Perse evropianet po pranojne Islamin?

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Perse evropianet po pranojne Islamin?

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/8/2007, 21:07

    Keto arsye reflektojne menyren e te menduarit te shume femrave te konvertuara ne Islam, mendojne ekspertet qe e kane studiuar kete dukuri. PARIS - Mary Fallot eshte nje e konvertuar e re ne Islam. Ajo e pranoi Islamin tre vjet me pare, pasi i kishte bere vetes shume pyetje shpirterore te cilat nuk kishin gjetur zgjidhje ne Katolicizmin e femijerise se saj.
    Ajo thote se dyshimet qe ngre feja e saj e re te te tjeret jane “te dhimbshme” per te. "Per mua,- shton ajo,- Islami eshte nje mesazh dashurie, tolerance dhe paqeje." Ky eshte nje mesazh qe po terheq gjithnje e me shume evropiane ne nje kohe kur kureshtja per Islamin eshte rritur qe prej 11 Shtatorit 2001, pohojne hulumtues muslimane dhe jomuslimane. Edhe pse nuk ka shifra precize, vezhguesit qe monitorojne popullsine islame evropiane vleresojne se disa mijera burra e gra konvertohen ne Islam cdo vit.
    Hulumtimet tregojne se shumica e te konvertuarve jane femra, por, ne kundershtim me perceptimin e pergjithshem, vetem nje pjese e vogel konvertohen per t’u martuar me muslimane.
    "Kjo ka qene menyra me e zakonshme e konvertimit, por kohet e fundit me shume gra jane duke u konvertuar per shkak te bindjeve te tyre", thote Haifa Jawad, e cila jep mesim ne Universitetin e Birmingham-it ne Britani.
    Fallot qesh kur e pyesin nese konvertimi i saj kishte te bente me jeten e saj dashurore. "Kur u thashe kolegeve ne pune se isha konvertuar, reagimi i pare i tyre ishte te pyesnin nese kisha nje te dashur musliman", mban mend ajo. "Nuk mund ta besonin se isha konvertuar fale vullnetit tim te lire. Ne fakt,- shpjegon ajo,- me ka pelqyer menyra se si Islami kerkon nje afersi me Zotin. Islami eshte me i thjeshte, me rigoroz dhe me i lehte sepse eshte eksplicit. Une isha ne kerkim te nje sistemi vlerash; njeriu ka nevoje te pasoje rregulla dhe sjellje ne jete. Krishterimi nuk m’i jepte te njejtat pika referimi."
    Keto arsye reflektojne menyren e te menduarit te shume femrave te konvertuara ne Islam, mendojne ekspertet qe e kane studiuar kete dukuri. "Shume gra po reagojne ndaj pasigurive morale te shoqerise perendimore", thote Dr. Jawad. "Atyre u pelqen ndjenja e perkatesise dhe e kujdesit qe ofron Islami."
    Te konvertuarit e tjere jane te terhequr nga "nje ide e caktuar e femerores dhe e burrerores qe ofron Islami," sugjeron Karin van Nieuekerk, qe ka studiuar dukurine e konvertimit te femrat holandeze. "Ka me shume hapesire per familje dhe memesi ne Islam dhe grate nuk jane objekte seksi", shton van Nieuekerk.
    “Ne te njejten kohe,- thote Sarah Joseph,- nje e konvertuar angleze qe ka themeluar revisten "Emel," nje reviste mbi menyren islame te jeteses, "ideja se te gjitha grate e konvertuara jane ne kerkim te nje menyre jetese familjare larg nga ekseset e feminizmit perendimor nuk eshte plotesisht e sakte."
    "Disa te konvertuar i japin vendimit te tyre nje kuptim politik”, thote Stefano Allievi, nje profesor ne Universitetin e Padoves ne Itali. "Islami ofron nje spiritualizim te politikes, ofron idene e nje urdhri te shenjte, por kjo eshte nje menyre me mashkullore e te kuptuarit te botes dhe rralle i josh femrat”, shton ai.
    Pasi marrin vendimin per t’u konvertuar, disa te konvertuar i marrin gjerat me nge, duke iu pershtatur zakoneve islame pak nga pak. Fallot, per shembull, nuk eshte ende gati te mbaje mbulesen islame, edhe pse ka veshur rroba me te gjata e me te gjera se me pare.
    Disa te tjere nuk vonohen, te shtyre edhe nga ekzotizmi i fese se re, dhe behen me te devotshem sesa anetare te tjere te bashkesise islame qe kane lindur muslimane.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Pranoi Islamin, ra ne sexhde dhe nderroi jete

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/8/2007, 21:08

    Shejh Muhammed Hassani tregon:
    Erdhi nje dite nje djalosh amerikan ne qendren tone islamike ne New york dhe kerkoi qe t'i ndihmojme dhe t'i tregojme se si ta pranoje Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe une dua te behem musliman. Por, mos me pyetni per shkakun dhe arsyen.
    Atehere i ndihmuam qe ta shqiptoje shehadetin, ia mesuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi deshmoi LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton te adhurohet askush tjeter pervec Allahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] eshte rob dhe i Derguar i Tij]. Pastaj kerkoj leje qe te qendroje me neve disa dite dhe ne ram ne ujdi.
    Qe nga dita e pare, shikimet tona mbeten te kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumte, nga lutjet e panderprera, dhe nga te qajturit e vazhdueshem te tij!
    Ne diten e katert, djaloshi iu afrua nje vellaut ne xhami dhe i tha, dua te degjoj Kur'an nga ju, me lexoni mua Kur'an! Ndersa vellau i habitur me kete djalosh e pyeti: O vellau im, une qe sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej veten shume te dobet ne adhurim dhe nenshtrim ndaj Allahut. Tregom c'eshte puna yte? cka ka ndodhur me ty?
    Atehere i tha atij: Une tash e kater vite jam ne kerkim te se vertetes dhe qe kater vite nuk me ka kaluar asnje nate pa qajtur nje kohe te gjate dhe pa kerkuar nga Zoti i vertete qe te me udhezoje ne rrugen e drejte. Nje nate, para se te vij ketu, pashe ne enderr Isaun alejhi selam, i cili me tha: "Pranoje Islamin, behu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] te Derguar, se une dhe ai jemi vellezer, dhe ai eshte vula e Pejgambereve dhe i Derguari per mbare njerezimin...!
    Dhe tash pas hyrjes sime ne Islam dhe pas faljes se namazit po e ndjej nje qetesi te zemres dhe nje kenaqesi te cuditshme te shpirtit, te cilen s'kam mundur ta shijoje kurre me heret gjate jetes sime.
    Thote Shejhu: Dhe po ate dite, ne namazin e jacise, u ngrit ky djalosh per t'u fale dhe ne rekatin e pare djaloshi ra ne sexhdeh dhe u vonua shume ne te. Saqe e kryem namazin, ndersa ai nuk ngriti koken prej sexhdes.
    Atehere vrapuan disa vellezer te shohin se c'po ndodhe me te, dhe kur e ngriten koken e tij pame se djaloshi ishte ndare nga kjo bote dhe shpirti i tij kishte kaluar ne boten tjeter.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Bardh
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 403
    Data e rregjistrimit : 09/06/2007

    default Re: Perse evropianet po pranojne Islamin?

    Mesazh nga Bardh prej 29/8/2007, 18:16

    Interesant ky rrėfim Gishteza.

    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    default Re: Perse evropianet po pranojne Islamin?

    Mesazh nga xheladin prej 30/8/2007, 06:16

    shkruan: xheladin hamza


    UDHĖTAR I AMSHIMIT

    Jeta fiket...
    E ndrydhur mes ėndrrave tė prishura
    Aty ku lindja vdekjen duar hapur pret

    Herė herė e kėndshme
    Herė gėnjeshtare e herė mashtruese
    Vetėm vdekja ėshtė e prekshme

    Frikė e pa frikė
    Do t’takohemi sy me sy
    S’do tė pėshtyjmė njė njeri tjetrin
    Do tė pėrqafohemi me afsh e dashuri

    Butėsisht si fėmijė do ta kapi pėr dore
    Allahut nė sexhde bij para tij
    Dhe nuk qohem mė kurrė
    Se jam udhėtar i amshimit...

    27. 08. 2007.

    ebu dherire
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur

    Numri i postimeve : 7
    Mosha : 29
    Data e rregjistrimit : 12/06/2007

    default Re: Perse evropianet po pranojne Islamin?

    Mesazh nga ebu dherire prej 11/9/2007, 14:33

    Njera nder arsyet qe evropianet e pranojne islamin eshte edhe largimi nga iluzionet qe ka qen dhe afrimi prane te vertetes ja edhe disa gjerman qe jane bere musliman
    shiko ketu
    http://www.youtube.com/v/PpFu-7HanPs">

    Sponsored content

    default Re: Perse evropianet po pranojne Islamin?

    Mesazh nga Sponsored content Today at 22:24


      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:24