Dasmat shqiptare,si janė zėvendėsuar rritet

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Dasmat shqiptare,si janė zėvendėsuar rritet

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 24/9/2007, 10:00





    Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave tė jetės nga “e drejta” fisnore nė atė individuale kanė ndikuar dhe nė cermoninė martesore, dasmėn

    Dikur nusja kur shkonte tek shtėpia e burrit lyente gishtat nė mjalt dhe prekte pragun e derės, por kjo tablo ėshtė harruar, pėrsėritet vetėm sa herė shfaqet filmi “Pėrrallė nga e kaluara”. Llokumet janė zėvedėsuar me konfetat, palėt e krushqėve me njė dasėm shpesh tė pėrbashkėt. Vetėm napoloni dhe shqeqeri me oriz “hidhen” njėsoj.

    Ndėrsa sot dasmat bėhen nga mė tė ndryshme, sipas traditės sė vendit ku ēifti ka kaluar pjesėn mė tė mirė tė jetės, tė ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar nė atė tė individit.

    Dasėm amerikane

    Ana me Ervinin ishin studentė nė Amerikė, por dasmėn e bėnė nė Shqipėri. Nė njė lokal tė hapur, kur ēdo tė ftuari i ishte caktuar vendi i vet nė tryezė dhe nė nė tavolinė para gotės sė ujit ka emrin e vet tė shkruar. Muzika mė e fundit xhaz dhe ritmike, ku nė kulmin e dasmės nusja ftoi gjithė djemtė beqarė dhe hoqi kolanin e zhartierit, me njė kėrcim ekstravagant. Ndėrsa dhėndėrrin e lyen nė tortė derisa shokėt e hodhėn nė pishinė.

    Dasma nė kishė

    Ndėrkohė janė bėrė mė se tė zakonshme dasmat nė kishė. Kisha zbukurohet qė nė mėngjes me tufa me trėndafila dhe tyl tė bardhė nė bedena, nė tokė hidhen petale trėndafili. Nusja shoqrohet nga tre, katėr shoqet e saj mė tė ngushta tė cilat i vijnė nga pas me tufat me lule. Nė fund nė ēdo dasėm nusja hedh nė ajėr tufėn me lule, kush e kap ka rradhėn pėr t’u martuar. “Nė dasmėn e Anės e priti tufėn kushurira e saj, qė kishte 5 dasma rresht qė priste tufėn. Ėshtė me e gjata, basketbolliste, kėshtu qė ajo i ka tė gjitha shanset pėr tė pritur tufėn, megjithėse ėshtė ende vetėm 22-vjeēe dhe e sheh larg martesėn”, thotė shoqia e Anės. Tashmė emrin e kandidatit e ke tatuazh nė lėkurė, nė byrzylyk, nė kordele mėndafshi, apo nė faqen e ditarit,

    Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetė

    Deri nė fillim tė viteve 90 dasma shqiptare zgjaste njė javė rresht dhe tė ftuar ishin mbi 100 vetė. Harxhe tė mėdha pėr familjen, por qė i merrnin mbrapsht pasi tė ftuarit nuk bėnin dhurata, por hidhnin lekė nė tabaka, “zakon” i stisur gjatė sistemit komunist, ardhur prej varfėrisė, por qė ka mbetur dhe sot. Sot janė tė rralla dasmat e tilla tė mėdha. Mė e zakonshmja ėshtė ajo e tipit kur nusja dhe dhėndėri ftojnė vetėm hallat, tezet dhe shoqėrinė rreth 50, 70 veta. Shtrohet njė banket i vogėl; gjatė tė cilit nusja ndėrron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht ėshtė dita e saj. Nė dasmat e sotme nusja kėrcen sa mundet, ndėrsa duhet tė nusėronte gjithė turp, e nuk guxonte as tė buzėqeshte. "Dasma vazhdoi tri ditė e tri net. Dasmorėt hėngrėn e pinė dhe pėr njė javė nuk u doli pija". Kėshtu pėrshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, tė cilat fillonin qė tė hėnėn nė mėngjes dhe pėrfundonin tė hėnėn tjetėr. Pėr njė javė njerėzit hanin, pinin dhe kėndonin pėr fatin e dy tė rinjve qė martoheshin. Ndėrsa sot ndodh e kundėrta. Mund tė tė lajmėrojnė se marton nipin para dy ditėve tė dasmės dhe vetėm tė dielėn tė jesh i pranishėm nė koktejlin e thjeshtė, qė do tė organizohet mė kėtė rast.

    "Nuk e pėrballojmė dot njė dasmė. Deri tani kemi harxhuar 4 milionė lekė vetėm pėr rrobat e nuses dhe tė dhėndrit, pa llogaritur kėtu edhe lekėt qė kemi shpenzuar pėr lokalin qė e kemi marrė me qira dhe harxhet pėr ushqimet"- tregon Moza, njė grua e cila ka dasmėn e djalit sė shpejti.

    Dasma shqiptare sot

    Lokali ka ngjyra jo shumė tė ndezura, ku nė sfond dėgjohet njė muzikė e lehtė. Kujt i pėlqen tė kėrcėjė, mund tė ngrihet, ndėrsa ata qė e kanė mendjen vetėm tek e ngrėna, vendosen para tryezės dhe i gjejnė fundin pjatės qė kanė pėrpara. Nusja dhe dhėndri presin tortėn, pasi kanė kėrcyer vallen e njohur tė ēiftit, e cila ka nota tė njė vallėzimi modern. Qė ēifti tė jetė i lumtur, tė gjithė tė kryejnė detyrimin e tė qenit tė pranishėm - kjo ėshtė dasma shqiptare mbas “shthurjes” sė saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund tė largohen nga e burkura dhe kujtimet, kėshtu qė njė pjesė e rėndėsishme e ceremonisė janė fotot nė natyrė mes luleve. Nė Tiranė ēdo tė djelė rruga gumėzhin nga boriet e makinave tė nuseve qė shkojnė drejt Parkut Botanik pėr tė bėrė foto, ndėrsa nė vendet bregdetare, ato bėhen buzė detit.

    Tradita ka mbetur vetėm te vallet

    Asaj qė ndoshta dasmorėt shqiptarė nuk i kanė shpėtuar dot, janė vallet e traditės. Edhe ēifti nuk shkon nė dhomėn e gjumit, nėse nuk ka kryer ritin e valles sė nuses dhe dhėndrit. Shoqėrimi i ēiftit qė kėrcen nė shoqėrinė e prindėrve ėshtė e vetmja traditė, e cila ka shpėtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janė tė vogla, ēifti, domosdoshmėrisht, duhet tė kėrcejė hipur mbi njė tryezė, ku do tė digjet edhe shamia e beqarisė. Sipas traditės, nė vallen e nuses merrnin pjesė edhe tė afėrm tė tjerė, tė cilėt tashmė duken rrallė e mė rrallė nė kėtė valle. Kjo pėr faktin, se nusja dhe dhėndri lodhen.

    Legjendė gjakovare

    Si u pėrleshėn krushqit dhe nuset

    Nė Dushkajė tė Gjakovės dasmat janė bėrė madhėshtore deri nė marrėzi. Njė legjendė ekziston nga kėto anė. Ku janė Varret e Krushqve, nė njė mal tė Dushkajės, nė mes tė fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan, janė takuar nė rrugė dy krushqi, nga dy dasma dhe janė vra deri nė njė. Kur nuk ka mbetur asnjė i gjallė, edhe nuset zbritėn nga qerret dhe dolėn nė dyluftim me njėra tjetrėn dhe sot ėshtė vendi i asaj gjakderdhjeje. E gjithė kjo pėr ēfarė? : Vetėm mos t’ia lėshojnė udhėn njėri-tjetrit, dy krushqitė, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thyhet...sepse rrugėt ishin tė ngushta vetėm, vetėm njė kahėshe. E sot, nė ato treva, kur bėhet dasma, kur takohen dy krushqi nė rrugė, njėra krushqi ndalet, ia heqin zinxhirėt e qerreve tė kuajve, i lėshojnė pėrtokė, derisa kalon kolona e krushqėve tė tjerė, derisa tė ndėrrohen nė rrugė, shkėmbejnė cigare, pijnė nė kėmbė, pėrshėndeten dhe ia urojnė njėri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhėn.

    Dasma ku kėrcet pushka

    Deri nė vitet 40 nuk kishte dasėm ku tė mos kėrciste pushka pėr qejf. Mė pas nė vitet e sistemit komunist pėr dasmat me armė as qė bėhej fjalė, ndėrsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqėn pėrsėri dhe sot tek tuk kėrcet ndonjė krismė nė ndonjė damė fshati tė humbur. Dikur poeti Din Mehmeti kujton kam parė dasma madhėshtore, sa mund tė qėndrojė gjithė natėn me sytė kokėrr, sa sikur tė vijonin ashtu, nuk e dij si kishte pėr tė pėrfunduar dasma...Nga krismat thuase deri nė qiell tė muzikės nė valle duet, e nė grupe, nga madhėshtia e aktorėve popullorė e sa nga krismat e armėve, nė atė dasėm poeti u inspirua aq shumė, sa dhe shkroi poemėn "Krismė ėshtė emri im"...

    Rite

    Paja e nuses

    Njė institut i rėndėsishėm i sė drejtės zakonore familjare, i njohur qė nga kohėt mė tė lashtė ka qenė paja e nuses. Nė fshatrat shqiptare ku sundonte varfėria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej l*** (ēorape e veshmbathje tjetėr) qė merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labėrisė” paja pėrbėhej nga sendet vetjake tė nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Nė Shqipėrinė e Veriut, paja e nusės pėrfshinte edhe prikėn. Nė Labėri paja pėrgatitej nga shtėpia e burrit. Babai i dhėndrit sė bashku me babanė e nuses shkonin nė pazar dhe i blinin rrobat e nuses qė nga kėpucėt (zakonisht 2-3 palė) e deri tek shamia e kokės. Kjo normė e pashkruar e sė drejtės zakonore ka vepruar kudo nė Shqipėri e nė Kosovė. Ndėrsa sot mjaft qė tė kesh lekė dhe nusja blen gjithēka ēfarė do vetė.

    Harxhet e ceremonisė

    Konfeta, nė varėsi tė luleve, bomboneve me bajame tė paketuara, stringlave: 900 lekė tė reja

    Kollona me lule pėr mjediset e jashtme e tė brendshme ku bėhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa tė ndryshme, tė gjitha tė bėra vetė, jepen me qira

    Buqeta e nuses shkon 1500 lekė

    Fustani i nuses kushton 50 000 lekė (me qira)

    Fustanet e shoqėrueseseve jo mė shumė se 20 000

    “Ritet e mira tė martesės, qė i kemi humbur”

    Shumė kohė mė parė nė dasmat shqiptare nė vend tė parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim tė kėsaj tradite edhe nė ndonjė dasmė shqiptare qytetare. Por, nė mė tė shumtat e rasteve doroviten para. Ndėrkohė, qė tradita tė tjera negative janė nė rikthim, janė harruar fare tradita tė mira si ajo e sponsorizimit tė pajės. Ja ēfarė shpjegon rreth kėtyre ndryshimeve nė ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ka patur shumė ndryshime nė ritin e dasmės, fejesės dhe martesės. Kjo shpesh ka ndodhur pėr arsye tė difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Pėr shembull ėshtė shtuar pėrdorimi i pijeve tė tjera qė pak pėrdoreshin nė dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani pėrdoret shumė vera dhe birra. Kėto prirje kanė lidhje me emigracionin. Pėr shembull nė dasmat e tė emigruarve nė Itali shpesh shokėt e dhėndrit qėllojnė njėri-tjetrin me tortė, por sidomos dhėndrin. Kjo si shenjė e jetės sė lumtur, por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetėr ėshtė thyer zakoni pėr mosvajtjen e dhėndrit vetė pėr tė marrė nusen (prej kohėsh) dhe tani dhėndri shkon ta marrė nusen madje si shofer. Kėto janė disa shembuj periferikė tė ndryshimeve qė kanė ndodhur nė ritet e dasmave. Simbolike sesa tė detyrosh nė njė farė mėnyre tė ftuarit e t’u tė dorovisin para, edhe kur janė tė varfėr. Komercializimi i dasmave ėshtė bėrė njė gjė vulgare. Njė rit tjetėr interesant, por edhe human i traditės shqiptare ėshtė ai i “sponsorizimit” siē do tė shpreheshim sot, i pajės sė nuses sė varfėr nga familjet e pasura. Ka qenė njė traditė e Shqipėrisė sė Mesme, e cila pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur thuajse krejtėsisht. Sigurisht ideja klasike e pajės nuk mund tė aplikohet mė, por nė vend tė saj “sponsorizimi” mund tė ishte pėr diēka tjetėr tė dobishme pėr ēiftin e tė sapomartuarve”.


    Pergatiti: DENISA XHOGA


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Nusja me barrė, burri e merr vesh i fundit

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 10/12/2007, 10:59

    Ritet e lindjes sė fėmijėve nė Tiranė, si kanė ndryshuar zakonet me kalimin e viteve
    Familja ėshtė baza e shoqėrisė dhe qė ajo tė ketė mbarėvajtje gjithmonė kanė ekzistuar njė sėrė rregullash e normash popullore. Nga familja aplikoheshin shumė rite pagane dhe fetare. Kėto rite janė interesante dhe vazhdojnė tė jenė objekt studimi. Ritet shqiptare dallohen pėr shumėllojshmėrinė dhe pėr origjinalitetin e tyre. Njė nga kėto rite ėshtė edhe lindja e fėmijės, e cila konsiderohet si njė moment shumė i rėndėsishėm i jetės. Lindja e njė fėmije dhe sidomos e njė mashkulli, rrit numrin e anėtarėve tė familjes, shton forcat e punės dhe ripėrtėrin e siguron vazhdimėsinė e jetės. Lindja e fėmijės si gjatė ditėve tė sotme ashtu edhe nė tė kaluarėn ėshtė konsideruar si qėllimi i martesės kjo pėr shkak tė trashėgimit tė emrit, pasurisė dhe pėr mbėshtetje nė kohėn e pleqėrisė. Kjo duket qė nė urimet qė i bėheshin ēiftit pėr martesėn e tyre ku spikasin urime tė tilla, si “Tė trashėgohet ēifti!”, “Me bark tė mbarė!”, “Me risk e me kismet!”. Ata qė nuk kishin fėmijė pas martesės, e sidomos pas dy-tri viteve, konsideroheshin “tė mjerė” dhe “pa njeri”. Zakonisht populli mendonte se shkaktar i shterpėsisė ishte gruaja, sepse atėherė pėr shkak tė mentalitetit nuk mund tė kryheshin vizita mjekėsore. Nė kėto kushte ndėrhynin njerėzit mė tė afėrm tė nuses ose tė dhėndrit (natyrisht gratė), tė cilat pėrpiqeshin tė bėnin tė mundur lindjen e fėmijės nėpėrmjet mėnyrave tė ndryshme popullore dhe fetare, pėr kėtė pėrdoreshin predikimet fetare, shkohej nė vende tė shenjta “vende tė mira”, shkruheshin nuska te hoxha etj. Mjekimi popullor zakonisht kryhej nga plakat, tė cilat pėr tė bėrė tė mundur qė nusja tė lindte fėmijė i fėrkonin barkun me barna tė nxehta, mjaltė me karafil, tė kėnduara nga hoxha. Kur ēifti nuk bėhej me fėmijė, burri rimartohej njė ose mė tepėr herė dhe nė shumė raste gruaja e parė preferonte tė qėndronte edhe ajo te shtėpia e burrit, ose sipas dėshirės edhe mund tė largohej. Njė zgjidhje tjetėr pėr ata qė nuk kishin fėmijė ishte edhe adoptimi njė fėmije, zakonisht i fėmijėve tė tė afėrmve (motrės, vėllait etj.). Nė qytetin e Tiranės kur gruaja ishte shtatzėnė quhej “e ngarkuar”. Kur e ndjente veten se ishte shtatzėnė ka qenė si rregull qė nusja duhet tė lajmėronte vjehrrėn e saj. Kur nuk kishte vjehrrė lajmėronte kunatėn e madhe ose tė vogėl, por burrin asnjėherė nuk ka qenė rregull ta lajmėronte. Burri e merrte vesh mė vonė nga tė tjerėt. Mė parė ishte pėr turp qė nuseve tė reja t’u dukej barra, ndaj me ēdo mėnyrė veshjeje mundoheshin ta fshihnin muajt e parė. Ndėr pleq e plaka thuhej kafshata e parė qė hante nusja nė momentin qė e ndjente fėmijėn tė gjallė, me tė do tė ushqehej fėmija, prandaj kjo kafshatė duhej ngrėnė e plotė e tė pėrtypej mirė. Shpesh mundoheshin qė nga pamja e jashtme e barkut tė pėrcaktonin edhe seksin e fėmijės sė ardhshėm. P.sh. nėse barku ishte i rrumbullakėt dhe me majė e gruaja zbukurohej, mendohej se do tė lindte djalė, kurse kur gruaja zgjerohej nga vithet, fryhej nė fytyrė dhe i trasheshin buzėt, mendohej se do tė lindte vajzė. Nė momentin qė merrej vesh pėr njė lindje kur ishte djalė urohej “me jetė tė gjatė”, ndėrsa kur ishte vajzė “shyqyr qė shpėtove” pastaj e urojnė “me jetė tė gjatė”. Rrobat e para tė fėmijės i bėnte vjehrra dhe ato ishin: shpėrgajet e leshta, liraku (brezi), tė brendshme, kėmisha, fanella, triko etj. Mė parė koha e barrės numėrohej me hėnė, fėmija lindte mbas nėntė hėnėsh. Gruaja lindte nė shtėpi, zakonisht nė dhomėn e saj tė gjumit. Kur ishte natė dhe nuk kishte njeri nė dhomėn e zjarrit ajo lindte aty, e ndihmuar nga njė grua qė njihej si specialiste nė lagje apo fis dhe kjo grua quhej mamia “hebeja” e ndihmuar gjithashtu edhe nga vjehrra dhe nga kunatat. Zakonisht pėr tė lehtėsuar dhimbjet gruaja vendosej pranė zjarrit, sepse ngrohtėsia e ndihmonte tė lindte mė shpejt. Lindja e njė fėmije lajmėrohej me njė njeri tė shtėpisė zakonisht nga njė fėmijė djalė, e urimet qė jepeshin ishin “Tė rrojė e me jetė tė gjatė!”, “Tė rritet me nėnė e me babė!”, e nė momentin qė merrej vesh lajmi kapej unaza


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    akili
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 200
    Mosha : 35
    Data e rregjistrimit : 05/06/2007

    default Re: Dasmat shqiptare,si janė zėvendėsuar rritet

    Mesazh nga akili prej 10/12/2007, 18:47

    epo kesaje i thone te thote femija per kok te babit dhe te vdes gjitoni

    Sponsored content

    default Re: Dasmat shqiptare,si janė zėvendėsuar rritet

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 24/10/2017, 09:34