Shenjat e vogėla tė kijametit

    Share

    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Shenjat e vogėla tė kijametit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 19/9/2007, 19:38

    Shenjat e vogėla tė kijametit qė i kanė pėrmendur dijetarėt janė shumė, ndėrsa unė kėtu kamė pėrmendur ato shenja qė janė vėrtetuar me sunnet se janė; nga shenjat e vogėla dhe kam lėnė ato shenja qė nuk janė tė vėrtetuara nė sunnet -kėtė e kam bėrė mbrenda kufijve tė diturisė sime tė shkurtėr- pasiqė kam bėr njė shikim rreth atyre haditheve dhe jamė njoftuar me fjalėn e dijetarėve qė ka tė bėjė me saktėsinė apo dobėsin e atyre haditheve, ndoshta ka edhe shenja tjera tė vėrtetuara e qė unė nuk kam lexuar pėr to ndonjė hadith tė sakėt.

    Kėto shenja i kam pėrmendur pa rradhitje, ngase nuk kam lexuar ndonjė hadith apo hadithe qė tregojnė rradhitjen e tyre, ashtuqė sėpari kam pėrmendur shenjat pėr tė cilat thonė dijetarėt se janė paraqitur dhe kanė kaluar, pastaj kamė qenė i kujdesshėm nė pėrmendje e shenjave tjera dhe i kamė dhėnė pėrparėsi shenjave qė vet ngjarjet japin tė kuptojmė pėrparėsin e atyre shenjave, si pėr shembull: “Paraqitja e fitneve” ėshtė para ngritjes sė diturisė, ngase fitnet janė paraqitur nė kohėn e sahabėve, mandej kam pėrmendur luftėn kundėr Romakve para ēlirimit tė Istambollit, sepse hadithi ka ardhė nė kėtė formė dhe kamė pėrmendur ēlirimin e Istambollit para luftės me qifutėt, e qė do tė ndodhė nė kohėn e Isaut a.s, pasi qė ēlirimi i Istambollit do tė jetė para paraqitjes sė degjallit, ndėrsa zbritja e Isaut a.s. do tė jetė pas paraqitjes sė Degjallit, e kėshtu me radhė……

    Disa shenja mbeten tė pėrmenden nė fund, ngase nuk paraqiten vetėm pas shenjave tė mėdha, siē janė rrėnimi i Qabes nga dora e Habeshve dhe paraqitja e erės qė do ti merrė shpirtėrat e besimtarėve.

    Ajo qė duhet tė dihet ėshtė: se shumė nga shenjat e kijametit fillimi i tyre ėshtė paraqitur nė kohėn e sahabėve dhe janė nė shtim, pastaj vazhdimisht janė shtuar nė disa vende por jo edhe nė vendet tjera, ndėrsa ajo me tė cilėn pason dita e Kijametit ėshtė intensifikimi i atyre, ashtuqė ngritjen sė diturisė nuk i vie pėrballė vetėmse injoranca e plotė, por kjo nuk don tė thotė: se nuk do tė ekzistojė njė palė qė do tė posedojė dituri, ngase do tė jenė tė tė harruarė nė mesin e injorantėve, me kėtė krahaso shenjat tjera.1

    Meriton tė pėrmendet edhe ajo: se disa prej njerėzve, nga fjala “Shenjat e kijametit” nėnkuptojnė se janė ēėshtje tė ndaluara, pasiqė janė prej shenjave tė kijametit!

    Ky rregull ėshtė i pa pranuar, ngase pėr ato shenja, qė ka lajmėruar i Dėrguari [sallallahu alejhi ve selem] se janė nga shenjat e kijametit, nuk don tė thotė; se janė tė ndaluara ose tė urrejtura.

    Garimi i barinjėve nė ndėrtimin e pallatėve, shtimi i pasurisė dhe pesėdhjet gra qė do tė kenė njė kujdestar, nuk don tė thotė se janė edhe tė ndaluara, por janė shenja tė kijametit dhe nė kėto shenja nuk kushtėzohet diē e tillė. Prandaj mundet tė jenė nga tė mirat, tė kėqiat, tė lejuarat, tė ndaluarat, tė obliguarat dhe nga tė tjerat, e qė Allahu e din mė sė miri.



    1 shiko:fet-hul barij ((13/16)), mė vonė do tė vijė shpjegim nė detaje kur tė flasim pėr ngritjen e diturisė dhe paraqitjes sė injorancės.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

      Ora ėshtė 4/12/2016, 22:21