar tek pėrshkrimet e tė tjerėve, pėr ato materiale qė nuk kemi mundur t’i sigurojmė , edhe pse materialet shkrimore janė tė shumta.
    Kriteret metodike ku jemi bazuar nė hartimin e kėsaj bibliografie, janė brenda parametrave dhe normativave pėrshkruese bibliografike bashkėkohore ndėrkombėtare.
    Nė bibliografi, pėr tė nxjerrė mė nė pah depėrtimin, shtrirjen dhe konsolidimin bektashizmit nė Shqipėri e mė gjėrė, kemi zgjedhur pasqyrimin kronologjik dhe brenda tė njėjtit vit kemi preferuar renditjen alfabetike sipas autorėve.
    Pėr tė lehtėsuar punėn e pėrdoruesve, kjo bibliografi ėshtė e pajisur me treguesin e autorėve, ku pėrfshihen edhe redaktorėt, shqipėruesit, pėrgatitėsit, komentuesit, etj. Tė njė rėndėsie tė veēantė janė: treguesi i personave pėr tė cilėt ėshtė shkruar nė mėnyrė tė konsiderueshme nė librat dhe publiēistikėn kushtuar bektashizmit; si dhe treguesi gjeografik dhe ai i objekteve fetare tė kėtij besimi. Kėtij qėllimi i ka shėrbyer dhe treguesi tematik e lėndor me tė cilin ėshtė pajisur kjo bibliografi.
    Pėr ndihmėn qė na ka dhėnė nė punėn tonė pėr pėrgatitjen e kėtij botimi, nuk mund tė lemė pa falenderuar veēanėrisht Kryegjyshatėn Botėrore, e posaēėrisht punonjėsit e saj, tė cilėt na janė ndodhur kurdoherė pranė duke na ndihmuar me mendimin e tyre tė kualifikuar dhe me gatishmėrinė konkrete pėr tė na vėnė nė dispozicion shumė nga librat qė flasin pėr kėtė besim tė shkruar nė gjuhėn shqipe a nė gjuhė tė tjera e tė botuar jashtė kufijve tanė shtetėrorė dhe qė ne nuk i siguruam dot megjithė pėrpjekjet tona tė vazhdueshme.
    Sė fundi duam t’iu shprehim mirėnjohjen tonė tė thellė studiuesve disi mė tė hershėm e atyre tė sotėm, si Baba Rexhepi, Xhevat Kallajxhiu, Bardhyl Pogoni, Sokrat Ahmataj, Kujtim Ahmataj, Moikom Zeqo, Mark Tirta, Shaban Sinani, Jorgo Bulo, Stavro Skėndi, Hysen Kordha, Jashar Rexhepagiq, Ali Vishko, Mahmud Hysa, Metin Izeti, Shyqyri Hysi, Lutfi Hanku, Apostol Kotani, Petrika Thėngjilli, Bardhosh Gaēe e shumė tė tjerėve nė Shqipėri, trojet shqiptare, diasporė e jashtė saj, qė me punėn e tyre ngulmuese ndriēojnė historinė e kėtij besimi dhe figurat e shquara tė tij.
    Duke menduar se kemi realizuar njė punė tė dobishme me hartimin e kėsaj bibliografie, skedat e sė cilės i kemi vjelur ēast pas ēasti dhe, qė mori shtat e formė nga dita nė ditė nė duart tona; prapė se prapė jemi tė ndėrgjegjshėm se, me gjithė kėmbėnguljen tonė pėr tė shtėnė nė dorė gjithshka tė shkruar pėr besimin bektashian, e pėr ta pėrfshirė nė tė, do tė ketė materiale qė, s’i kemi gjetur e s’i kemi trajtuar nė kėtė punim, por shpresojmė se nė tė ardhmen, me njė ripunim e ribotim tė kėsaj bibliografie, do tė plotėsohen domosdoshmėrisht.

    Frankfurt
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 231
    Vendi : Frankfurt am Main / Germany
    Puna: www.alb-derflatv.com
    Data e rregjistrimit: 29/08/2008

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga Frankfurt prej 24/11/2009, 00:00

    Klea prsh,

    Po cdo kjo tek kjo Teme?! Ne i bejme Temat lamsh dhe i humb Serioziteti Temes pastaj.....MENDOJ UNE!

    p.s. Ne kete Teme jane ngaterruar dhe me lart Prsonalitete te Shquara me Emra te ndegjuar, dhe jane ngaterruar Njerez te Shquar me njerez te njohur(te gjithe jemi njerez te njohur ne nje forme apo tjetren)! Nuk mund te fusesh ne nje Vend psh Ismail Kadarene me Jan Kukuzelin, Ivna Mulen, Mitrush Kuteli !!!!!?????? Ose nndajeni kete ne dy Tema!
    * * *
    Nje sygjerim ishte..per Seriozitetin e Forumit!

    Klea
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 731
    Data e rregjistrimit: 11/03/2009

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga Klea prej 24/11/2009, 00:21

    shoku frankfurt neqoftese tema eshte e hapur me personaliteti i shqipetarve njerez te shquar un i pershtatem temes neqoftese tema flet vetem per njerez te shquar si Ismail Gadare e tjeter mundet qe tema te modifikohet po te lexosh e gjith ate qe kam sjell nje gje do kuptosh se i pershtatet komplet temes se perndryshe nuk e kishin vene ne google kete shkrim ai qe e ka shkruajtur edhe ai eshte njeri shuar

    Frankfurt
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve: 231
    Vendi : Frankfurt am Main / Germany
    Puna: www.alb-derflatv.com
    Data e rregjistrimit: 29/08/2008

    default Re: Personalitetet Shqiptare - Njerez te shquar

    Mesazh nga Frankfurt prej 24/11/2009, 00:57

    Klea, po perse shoku Frankfurt ???????????????!!!!!!!!!!!!
    hhhmmmmmmm, do t'me ofendosh? Perse?! Ti e di shume mire qe "shoku" i thohej njerzve te Partise Punes se Shqiperise???!!!!!!!!! Une s'kam qene ndonjehere "shoku" Klea!?
    Perse Klea, sepse nuk te pelqeu ajo qe shkruajta.....dhe qe eshte ashtu e verteta????
    Sa per dijeni: Ne kohen qe shkrujta ate, prane meje ishte nje Person I njohur ne shqiperi-Gazetar,Gjuhetar, Historian- dhe ai u cudit per perzierien qe iu eshte bere Figurave "Peronaliteteve shqiptare" ketu!


    ....Kur u bene Bektashinjte "Figura te Shquara"??!!!!

    Dhe, te citoj ne koment: "... se perndryshe nuk e kishin vene ne google kete shkrim ai qe e ka shkruajtur edhe ai eshte njeri shuar "... pra, sic thua dhe vete, Ai qe e ka shkruar e fut ne google qenka njeri i shuar ! Mos u merr me njerez te shuar....keshille nga une kjo(mgjse e di qe eshte thjeshte gabim ortografik i joti, kurse "shoku" nuk ishte gabim por thene me QELLIM), DHE, jo cdo gje qe eshte ne google eshte e SHQUAR apo e shkruar nga te "Shquar"!!! Sepse ne google mund t'i fusi secili vete gjerat, pra dhe Tomate te fusish i mban!

    Mgjate, respekti per ty Klea, do te ngeli nga ana ime edhe pse shkembejme mendime ketu!

      Ora ėshtė 1/9/2014, 12:09