ĒOROVODA, BUKURI E VRARĖ MES MALESH DHE HALLESH

    Share
    avatar
    Bardh
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 403
    Data e rregjistrimit : 09/06/2007

    default ĒOROVODA, BUKURI E VRARĖ MES MALESH DHE HALLESH

    Mesazh nga Bardh prej 1/9/2007, 01:47

    Ēorovoda, bukuri e vrarė mes malesh dhe hallesh



    28 Qershor 2007 @ 1:26 pm · nė Kryesore · postuar nga Blendi

    Ajo ėshtė vendosur midis dy lumenjve. Rrallė ndodh qė dy lumenjtė, pasi kanė ecur me kilometra tė tėrė tė vetmuar mes malesh tė lartė, tė bashkohen nė fund tė kėmbėve tė Ēorovodės dhe tė dy “miqtė” e vjetėr nisin rrugėn e pėrbashkėt drejt detit, duke lėnė pas Ēorovodėn e maleve, por edhe tė halleve, ndėrsa valėt e Osumit thurin kėngėn “O ju malet me dėborė, pse s’qani hallet e mia”. Nė tė dy anėt varen rrėpira valė-valė, ndėrsa shkėmbinjtė e thepisur lotojnė ujė.[url=][/url] Degėt e lisave, ngarkuar me hardhi, pėrbėjnė dekorin e saj, ndėrsa rrapet shekullore me ujin e ftohtė tė Varishtit dhe tė Guhakut i freskojnė njerėzit e kėtij qyteti pėr tė harruar tė nxehtin e kėtij qershori. Pėrpara qytetit qėndron kalaja, njė mrekulli e vėrtetė, njė monument i pashpallur i natyrės sė Skraparit. Malet e kodrat zbresin butė-butė drejt Ēorovodės sė qetė. Njė fotograf i huaj u magjeps nga kanionet, “vodhi” pamjet etyre dhe i reklamoi diku gjetkė. Duke shkruar kėto radhė mė vijnė ndėrmend njė poezi e Dritėroit tė madh ku thotė se shpesh kalojmė pranė bukurisė si udhėtarė, pa e vėnė re se na buzėqesh madhėshtia.
    Dikur Ēorovoda ishte njė vend i preferuar. Sėra e lartė e qytetarisė vinte kėtu pėr tė thithur ajrin e pastėr tė maleve apo pėr tė pirė njė gotė ujė tė ftohtė qė tė shton oreksin. Pa pėrmendur kėtu rakinė dhe rehaninė, pije karakteristike skraparase. Por gjithė historia e saj duket se ka vlera deri nė vitin 1990.
    Heshtje qė flet
    Ēorovoda, duke freskuar kėmbėt nė ujėrat e Osumit dhe duke mbėshtetur kokėn nė supin e maleve, duket se ka rėnė nė gjendje kome. Dikur qyteti i punės dhe i krenarisė, sot hesht. Ėshtė njė heshtje e dhimbshme qė e thyejnė vetėm thashethemet e kafeneve, kafeja dhe gota e rakisė janė e vetmja mėnyrė pėr tė ngrysur ditėt. Kur Ēorovoda kishte 10 mijė banorė, nė zyrėn e punės nuk regjistrohej as dhe njė i papunė, ndėrsa sot qė s’kanė mbetur pesė mijė banorė, numėrohen tre mijė tė papunė, dhe ky numėr shtohet pėrditė si rezultat i reformave qė po kryhen, si nė arsim, polici e gjetkė.
    Nė zyrėn e pėrkrahjes sociale me keqardhje na thonė se janė 450 familje qė trajtohen me pėrkrahje, tė cilėt marrin 60 pėr qind tė asaj shume qė i takon njė familje me 6 frymė. Nė vend qė tė marrin 46 mijė lekė tė vjetra, marrin vetėm 27 mijė lekė tė vjetra. Kjo ėshtė njė tallje pėr ata njerėz qė tė kanė votuar. Ish-ndėrmarrjet kanė mbetur si relikte muzeale, kurse disa firma, nėse do t’i quajmė tė tilla, 6-mujori i kėtij viti u mbyll, dhe ato s’duken qė tė kenė bėrė njė lopatė llaē gjėkundi. Ēorovodasit, tashmė tė gėnjyer nga tė dy krahėt e politikės, s’kanė ku e qajnė hallin dhe kanė filluar tė flasin me veten. Tė vjen keq pėr kėta njerėz qė janė tretur njė jetė tė tėrė si hekurishtet e makinave nė themelet, dikur tė ngritura me gjakun dhe djersėn e tyre. Pėr kėta njerėz, qė thithin “helmin e kohės”, ėndrra pėr pak jetė mė tė mirė mbetet vetėm njė vegim. Demokracia pėr ta ėshtė ėndėrr, kurse braktisja dhe absurditeti mbeten ēėshtje tė ditės nė bisedat e tyre. Ėshtė krijuar njė mozaik i trishtuar dhe tepėr i dhimbshėm! Dhe askush kėtu nuk guxon t’i zgjojnė njerėzit e t’u prishin gjumin e tejzgjatur. Ndėrsa demokratėt, qė kanė pushtetin, bėjnė gjumin letargjik. Pėrshėndesim disa herė nė ditė njerėzit e kėtij qyteti, herė-herė ata kalonin pa vėmendje, dhe kjo ka njė shpjegim: Tė tėrė pa punė, dhe i papuni i kėtij qyteti shėtit si te Migjeni. “Ndalet para njė lokali…Mendohet…Nuk guxon…” dhe ky ėshtė pjesėtar i armatės sė tre mijė tė papunėve qė bėn “homazhe” dyqaneve plot e pėrplot. Ndėrsa shitėsi Agim Tusha tė tregon listėn e veresies. Dhe nė dyert e dyqaneve, njėsive tregtare ata hyjnė e dalin kokė ulur, pse jo, nė tė shumtėn e rasteve dhe tė pėrlotur. Mė tej Migjenin e gjen dhe nė sytė e fėmijėve, qė nė kėtė vapė s’provojnė dot njė akullore, kurse fėmijėt e ministrave apo deputetėve janė me varėse floriri, me celularė dhe makina luksoze.
    Bravo Yzedin Naēos, po ringre fabrikėn e rrushit, funksionimi i kėsaj fabrike pritet tė punėsojė disa njerėz. Skraparlliut i hanė duart pėr punė. Ai nuk pranon lėmoshė, dhe Ēorovoda mbetet e pastėr nga dinjiteti. Askush nuk “lyp”.
    Historia e njėrit nga ata…
    Tė mbledhur nė sheshin kryesor pėrpara bashkisė, qytetarė tė papunė vazhdimisht vėrshojnė nga ajo derė, nė pritje tė ndonjė sinjali pozitiv. Ata flasin me zė tė lartė njėri me tjetrin pa radhė, kush e kush tė tregojė hallet, mungesėn e shumta nė shtėpi, luftėn e pėrditshme pėr mbijetesėn. Ka shumė lodhje nė fytyrat e tyre, por ka dhe shumė vendosmėri pėr tė shprehur atė qė ndiejnė. Dikush vė nė pėrgjegjėsi qeverinė pėr katastrofėn ekonomike dhe pėr fondet ende tė palėvruara. Ndėrsa Virgjili e ndėrton historinė e tij nė bejte, aq sa ne s’arrijmė tė dallonim dot tė vėrtetat e sajimeve. “I ka tė gjitha tė vėrteta”, na thotė njė burrė i vjetėr. “Kėta, thotė Virgjili tė kėrkojnė votėn, qė tė bėjnė gropėn, tė lėnė tė varfėr kastile, qė ta marrin lehtė votėn. Se fukaranė e thyen kollaj”.
    Ironia qė pėrdor e bėn dhe mė tė dhimbshėm portretin e Virgjilit, qė edhe pse s’ėshtė shumė i vjetėr, hallet dhe fukarallėku e kanė ēuar pėr fund. Kur e pyet pėr ndonjė gjė, ai thur vargje dhe qesh me fatin e tij. “Unė,-thotė ai, kam trup e kėtė xhup, kam njė grua dhe fėmijėt, i papunė familjarisht qysh nė vitin 1992. Ai tregon se s’ka mundur tė operojė djalin, pasi i humbi shikimin nga tė dy sytė. Dhe mjeku rus, qė e mori pėrsipėr operimin e tij kėtu, nė Tiranė, kėrkoi njė vlerė prej pesė milionė lekėsh tė vjetra. Nuk ishin shumė pėr hallin qė kishte, por ai s’kishte as edhe njė kacidhe. Por ka njerėz humanė, shėrbesat e djalit ia bėnė tė tjerėt. Dhe ai u ėshtė mirėnjohės. “Pėr mua, tė rrojė Nesim Spahiu, thotė Vigjili, me njė krenari tė vrarė tė dukshme nė fytyrė. Mos mė shikoni ashtu, shton ai, nuk jam mė burrė, mė ēburrėroi shteti, ai mė ka marrė edhe fytyrėn. S’ėshtė kjo ēehreja qė ka pasur Virgjil Koprėncka”.
    Fukarallėku duket se ėshtė ulur kėmbėkryq nė Ēorovodėn e bukur dhe tė freskėt, fshehur pas maleve tė larta, aq pas, sa politika nuk e sheh dot, ose e sheh, por bėn sikur s’e sheh kėtė perlė mes malesh dhe hallesh.
    Sefedin Met’hoxha
    Tirana Observer

      Ora ėshtė 18/8/2017, 05:07